Njeriu më I dashur tek Allahu

Njeriu më I dashur tek Allahu

 

Thotë Pejgamberi  (alejhi salatu ue selam):

     “Njeriu më I dashur tek Allahu është ai që më së shumti bënë dobi (njerëzve); vepra më e dashur tek Allahu është që ta fusësh gëzimin në zemrën e muslimanit, apo tia largosh atij një brengë (vështirësi), apo tia largosh urinë apo ia paguan një borxh. Të ecë së bashku me një musliman për tia kryer një punë është më e dashur për mua sesa të bëj

itikaf në këtë xhami (Medinës). Kush e mban mllefin Allahu ia mbulon auretin (mangësitë); kush e përbinë (përmban) mllefin, e po në qoftë se do të dëshironte, do të kishte mundësi ta zbrazte (plotesonte), Allahu këtij personi ia mbush zemrën me kënaqësi ndaj Allahut; kush ecën me vëllaun e tij musliman derisa tia kryej punën që e ka, Allahu këtij personi do tia forcoj këmbët në ditën kur këmbët lëkunden (dridhen). Me të vërtetë edukata e keqe e shkatërron veprën e mirë sikurse që uthulla e prishë mjaltën.”

 

Hadithin e kane koleksionuar Imam Tabarani ne Kebir, Eusat dhe Sagir, Imam Bejhakiu ne ‘Shuab el-iman’,  imam Ibn ebi dunja ne librin ‘Kadau el-haxhaat’ dhe ibn Hibani ne ‘riadat el ukala’ ku.

Advertisements

Endër E Habitshme E Muhammedit Alejhi Selam

Endër E Habitshme E Muhammedit Alejhi Selam

 

Ky hadith është marrë nga libri i dijetarit Ibnul Kaj-jim [rahimehullah], me titullin “El-Vabilus-Saj-jib”.
Thotë Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: “Ky është hadith madhështor, me pozitë të lartë; duhet çdo musliman ta mësojë përmendësh. Do ta përmendim komplet për shkak të përfitimit që nxjerrim nga ky hadith dhe nevojën e krijesave për të…

Ky është hadithi i Seid Ibën Musej-jibit, nga AbduRrahman Ibën Semure Ibën Xhundub, i cili thotë:
“Doli një ditë prej ditëve i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ne ishim në “Suf-fe” në Medine. U ngrit në këmbë e tha:

“Me te vërtetë unë mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme.
Pashë një person nga Ummeti (populli) im, të cilit iu prezantua Meleku (Engjëlli) i Vdekjes për t’ia marrë shpirtin…
Por i erdhi (në ndihmë) atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve, dhe e largoi Melekun e Vdekjes prej tij.

Pashë një person nga Ummeti im që ishte përfshirë nga dënimi i Varrit…
E i vjen (në ndihmë) atij Abdesi që ai kishte marrë, dhe e shpëton atë nga ai dënim.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin shejtanët…
E i vjen (në ndihmë) atij Përmendja e Allahut dhe ia largon shejtanët prej tij.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin Melekët e Dënimit…
E i vjen (në ndihmë) atij Namazi i tij dhe e shpëton nga duart e tyre.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilin etja e kishte përvëluar. Sa herë që përpiqej t’i afrohet ndonjë pellgu me ujë, largohej prej tij dhe pengohej…!

E i vjen (në ndihmë) atij Agjërimi i Ramazanit që ai kishte bërë dhe e gostit me ujë, sa që ai e shuan etjen që e kishte kapluar.

Pashë një person nga Ummeti im dhe pashë pejgamberët të ulur nëpër grupe (mexhlise)… Sa bënte ky njeri t’i afrohej ndonjë mexhlisi prej këtyre mexhliseve, largohej prej tyre dhe pengohej…!
E i vjen (në ndihmë) atij Gusuli i marrë nga xhunubllëku, e marrin për dore dhe e ulin pranë meje, mexhlisit tim.

Pashë një person nga Ummeti im, përpara tij kishte errësirë, prapa tij ishte errësirë, nga e djathta e tij ishte errësirë, nga e majta e tij ishte errësirë, sipër tij errësirë, poshtë tij errësirë. E ai rrinte i shastisur (nuk dinte nga të lëvizte), nga të ikte…
E i vjen (në ndihmë) atij Haxhillëku e Umreja që ai kishte kryer dhe e nxjerrin atë prej errësirës në dritë.

Pashë një person nga Ummeti im, i cili me duart e veta ruhej nga flakët e zjarrta të prushit…
E i vjen (në ndihmë) atij Sadakaja (lëmosha) e dhënë, bëhet pengesë midis tij e zjarrit dhe bëhet mbulesë mbi kokën e tij.

Pashë një person nga Ummeti im, i cili u fliste besimtarëve, por ata nuk i flisnin atij…
E i vjen (në ndihmë) atij Lidhja farefisnore, e u thotë besimtarëve: “O besimtarë! Ky njeri ishte që e ka lidhur farefisin e tij me vizita të ngrohta.”E i flasin atij besimtarët dhe e takojnë atë, e edhe ai i takon ata.

Pashë një person nga Ummeti im që e frikësonin Zebanijet (melekët e zjarrit)…
E i vjen (në ndihmë) atij Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja që ai kishte bërë në dynja (në këtë botë) dhe e vendosin te Melekët e mëshirës.

Pashë një person nga Ummeti im, të gjunjëzuar… Midis tij e Zotit kishte pengesë…
E i vjen (në ndihmë) atij Morali i mirë dhe e merr për dore, dhe e fut ne audiencën e Allahut!

Pashë një person nga Ummeti im, të cilit Libri i zbret nga e majta e tij…
E i vjen (në ndihmë) atij Frikësimi i tij nga Allahu dhe e merr Librin dhe vendos nga ana e djathtë e tij.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira…
E i vijnë (në ndihmë) atij fëmijët (pasardhësit e tij) që ai i kishte edukuar mirë (siç duhet) dhe ia rëndojnë peshoren e tij.

Pashë një person nga Ummeti im, i cili qëndronte në këmbë buzë zjarrit të Xhehenemit…
E i vjen (në ndihmë) atij përjetimi i frikës së Allahut (dridhjet e zemrës së tij) dhe e shpëtojnë atë nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugën për në Xhenet.

Pashë një person nga Ummeti im të hidhet në Zjarr…
E i vjen (në ndihmë) atij Loti që ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpëton atë nga Zjarri.

Pashë një person nga Ummeti im që ishte në këmbë të Urës së Siratit…
Dridhej si gjethet e palmës nga stuhia e fortë…
E i vjen (në ndihmë) atij Mendimi i mirë që ai ka pasur për Allahun dhe ia qetëson dridhjet, e ai vazhdon në qetësi rrugën për në Xhenet.

Pashë një person nga Ummeti im që zvarritej mbi Urën e Siratit.
Nganjëherë ecte në këmbë, nganjëherë binte; nganjëherë ecte këmba-dorazi, e nganjëherë kacavirrej…
E i vijnë (në ndihmë) atij Salavatet (përshëndetjet dhe lutjet) që ai ka bërë mbi mua dhe e çojnë në këmbë të drejtuar dhe e shpëtojnë atë.

Pashë një person nga Ummeti im që arrin deri tek portat e Xhenetit…
E dyert e tij i mbyllen, pa e lënë atë të futet në Xhenet…!
E i vjen (në ndihmë) atij Dëshmia “La ilahe il-lAll-llah” (Nuk ka zot që adhurohet me të drejtë, përveç Allahut), dhe ia hapë dyert dhe ai futet ne Xhenet.”

Te prezantuarit e Femres nga ana e mahremit per martese

Te prezantuarit e Femres nga ana e Mahremit(1) per martese

Transmetohet nga Abdullah ibn Umar (ALLAHU qofte i kenaqur me Te) se ,Umar ibn Khatab(ALLAHU qofte i kenaqur me Te), mbasi qe vajza e tij Hafsah humbi burrin e saj Khanees ibn Hithaafah as-Sahame tha:
Une shkova tek Uthman ibn Affaan dhe ja propozova Hafsan atij per martese.
Ai me tha :” Une do te mendohem per kete.” Prandaj , Une prita per disa dite dhe e takova ate perseri.Ai me tha:”Une nuk mendoj se do te martohem me te ne nje te ardhme te afert .”dhe si resultat e kesaj, Umeri tha:” Une takova Abu Beker as-Sedik dhe i thashe ;” Nese ti deshiron, Une do te martoja Hafsah bint Umar per ty.” Keshtu qe, Abu Beker qendroj i heshtur dhe nuk me kthej asnje pergjigje te vetme , dhe si pasoje e ksaj une u zemerova me te dhe me Uthmanin.
Mbas dy ditesh i Derguari i ALLAHUT (SALALLAHU ALEJHI VE SEL-LEM), kerkoj qe ta martoje ate, keshtu qe une e martova ate me te.
Abu Bekri erdhi tek une dhe me tha:” A ishe ti i zemeruar me mua kur ti me propozove Hafsan per mua dhe une nuk t’u pergjigja ty ?”
‘Umeri tha : ”Po”.
Abu Bekri i tha: ” Asgjë nuk më pengoi per tu përgjigjur , përveç që e dija se i Dërguari i ALLAHUT(SALALLAHU ALEJHI VE SEL-LEM), e kishte përmendur ate.Une nuk doja te tregoja sekretet e te Derguarit te ALLAUT (SALALLAHU ALEJHI VE SEL-LEM),por nese i Derguari i ALLAUT (SALALLAHU ALEJHI VE SEL-LEM), do ta kishte lene ate , atehere une do ta kisha marre ate.
Burimi:
Transmeton Imam Buhariu : ne nje kapitull në Sahihun e tij me titull :Burri qe paraqet vajzën e tij apo motrën tij per martesë per njerezit (besimtaret) e mirë (devotshem).
shkeputur nga Anglishtja ne librin me titull :Mbrojtja e te Drejtave te Grave Besimtare. Faqe 50 – 51
Shkruar nga Um Salamah as-Salafija ,duke përfshirë edhe , prezantimin nga Imam Abee ‘Abdir-Rahmaan Muqbil bin Haadee Al-Waadi’ee .www.tarbiyyahbookstore.com

————————
1) Mahrem- është përgjegjësi i vajzes (si psh: babai, vellai , axha, daja … në varësi të kushteve të Sheriatit)(shkruan: miresia.wordpress.com)

Shtrirja Permbys!

Shtrirja Permbys!

 

Eshte transmetuar nje hadith ne ‘Musnedin‘ e imam Ahmedit dhe ‘Sahihun’ e Ibn Hibanit nga Ebi Hurejrete -Allahu qofte i kenaqur prej tij- se thote:

 

“Kaloi i derguari i Allahut -salallahua lejhi we selem- pran nje personi i cili ishte shtrire permbys dhe e levizi ate me kemben e tij dhe i tha: “Kete lloj shtrirje nuk e don Allahu i Lartesuar”.

 

Hadithin e ka konsideruar shejh Albani -Allahu e meshirofte- si te mire, te sakte (Hasen Sahih) ne librin: “Et-Tergib we Terhib” me numer (4430).

 

Lutja jone e fundit eshte: Falenderimi dhe i tere suksesi qendron vetem me All-llahun subhan’nehu we teAla.

 

Pretenduesi i dickaje duhet të sjellë fakt vërtetues, ndërsa refuzuesi (pala e akuzuar) mjafton të betohet.


Shpjegimi i Hadithit :“ Pretenduesi i dickaje duhet të sjellë fakt vërtetues, ndërsa refuzuesi (pala e akuzuar) mjafton të betohet”.

Nga shejhu el alameh: Abdurrahman bin Nasir es-Sadij


Sa fjalë madhështore dhe gjithëpërfshirëse e ngjarjeve të larmishme dhe ndodhive të ndryshme që hasen mes njerëzve, qoftë në të drejtat individuale, apo në lidhje me pasuritë dhe borxhet, sa herë që ndodh konflikt, mosmarrëveshje apo paqartësi !
Ky është parim që u jep përgjigje të gjithë këtyre problemeve, duke gjykuar se pretenduesi (akuzuesi) duhet të sjellë fakt vërtetues për akuzën e tij, ndërsa pala tjetër (i akuzuari) mjafton që të betohet kundra asaj akuze, përderisa akuzuesi nuk sjell dot fakte dhe argumente vërtetuese.
Ky parim përfshin cështje të ndryshme, prej tyre përmendim shembujt e mëposhtëm:
1) Nëse dikush pretendon një të drejtë ndaj dikujt, qoftë në lidhje me gjakun apo pasurinë apo dicka tjetër, duke mos sjellë fakte, dhe i akuzuari e mohon akuzën e ngritur ndaj tij.
2) Nëse është i pohuar (i vërtetuar) një obligim tek një person ndaj një tjetri dhe më pas ai (i pari) pretendon shlyerjen e atij obligimi ose mos ekzistencën etij, ndërsa i zoti i të drejtës e mohon që t`i jetë kthyer e drejta (merret në konsideratë thënia e mohuesit).
3) Nëse është pohuar ( vërtetuar) pronësia e dikujt mbi dicka dhe më pas pretendon dikush tjetër pronësinë e asaj gjëje, ndërkohë që pronari e mohon dicka të tillë (merret për bazë thënia e pronarit të parë ).
4) Nëse dikujt i ishte lënë dicka në ruajtje në formë amaneti dhe më pas pretendon dëmtimin apo shkatërrimin e asaj pasurie, ndërkohë që pronari i asaj pasurie e refuzon këtë pretendim. Kjo cështje përfshin personin e autorizuar (uekilin),administratorin e vakfit (nadhiral uakf), kujdestarin e jetimit (uelijel jetim), bashkëpronarin në disa nga llojet e bashkëpunimit fitimprurës ( pra, kur këta pretendojnë shaktërrimin e pasurisë ndërkohë që pala tjetër e refuzon këtë pretendim).
5) Nëse personi ngarkohet me dëmshpërblimin e dickaje që dëmton në dëm të dikujt tjetër dhe më pas bie në mosmarrëveshje me të zotin e së drejtës në lidhje me përcaktimin e vlerës së zhdëmtimit, atëherë do merret për bazë fjala e tij.
6) Nëse dikush autorizohet për të administruar një pasuri të përbashkët mes tij dhe një tjetri, dhe gjatë kësaj kohe blen dicka ose merr me qera dicka dhe thotë se e ka marrë personalisht për veten e tij, ndërkohë që ortaku tjetër pretendon se ai veprim është i bashkangjitur me pasurinë e tyre, atëherë do merret në konsideratë thënia e të autorizuarit.
7) Nëse dy persona bien dakort për një lloj akti dhe e përfundojnë, më pas njëri pretendon se akti nuk është korrekt për shkak të mungesës së një kushti, apo një elementi bazik, apo një pengese, ndërkohë që tjetri e refuzon këtë pretendim, do merret në konsideratë thënia e atij që mbron vlefshmërinë e aktit.
8 ) Nëse dikush pretendon një kusht të caktuar ose një kufizim specifik ose një përshkrim të caktuar ose një afat, etj ndërkohë që pala tjetër e mohon këtë gjë të pretenduar, atëherë do merret në konsideratë thënia e mohuesit.
9) Nëse dikush pretendon prishjen e një akti, shitblerjeje ose qeraje ose martese, etj ndërkohë që pala tjetër e mohon dicka të tillë, do merret në konsideratë thënia e mohuesit.
10) Nëse dikush pretendon dicka shtesë apo mangësi në lidhje me një cështje për të cilën kishin rënë dakort që më parë, atëherë merret në konsideratë thënia e atij që nuk pranon shtesën apo mangësinë.
11) Nëse dikush ka mbi vete obligime pasurore ndaj të tjerëve për shkaqe të ndryshme (si psh borxh, zhdëmtim,mehr, etj) dhe shlyen një pjesë prej tyre ose ia fal një pjesë pala tjetër dhe më pas bien në mosmarrëveshje në lidhje me sasinë e shlyer apo të falur, do merret në konsideratë thënia e shlyerësit të obligimit ( në rastin e shlyerjes), ndërsa kur i falet do merret në konsideratë thënia e falësit.
12) Nëse dikush kryen një obligim (jo adhurim fizik) për një tjetër me nijet kthimi (pra ia lehtëson përkohësisht me kusht që më pas personi tia kthejë vlerën e shpenzuar), i takon që t`i kthehet vlera e shpenzuar,kurse nëse e ka kryer atë obligim pa nijet kthimi, nuk i takon asgjë.Nëse bien në mosmarrëveshje në lidhje me kushtin e kthimit, do merret në konsideratë thënia e e atij që ia kreu obligimin, nëse e kishte me nijet kthimi apo jo.
13) Në përgjithësi cështjet në të cilat njeriu pohon ndaj vetes obligime (borxhe, detyrime, etj), nëse ndodh mosmarrëveshje do merret në konsideratë thënia e pohuesit.
14) Në të gjitha llojet e mosmarrëveshjeve që ndodhin mes njerëzve, nëse njëra prej palëve ka një bazë ku mbështetet (psh parimin e mirënjohur që origjina është se njeriu nuk ka mbi vete obligime, përvecse me argument dhe fakt), atëherë do merret në konsideratë thënia e kësaj pale. Në të gjitha rastet në të cilat merret në konsideratë thënia e njërës palë, i mjafton kësaj pale që të betohet për vërtetësinë e thënies së tij, nqs pala tjetër nuk sjell argumente dhe fakte bindëse për të kundërtën.
15) Cështjet e dhuratave dhe cmimeve që ofrohen për personat kundrejt një pune apo shërbimi të caktuar, nëse ndodh mosmarrëveshje mes ofruesit dhe fituesit, do merret në konsideratë thënia e ofruesit të cmimit.
Duhet të kemi parasysh se në të gjitha rastet kur merret në konsideratë thënia e njërës palë, kemi kushtin që thënia e tij të mos jetë qartazi në kundërshtim me realitetin konkret apo atë realitet normal të zakonshëm që njihet mes njerëzve, sepse në këto raste hidhet poshtë fjala e tij dhe merret për bazë vlerësimi i njerëzve ekspertë apo me përvojë në atë fushë apo zakoni mbizotërues në atë bashkësi.
16) Cështjet në të cilat njeriu shprehet me nënkuptime, si psh në lirimin e robërve apo në divorc (psh i thotë bashkëshortes: ik në shtëpinë e prindërve të tu), etj, do merret për bazë qëllimi i folësit, nëse kishte për qëllim divorcin apo jo, lirimin nga robëria apo jo, etj.
17) Do merret në konsideratë thënia e gruas për gjykimet që kanë lidhje me cështjet e menstruacioneve apo të lehonisë apo të shtatzanisë, qoftë për pohimin e dickaje apo për mohimin e saj. Nëse ndodh mosmarrëveshje në këtë fushë dhe pala pretenduese nuk ka fakte, do merret për bazë thënia e gruas.

Marrë nga libri: el Fetaua es-sadijeh fq 445-447
Përktheu: Shuajb Rexha

Sqarime mbi disa lloje të Haditheve

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
„O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!“ (Ali Imran: 102)
„O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.“ (En-Nisa:1)
„O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.“ (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ue ala alihi ue sel-lem.
Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, ç`do shpikje është bid’at dhe ç`do bid’at është lajthitje, e ç`do lajthitje çon në zjarr.

Sqarime mbi disa lloje të Haditheve

Shpjegimi i përkufizimit të hadithit “Sahih Lidhatihi”

Sahih lidhatihi është: “Ai hadith të cilin e  transmeton një burrë adël-i drejtë (në fe) dhe dabit-me përpikmëri të plotë  (në mendje), me sened (zinxhir) të lidhur, dhe që nuk ka shudhudh (çrregullsi, devijim) dhe as il-leh kadiha (defekt të fshehur që ndikon në  gradën e hadithit).”

I drejtë: d.m.th. i qëndrueshëm në fe dhe moral; qëndrueshmëria në fe është
kryerja e vaxhibeve të fesë dhe largimi nga të ndaluarat të cilat kanë
rezultat fiskun (shthurjen e prishjen).

Ndërsa qëndrueshmëria në morale është kryerja e veprave të lavdërueshme nga  njerëzit prej sjelljeve dhe moraleve, dhe largimi nga sjelljet dhe veprat të
cilat njerëzit i shajnë dhe i quajnë të ulëta.
Të qenurit e transmetuesit i drejtë njihet me përhapjen e emrit të mirë të
tij, siç janë imamët e mirënjohur: Maliku, Ahmedi, Buhariu, e të tjerë si ata. Ose njihet me tekstin e dikujt fjala e të cilit është e konsideruar në këtë gjë.

Përpikmëria e plotë: d.m.th. që ta përcjellë atë që ka mbartur prej asaj që
ka dëgjuar apo ka parë ashtu siç e ka mbartur, pa shtuar dhe pa hequr asgjë,
por megjithatë gabimi i vogël nuk dëmton, pasi që askush nuk shpëton nga ai.

Përpikmëria e transmetuesit njihet me përputhshmërinë e tij me hafizat (e
hadithit), të paktën në shumicën e rasteve, ose me tekstin e dikujt fjala e
të cilit është e konsideruar në këtë gjë.

Senedi i lidhur: d.m.th. që secili prej transmetuesve ta këtë takuar  transmetuesin nga i cili e përcjell hadithin drejtëpërsëdrejti ose kategorikisht.

Drejtëpërsëdrejti: d.m.th. që ta ketë takuar transmetuesin paraardhës dhe të  ketë dëgjuar nga ai, ose të ketë parë, dhe të thotë: “Më ka treguar”, ose
“kam dëgjuar”, ose “kam parë filanin”, e kështu.

Kategorikisht: d.m.th. që të transmetojë nga një bashkëkohës i tij me
përdorimin e një shprehje e cila përmban që ai ta ketë dëgjuar ose parë atë,
p.sh. të thotë: “filani ka thënë”, ose “nga filani”, ose “filani ka bërë
kështu”
, e ngjashëm me këto.

A është kusht që për transmetuesit bashkëkohës të vërtetohet takimi i tyre, apo mjafton mundësia e të takuarit me njëri-tjetrin?

Këtu ka dy mendime: Buhariu ka zgjedhur të parën (e ka bërë kusht vërtetimin e takimit) ndërsa Muslimi ka zgjedhur të dytën (mjaftimin me mundësinë e të takuarit).
Në lidhje me fjalën e Muslimit, Imam Neveviu thotë: “Atë fjalë e kanë mohuar kontrolluesit (dijetarët studiues e kontrollues).” Pastaj tha: “Megjithëse ne nuk gjykojmë (nuk themi) se Muslimi ka ecur sipas kësaj rruge (fjale) në  “Sahihun” e tij, për shkak se ai mbledh rrugë të shumta transmetimi me të cilat bëhet e pamundur ekzistenca e këtij gjykimi të cilin ai e ka lejuar, e
Allahu e di më mirë.
”[1]

Por pranimi i kësaj është nga ai i cili nuk është mudelis (mbulues e
mashtrues), ndërsa hadithit të përcjellë nga një mudelis nuk i thuhet i
lidhur vetëm në rast se e thotë qartë se ka dëgjuar apo ka parë vetë ai.
Ndërsa të qenurit e senedit i palidhur (i shkëputur) njihet me dy gjëra:

1. Njohuria se transmetuesi nga i cili është përcjellë hadithin ka pas
vdekur para se transmetuesi vijues të ketë mbushur moshën e dallimit të
gjërave (7 vjeç).

2. Që transmetuesi ose ndonjë prej dijetarëve të hadithit të thotë se senedi
nuk është lidhur nga transmetuesi paraardhës, ose se transmetuesi vijues nuk
e ka dëgjuar apo nuk e ka parë atë që transmeton.

Shudhudh (çrregullsi, devijim): d.m.th. që transmetuesi i besueshëm të
kundërshtojë një transmetues tjetër më të fortë se ai: ose në të qenurit më
i drejtë, ose në të qenurit më précis (i përpiktë) dhe më i ditur, ose që ka
shoqëruar më shumë transmetuesin nga i cili transmeton, e ngjashëm me këto.

Shembull për këtë është hadithi i transmetuar nga Abdullah ibën Zejd[2], në lidhje me formën e abdesit të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): se ai i dha mes-h kokës me ujë tjetër nga ai i mbeturi në dorë.Muslimi e ka  transmetuar këtë hadith me këtë shprehje, nga Ibën Vehbi, Bejhakiu e ka transmetuar gjithashtu nga ai, por me shprehjen: “ai (salallahu alejhi ue selem) për veshët mori ujë tjetër nga ai që mori për kokën.” (sqarim: me siper tek Muslimi behej fjale per krejt koken(edhe veshet jane pjese e saj), ndersa tek Bejheki dallon,per koken(me perjashtim veshet)kishte uje tjeter ,ndersa per veshet uje tjeter).
Transmetimi i Bejhakiut është “Shadheh” – i çrregullt; sepse transmetuesi i  tij nga Ibën Vehbiu është i besuar (i fortë), por ai ka kundërshtuar atë që  është më i fortë se ai dhe më shumë në numër, pasi që atë e ka transmetuar një numër transmetuesish nga Ibën Vehbi me shprehjen e Muslimit,, kështu që transmetimi i Bejhakiut nuk është i saktë, edhe pse transmetuesit e tij janë të besuar, për shkak se ai nuk ka shpëtuar nga çrregullsia.

El Il-letu el kadiha (defekt të fshehur që ndikon në gradën e hadithit): d.m.th. që pas studimit dhe analizimit të hadithit të zbulohet një shkak i cili ndikon për mospranimin e tij, si p.sh. të zbulohet se ai është i
ndërprerë, ose meukuf (i mbetur te sahabiu), ose se transmetuesi është fasik (i shthurur në fe), ose me memorje të keqe, ose bidatçi dhe hadithi përforcon bidatin e tij, e kështu.
Në këtë rast nuk jepet gjykimi për saktësinë e hadithit, për shkak të mos shpëtimit të tij nga defekti ndikues për mospranimin e tij.

Shembull për këtë është hadithi i transmetuar nga Ibën Umeri (radiallahu anhuma) se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Gruaja me të përmuajshme dhe xhunubi nuk duhet të lexojnë asgjë nga Kurani.”[3]

Këtë hadith e ka transmetuar Tirmidhiu dhe ka thënë: “Këtë hadith nuk e njohim veçse nga transmetimi i Ismail ibën Ajash: nga Musa ibën Ukbeh…

Në pamje të parë senedi duket i saktë, por ai ka Il-leh (defect) për shkak
se transmetimet i Ismailit nga dijetarët e Hixhazit janë të dobëta, dhe ky
transmetim është prej tyre, kështu që hadithi nuk është i saktë për shkak të
mos shpëtimit të tij nga defekti ndikues në saktësinë e tij.
Nëse defekti nuk është ndikues në saktësinë e hadithit, ai nuk ndalon nga të qenurit e hadithit i saktë apo i mirë:

Shembull për këtë është hadithi i transmetuar nga Ebu Ejub el Ensari (radiallahu anhu) se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kushdo që agjëron Ramazanin dhe e pason atë me gjashtë ditë (agjërim) nga muaji Sheval, është njësoj sikur ka agjëruar të gjithë kohën.”[4]

Këtë hadith e ka transmetuar Muslimi nga rruga e Sead ibën Seid dhe për
shkak të tij hadithi ka defekt, sepse Imam Ahmedi e ka konsideruar të dobët
atë. Por ky defekt nuk është ndikues në saktësinë e hadithit, pasi që disa
dijetarë të tjerë e kanë konsideruar të besuar dhe të fortë atë, dhe sepse
ai ka ndjekës të tjerë (transmetues të tjerë nga e njëjta rrugë) dhe
vendosja e Muslimit këtë hadith në Sahihun e tij tregon se ai është i saktë
tek Muslimi, dhe se defekti i tij nuk është ndikues.

Bashkimi mes dy cilësive “i saktë dhe i mirë” në të njëjtin hadith


Pamë më parë se hadithi i saktë ndahet nga hadithi i mirë, kështu që ata
janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por ndonjëherë ne hasim ndonjë hadith të
cilësuar se është “sahih hasen”. Atëherë, si të bashkojmë mes këtyre dy
cilësive dhe ndryshimit të këtyre llojeve të hadithit nga njëri-tjetri?

Themi: Në qoftë se hadithi ka dy rrugë transmetimi, kjo do të thotë se njëra
rrugë është e saktë (sahih) dhe tjetra e mirë (hasen). Pra, është bashkuar
mes tyre për nga rrugët e transmetimit.
Dhe nëse hadithi ka vetëm një rrugë transmetimi, atëherë kuptimi i kësaj
është mëdyshja: a ka arritur hadithi në gradën e hadithit të saktë apo është
në gradën e hadithit të mirë?

Hadithi me sened të ndërprerë.Përkufizimi i tij, llojet e tij dhe gjykimi për të.
Llojet e Hadithit në varësi të rrugëve të përcjelljes së tij tek ne.

Në varësi të rrugëve të përcjelljes së hadithit deri tek ne, ai është dy lloje:
Mutevatir dhe Ehad.

1. Hadithi Mutevatir

a) Përkufizimi i tij: “Hadithi Mutevatir është ai i cili përcillet nga një
grup i konsiderueshëm transmetuesish, të cilët zakonisht është absurde të
bashkohen në gënjeshtër dhe të cilin e adresojnë në diçka materiale.”

b) Llojet e tij, ilustruar me shembuj: Hadithet mutevatir janë dy llojesh:
Mutevatir në shprehje (tekst) dhe në domethënie (përmbajtje) bashkë, dhe
mutevatir vetëm në domethënie.

Hadithi Metevatir në shprehje dhe domethënie është: ai hadith për të cilin
transmetuesit përputhen me njëri-tjetrin për shprehjen dhe domethënien e
tij.

Shembull për këtë është fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem):
“Kushdo që gënjen ndaj meje me qëllim, të përgatisë karrigen e tij prej zjarri.”[1]
Këtë hadith e ka përcjellë nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) më
shumë se 60 sahabe, në mesin e të cilëve janë edhe dhjetë të përgëzuarit me
xhenet. E prej këtyre e kanë përcjellë shumë e shumë njerëz.

Hadithi Mutevatir vetëm në domethënie është: ai hadith në transmetimin e domethënies së përgjithshme të të cilit janë përputhur të gjithë  transmetuesit e tij, por secili veçohet me shprehje dhe tekst të ndryshëm të hadithit.

Shembull për këtë janë hadithet e ndërmjetësimit (në botën tjetër), të mes-hit mbi meste.

c) Cfarë përfitohet prej hadithit mutevatir me të dyja llojet e tij:
Së pari: Dija e sigurtë: vërtetësia e padiskutueshme e adresimit të hadithit
te thënësi i tij.

Së dyti: Puna sipas asaj që përmban ai; duke e besuar atë nëse është njoftim
për diçka, dhe duke e zbatuar atë nëse kërkon të veprohet.

2. Hadithi El Ahad

a) Përkufizimi i tij: “Ai është hadithi që nuk është Mutevatir.”

b) Llojet e hadithit Ahad në varësi të rrugëve të tij të transmetimit (3 lloje):

1. Hadithi Meshhur: “Ai hadith të cilin e transmetojnë tre apo më shumë
transmetues, pa arritur kufirin e hadithit Mutevatir.”

Shembull për këtë është fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Musliman është ai, nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët janë të qetë.”[2]

2. Hadithi el Aziz: “Ai hadith të cilin e transmetojnë vetëm dy
transmetues.”

Shembull për këtë është fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Askush nga ju nuk beson deri sa unë të jem më i dashur tek ai se sa fëmija i tij, prindi i tij dhe të gjithë njerëzit.[3]

3. Hadithi el Garib: “Ai hadith të cilin e transmeton vetëm një
transmetues.”

Shembull për këtë është fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem):
“Vërtetë që veprat janë sipas qëllimit dhe çdo njeri do të marrë atë që ka pasur për qëllim…”
[4]

Këtë hadith nuk e ka përcjellë nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) veçse Umer ibën el Hatab (Allahu qoftë i kënaqur me të!); dhe nga Umeri nuk e ka përcjellë veçse Alkame ibën Vekas; nga Alkame nuk e ka përcjellë veçse Muhamed ibën Ibrahim et Tejmi dhe nga ky i fundit nuk e ka përcjellë veçse Jahja ibën Seid el Ensari. E që të gjithë këta (përveç Umerit) kanë qenë prej Tabiinëve, dhe më pas nga Jahja e ka përcjellë numër shumë i madh njerëzish.

c) Llojet e hadithit Ahad në varësi të gradës (5 lloje):

1. Sahih Lidhatihi – i saktë në vetvete: “Ai hadith të cilin e transmeton
një burrë adël-i drejtë (në fe) dhe dabit-me përpikmëri të plotë (në
mendje), me sened (zinxhir) të lidhur, dhe që nuk ka shudhudh (çrregullsi,
devijim) dhe as il-leh kadiha (defekt të fshehur që ndikon në gradën e
hadithit).”

Shembull për këtë është fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Atij që Allahu i do të mirën, e bën që ta kuptojë fenë.“[5]

Saktësia e hadithit njihet me tre gjëra:

E para: Nëse gjendet në libër i cili ka kushtëzuar mbledhjen e haditheve të
sakta dhe libri të jetë i një autori fjala e të cilit është e konsideruar në
gjykimet për hadithet, siç janë dy Sahihat e “Buhariut” dhe “Muslimit”.
E dyta: Nëse një imam i konsideruar në gjykimet për hadithet dhe që nuk
është i njohur për lehtësim në këtë gjë, thotë se një hadith i caktuar është
i saktë.

E treta: Duke analizuar transmetuesit dhe rrugët e transmetimit të hadithit,
e nëse përmbushen kushtet e hadithit të saktë, jepet gjykimi se ai është i
saktë.

2. Sahih ligajrihi – i saktë nga të tjerët si ai: ky është hadithi Hasen
lidhatihi – i mirë në vetvete, kur ai transmetohet nga një numër rrugësh
transmetimi.

Shembull për këtë është hadithi i transmetuar nga Abdullah ibën Amër ibën el As (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e urdhëroi atë të bënte gati një ushtri, por devetë mbaruan  dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Ble disa deve në llogarinë  tonë me plaçkë nga plaçka e zekatit, deri sa të vijë koha e tij.”[6] Dhe ai merrte një deve me dy e me tre deve.

Këtë hadith e ka nxjerrë Ahmedi nga transmetimi i Muhamed ibën Is-hak dhe
Bejhakiu nga transmetimi i Amër ibën Shuajb; dhe secili prej dy rrugëve të
transmetimit më vete është Hasen, kështu që me të dyja rrugët së bashku
hadithi ngrihet në gradën e Sahih ligajrihi.

Eshtë quajtur Sahih Ligajrihi për shkak se sikur të shihej në rrugën e
secilit prej tyre më vete, nuk do ta arrinte gradën e hadithit Sahih, dhe
kur u bashkuan së bashku, e arriti atë gradë.

3. Hasen Lidhatihi – I mirë në vetvete: është ai hadith të cilin e
transmeton transmetues i drejtë, jo shumë i përpiktë (në memorje), me sened
të lidhur dhe që nuk ka shudhudh dhe as il-leh kadiha. Ndërmjet këtij
hadithi dhe hadithit të saktë në vetvete nuk ka dallim veçse në kushtëzimin
e përpikmërisë së plotë, ku hadithi hasen është poshtë kësaj.

Shembull për këtë është fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Celësi i namazit është të pastruarit, hyrja në të është tekbiri dhe dalja prej tij është dhënia selam.”[7]

4. Hasen Ligajrihi – i mirë me të tjerë: është ai hadith i dobët i cili ka
disa rrugë transmetimi të cilat e forcojnë njëra-tjetrën, duke mos pasur
mesin e transmetuesve të tij gënjeshtarë dhe as të akuzuar për mashtrim.

Shembull për këtë është hadithi i transmetuar nga Umer ibën el Hatab (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili thotë: “Kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ngrinte duart në dua (lutje), nuk i kthente ato deri sa të fërkonte me to fytyrën e tij.”[8]

Autori i librit “Bulugul Meram” thotë: “Ky hadith ka dëshmues (të ngjashëm me të) tek Ebu Daudi e të tjerë, kështu që me bashkimin e atyre rrugëve del që hadithi është Hasen.” [Por nuk është kështu në të vërtetë. Shih shënimin me nr. 8]

Eshtë quajtur Hasen Ligajrihi sepse sikur të vërehej secila rrugë e
trasmetimit të tij më vete, nuk do ta arrinte gradën e hadithit Hasen, dhe
kur bashkohen rrugët e tij, ai forcohet dhe e arrin atë gradë.

5. Hadithi Daif – i dobët: është ai hadith i cili nuk i përmbush kushtet e
hadithit të saktë dhe as atij të mirë.

Shembull për këtë është hadithi: “Ruajuni prej njerëzve duke menduar keq për ta.”


Nga hadithet që zakonisht janë të dobëta, janë hadithet në transmetimet e të cilave veçohet el Ukajli, Ibën Adij, Hatibi i Bagdadit, Ibën Asakir në “Historinë” e tij, Ed Duvejlimi në “Musned el Firdeus”, Tirmidhi el Hakimi në “Nevadir el Usul” –nuk është fjala për autorin e Suneneve të njohura-, El Hakim dhe Ibën Xharudi në “Historitë” e secilit prej tyre.

d) Nga hadithet Ahad, duke përjashtuar hadithin e dobët prej tyre,
përfitohet:

Së pari: Edh Dhan – dija e mundshme (por jo e sigurtë): d.m.th. mundësia më
e madhe për saktësinë e adresimit të tij tek thënësi i tij se sa mossaktësinë e adresimit, gjë e cila ndryshon në varësi të gradëve të sipërpërmendura. Por nga hadithi Ahad mund të përfitohet edhe dija e sigurtë kur ai shoqërohet nga argumenta dhe kur për të dëshmojnë bazat.

Së dyti: Puna sipas asaj që përmban ai; duke e besuar atë nëse është njoftim
për diçka, dhe duke e zbatuar atë nëse kërkon të veprohet.

Ndërsa nga hadithi i dobët nuk përfitohet as dije e mundshme dhe as vepër me të. Madje nuk lejohet që ai të konsiderohet argument dhe as të përmendet pa e shoqëruar me sqarimin e dobësisë së tij, përveç në përgëzime dhe kërcënime, gjë të cilën e kanë lejuar disa dijetarë, por me tre kushte:

1. Dobësia e tij të mos jetë e fortë.

2. Origjina e punës që ai nxit të jetë e aprovuar në sheriat me argument
tjetër.

3. Të mos besohet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka thënë atë.

Sipas kësaj, dobia e përmendjes së tij në përgëzime është nxitja e shpirtit
për kryerjen e punëve të mira e të dëshiruara, duke shpresuar arritjen e
sevapit të saj, pastaj nëse nuk e arrin atë, kjo përpjekje e tij në adhurim
nuk e dëmton atë dhe as nuk e humbet sevapin original në zbatimin e të
urdhëruarës në sheriat.

Ndërsa dobia e përmendjes së hadithit të dobët në kërcënime është për të
larguar veten nga kryerja e asaj vepre të keqe nga frika e ndëshkimit me atë
dënim të përmendur (në hadithin e dobët), dhe kështu nuk të bëhet dëm nëse i ruhesh asaj vepre dhe ajo nuk e ka pasur atë dënimin e përmendur.

[1] E ka nxjerrë Buhariu (110, 1291), Muslimi (3), në parathënien e tij,
pastaj krahasoje me fjalën e Ibën Haxherit në “Fet’hu Bari” (1/203).

[2] E ka nxjerrë Buhariu (10, 11) dhe Muslimi (40, 41, 42).

[3] E ka nxjerrë Buhariu (159) dhe Muslimi (44).

[4] E ka nxjerrë Buhariu (1) dhe Muslimi (1907).

[5] E ka nxjerrë Buhariu (71) dhe Muslimi (1037).

[6] E ka nxjerrë Ahmedi (2/171, 6593), Bejhakiu (5/288), Ebu Daudi (3357).

[7] E ka nxjerrë Tirmidhiu (3), Ebu Daudi (61), Ibën Maxheh (275) dhe Ahmedi
(1/123).

[8] E ka nxjerrë Tirmidhiu (3386) dhe Ebu Daudi (1485). [Sh.p: Të dyja këto
transmetime janë të dobëta dhe të gjitha rrugët e hadithit janë të dobëta
dhe ato nuk mund ta forcojnë njëra-tjetrën, por në këtë rast vërtetohet
dobësia e hadithit. Shih fjalën e shejh Albanit në verifikimet Suneni et
Tirmidhi dhe Suneni Ebi Daud, si dhe vetë fjalën e Ebu Daudit në hadithin e
nxjerrë nga ai.]

Falenderimi dhe i ter suksesi qendron vetem me All-llahun subhanehu ue teAla.