Jeta e këndshme

Jeta e këndshme

Autor: Shejh Muhamed Muhtar Esh Shenkiti

Jeta, ose punon në të mirë të njeriut ose është kundër tij. Jeta është orë dhe sekonda, ditë dhe vjet që i kalojnë pranë duke e shpënë (me veprat e tij) në Dashurinë dhe Kënaqësinë e Allahut derisa të futet në mesin e njerëzve që kanë korrur sukses dhe në Kopshtet e Parajsës; ose t’i kundërvihen atij, duke e shpënë (me veprat e tij) në Flakët e Zjarrit dhe në Zemërimin e Atij, Sunduesit të Drejtë, Allahut.

Jeta, ose do të bëjë të qeshesh dhe të kënaqesh me të për disa çaste për çfarë pastaj do të qash përjetësisht (në amshim) ose do të bëjë të qash për disa çaste për çfarë pastaj do të qeshesh dhe do të kënaqesh përjetësisht (në amshim).
Jeta, ose është një begati e madhe për njeriun, ose një vuajtje e pakëndshme kundër tij.
Kjo është jeta të cilën e jetuan brezat e mëhershëm, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë dhe të gjithë ata që ishin para nesh. Të gjithë ata i janë kthyer Allahut me atë çfarë kanë punuar (me veprat e tyre).
“Jeta” i referohet çdo çasti të vetëm që jetohet dhe çdo ore që kalohet brenda saj. Dhe përmes këtyre çasteve, ne jetojmë këtë jetë tonën e cila është argument për ne ose kundër nesh.
Prandaj, njeri i suksesshëm dhe i lumtur është ai njeri që e kupton jetën dhe e pranon realitetin dhe natyrën e saj të vërtetë. Sepse, pasha Allahun, kjo është ajo jeta që disa njerëz shpesh i bën të qajnë, duke mos iu tharë kurrë lotët e tyre, ndërsa disa të tjerë shpesh i bën të qeshen, por këto të qeshura dhe gëzime kurrë më nuk do t’u kthehen.
Të dashurit e mi, Allahu e ka bërë këtë jetë vetëm sprovë, provim, për ta sqaruar natyrën e vërtetë të robërve të Tij. Prandaj, i lumtur është ai njeri i cili ka korrur sukses (në këtë provim) me Mëshirën e Allahut, ndërsa i mjerë dhe i privuar (nga shpëtimi) është ai njeri për të cilin është bërë e ndaluar Kënaqësia e Allahut (përmes këtij provimi).
(Dije se) çdo orë të cilën e jeton, Allahu ose është i kënaqur me ty në atë orë (me veprat e tua) ose është i hidhëruar, Allahu na shpëtoftë. Për këtë arsye (përmes asaj ore) ose i afrohesh Allahut ose largohesh edhe më shumë nga Ai.
Prandaj mund të ndodhë që ti të jetosh një çast të vetëm me dashuri dhe me bindje ndaj Allahut (me veprat e tua) me të cilat do të falen të këqijat dhe mëkatet e tërë jetës tënde. Por, mund të ndodhë që të jetosh një çast të vetëm në të cilin shmangesh nga Rruga e Allahut, duke u larguar nga Nënshtrimi ndaj Tij, që pastaj bëhet shkak që pjesën tjetër të jetës ta kalosh në vuajtje dhe në mjerim. E lusim Allahun për Sigurinë dhe Faljen e Tij.
Në këtë jetë ekzistojnë dy “thirrës” të ndryshëm: I pari është gjithçka që thërret kah Mëshira, Kënaqësia dhe Dashuria e Allahut (qofshin ato mendime apo veprime). Thirrësi tjetër është gjithçka që fton në të kundërtën e saj. (E tillë) është lakmia ose pasioni që shtyn njeriun kah e liga, ose trilli mëkatar i çastit që mund te dërgojë në përfundim të keq (vdekja në rrethana të këqija duke bërë mëkate).
Kështu mund të ndodhë që njeriu për një çast të jetës së tij të qajë; të qajë nga keqardhja dhe nga pendimi për shkak të mosbindjes ndaj Zotit të tij; dhe (për hir të këtyre lotëve) Allahu t’ia shndërrojë të bëmat e tij të liga në vepra të mira (në regjistrin e tij).
Por, sa e sa njerëz vazhdojnë të bëjnë mëkate? Sa e sa njerëz ende bëjnë të liga? Sa e sa njerëz vazhdojnë ta distancojnë veten (nga Allahu), duke u larguar sa më larg Zotit të tyre (me veprat e veta)? Kështu, të gjithë ata janë larg Kënaqësisë së Allahut që për ta është krejt e panjohur dhe e huaj.
Pastaj u vjen atyre ajo orë, ai çast i përpiktë (për t’u penduar), të cilit do t’i referohemi si “jetë e këndshme”, në atë mënyrë që ata derdhin lot të pendimit dhe të keqardhjes sa të mund të ndizet fija e dhimbjes në zemrat e tyre. Vetëm kështu njeriu kupton sa gjatë ka qenë i ftohur ndaj Allahut, dhe sa gjatë ka munguar tek Zoti i tij, saqë të mund të thotë, “Vërtet, po i kthehem Zotit tim i penduar, i nënshtruar dhe duke shpresuar në Mëshirën dhe në Kënaqësinë e Tij!”
Ky çast (për t’u penduar) është çelësi i lumturisë dhe i kënaqësisë për njeriun, kohë e pendimit. Kjo punë është siç thonë dijetarët, “Vërtet, njeriu bën plot mëkate, por në qoftë se është vërtet i sinqertë në pendimin e vet, Allahu do t’ia shndërrojë te këqijat e tij në vepra të mira”. Kështu, edhe jeta e tij pastaj bëhet e dëlirë dhe e këndshme, për hir të dëlirësisë dhe të çiltërsisë së atij pendimi, për hir të sinqeritetit në pikëllim dhe për hir të dhimbjes së ndjerë në brendësi.
E lusim Allahun, Madhështorin, Zotin e Arshit të Nderuar, që t’i japë jetë këtij thirrësi të bekuar që thërret brenda zemrave tona për në Mëshirën e Tij dhe për në dhimbjen të cilën duhet ta ndjejmë kur jemi të shkujdesur ndaj Allahut dhe ndaj Urdhrave të Tij.
Vëlla i dashur, secili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes një pyetje, duhet ta pyesim veten tonë për ditët dhe netët, të cilat i kalojmë të zgjuar pa përfituar asgjë prej tyre?

Sa orë kalohen në këtë mënyrë?

Sa njerëz kanë qeshur në këtë jetë? Dhe (ajo çka është më e rëndësishmja) a ka qenë Allahu i kënaqur me këto të qeshura?
Sa kohë është kaluar për dëfrim dhe për gëzim në këtë jetë?

A ka qenë ky gëzim për Kënaqësinë e Allahut?

Sa net pa gjumë janë kaluar?

A ka qenë ky qëndrim pa gjumë (dhe ajo çfarë keni punuar gjatë atyre netëve), për Kënaqësinë e Allahut?

Dhe kështu me radhë, (këto janë) pyetjet që njeriu duhet t’ia bëjë vetes së tij. Por dikush mund të çuditet pse duhet të parashtrojë pyetje të tilla (ku është qëllimi i tyre)?
Po! Duhet patjetër të bësh këso pyetje pasi që nuk kalon asnjë çast i vetëm madje as sa çel e mbyll sytë, asnjë çast i rrufeshëm në jetën tënde, përveç se je duke provuar dhe përjetuar Begatitë e Allahut? Prandaj, nga droja dhe nga nënshtrimi ndaj Allahut, njeriu duhet të jetë i vetëdijshëm tërë kohën për madhështinë e Begative që i janë dhuruar.
Nga kjo drojë është ta ndjesh sinqerisht dhe ta pranosh se ushqimi të cilin e hamë, i takon Allahut dhe Ai e siguron atë.
Pastaj ne e shuajmë etjen me ujin e krijuar nga Allahu. Pastaj ne strehohemi dhe jemi nën hijen e një çatie të siguruar nga ana e Tij. Pastaj ne ecim mbi tokën e krijuar nga Ai. Pastaj ne pa asnjë dyshim jemi duke provuar dhe jemi duke përjetuar Bujarinë dhe Mëshirën e Tij. E çfarë ua merr mendja se mund t’i ofrojmë Atij si shpërblim?
(Prandaj është me rëndësi) që njeriu ta pyes veten për këto gjëra.
(Për shembull) mjekët pohojnë se në zemrën e njeriut ekziston një lëndë, përmbajtja e së cilës po të rritej apo po të ulej vetëm për 1%, njeriu do të vdiste menjëherë… Prandaj (kujto) nën mirësjelljen apo mirësinë e kujt është duke u kënaqur njeriu, çfarë mëshire dhe çfarë dhembshurie të Allahut është duke e provuar dhe duke e përjetuar njerëzimi!
(Edhe në qoftë se) njeriu e pyet veten vetëm për Mëshirën e Allahut, kur të gdhihet në mëngjes, duke dëgjuar, duke parë, duke qenë i fuqishëm, kush është Ai që ia ruan dëgjimin? Kush është Ai që ia ruan shikimin? Kush është Ai që ia ruan mendjen? Kush është Ai që ia ruan shpirtin e tij?
Ai duhet patjetër ta pyesë veten, kush qenka Ai që ia mbron të gjitha këto dhunti? Kush qenka Ai që i dhënka shëndet dhe mirëqenie?
(Kujtoji ata) ata që janë të sëmurë, të shtrirë mbi shtretër të bardhë (në spitale), ata që janë në dhimbje duke rënkuar (nga sëmundja), pasha Allahun, përmes këtyre begative të mëdha Allahu na shfaq Dashurinë e Tij ndaj nesh. Begatitë e mëdha të shëndetit të mirë, të mirëqenies dhe të sigurisë, të gjitha këto na jepen me të vetmin qëllim që të mund ta jetojmë një jetë të këndshme.
Allahu, i lavdëruar dhe i lartësuar qoftë, i dëshiron dy gjëra nga robi i Vet: e para është që ai t’i kryejë detyrimet e tij (p.sh. namazin) dhe e dyta, t’i braktisë dhe të përmbahet nga të gjitha ato të cilat ia ka ndaluar Allahu.
Sa për atë i cili pohon se derisa një njeri është i afërt me Allahun, do të ketë një jetë me vuajtje dhe me kufizime, ai njeri pa dyshim se ka gabuar rëndë në mënyrën se si e percepton ai Allahun.
Sepse, pasha Allahun, nëse nuk e pastron dhe nuk e përmirëson jetën tënde duke iu afruar Zotit tënd, atëherë kurrë nuk do ta arrish një gjë të tillë me asnjë send tjetër.
E në qoftë se nuk e pastron dhe nuk e stolis jetën tënde duke i kryer detyrimet ndaj Tij dhe duke i braktisur të gjitha ato që Ai t’i ka ndaluar, atëherë pasha Allahun, këtë nuk do ta arrish me asnjë gjë tjetër.
Njeriu mund t’i përjetojë të gjitha kënaqësitë që mund t’i ofrojë jeta, por pasha Allahun, ai kurrë nuk do të përjetojë diçka që është më e këndshme, më e bukur sesa nënshtrimi ndaj Allahut duke i kryer detyrimet ndaj Tij dhe duke lënë gjithçka që Ai na ka ndaluar.
Ti je i urdhëruar me dy gjera nga Allahu ose te vjen urdhri qe te veprosh ose te mos veprosh . Sa here qe dëshiron te veprosh diçka pyete veten: “A ta ka lejuar Allahu këtë apo jo?” Pra për çdo gjë që dëshiron të punosh.
” Pasi që vetë qenia njerëzore i takon Allahut, të gjitha zemrat i takojnë Allahut dhe të gjithë shpirtrat i takojnë Allahut, atëherë, njeriu u dashka, sa herë që dëshiron të bëjë diçka ose të përmbahet nga ajo, ta pyesë veten, a do të jetë Allahu i kënaqur me të (me atë veprim)? Nëse po, atëherë le ta punojë atë. Ose, nëse Allahu nuk do të jetë i kënaqur me atë veprim, atëherë ai duhet ta përmbajë veten.
Sepse, pasha Allahun, njeriu nuk punon diçka apo nuk përmbahet nga ajo punë, duke kërkuar Mëshirën e Allahut, e mos ta kënaqë Zotin e vet me një gjë të tillë.
Për këtë arsye, lumturia e vërtetë dhe jeta e këndshme mund të gjenden vetëm duke iu afruar Allahut.
Duke iu afruar Kujt? Mbretit të mbretërve, Mbajtësit të Qiejve dhe të Tokës, Atij të cilit i takon i Gjithë Pushteti, i gjithë krijimi, dhe rregulli i përsosur dhe masa e gjithçka që ekziston.
Kështu mund të shihni njerëz që janë tërë kohën të shqetësuar dhe të këputur, mund të shihni njerëz që kanë të gjitha që dëshirojnë, por pasha Allahun, do ta shihni se shumica e atyre që kanë gjithçka që dëshirojnë vuajnë nga probleme shpirtërore, nga ankthi dhe nga depresioni, shumica e tyre janë jashtëzakonisht të pikëlluar dhe të pakënaqur me jetën e tyre.
Shko dhe kërko njeriun më të pasur dhe do ta kuptosh se ai është prej njerëzve më të mjerë në këtë botë. Pse? Sepse Allahu ka caktuar që rehatia dhe qetësia e shpirtit të gjendet në të qenit afër me Të dhe ka përcaktuar çelësin e jetës së këndshme dhe të dashur në raportin e këndshëm dhe të dashur me Të.
(Po qe se marrim vetëm) njërën prej 5 faljeve të detyrueshme ditore të namazit; në çastin e plotësimit të rukusë dhe të sexhdes apo në çastin e plotësimit të nënshtrimit të tij ndaj Zotit të vet, menjëherë pas daljes nga vendi i faljes, njeriu ndjen një lehtësim dhe qetësim të madh brenda vetes së tij!
Pasha Allahun, edhe në qoftë se do ta shpenzonte tërë pasurinë e botës (në përpjekje për ta blerë këtë ndjenjë), ai nuk do të kishte mundësinë ta gjente shtegun deri tek ajo.
Kështu jeta e këndshme gjendet vetëm duke iu afruar Allahut. Një jetë e kënaqshme, e qetë do të gjendet vetëm duke iu afruar Allahut. Në qoftë se njeriu nuk e pastron dhe nuk e përmirëson jetën e vet përmes kësaj lidhjeje të ngushtë, atëherë me çka tjetër do ta bëjë një gjë të tillë…?

 

Lutja jone e fundit eshte:Zoti yne na mundeso nje jete te kendeshme ne dunja dhe akhiret,Amin.

Advertisements

Për ty princesha ime

Për ty princesha ime


(Thuhet te jete nje ngjarje e vërtet e një Muxhahidi në letren që i shkruan bashkëshortes së tij)


As njëher nuk je anku edhe atëherë kur asgjë nuk kemi pasur..Asnjëher nuk e ke nënqmuar edhe atë pak që e kemi pasur.Derisa të tjerat e kishin braktis dhe kishin qajtur, ti asnjëherë as lotin nuk e ke derdhur.

E ke kuptuar atë qka është e shkruar (Kader), edhe prej asaj se qka do të ngrënim.

Asnjëherë nuk jam ankuar për atë se qka ke shtrirë përpara meje ,e kam ditur se duart e tua ma kan sjellur.Kur nuk kam pasë asgjë, të kam pas ty…Kemi qesh, kur kemi vëzhguar rrënimet përreth nesh,duke ditur se këta njerëz  nuk janë të vërtetë.

Asnjëherë nuk i ke simpatizu armiqët përreth teje.Ti ju ke bind fejes tënde në Zotin Tënd dhe me atë më ke përcjellur mua.

Asnjëher nuk kam mundur të kërkoj nga ti, për atë që fshehtësirat e mia, nderi , dhe feja ime kan qenë të sigurt me ty.

Është gjëja e vogel të bëhesh person e ti e ke bërë të lehtë të më dërgosh me kohën e jetës.

E kam dashur xhelozinë tënde…Kam dashur të ngacmoj me mendime për të tjera, veqse ta shof se sa i rëndësishëm jam për ty…Mënyra se si më ke shikuar me zjarr në sy, kan tregu se jam i vetëm për ty.E ke vjedhur zemrën dhe e ke mshehur larg.Ti e din që vendi yt është afër meje.

Kam dashur kur më ke urdhëruar në fshehtësinë e agjërimit vullnetar.

E kam dashur atë që HAKKU (E verteta) ka qen më i dashur(per ty) se sa jeta ime dhe dijamantëve tonë (fëmijëve tonë).

Duke të shikuar ty kam qeshë me vullnet të plotë.Kursesi nuk mund të deshiron tjetër derisa të shikoj se si e ushqen fëmiun tim, si e vesh atë pas pastrimit, si e fshin hundën e saj të vogël dhe fytyrën e stërpikur.

Ti asnjëherë nuk mund ta gjeshë diamantin në duart e të varfërve, në të njetën mënyre se si diamanti ynë meriton të jetë i ruajtur në dorën tënde.

Ne mundemi ta kemi gjithë atë e dashura ime por…Kush e kishte shitur Xhennetin për një orë të knaqësisë kalimtare?!NE JO !!!

Unë ty të kam zgjedhur UMMU (nënë), me dije se fruti ynë është i sigurt me ty.

Asnjëherë nuk do të mërzitem për edukimin e fëmijeve të mi,Ata do ta duan Atë qe edhe ne e duam, ata do ta dojnë Allahun, më të Bukurin, të Madhërishmin !Ata do ti donin Pejgamberët dhe Ashabët,ata do te donin ata që kur nuk i kan takuar, por do ti takojnë.Ata do të dojnë këtë më mire se sa ne, do të jetojnë me nder për urdhërim.Te tyre do të kërkojnë, fjalët do të mahniten,e duart e tyre do të mbrojnë.

Mos mendo se do të braktisi…Mos mendo se në këtë botë diqka është më knaqësi për mua se sa ardhja në shtëpi…duke ditur se atje pas dyerve të mbyllura je duke më pritur.

Po shkoj për të gjetur vendin më të mirë për ne. Po shkoj për ta plotësuar më të mirën nga luftimi. Po shoh është e shënuar se nëse e dhuron jetën atyre,e amshueshmja do të jet e jona !!

Po shoh se , atje dikund është e shkruar se e tërë kjo ka qenë vetem se një sprovë, dhe unë aspak nuk dyshoj se Ai i Cili na ka premtu dhe fjalët e Tij janë të vërteta !Me siguri Më ka dasht shum që më ka dhuru ty..!!

Ata thonë mendja nuk mund ta paramendon qka na pret.Ata thuan që vuajtja do të jetë e haruar…Thojnë ata që sytë e saj ende duhet të shikojnë dhe se veshët e saj ende duhet të ndëgjojnë, bukurit që na presin në shtëpinë tonë të re !

Ata thojnë lumenjë prej mjaltës e dashura ime…Ata thonë lumenjë prej qumshtit, Ata thojnë lumenjë prej veres,ata thonë perla e thesarë të qmuarë,thonë ata moshusi (misku) dhe ndjenjë e mirë !!

A nuk është e meritushme pse po shkoj ta vizitoj këtë botë?Për të mar ty e fëmijet e mi, po frigohem se dyert e pranimit do të mbyllen para meje e dashura ime…Po frigohem se të tjerët mund të ndëgjojnë atë qka kam ndëgjuar une, e të shpëtojnë atje e une nuk do të kamë atëherë qka t’ju jap.

E di që do ti dërgon djemtë tanë, për ta kërkuar babain e tyre.Thuaj atyre që do më gjejnë në qdo betejë, në qdo luftë, ku flamuri i zi do të flateron !!! Thuaj se vuajtja , do të ndërpritet dhe do të shohin atëherë qka po shoh edhe unë.Thuaj atyre që zogjët e rinjë do të dëshirojnë ti takojnë…Thuaj që engjujt (melaqet) do ti quajnë me emra më të bukura dhe më e mira prej gjithve është se i Vetëmi Allah i Përhershmi do të jetë i kënaqur me të !!!

Kam thënë njëherë qe vetëm dy gjëra do më posedojnë, ti dhe vdekja !!!

Jeta ime ka qenë me ty por tash duhet prap të martohem…Duhet ta martoj atë që më është premtuar prej momentit që kam lindur.U dashtë të martoj ty, (të caktumen time) dhe duhet që ta martoj vdekjen time !!

Pas vdekjes do të vjen llogaria dhe nëse do të jem i ringjallur me vepra të mira, do të kërkoj premtimin nga Allahu Krijuesin e Qijeve dhe Tokës…Do ta kërkoj dorën tënde (për të martuar përsëri) .

Askush nuk e ka merituar qëndrimin afër meje në këtë botë , pse atëherë ta kërkoj tjetren në botën tjetër ?

FUND

p.s/Dashuria në emër të Allahut (pa interes tjetër) është dashuri e vërtetë, është sikur të shikosh në yje , nëse e zgjedhë nje yllë nga miliarda yje dhe e shikon vetëm atë për një kohë të gjatë , të gjitha yjet tjera do të zhduken !!!

Shëndeti Shpirtëror!

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. “O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)

“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)

“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)

Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ue ala alihi ue sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, ç`do shpikje është bid’at dhe ç`do bid’at është lajthitje, e ç`do lajthitje të çon në zjarr.

Shëndeti Shpirtëror!

Falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve

Allahu i Lartëmadhëruar thotë: ” Allahu ia hap zemrën për ( të pranuar) Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, kurse atij që dëshiron ta humbasë, ia mbyll dhe ia shtrëngon gjoksin sikur të jetë duke u ngjitur në qiell. Në këtë mënyrë Allahu lëshon Zemërimin e Tij mbi ata që nuk besojnë.” En Amë, 125.
Allahu i Lartëmadhëruar na lajmёron se atij që i jep udhёzimin, i hap gjoksin pёr tё pranuar Islamin , e qetёson dhe e lё nё prehje, ndërsa kujt i cakton shkatёrrim e humbje ia ngushton gjoksin (zemrën), sikur tё jetё duke u ngjitur nё qiell. Pra zemra e tij ёshtё e mbyllur , e shtrënguar, ka vёshtirёsi e probleme nё pranimin e Islamit, ashtu siç gjen ngushtim e vështirësi kur ngjitet në qiell. Kjo vjen pёr shkak tё refuzimit tё udhёzimit tё Allahut, sepse ai është prehje shpirtёrash, tё hap gjoksin, të qetёson zemrat dhe të bën të vetëkënaqur. Çfarë diference ka midis këtyre dy grupeve!
Modernizimi i sotёm përpiqet tё qetёsojë shpirtin dhe trupin me të mirat materiale, por është larg dhe e paarritshme… . Ai nuk ka sjellë, veçse ndёrlikim dhe konfuzion, shqetёsime dhe çrregullime, devijime nga rruga, prishje morali dhe principesh, shkatёrrim kulture, pёrhapje fёlliqёsire , jetё tё stresuar, tension, ngushtim e vёshtirёsi, njerëz tё goditur nga sёmundjet mendore apo demoralizimi. Çuditemi kur shikojmё sesi në vendet që janё nё kulmet e modernizimit dhe tё zhvillimit rinjtë e tyre arrijnё nё vetëvrasje, tё zhgënjyer nga kjo jetё, duke i dhёnё fund vuajtjeve dhe streseve tё tyre të gjata e të pashërueshme. Pa dyshim, gjendja e njeriut bashkëkohor të thёrret pёr mёshirё. Realiteti i tij ёshtё i hidhur, drejt fatkeqёsive dhe shkatёrrimit. Si, ky i varfёr, i strehuar, i qetё shpirtёrisht, me mendje të kthjellët, siguri shoqërore, vjen me besim të thatё, lёkundje principesh dhe i sёmurë në origjinën e tij të pastёr ?!
Si mund të jetë i qetё shpirti i tij, kur ai ёshtё i rrethuar me kёtё ngushtim apo shqetёsim material tё ngjeshur me superioritetin e prodhuesit.
Si njeriu mund tё largohet nga shqetёsimi, pagjumёsia dhe streset, kur dёgjon dhe shikon konkuruesin e urryer nё prodhimin e armёve mё shkatёrruese e mё vrasёse qё ka njohur njerёzimi, kur përballet me sekuencat e shkatёrrimit ne rrugё, kur mendime tё errёta e shoqërojnë atë në çdo aspekt të jetës, kur vendstrehimi dhe “prehja” e tyre është alkoli e droga!? Pra realiteti ёshtё i hidhur dhe jeta nё tё e mjerueshme e mizerje. Sa herё shtohet ana materiele tek shpirti, po aq shtohet edhe mendjemadhёsia, arroganca, shthurja shpirtёrore dhe e ndjenjave njerёzore, zbrazet ndjenja e besimit, shtohen sёmundjet shpirtёrore e nervore, shtohen ngjarjet kriminale, gllabёrimet, vetёvrasjet, shtohen rastet e veçanta e aventurat, “heroizmat” e tragjeditë që mbartin principet e tyre të shtrembërta.
Pa dyshim, shumica e njerёzve janё të ngushtuar, tё dёshpёruar, tё stresuar dhe ndiejnё aromёn e humbjes, sepse janё tё privuar nga mirёsia e besimit dhe e sigurisё, jeta e tyre nuk ka sens, shpirti nuk ka ushqim, edhe pse ёshtё i rrethuar me mirёsi, komoditete dhe argёtime.
Qё moti popujt e kanё kёrkuar dhe kёrkojnё qetёsinё e sigurinё shpirtёrore nё pasuri, zhvillim, famё, nё ndjekjen e epsheve, nё shijen e alkolit, tё pёrdorimit tё drogave e narkotinave mё tё forta . Tё gjitha kёto nuk mjaftuan pёr pёrmirёsmin dhe qetёsinё e zemrave të tyre, por ndezёn mё shumë zjarrin e pesimizmit dhe pakënaqësisë, duke dёmtuar vetet e tyre dhe duke mbjellё dhimbje tё mëdha tek familjet e tyre.
Allahu [subhanehu ue teala] thotё : ’’Mos u bëni si ata që e harruan All-llahun dhe Ai i bëri të harrojnë vetveten”. Nuk gjetёn qetesinё dhe nuk gjetën vetevetet e tyre . Allahu [subhanehu ve teala] thotё : ”Por kush i kthen shpinën udhëzimit (Librit) Tim, ai do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ngjallim të verbër.” Pra kush e ndёrpret lidhjen e tij me Allahun do tё ketё jetё tё vёshtirё, caktimin mё tё keq dhe punёn mё tё shpifur.
Ibn Kajim (Allahu e mёshiroftё) thotё: “ Nё zemёr gjendet zbrazёti, e cila mbushet vetёm me pranimin e Allahut; nё tё ka egёrsi, e cila largohet vetёm me afrimin tek Allahu; nё tё ka dёshpёrim, që kalon vetёm me njohjen e Allahut dhe besnikёrinë nё marrёdhёnie me Tё; nё tё ka mёrzitni , e cila kalon vetёm me dashurinë dhe ndarjen pёr hir tё Tij; nё tё ka tri brenga, që i largon vetёm kёnaqja me urdhёresat, ndalesat dhe me caktimin e Tij; nё tё ka skamje, të cilën e largon vetem dashuria pёr Allahun, kthimi tek Ai, pёrmendja e pёrhershme e Tij, sinqeriteti pёr Tё dhe, nёse do t’i jepej dynjaja dhe ç’ka nё tё nuk do ta nxirrte nga kjo skamje asnjёherë.”
Qetёsia e shpirtit ёshtё fryt i pemёs sё besimit, pemë e cila i jep frytet e saj nё çdo kohë me Emrin e Zotit tё saj. Nё tё pushon shpirti prej lodhjes, shuhet etja, gjen siguri të plotё edhe nёse shtohet frika nga ballafaqimi me fatkeqёsitё dhe me barrierat e jetёs.
Besimi e pastron njeriun nga sёmundjet shpirtёrore tё cilat janё pёrhapur në komunitetet njerëzore, e pastron atё nga konfliktet , mosmarrёveshjet, dёshpёrimet , mёrzitjet , frika, vesvesetë, çrregullimet, etj.
Islami, me legjislacionin e tij, pёr muslimanin ёshtё siguri shpirtёrore, sepse e ruan atё nga shkatёrrimet dhe sёmundjet psikologjike, i ka bashkuar principet e tij nё njё tё vetёm: në arritjen e kenaqёsisё sё Allahut , i ka centralizuar pasionet e tij nё njё pasion tё vetёm: në tё vepruarit sipas asaj që e kenaq Atё.
I dёrguari i Allahut thotё: ’’Kush i bёn qёllimet njё pёr ahiretin e tij ia mjafton Allahu dёshirёn e dynjasё dhe, kush i pёrhap qёllimet e tij pёr dynjanё, nuk interesohet Allahu pёr tё dhe ёshtё i humbur.” Trasmeton Ibën Maxheh.
Pa dyshim, njёsimi nё besim ёshtё posti i muslimanit( siguria mё e madhe, se nuk ka zot qё t’i frikёsohet dhe tё shpresojё vetёm se prej Allahut, nuk ka zot qё t’i largojё pakёnaqёsitё dhe ta kёnaqё vetёm se Allahu. I Lartёmadhёruari thotё: “Dhe kush është i vendosur me All-llahun, ai është i udhëzuar në rrugë të drejtë.”Ali Imran, 101.
A mund të krahasohet me mushrikun qё ka disa zota nё drejtime tё ndryshme: “O shokët e mi të burgut! A janë zotat e llojllojshëm më të mirë apo All-llahu, i Vetmi Ngadhnjimtari?” Jusuf, 39.
Islami mbjell tek rinia, qё nё moshё tё vogёl, konceptin e një shpirti të shёndetshëm, pёr t’i kaluar peripecitё, dobёsitё turbullirat dhe paqartёsitё mbi baza tё shёndosha e tё pastra.
Pёr rёndёsinё e vazhdueshme tё familjes, shkollimit e shoqёrisё pejgamberi ( a.s.)i drejtohet Ibn Abazit (r.a.) duke i thënё: “O djalё, do tё të mёsoj disa fjalё tё rёndësishme. Ruaje Allahun nёse do tё tё ruajё! Ruaje Allahun nёse do qё ta kesh gjithmonё krah teje! Kur tё kёrkosh diçka, lutju vetёm Allahut! Kur tё kёrkosh ndihmё, kёrkoje prej vetёm Allahut! Sikur tё gjithё njerёzit tё mundohen pёr tё bёrё njё tё mirё, nuk mund tё bёjnё mё tepёr sesa ka caktuar Allahu. Sikur tё gjithё njerёzit tё mundohen pёr tё bёrё njё tё keqe, nuk mund tё bёjnё mё tepёr sesa ka caktuar Allahu. Janё ngritur penat dhe janё tharё letrat.” Tirmidhiu.
Nё jetёn e pёrditshme muslimani ka stacione furnizimi me energji shpirtёrore qё trashёgojnё qetёsi, vendosmёri dhe imunitet ndaj ngacmimeve tё shejtanit. Ndёr to ёshtё namazi me devoshtmёri, i cili lehtёson çёshtjet dhe çlodh trupin. Allahu i Lartëmadhëruar thotё : “ Kërkoni ndihmë për vete duke duruar dhe duke kryer faljen!”. Bekare, 153. Pejgamberi (a.s.)kur mёrzitej falte namaz. Ebu Dawud.


A mund të sigurohet ky pёrfitim, qё posedon robi nё tё gjithё kohёn, qё tё largon pikёllimin, tё qetёson nga mёrzitnia, të hap gjoksin, përveç pёrkujtimit të Allahut[subhanehu ve teala]!? Me namaz e me pёrkujtimin e Allahut muslimani hap jetёn. Çdo sabah ai e pret me zemërbardhësi, me shpresё dhe me shpirt tё pastër, nё tё kundёrt do t’i kthehej dita e zezё, e vështirë dhe e lodhshme.
Pejgamberi (a.s.) thotё: “Shejtani lidh nyje te koka e secilit prej jush kur bie në gjumë dhe, te çdo nyje thotë: ke natë të gjatë, fli. E nëse ai zgjohet dhe përmend All-llahun, i zgjidhet një nyjë, nëse merr abdes i zgjidhet edhe një nyje, nëse falet i zgjidhet edhe nyja e fundit. Kështu gdhin shpirtmirë dhe aktiv, përndryshe shndërrohet në shpirtkeq dhe dembel”. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.


Jeta pёrmban sprova, fatkeqёsi, sёmundje ndaj, nёse duron dhe kёnaqesh, fiton imunitet dhe forcё pёr kapёrcimin e pengesave, pikёllimeve, dhe tё papriturave tё jetёs. Pejgamberi (a.s.) thotё : “E çuditshme është çështja e besimtarit! E gjithë çështja e tij është mirësi dhe kjo është specifike vetëm për të. Kur përjeton të mira e falenderon Allahun, kjo është mirësi për të, kur përjeton vështirësi dhe shqetësime, bën durim dhe kjo është përsëri mirësi për të.” Transmeton Muslimi . Umeri (r.a.) thotё: “Jetёn mё tё mirё e arritёm me durim”.
Kёnaqёsia tё largon mёrzitjen, ndriçon pikёllimin, fshin lotimin, largon humbjen, ndërsa shpirti pёrfiton shpёrblimin dhe mirёsitё. Ibn Kajim (Allahu e mёshiroftё) thotё : “ Pakёnaqёsia ёshtё dera e pikёllimit, mёrzitjes, brengosjes, çarjes sё zemrёs, mbylljes sё mendjes dhe gjendjes sё vёshtirё, ndërsa kёnaqёsia ёshtё e pastёr nga tё gjitha kёto. Ajo tё hap derёn e xhenetit tё dynjasё dhe tё ahiretit.”
Dhimbjet shpirtёrore nga mërzitё nё atё ç’ka kaluar, vajtimi nё atё ç’ka ёshtё vepruar ёshtё sinjal i tё dobtёve, tipar i tё papunёve , rruga e shejtanёve: sikur tё veproja ashtu do tё ishte kёshtu … .
Njerёzit me projekte tё mёdha, me punё frytdhёnёse dhe me vendosmёri tё lartё nuk iu kthyen gabimeve tё kryera, nuk u pikёlluan dhe nuk u demoralizuan, por thanё atё që i ka mёsuar Pejgamberi (a.s.) :”Caktimi i Allahut dhe çfarё dёshiron Ai vepron, ndaj mos thuaj: “sikur’’, sepse ajo tё hap derёn e shejtanit.” Transmeton Muslimi.
“S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë, më parë se ta zbatojmë, në Libër (e shkruar). Ajo për All-llahun ёshtё, njëmend, e lehtë” . El-Hadid, 22.
Disa njerёz jetojnё me frikё tё pёrhershme se cili do t’i shpёrthejё nga: ndonjё sёmundje qё i mban nё tension apo mendim shkatёrrues, jetojnë të frikёsuar pёr riskun , pёr pasurinё, pёr pasardhёsit, pёr pozitё, frikësohen nga vdekja, nga rrugёt e jetёs, ndaj goditen nga vesvesetë, cytjet, pengesat, mbërthehen nga pёrtacia, dobёsimi i fuqisё, u shkatёrrohet trupi dhe kёrkojnë mbёshtetje tek magjistarёt, fallxhorёt, mashtruesit apo nga shejtanёt pёr tё shpёtuar nga të këqijat që sjellin ato.
Legjislacioni i fesё Islame, i cili ёshtё besimi nё Caktimin dhe mbёshtetjen nё Allahun Fuqiplotё, e bёn muslimanin të sigurtë dhe të vetëpërmbajtur. Allahu[subhanehu ue teala] thotё : “Kurse në qiell keni furnizimin dhe atë që u premtohet.” Dhariatё, 22. Gjithashtu, Allahu i Lartëmadhëruar thotё: “All-llahu është me të vërtetë Furnizuesi më i madh, i fortë dhe i pathyeshëm.” Dhariatё, 58. “Le të adhurojnë Zotin e këtij tempulli, i cili i ushqen të uriturit dhe i mbron nga frika.” Kurejsh, 3-4. “S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë, më parë se ta zbatojmë, në Libër (e shkruar). Ajo për All-llahun ёshtё, njëmend, e lehtë” . El-Hadid, 22.
“Nëse All-llahu të përfshin me ndonjë të papritur, askush, përveç Atij, nuk mundet ta largojë, dhe nëse të do të mirën, përsëri askush nuk mund ta pengojë mirësinë e Tij. Ai me atë shpërblen kë të dojë nga robërit e Vet dhe fal shumë, është mëshirëplotë.” Junus, 107. “I Cili kur sëmurem më shëron, i Cili më bën të vdes dhe pastaj më ngjall.” Shuara, 80-81. “Por kush i kthen shpinën udhëzimit (Librit) tim, ai do të çojë jetë të rëndë dhe në ditën e kijametit do ta ngjallim të verbër.” Taha, 124.

Nёn hijen e Islamit nuk gjejmё vend pёr sёmundjet shpitёrore, pёrkundrazi e ruan atё dhe i pёrgatit sigurinё, e ky ёshtё realiteti dhe tradita e hershme qё kur Allahu ka zbritur Ademin a.s. dhe bashkёshorten e tij nё tokё. Allahu [subhanehu ve teala] thotё : “ Nga unë do të vijë gjithsesi udhëzimi dhe kush e pason udhëzimin Tim nuk devijon dhe nuk do të jetë i pafat .” Taha, 123.
Me devotshmёri pёr Allahun [subhanehu ve teala] njeriu arrin shpёrblimin dhe qetёsinё shpirtёrore tek Ai. Allahu [subhanehu ve teala] thotё: “Atij që bën mirë, qoftë mashkull apo femër, e që është besimtar, ne do t’i mundësojmë të çojë jetë të mirë, dhe vërtetë, do t’i shpërblejmë me dhuratën më të mirë për atë që kanë punuar.” En Nahl, 97.

Ibn Kajim (Allahu e mёshiroftё) thotё: “Allahu ka bёrё tek njeriu shpirt qё urdhёron pёr tё keq dhe shpirt tё qetё, e qё tё dy janё tё jashtёzakonshёm. Çdo gjё qё lehtёsohet pёr njёrin vёshtirёsohet pёr tjetrin dhe çdo gjё qё shijon njёri vuan tjetri, nuk ka gjё mё të vёshtirё pёr shpirtin e keq sesa puna pёr hir tё Allahut dhe nuk ka gjё mё tё mirё për të sesa ndjekja e epshit. Nuk ka punё mё tё vёshtirё pёr shpirtin e mirё, sesa puna jo pёr hir tё Allahut dhe çfarё propagandon epshi e nuk ka gjё mё dёmtuese sesa kjo. Pra meleku qëndron nё tё djathtёn e zemrёs, ndërsa shejtani nё tё majtёn e saj. Lufta e vazhdueshme nuk ndalet, derisa tё vijё caktimi ( vdekja), nga kjo dynja. E gjithë e kota pёrgatitet nga shejtani dhe shpirtёkeqi, ndërsa drejtёsia pёrgatitet nga meleku, shpirti i qetё. Lufta ёshtё konkurencё e rivalitet dhe ndihma vjen vetëm me durim. Kush duroi dhe u mbёshtet me devotshmëri tek Allahu, i takon shpёrblimi nё dynja dhe nё ahiret.”
Nё pёrfundim tё kёtyre pikёllimeve, brengosjeve, mёrzitjeve, vesveseve, pagjumёsisё dhe cytjeve Aisheja ( r.a.  )  , nё njё hadith , thotё : “ i Dёrguari (a.s.) kur shkonte nё krevatin e tij, çdo natё i bashkonte shuplakat, frynte nё to pastaj lexonte :  (  Thuaj: “Ai është All-llahu, Një, i vetmi!)  ;  (  Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimeve…); (Thuaj: “Mbështetem te Zoti i njerëzve!), pastaj fёrkonte me to trupin duke filluar nga koka, fytyra e çfarё kishte mundёsi tё prekё nga trupi i tij. Këtë e vepronte tri herё.” Transmeton Buhariu.
Tё gjithё e njohim se surja el-Ihlas pёrmban vёrtetёsinё e besimit, surja el-Felek pёrmban kёrkimin e mbrojtjes sё Allahut [subhanehu ve teala] dhe strehimit tek Ai nga e keqja që e krijon dhe prej së keqes së natës së errët, kur terri mbulon, prej së keqes së ngatërrimtarit që ngatrresa trillon. Ndaj t’i pёrgjёrohesh Allahut nё dua para gjumit: “ O Zoti im, unё ta dorёzova Ty shpirtin tim. Ty ta kam dorёzuar çёshtjen time dhe fytyrёn e ktheva nga Ti. Te Ti strehova shtëpinё time. S’ka shpёtim dhe as strehim pёrveçse te Ti. Kam besuar nё librin Tёnd, tё cilin e ke zbritur ( Kur’anin ) dhe e kam besuar lajmёtarin qё dёrgove.’’ Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Lusim Allahun[subhanehu ve teala] tё na furnizojё me shpirtёra tё qetё, gjokse tё hapura, zemra tё pastra prej dyshimeve dhe prej epsheve, vetëm Ai ёshtё Dёgjuesi dhe Pranuesi i lutjeve tona .

Pёrshtati dhe Redaktoi
Abdusselam Ylber Tafa ,Agim MUÇANI

Falenderimi dhe i ter suksesi i takon/qendron vetem me All-llahun subhanehu ue teAla.