Terrorizimet nga Kisha Ortodokese ne Egjipte ndaj te Konvertuarve ne Islame

Ne linkun e meposhtem mund te shihni videon qe tregon terrorrin dhe presionin qe ushtron Kisha ortodokse kopte e Egjiptit ndaj femrave krishtereve qe pranojne Islamin (madje disa prej tyre jane zhdukur dhe nuk dihet per fatin e tyre).

Advertisements

Diktatura shpirtërore katolike dhe muslimanët shqiptarë

Diktatura shpirtërore katolike dhe muslimanët shqiptarë

Lajmet që në këto ditët e fundit janë transmetuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, ku si në Kuvendin e Kosovës dhe të Maqedonisë, ashtu edhe në të gjithë jetën politike të Tiranës është festuar 100 vjetori i lindjes së murgeshës katolike Gonxhe Bojaxhi (të njohur si Nënë Tereza), kanë qenë shumë tronditëse për ata shtetas shqiptarë apo kosovarë të besimit musliman (por jam i mendimit edhe ortodoksë, laikë, ateistë etj), të cilët vazhdojnë ti ushqejnë vetes besimin se vendet e tyre në mos që janë laike, do të vazhdojnë të paktën të ekzistojnë si shekullare edhe përgjatë shekullit të XXI.

Megjithatë, fushata shtetërore që është ndërmarrë në këto vitet e fundit si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, ku një personazh fetar i huaj, si Anjezë Bojaxhiu, po ju imponohet shqiptarëve si shenjtore kombëtare, shtyjnë shkruesin e këtij shkrimi të besojë se, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, të dy regjimet e korruptuara që perëndimi mban në pushtet mbi shqiptarët, po punojnë në mënyrë të pandalshme të instalojnë një diktaturë nacional-katolike mbi qytetarët e tyre me shumicë muslimane.

*          *          *

Mesha që është zhvilluar në Prishtinë me rastin e inagurimit të Katedrales Nënë Tereza, më 5 shtator 2010, ditën e 26 të Ramazanit dhe në prag të natës së Kadrit, në një kohë kur besimtarët muslimanë ishin në kulmin e adhurimit të tyre, tregon sesa e papërgjegjshme dhe e paturp është kthyer politika e sotme kosovare, e cila në të njëjtën mënyrë si edhe ajo e Tiranës, janë kthyer në klientë të bindur të urdhërave që marrin nga Vatikani dhe amerikanët. Personat që kanë ndjekur me vëmendje ditarin e transmetuar mbi inagurimin e Katedrales Nënë Tereza në emisionin e Zërit të Amerikës në shqip të datës 5 shtator 2010 apo lajmet në faqet e Radios Evropa e Lirë, nuk kanë mundur që të mos vënë re, sesi përveç lavdërimeve që mediat amerikane i kanë bërë fushatës katoliçizuese të Prishtinës, të dëgjojnë edhe fjalimin nacional-katolik të të dërguarit të Papës, arqipeshkvit të Tivarit, Zef Gashi, i cili Nënë Terezën në vend që ta trajtojnte siç i ka hije një kleriku, si punëtore të Kishës, është kujdesur ta tregojë si “përfaqësuesen më të mirë të popullit shqiptar” dhe se “atdheu i saj është këtu.” Fjalimi i Zef Gashit është mbështetur sa nga fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi aq edhe nga pjesëmarrja në meshë e një trupe ushtarakësh të flotës ajrore amerikanë, të cilët duke marrë pjesë në ceremoni të veshur me uniforma ushtarake sikur kanë dashur ti tregojnë muslimanëve kosovarë se nëse ata nuk janë të kënaqur me katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, mund të kenë punë me Forcat Ajrore Amerikane të cilat janë të keqfamshme nëpër botë për vrasjet e civilëve muslimanë që nga Afganistani e deri në Irak.

Fushata e përurimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë është shoqëruar me një mori aktivitetesh pararendëse sa në Tiranë aq edhe në Prishtinë. Në Tiranë kryeministri Berisha dhe ministri i tij i kulturës Ferdinand Xhaferraj kanë përkujtuar ditëlindjen e Nënë Terezës dhe shpallur vitin 2010 “Vitin e Nënë Terezës” dhe tamam si Herod Antipa i cili i preu kokën Gjon Pagëzorit për nder të ditëlindjes së vajzës së tij, edhe në Shqipëri, kryeministri Berisha e ka pritur ditëlindja e Nënë Terezës me rituale pagane si prezantime muzeale, koncerte e mesha publike, posterë gjigandë nëpër rrugët e kryeqytetit të cilët të nxjerrin mallin e festimeve të kohës së PPSH-së që bëheshin për Marksin, Engelsin, Leninin dhe Stalinin. Në festimin e ditëlindjes së Gonxhe Bojaxhiut nuk ka ngelur pas as opozita e Tiranës ku si presidenti Topi ashtu edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama janë zotuar përunjësisht përpara organizatës katolike “Unioni i Paqes” që të ndërtojnë një “Rrugë Paqeje” për ndër të Nënë Terezës”. Në celebrimin e figurës së Nënë Terezës në Tiranë, nuk ka ngelur pas as Nexhmie Hoxha e cila në intervistën që ka patur me gazetën Shekulli në datë 06/09/2010 ka lëpirë atë që burri i saj ka deklaruar për Terezën (duke e përshkruar si kurvë të kapitalizmit) dhe bashkuar korit të lavdërimtarëve të misionares katolike. Ndëra në shkrimin me titull “Shqiptarët përkulen para Nënë Terezës” që kryeministrit Berisha i është botuar në gazetën Panorama të datës 28 gusht 2010, kryeministri i një vendi si yni i cili deklaron në Kushtetutë se nuk ka fe zyrtare dhe persekuton vajzat me ferexhe dhe djemtë me mjekra që të mos hyjnë nëpër shkolla dhe institucione publike,  në emër të ndarjes së fesë nga shteti, ka kryer një akt adhurimi dhe idhujtarie publike, duke deklaruar se “sot me nderim të madh në 100-vjetorin e lindjes së nobelistes shqiptare përkulen qytetarët e të gjithë kombeve tjerë, pavarësisht nga besimet fetare, racat apo bindjet.”

Ndërsa në Kosovë, përveç inagurimit pompoz të Katedrales politike Nënë Tereza, president Sejdiu ka shpallur vitin 2010 “Vitin e Nënë Terezës”, e Kuvendi i saj ka kryer një seancë speciale adhurim-përkujtimi për ditëlindjen e plakës së Kalkutës ku kryeparlamentari Jakup Krasniqi i është drejtuar Ipeshkvisë së Kosovës duke e përshkuar Gonxhe Bojaxhiun si “Nëna dhe Motra jonë … në hapësirën tonë tokësore e qiellore.” “mrekulli, …shenjtëri… që s’është parë, as dëgjuar kurrë.” Në anën tjetër zelotët katolikë kosovarë, që nga Don Robert Jakaj e deri te Ndue Ukaj ndërsa lazdrohen nëpër internet nga gëzimi që kanë për këtë pushtimi kulturor që Kisha Romane po i bën kulturës shqiptare këmbëngulin nëpër shkrimet e tyre dhe facebook se “Katedralja e Re është ‘Nëna e të gjitha Kishave’ në Kosovë!”, “…është Simboli i Kosovës, siç është Statuja e Lirisë në Neë York!”, “Katedralja e Re -është Shenjtërorja fetare dhe kombëtare e gjithë shqiptarëve!”, “Katedralja e Re në Prishtinë i ka rrënjët në një histori shumëshekullore: në historinë e krishtërimit ndër shqiptarë – që duke i bërë ballë shpatave e shekujve – hyri në Mijëvjeçarin e tretë të Krishtërimit!” etj. Në shkrimin “Njëqindvjetori i lindjes së Nënës Terezë dhe Katedralja e Prishtinës” të botuar në revistën Drita, Ndue Ukaj që citon Milan Kunderën, i cili thotë se: “Kujtesa duhet vazhdimisht te ushtrohet qe te mund te funksionoj siç duhet” mitifikimin që i bëhet figurës së Terezës në këto tre dekadat e fundit, e nënkupton si kryqëzatë të katoliçizmit kundër Islamit “pas shumë e shumë shekujve zie” dhe imponimin e mitit të Terezës e sheh si pjesë të strategjisë së Kishës Romane-Katolike për të shndërruar katoliçizmin në fenë shtetërore të shtetit të ri kosovar.

Fushata e egër propagandistike që po ushtrohet në këto muajt e fundit si në Shqipëri, në Kosovë, por edhe në Maqedoni në përkujtim të figurës së Nënë Terezës ka shkuar paralelisht me një agresion të vazhdueshëm dhe konstant kundër Islamit. Në këto vitet e fundit organizma të shumtë perëndimorë dhe shqiptare nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër hoxhallarëve dhe besimtarëve muslimanë, shqiptarë e të huaj, të cilët janë sulmuar nëpër media, burgosur, dëbuar nga vendi, etiketuar si ekstremistë, larguar nga shkollat e institucionet shtetërore etj. Sulmi që ndërmerret kundër Islamit sot si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri e Maqedoni justifikohet në emër të ruajtjes së laicitetit dhe sigurisë kombëtare edhe pse në shumë raste politikanë si Menduh Thaçi në Tetovë dhe Hashim Thaçi në Prishtinë kanë deklaruar paturpësisht se ata nxiten në luftën kundër Islamit nga Perëndimi. Por ndërsa fushata kundër Islamit si në Shqipëri ashtu edhe matanë kufirit bëhet në emër të laicizmit, maskarada që po ndodh në këto javët e fundit si në Tiranë e në Prishtinë me shenjtërimin shtetëror të murgeshës katolike Nënë Tereza, diskreditojnë pretendimet e pushteteve të Tiranës dhe Prishtinës kundër Islamit dhe vërtetojnë frikshëm tezën që shumë shqiptarë nuk kanë dashur të besojnë deri më sot; atë që perëndimi po i kthen në diktatura shpirtërore të Kishës Katolike dy shtetet shqiptare në Ballkan.

Invazioni katolik në jetën kulturore, politike, shkencore e propagandistike të Shqipërisë dhe Kosovës mund të shihet në akademitë shkencore të të dyja vendeve, ku fanatikë katolikë e filokatolikë kanë marrë nën drejtim institucionet shkencore; e po ashtu në mediat, rrugët e sheshet e spitalet, ambasadat dhe konsullatat shqiptare, në bibliotekat kombëtare e nëpër librat shkollorë dhe emrat e shkollave të të dy vendeve, e deri te romanet e filmat pas-komunistë të Ismail Kadaresë, ku qytetarët shqiptarë që nuk duan, nuk janë, nuk ndjehen apo refuzojnë me përbuzje që të identifikohen me paganizmin roman-katolik, yshten e cyten nga regjimet e Tiranës dhe Prishtinës, të cilët duke përdorur aparatet dhe aparatçikët e tyre shtetërorë janë lëshuar në një orgji katoliçizuese publike nëpërmjet të cilës duan t’iu mbushin mendjen shqiptarëve që të parët e tyre nuk kanë qenë majmunë, siç pranohet me konsensus nëpër Evropë që nga koha e iluminizmit, por katolikë. Propagandimi skizofrenik i katoliçizmit politik shihet sot që nga rrugët e Prishtinës e Tiranës ku sheshet e Gjon Palit e Nënë Terezës të marrin frymën, te ndërtimi i kishave e katedraleve politike dhe shtëpive të Nënë Terezës, te propaganda e sëmurë e Radio Marias që me një dialekt të egër malësie të acaron nervat kur je në makinë në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë duke të ulëritur “lavdru qoftë Jezu Krishti”, te promovimi që Berisha i bën deputeteve myslymane të konvertuara në katolike si Melisa Doda (e shkolluar në Universitetin “Pontific Urbaniana”) dhe klanit të Jozefina Topallit, e deri te ata që lexojnë Gazetën Shqiptare të Karlo Bolinos në Tiranë e cila në çdo numër të Milosaos të bombardon me zbulimet e renegatëve – Etleva Lala e Musa Ahmeti, të cilët nuk lënë numër reviste pa propaganduar se ekzistenca e kombit tonë vjen falë Kishës Katolike.

Me ardhjen e Berishës në pushtet në Tiranë, pushtimi katolik i jetës kulturore, politike e mediatike të Shqipërisë ka gjetur heroinën e tij, provincialen Jozefina Topalli, e cila ska lënë katundar katolik pa zbritur në Tiranë e futur nëpër institucionet shkencore të kryeqytetit, siç ka bërë fjala bie me drejtorin e Qendrës Albanologjike të Tiranës Ardian Marashi i cili përdor Akademinë e Shkencave dhe aparatçikët e institucioneve shkencore të Tiranës për të organizuar (siç Mirela Baxhaku i quante) Mevlude Shkencore për Nënë Terezën. E njëjta gjë ndodh edhe me Nevila Nikën në Arkivin e Shtetit, Melisa Dodën në KKRT dhe me dhjetra e ndoshta qindra malësorë-katolikë që në këto vitet e fundit kanë zbritur në Tiranë e punësuar në institucionet shtetërore të Shqipërisë. Fushata katoliçizuese e Shqipërisë shihet edhe në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës ku vllahu-katolik Aurel Plasari i cili sëbashku me mikun e tij Fahri Balliun janë kampionë të Islamofobisë në Shqipëri, organizon përvit dhe pa i bërë “tërt” xhami i syzeve prej qorri që ka, ekspozita fetare me “shenjtorë shqiptarë” në Bibliotekën qe Plasari mban peng. Shenjtorët e Aurel Plasarit që vetëm shqiptarë nuk janë, janë të gjithë e padyshim të krishterë që nisin që me Nënë Terezën, Shën Vlashin, Shën Jeronimin, Shën Nikodemin, Shën Nifonin, Shën Lefterin, Shën Laurin, Shën Gjon Vladimirin, Shën Naumin, Shën Terinin, Shën Donatin, Shën Jan Kukuzelin e mbarojnë me Zojën e Këshillit të Mirë. Çka i bashkon të gjithë këta shenjtorë ortodoksë e katolikë janë padyshim mrekullitë e tyre fantastiko-fetare të cilat variojnë që nga “mrekullia” e Zojës së Kshillit të Mirë e cila i shfaqet katolikëve në qiell në ditën e Shën Markut, te serbi Shën Gjon Vladimir i cili lufton me hasmin duke mbajtur kokën e tij përdore, e deri te maqedonja Anjezë Bojaxhiu për të cilin Kisha Katolike pretendon të ketë bërë mrekullira duke shëruar të sëmurë me prekjet e saja magjike. Të gjithë këta shenjtorë propagandohen e celebrohen nga bibliotekari fundamentalist i Tiranës me paratë e taksapaguesëve shqiptarë.

Që Krishtërimi është ngritur mbi kësi përrallash e duke dhunuar e pushtuar liritë dhe hapësirat publike të njerëzimit për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi. Por ajo që të lëndon dhe revolton në atë që ne shohim sot në Tiranë dhe Prishtinë është paturpësia dhe arroganca që dy regjimet shqipfolëse janë duke treguar me imponimin holistik që ata po i bëjnë Anjezë Bojaxhiut, të cilën nga një misionare të Kishës Katolike, janë duke e kthyer dhe imponuar me dhunë si shenjtore kombëtare të një populli me shumicë muslimane. Imponimi i shpifur e Terezës si heroine kombëtare e një populli musliman ka shkaktuar shumë indinjatë në mesin e shqiptarëve. Revolta kundër proçesit nënëterezizues mund të lexohet kur dikush lexon komentet e njerëzve në gazetat kosovare dhe shqiptare në internet dhe listat e shumta në facebook. Shkruesit nëpër forume të ndryshme pyesin seç ka bërë Anjezë Bojaxhiu e cila edhe pse ska qënë kurrë nënë, shitet si Nënë, e që po i grabit paratë taksapaguesëve shqiptarë dhe po çon qeveritë shiptare të organizojnë origji të këtilla mediatike-fetare e politike nga Prishtina e deri në Tiranë. Shumë komentues pyesin me të drejtë çfarë ka bërë kjo grua për ne. Nga zbriti ajo dhe pse po propagandohet dhe imponohet në këtë formë ndaj një populli që nuk ka asnjë ndjesi për të? Ndue Ukaj shpjegon në njëfarë mënyrë filozofinë e Kishës Katolike pas fushatës nënëterezisuese. Sipas tij Kisha kërkon ti imponojë një memori katolike shqiptarëve në të njëjtën mënyrë siç bëri edhe Italia fashiste në gjysmën e parë të shekullit të XX kur mitizoi një numër klerikësh anti-semitë dhe fashistë shqiptarë duke i kthyer në etër të kombit. Ajo që po ndodh sot në të dy anët e kufirit shqiptar është vijimësi e politikave kolonizuese katolike-italiane me muslimanët shqiptarë.

Kur dikush sheh këtë fushatë mesjetare që Vatikani po ndërmerr me shqiptarët në këto kohë pyetja që çohet është se deri kur do të jenë të durueshëm shqiptarët dhe pranojnë tiraninë e Kishës Katolike që të pushtojë shtetet e tyre dhe tallet me identitetin e tyre fetar dhe kulturor? Kuptohet që pjesa më e madhe e shqiptarëve sot nuk kanë as kohë e as nerva që të merren me Nënë Terezën dhe nënëterezistët pasi kaurët e Perëndimit e kanë zhytyr si Kosovën ashtu edhe Shqipërinë në një varfëri të thellë e cila nuk i lejon që të merren me fushatën e nënëterezistëve. Por në anën tjetër nëpër faqet e internetit shumë qytetarë shkruajnë e protestojnë kundër maskaradës katolike që Tirana dhe Prishtina po bën me paratë e taksapaguesit shqiptarë të cilëve po ju imponohet një heroinë e pakuptimtë. Por ndërsa nëpër interent unë lexoj shumë shqiptarë që protestojnë kundër dhunimit që politika e Tiranës dhe Prishtinës po i bën identitetit të tyre, në Tiranë ka akoma shumë muslimanë të cilët besojnë se Sali Berisha dhe Partia Demokratike janë në anën e tyre. Ka nga disa muslimanë që janë bërë pjesë e makinës elektorale të Partisë Demokratike dhe që Berisha i përdor si yzmetqarë të tij, të cilëve ndërsa jua katoliçizon vendin dhe nuk i lejon të ndërtojnë xhami në Tiranë, i përdor si legena nëpër fushatat e tija elektorale dhe i korrupton me ndonjë vend pune në administratën publike. Muslimanët e Tiranës dhe Shqipërisë, ashtu si edhe ata të Kosovës dhe Maqedonisë, nëse duan që vendet e tyre të mos kthehen në diktatura katolike, duhet të kuptojnë që punët nuk po shkojnë mirë me të ardhmen e tyre. Kisha Katolike po i kthen shtetet e tyre në shtete idhujtare / mushrike, dhe Nënë Terezën po e kthen në Latin dhe Uzanë modern të shqiptarisë. Përballë idhujtarizmit shtetëror që sot regjimet e Tiranës dhe Prishtinës po bëjnë me shtetet dhe identitetin e shqiptarëve, taksapaguesit muslimanë shqiptarë kanë për detyrë që të ringjallin synetin e profetit Ibrahim dhe Muhamed, të bëhen qytetarë dhe ndërmarrin aksione civile për ti thënë ndal idhujtarisë institucionale katolike që regjimet e Tiranës dhe Prishtinës po projektojnë mbi ta. Dhe një mënyrë për ti thënë ndal pushtimit shpirtëror që po bëhet sot kundër tyre, është organizimi politik i muslimanëve në Shqipëri, në Kosovë e Maqedoni, dhe refuzimi politik i idhujtarisë që po ju imponon Kisha Katolike me zagarët e saj që janë në pushtet.

Ditëlindja fatkeqe e papës në zgjerimin e krizës katolike.

Ditëlindja fatkeqe e papës në zgjerimin e krizës katolike.


http://www.washingtonpost.com/wp-dyn/content/article/2010/04/16/AR2010041601699.html

Tom Heneghan, Editor i Religjionit

Reuters

Premte, 16 Prill, 2010; 8:32 AM

Vatikan – Papa Benedikti u bëri thirrje katolikëve që të luten për Kishën e tyre, në ditëlindjen e tij të 83t, kjo vije pas daljes në shesh edhe të shumë detaleve tjera lidhur me krizën e abuzimeve seksuale dhe pas shtytjes (detyrimit) që i bënë viktimat për të kërkuar falje gjatë qëndrimit të tij në Maltë këtë vikend.

Një ditë pas deklaratës Kisha duhet të pendohet për mëkatet e saj, – iu drejtua vizitorëve bamirës prej Shteteve të Bashkuara: “Në këto ditë, unë u kërkoj juve që të luteni për nevojat e Kishës universale” kështu ajo mund të rikthej “shenjtërinë, unitetin dhe zellin misionar”.

Urime të shumta për ditëlindjen  i erdhën prej prelatëve katolikë dhe politikanëve Italian, por nuk është përmendur ndonjë planifikim zyrtar për këtë ngjarje.

Humori mund të jetë i çfarëdoshëm, por vështirë të jetë festiv në Vatikan, ku priftërinjtë i nënvizojnë vazhdimisht bisedat e tyre me fraza “në këto kohë të vështira…” Thirrja e Benediktit për pendim ishte referim i rrallë publik për skandalet që e kanë goditur Kishën.

Ata e kërcënojnë me errësim udhëtimin e tij për në Maltë që do të mbahet të shtunën dhe të dielën, ngase fillimisht është dashur të përkujtohet 1950 vjetori i përmbytjes së anijes së Shën Palit, misionarit të madh të krishterimit të hershëm.

“Unë dua të takoj papën” është shprehur Lawrence Grech, njëri prej 10 burrave maltez që ka apeluar (proceduar) kundër abuzimeve seksuale, në Televizionin Reuters në Valleta.

Është vënë në dukje që papa Benedikti gjatë takimit dhe kërkimit të faljes që iu bëri viktimave të abuzuara, gjatë vizitës në Shtete të Bashkuara dhe në Australi u tha: “Unë nuk mendoj se do të ishte kaq e vështirë për tu përballuar sikur e njëjta gjë të bëhej në Maltë”.

Kardinali PËRGËZON peshkopin e dënuar.

Zëdhënësi i Vatikanit rev.Frederiko Lombardi deklaroi se papa ishte i gatshëm që të takonte më shumë viktima por jo nën presionin e mediave. Ai nuk e përmendi nëse do të ketë mundësi të takojë edhe viktimat në Maltë.

Vatikani u godit edhe nga zbulimi i një tjetër turpi të ënjtën në mbrëmje, kur në një faqe të internetit u postua një letër nga sen.Curia kardinal i lartë, i cili përzemërsisht përgëzoj peshkopin francez, i cili në 2001 nuk e denoncoj në polici priftin që kishte vet-pranuar abuzimet.

Kardinali Dario Castrillon Hoyos, i cili në atë kohë ishte në krye të departamentit të Vatikanit, përgjegjës për priftërinjtë në të gjithë botën, i tha peshkopit Pierre Pican të Bayerux-Liseux që ai ishte model për të gjithë peshkopët për sjelljen e tij në këtë rast  që e shokoj Francën.

Prifti rev.Rene Bissey u dënua me 18 vjet burg për shkak të abuzimit seksual ndaj 11 djemve, ndërsa Pican mori një dënim me pezullim tre-mujor për mos raportim të krimeve.

“Unë të përgëzoj ty për shkak të mos denoncimit të priftit tek administrata civile,” – shkruan Castrillon Hoyos.

“Për të inkurajuar vëllezërit në peshkopatë në këtë fushë delikate, ky përgëzim do tu dërgohet si kopje e kësaj letre të gjithë peshkopëve të konferencës”.

Barbara Dorris prej SNAP, një grup nga Shtetet e Bashkuara i themeluar për të mbështetur viktimat e abuzimit seksual nga klerikët, e përshkruan këtë letër si dokumentin “më të thënë dhe më shqetësues” ndër dokumentet e brendshme të Kishave, të cilat po publikohen në momentet kur vazhdimisht e më shumë po vihet në dukje kriza e abuzimeve.

“Në atë se çfarë tjetër bëri ky institucion, meriton një lëvdatë të lartë zyrtare kolegu për fshehjen e kriminelëve prej policisë?”– Ajo pyeti në deklaratën e saj.

Zëdhënësi Lombardi ngriti vetullat ndër vrojtuesit e Vatikanit, duke mos mohuar origjinalitetin e letrës dhe vetëm duke thënë se ishte e drejtë të caktohet një mënyrë trajtimi për të gjitha rastet e abuzimeve të klerikëve me të miturit te Kardinalit Jozef Ratzinger – tani papë – në 2001.

Vatikani rrallë lënë të kuptohen në publik tendosjet e marrëdhënieve në  hierarkinë e tyre. “Vatikani tregoj panjërzillëkun e vet me rastin e abuzimeve seksuale” – shkruan National Catholic Reporter, Shtete të Bashkuara.

(Edituar nga Michael Roddy)

Dyshimi i Nënë Terezës në letrat e fshehta: Ku është besimi im?

Dyshimi i Nënë Terezës në letrat e fshehta: Ku është besimi im?

Brian Kolodiejchuk

Një përmbledhje e shkrimeve të Nënë Terezës është botuar pak ditë më parë, në londinezen “The Times”. Janë ekstrakte nga korrespodenca me miqtë e shenjtores.

“Kjo grua, shkruan gazeta, nuk lëkundej nga varfëria apo kritikat, por nga dyshimet që kishte për besimin e saj”. Ndër to, në një prej letrave ku Nënë Tereza shkruan për dyshimin, ajo thotë se “nuk ka besim, se këto mendime dhe fjalë ka frikë për t’i shprehur, pasi pastaj vuan në agoni nga ajo që mendon”. “Nëse ka Zot, atëherë kërkoj falje nga ai. Besoj se e tëra ka për të përfunduar në qiell, me Krishtin”, sjell “The Times”, në vazhdim. “Vendi i Zotit në shpirtin tim është i zbrazët. Në mua nuk ka Zot. Kur dhembja e mallit (për të) është aq e fuqishme unë vetëm digjem e digjem nga malli dhe atëherë e ndiej se Ai nuk është aty”. E tërë jeta ime është përplot me kundërshtime. Unë i ndihmoj shpirtrat për të shkuar ku? Pse e gjithë kjo? Ku është shpirti në vetë qenien time”?, vazhdon shkrimi. Ajo megjithatë në njërin shkrim thotë se përkundër asaj që ajo ndien, ajo vazhdon t’i buzëqeshë, si Zotit ashtu edhe të tjerëve.Një koleksion i shkrimeve të Shenjtës së Kalkutës, e tregon atë shumë të shqetësuar nga varfëria dhe kritikat, por të torturuar nga dyshimet mbi besimin e saj. Më 17 gusht 1948, e veshur me një sari të bardhë me shirit blu, Nënë Tereza, një murgeshë evropiane jo vetëm në Indinë e sapo pavarur, ka vendosur të fillojë një jetë të re si Misionare e Bamirësisë. Mënyra e saj e jetesës do të ishte e re sa edhe kostumi i saj. Duke marrë parasysh “varfërinë absolute”, si pjesë esenciale të misionit të saj të ri, ajo zgjodhi të largohej nga komuniteti Loreto me vetëm pesë rupi. Kalkuta, me të cilën u përball, ishte ndikuar nga Lufta e Dytë Botërore, kriza e vitit 1943 dhe sherret e vazhdueshme. Menjëherë pasi India fitoi pavarësinë, fluksi i njerëzve në kryeqytetin e Bengalit ishte shumë i madh dhe banorët e rrugëve ishin nën mëshirën e sëmundjeve, urisë dhe të pangrënët.

Në ditën e saj të parë në lagjet e varfra të Kalkutës

“Në orën 8 të mëngjesit Veronika Gomes, (udhërrëfyesja ime për në zonat e varfra) dhe unë dolëm. U nisëm në Taltala dhe shkuam në çdo familje katolike. Njerëzit ishin të kënaqur, por kudo kishte fëmijë. Dhe çfarë pisllëku dhe mjerimi, çfarë varfërie dhe dhimbje. Fola shumë pak: Vetëm pastrova disa plagë, dhe u dhashë ilaçe disave. Një plaku të shtrirë në rrugë, tërësisht i vetëm, i sëmurë dhe duke vdekur, i dhashë karborson dhe ujë dhe ai më ishte kaq çuditërisht mirënjohës. Shkuam në pazarin e Taltalas, dhe atje ishte një grua shuam e varfër duke vdekur, mendoj më shumë nga uria sesa nga tuberkulozi. Çfarë varfërie. Çfarë dhimbje. I dhashë diçka që do ta ndihmonte të flinte, por gruaja më përgjërohej të kujdesesha për të. Pyesja veten se edhe sa kohë do të zgjaste, (temperatura e saj ishte 35.56 gradë C). Ajo kërkoi disa herë të rrëfehej dhe Lidhje shpirtërore. Unë aty ndjeva vetë varfërinë time, sepse unë nuk mund t’i jepja asgjë asaj gruaje të mjerë. Bëra çdo gjë që munda, por nëse do të kisha qenë në gjendje t’i jepja një filxhan me qumësht të ngrohtë, trupi i saj i ftohtë do të mund të merrte pak jetë. Duhej të përpiqesha dhe të ikja diku afër, për të kërkuar tek njerëz të tjerë gjërat që më duheshin”.

Mbi ata që e kritikuan shenjtoren

Përveç varfërisë, mjerimit dhe pasigurisë me të cilat përballej nënë Tereza, kishte edhe kritika. Kjo nuk e alarmoi atë, siç treguan mënyrat e saj të besimit. “Unë besoj se disa po thonë se çfarë vlere ka puna e të ulëtëve mes më të ulëtëve; po nëse të mëdhenjtë, të diturit dhe të pasurit janë gati të vijnë, është mirë t’u japim forcë të plotë atyre. Po, le t’i lëmë ta bëjnë këtë. Mbretëria duhet të predikohet tek të gjithë. Nëse të pasurit hindu dhe myslimanë do mund të kishin dhënë të gjithë shërbimin dhe përkushtimin e kaq shumë priftërinjve dhe murgeshave, sigurisht të varfrit e të varfërve dhe të ulëtit e të ulëtëve mund të kenë dashurinë dhe përkushtimin tonë më pak. ‘Motra e lagjeve të varfra’ më quajnë mua, dhe unë jam krenare të jem e tillë veç për dashurinë dhe lavdinë e Tij”, shkruan në një tjetër letër ajo.

Mbi nisjen e misionit

Në vitin 1950 u formua zyrtarisht Shoqëria e Misionares së Varfërisë në Kalkuta; vitin tjetër motrat filluan periudhën e stazhit si Misionare të Bamirësisë. Por jo të gjithë e mbështetën më pas reputacionin e Nënë Terezës për mëshirën dhe përuljen. Akuza dhe thashetheme u përhapën mes murgeshave të Loretos dhe Bijave të Shën Ann. Nënë Tereza i besoi Arqipeshkvit të Kalkutës, Rev Ferdinand Périer: “Unë po përballem mirë me Djallin dhe punën, ndërsa puna e tij vazhdon. Një ditë gjithçka do të jetë e qartë. Unë e dua Loreton, po aq shumë nëse nuk mund të them më shumë tani sesa e kam dashur për kaq shumë vjet. Unë lutem për ta shumë shpesh, dhe ‘persekutimi’ i tyre më bën ta dua më shumë zanatin tim të ri”.

Mbi përgjërimin

Tre vite më vonë, Nënë Tereza dha një përshkrim të detajuar të eksperiencës së saj shpirtërore. “Unë dua t’ju them diçka, por nuk di se si ta shpreh. Unë po përgjërohem … të jem e gjitha për Zotin, të jem e shenjtë në një farë mënyre, që Jezusi të mund të jetojë jetën e tij brenda qenies sime. Sa më shumë e dua atë, aq më pas ndjehem e dëshiruar. Unë dua të dua atë siç Ai nuk është dashur më parë, por prapë është ajo ndarja, ajo zbrazëtirë e tmerrshme, ajo ndjesi e mungesës së Zotit. Unë nuk po ankohem, unë dua vetëm të shkoj gjatë gjithë udhës me Krishtin”, shkruan shenjtorja, duke vazhduar më tej, “më thonë çfarë mund të bëjë fëmija juaj. Unë dua të bindem me çdo kusht, dhe nëse ju më thonë të vazhdoj kështu deri në fund të jetës sime, unë jam gati të bindem më gëzim. Ka kaq shumë kontradikta në shpirtin tim. kaq shumë dëshirë për Zotin, kaq thellë sa është e dhimbshme, një dhimbje e vazhdueshme, dhe ende jo e kërkuar nga Zoti, e refuzuar, e zbrazur, pa besim, pa dashuri, pa zell. Shpirti nuk ka asnjë tërheqje – Parajsa nuk do të thotë asgjë: për mua ajo duket si vend i zbrazur – por ende me këtë torturën për dëshirën për Zotin. Lutuni për mua, ju lutem, që unë të vazhdoj t’i buzëqesh Atij përtej gjithçkaje. Unë jam e lumtur në mënyrë perfekte që jam askush, edhe për Zotin”.

Mbi lebrën

“Kushtet nën të cilat familjet e lebrozëve jetonin ishin të tmerrshme. Unë do të doja t’u jepja atyre shtëpi më të mira, t’i ngrija ata afër Zemrës së Shenjtë, t’i bëj që ta dinë se edhe ata janë fëmijë të dashur të Zotit dhe kanë një arsye për të jetuar. Unë dua të ndërtoj dalëngadalë një fshat të vogël, ku lebrozët tanë të jetojnë jetë normale. Nëse vetëm ta dinit se çfarë po kalon nëpër zemrën time. Ndonjëherë dhimbja është kaq e madhe, saqë unë ndjej sikur çdo gjë mund të thyhet. Buzëqeshja është një mantel i madh, që mbulon dhimbje të shumëfishta”, shkruan në një tjetër letër.

Mbi udhëtimin e saj shpirtëror

Në vitin 1957 prifti jezuit, Joseph Neuner, ka shkruar një artikull për Nënë Terezën në një revistë misionare gjermane. Pak vite më vonë ai vizitoi Kalkutën dhe ata u takuan përsëri. Më pas ajo i shkroi atij, duke përshkruar pikat kryesore të udhëtimit të saj shpirtëror: “Në Loreto, At, unë isha shumë e lumtur. Mendoj murgesha më e lumtur. Më pas erdhi thirrja. Përsëri e përsëri. Ai kërkoi në vitin 1946. Unë e dija që ishte Ai. Frikë dhe ndjenja të tmerrshme – frikë se mos kisha vdekur. Por ndërsa unë jetoja gjithnjë në bindje unë e vura të tërë qenien time përpara atit shpirtëror, me shpresën se gjatë të gjithë kohës ai do të thoshte se ishte i gjithë mashtrim i Djallit. Por jo, njëlloj si zëri, ai tha se është Jezusi ai që po të thërret. Më pas … Superiorët e mi më dërguan në Asansol [Bengali Perëndimor] në vitin 1947. Dhe atje [atje ishte] ndodhi sikur Zoti ynë e dha veten e tij plotësisht brenda meje. “Puna filloi në dhjetor 1948. Në vitin 1950, dhe ndërsa numri i Motrave rritej, rritej edhe puna. Tani, At, që në vitin 1949 apo 1950 lindi kjo ndjesi e tmerrshme humbjeje, kjo errësirë e pa treguar, kjo vetmi, kjo dëshirë e vazhdueshme për Zotin, e cila më jepte dhimbje deri thellë në zemër. Errësira është e tillë sa unë nuk mund ta shoh, as me mendjen time as me arsyen time. Vendi i Zotit në zemrën time është i zbrazët. Nuk ka Zot brenda meje. Kur dhimbja e është kaq e madhe dhe e gjatë për Zotin dhe më pas është ajo që ndjej sikur Ai nuk më do, Ai nuk është atje. Jeta ime duket kaq shumë kontradiktore. Unë ndihmoj shpirtrat – për të shkuar ku? Pse e gjithë kjo? Ku është shpirti në qenien time? Zoti nuk më do. Ndonjëherë unë dëgjoj vetë zemrën time që bërtet ‘Zoti im’ dhe asgjë nuk përgjigjet. Torturë dhe dhimbje që nuk mund ta shpjegoj. Që fëmijë unë kam pasur një dashuri shumë të ëmbël për Jezusin në Betimin e Shenjtë, por edhe kjo është larguar. Megjithatë unë nuk do ta humbisja lidhjen shpirtërore për asgjë. “E shikoni, At, sa kontradikta në jetën time. Unë përgjërohem për Zotin, unë dëshiroj ta dua Zotin, të jetoj vetëm me dashurinë për Të, por ende nuk ka asgjë tjetër veç dhimbje, përgjërim dhe aspak dashuri. Vite më parë, rreth 17 vjet që tani, unë lidha veten me dhimbje të Mëkatit Mortor, se nuk do ta refuzoja për asgjë. Që atëherë, unë e kam mbajtur këtë premtim dhe kur ndonjëherë errësira është shumë e errët dhe unë jam në kufi për t’i thënë ‘jo’ Zotit, por kujtimi i atij premtimi më zgjon. “Unë dua vetëm Zotin në jetën time. ‘Puna’ është e vërtetë dhe vetëm e Tij. Ai drejton çdo lëvizje që unë kryej, ai vendos fjalët në gojën time, më bën t’u mësoj Motrave udhën. Gjithçka dhe çdo gjë në qenien time është Ai. Kjo është arsyeja, që kur bota më mburr mua kjo nuk e prek shpirtin tim. Përpara se unë të kaloj orë para Zotit tonë, ta dua Atë, të flas me Të; tani edhe çdo meditim shkon siç duhet. Por ende thellë në zemrën time ai përgjërim për zotin vazhdon të çajë errësirën. Kur jam duke punuar apo takon njerëz kam një ndjesi, që është dikush tjetër që jeton shumë pranë, brenda meje. Unë nuk e di se çfarë është por shumë shpesh, ajo dashuri për Zotin bëhet vërtet shumë reale. Unë e gjej veten duke i thënë Jezusit pa vetëdije shprehje të çuditshme dashurie. “Shumë shpesh tentoj të përdor ushqimin që iu jap motrave, por unë nuk mund ta bëj kurrë këtë. E njëjta për librat shpirtërorë. Të gjithë këto gjëra ishin kaq të natyrshme brenda meje, derisa Zoti ynë erdhi plotësisht në jetën time. Unë e desha Zotin me të gjitha fuqitë e një zemre fëmijërore. Ai ishte qendra e gjithçkaje që unë kisha thënë dhe bërë. Tani At, është kaq errësirë, kaq ndryshe, por ende gjithçka e imja është e Tij, megjithëse Ai nuk më do, nuk kujdeset për mua. Kur puna filloi, me gjithë zemrën time unë pranova gjithçka. Motrat e mia, At, janë dhurata e Zotit për mua, ato janë të shenjta për mua, secila prej tyre. I dua më shumë sesa dua veten. Zemra shpirti dhe trupi im i përkasin vetëm Zotit, që ai i ka hedhur tutje si fëmija i padashur i dashurisë së tij. Dhe me gjithë këtë, At, unë e kam marrë vendimin që të jem në dispozicion të Tij. Le të bëjë me mua çfarë të dojë, si të dojë, për sa kohë të dëshirojë. Nëse errësira ime është dritë për ndonjë, edhe nëse ai nuk do të jetë asnjë për askënd, unë jam e lumtur në mënyrë perfekte të jem lulja e Zotit në fushë”.

Mbi këmbënguljen

Në shtator 1962, duke i shkruar Reverendit Laurence Picachy (më pas Arqipeshkv i Kalkutës), Nënë Tereza nënvizoi errësirën e anës së saj të brendshme. “Ditën tjetër nuk mund t’ju them se sa keq u ndjeva. Kishte një moment kur unë gati sa refuzova të bindem. Me qëllim mora tespihet dhe shumë ngadalë, pa medituar apo menduar, fola ngadalë dhe me qetësi. Momenti kaloi por errësira ishte kaq e errët, dhimbja kaq e dhimbshme. Por unë u binda për çfarëdo që më dha Ai dhe dhashë çfarëdo që Ai mori. Njerëzit thonë se po lëshohen më afër Zotit, duke parë besimin tim të fortë. A nuk janë këta njerëz të mashtruar? Çdo herë që unë kam dashur të them të vërtetën, ‘Unë nuk kam asnjë besim’, fjalët thjesht nuk më vinin, goja ime mbetej e mbyllur. Megjithatë kam ende buzëqeshjen për Zotin mbi të gjitha”.

(Marrë nga The Times)

Letrat e shenjtores botohen në Londër

Në këtë libër të ri me letrat personale të Nënë Terezës, që pritet të dalë së shpejti në Londër del në pah se gjatë jetës së saj, shenjtorja Nënë Tereza kaloi një krizë besimi dhe kishte përjetuar ndjesinë se ishte braktisur nga Krishti. Vitet e errëta shpirtërore të Nënë Terezës nuk ishin bërë publike deri tashmë. E ndërsa një vit më parë u bë publik dhe lajmi për publikimin e tyre. Sipas gazetës “The Times” të datës 5 gusht 2008, mësohet se nga dita në ditë pritet që libri i shenjtores të pushtojë libraritë. Përpëlitjet e Nënë Terezës me dyshimet për besimin e saj duken qartë në letrat e saj private, kur shkruante se ndjente “një errësirë të tmerrshme brenda saj”. At Brian Kolodiejchuk redaktoi librin “Bëhu drita ime: Letrat personale të shenjtores së Kalkutës” që doli nëpër librari anglisht. Ai e kishte njohur Nënë Terezën për 20 vjet. “I gjithë libri është si një koment për atë që unë e quaj objektivi i misionit të Nënë Terezës: Nëse bëhem ndonjëherë shenjtore, do të jem shenjtorja e errësirës. Nuk do të jem e pranishme në Parajsë, por do t’u ndriçoj rrugën e atyre që janë mbështjellë nga terri në tokë”.

Mbi dyshimin

Por Nënë Tereza ishte e paaftë të shprehte veten, edhe tek ata që besonte më shumë, të cilët kontribuonin në ndjesinë e saj të izolimit. Megjithatë në lutje ajo mund ta shprehte veten, dhe dyshimet për besimin e saj, me lehtësi. “Zoti im, Perëndia im, kush jam unë që Ju të më mohoni? Fëmija i dashurisë Suaj, dhe tani jam bërë më e urryera, fëmija që ju keni hedhur tutje si të padëshiruar, të padashur. Unë thërras, unë kacavirrem, unë dua dhe ende nuk ka Asnjë që të më përgjigjet, Asnjë të cilit t’i thërras. Errësira është kaq shumë e errët dhe unë jam vetëm. E padëshiruar, e mohuar. Vetmia e zemrës që do dashuri është e padurueshme. Ku është besimi im? Edhe thellë brenda meje nuk ka asnjë përveç se zbrazëtirë dhe errësirë. Unë nuk kam besim. Nuk guxoj të shpreh fjalët dhe mendimet, që rrotullohen në zemrën time dhe më bëjnë të vuaj në agoni të pathënë. Kaq shumë pyetje pa përgjigje jetojnë brenda meje. Kam frikë t’i zbuloj ato, për shkak të blasfemisë. Nëse Zoti është atje, të lutem më fal. Besoj se çdo gjë do të marrë fund në parajsë me Jezusin. Kur unë përpiqem t’i ngre pyetjet e mia në parajsë ka kaq zbrazëtirë bindëse, saqë ato pyetje kthehen si thika të mprehta dhe ngulen në shpirtin tim. Dashuria, fjala, nuk sjell asgjë. I them vetes se Zoti më do, por prapë realiteti i errësirës dhe ftohtësisë dhe zbrazëtirës është kaq i madh sa asgjë nuk e prek shpirtin tim. Përpara se të fillonte puna kishte kaq shumë unitet: dashuri, besnikëri, besim, lutje, sakrificë. A mos bëra gabimin e dorëzimit verbërisht thirrjes së Zemrës së Shenjtë? Puna nuk është një dyshim, sepse unë jam e bindur se është e Tij, jo e imja. As edhe një mendim i vetëm apo ngasje hyn në zemrën time për të pretenduar ndonjë gjë në këtë punë. Eshtë manteli me të cilin unë mbuloj zbrazëtirën dhe mjerimin”.

http://www.panorama .com.al/index. php?id=17762

Shkaqet e konvertimit të disa muslimanëve kosovarë

T’i marrim fëmijët e muslimanëve dhe t’i sjellim në vendet tona, kështu t’i ushqejmë me kulturën tonë, e pastaj t’i kthejmë në vendin e tyre.” (Nikson).

Shkaqet e konvertimit të disa muslimanëve kosovarë

Nikson, ish-kryetar i Amerikës, kur ishte pyetur se cili është problemi qe t’i largojmë muslimanet nga parimet islame, ai ishte përgjigjur: “Problemi thelbësor është Islami”. Dhe më pas kur u pyet se si të zgjidhet ky problem? Ai u përgjigj: “T’i marrim fëmijët e muslimanëve dhe t’i sjellim në vendet tona, kështu t’i ushqejmë me kulturën tonë, e pastaj t’i kthejmë në vendin e tyre”.

Pas luftës së fundit, gjendja ekonomike është shkatërruar dhe keqësuar në mënyrë drastike. Me mbarimin e luftës, të gjithë e dimë se Kosovës iu kishin mësy shumë organizata misionare krishtere. Ky është një fat që pret çdo vend të dalë nga lufta. Kështu kishte ndodhur edhe në Shqipëri pas rënies se komunizmit, po ashtu edhe në Bosnjë, Ruandë, e në shumë vende tjera të botës.

Nuk ka dyshim se skamja e tepërt të shpie në mosbesim. Njeriu doemos duhet kërkuar furnizimin (rizkun) që Allahu i Plotfuqishëm ka caktuar për të.

Për të arsyetuar realitetin e hidhur në Kosovë, në vazhdim po sjell rastin e konvertimit të një familje kosovare:

Rastin e fundit, i cili ndodhi në fshatin Dobrevë të Fushkosovës, se si një familje me përkatësi islame, pas incidentit të ndodhur, ku vajza e tyre ishte lënduar në kokë  dhe si rezultat kërkohej që sa më parë të operohej pas atij incidenti të vetshkaktuar, si rrjedhojë, familja nuk kishte pasur mundësi të shërojë vajzën, më pas kanë kërkuar ndihmë nga të gjitha shoqatat islame dhe nuk kanë gjetur asnjë përkrahje, ajo që të bënë të pikëllohesh është se, familja në fjalë ka kërkuar ndihmë nga kishat dhe më tutje kisha ka ndihmuar familjen në fjalë, mirëpo rezultatet qenë të tmerrshme, familja është konvertuar në krishterizëm.

Nuk dyshoj aspak se për të marrë diç nga të krishterët, apo pasuesit e feve tjera, padyshim se do të vënë disa kushte. E unë mendoj se prindi i kësaj vajze, si duket është lodhur nga kërkesat dhe ka vërejtur se si jomuslimanët u janë përgjigjur kërkesës së tij, prandaj, është pikëlluese kur për shkak të ndihmës financiare, është detyruar të konvertohet. Prandaj, kriza ekonomike ka bërë që shumë familje të konvertohen edhe për arsye të ndryshme, si f.v. marrjes së bursave, apo dhënies së nënshtetësive, ofrim pune jashtë vendlindjes, etj..

Jam thellësisht i bindur se raste të tilla ka edhe në vende tjera të Kosovës, siç është rasti i ndërtimit të shtëpive familjeve të prekura nga lufta, jetimëve, skamnorëve, pra, këtu kemi një rrezik të madh që i kanoset vëllezërve dhe motrave kosovare.

Të ndalemi pak në rastin e sipërpërmendur. A mos vallë kosovarët nuk kanë mundësi të ndihmojnë rastet e tilla? Apo thjesht, nuk dëshirojnë të dëgjojnë për raste të tilla. Të gjithë e dimë se në Kosovë ka njerëz të pasur, mirëpo faji kthehet tek ne, po, tek ne liderët, prijësit fetarë, imamët, që shumë pak punojmë në këtë drejtim. Nga ne kërkohet që t’i thërrasim në Islam, ngase njerëzit e fortë në këtë rast, padyshim që sjellin ndihmë dhe prosperitet për fenë e Allahut. A nuk lutej Pejgamberi alejhi selam, që Umeri të kalojë në Islam? Ai ishte njeri që të gjithë i kishin frikën. Në mesin e shokëve të Pejgamberit alejhi selam, kishte edhe njerëz shumë të pasur, të cilët ndihmonin fenë e Allahut vazhdimisht. Dikush mund të thotë se a ky qenka qëllimi i Islamit; t’i ftojmë njerëzit dhe më pas, nga ta të përfitojmë? Jo, nuk është ashtu, mirëpo Allahu xh.sh. ka porositur që thirrja të mos veçohet vetëm ndaj atyre që rregullisht falen në xhami, pasi që ata veç kanë kuptuar fenë dhe nuk duhet të kemi aq frikë rreth Islamit të tyre. Me ketë dua të them që kornizat thirrjes (da’vetit) duhet të marrin përmasa edhe me të gjëra; të mos përkufizohemi vetëm brenda mureve të xhamisë, të dalim edhe ne dhe të vizitojmë familjet, të cilat nuk kanë fare njohuri se nga hyhet në xhami. Mos të mjaftohemi vetëm me një ligjëratë të së premtes, por të punojmë ashtu siç punojnë edhe misionarët e krishterë ditë e natë. Mos të arsyetohemi se fondet e tyre janë të majme, ndërsa ne nuk kemi bukë për të ngrëne. Edhe në Kosovë u derdhën shumë fonde, por shumë shpejt u keqmenaxhuan dhe si rrjedhojë, sot në vendin tonë shoqatat islame mund t’i numërosh në gishta. Më vonë do të përmendim numrin e shoqatave krishtere dhe atyre protestante.

A ka ndonjë rrezik për kosovarët nga shoqatat krishtere-protestan te në Kosovë?

Një karakteristikë tjetër e gjendjes së besimeve fetare ndër kosovarët e sotëm, është edhe fakti se shqiptarët ende nuk e kanë fenë si objekt të parë të diskutimeve të tyre të përditshme me njëri-tjetrin. Kam dëgjuar shumë vëllezër besimtarë kosovarë duke thënë se, nga këto shoqata nuk ka fare rrezik, ata mendimin e tyre e mbështesin në atë se, shoqatat janë numër i vogël, nuk kanë pasues të shumtë. Ndërsa, për sa i përket mendimit tim si hulumtues i këtij punimi, mund të them se, rreziqet janë shumë të mëdha. Këtë e them duke u bazuar në fakte dhe argumente bindëse se, shumë nga shoqatat prezente në Kosovë mësojnë fëmijët kosovarë, ushqejnë ata me ide e trillime të ndryshme. Kush  mund të zbulojë këtë dukuri, kur prindërit e tyre nuk kanë njohuri të mjaftueshme ndaj Islamit apo feve tjera, apo thënë më mirë, nuk posedojnë fare njohuri. Ata duke parë se fëmija i tyre po mëson gjuhën angleze në kurset e tyre, është avancuar në përdorimin e kompjuterit, participon në shumë gara dhe ekskursione, me këtë ata edhe krenohen. Andaj, misionarët, të nderuar lexues dhe dashamirë të dijes, nuk mendojnë sikur ne. Është e vërtetë se nuk kanë asnjë të vërtetë mbi atë që thërrasin, mirëpo, si gjithherë, me metodat e tyre profesionale, mënyrën e të vepruarit me masën, punën dhe aktivitetet e tyre të pandërprera, ka bërë që vëllezërit dhe motrat tona muslimane, t’i ulin pranë tyre, t’u shpjegojnë rreth besimit të tyre të kotë, e sa për fillim, kjo është më se e mjaftueshme për misionin e tyre. Mos të harrojmë se aktivitetet e tyre nuk kanë të ndalur.

Për ta vërtetuar këtë, do përmendi rastin në vazhdim;

Gjatë takimit tim me një koleg në Prishtinë, bisedonim rreth problemeve dhe vështirësitë që muslimanët po ballafaqohen kohëve të fundit; rreth punës se imamëve, se sa janë duke punuar në drejtim të thirrjes (da’vetit). Gjatë kësaj bisede, ai me rrëfeu se një numër i kosovarëve, tashmë ka pranuar edhe budizmin, hinduizmin, etj..

Shtrohet pyetja se si ndodhi kjo? Nuk ka dyshim se ndërkombëtarët nuk kryejnë vetëm detyrat e tyre administrative, ata gëzohen kur dikush t’i kushtojë vëmendje normave dhe mësimeve të Budës. Ky qe një rast, ndërsa rasti tjetër ka të bëjë me aktivitetet e “Shtëpia e Popullit të Zotit”. Betohem në Allahun se sa shumë kishin ndikuar misionarët në mendjet e të rinjve kosovarë. Qesh ftuar për një sillë (drekë) në lagjen “Bregu i Diellit”, ndërsa po bisedoja me një të afërme, për të cilën nuk kisha dyshuar se ajo ndjek mësimet te “Shtëpia e Popullit të Zotit”, kur e pyeta se, çfarë të shtyn të mësosh në këtë vend? Ajo u përgjigj: “..Ata na shpjegojnë fenë bukur mirë, na mësojnë gjuhën angleze, përdorimin e kompjuterëve, kemi sallën ku në të shikojmë filmin e Jezuit dhe ngjarje të ndryshme, po ashtu organizohen ekskursione për në vende të ndryshme të Kosovës, aty nuk na ndajnë fare, dëfrehemi, pimë ç’të duam, na japin dhurata…”.

Dëgjuat rrëfimin e kësaj vajze, e cila rrjedh nga një familje muslimane, pra, së pari largim total nga feja jonë e pastër, pastaj disa njohuri mbi krishterimin, e më pas fillojnë dëfrimet, emancipimet, shkatërrimet e të rinjve, liria e tepruar. A mos vallë këto na qenkan plane pa plane, siç thonë edhe anglezët “no plan good plan”, ku më së miri do ishte përshtatur në gjuhën shqipe; plan pa plan. Po, ata ftojnë vëllezërit tanë në krishterim, apo fe tjera, mirëpo, nuk posedojnë ndonjë plan të shkruar për t’i treguar kosovarëve se ne nuk kemi fe, sikur duan të thonë se, qëllimi i ardhjes sonë në këtë vend është që t’u largojmë nga feja dhe traditat e juaja, kemi ardhur që t’u nxjerrim nga Islami.

Po, kështu është se si mund të ftojë dikush në një fe të pa bazë. Në mënyrë që lexuesi ta ketë të qartë se çfarë është misioni i misionarëve, do e argumentoj këtë, duke sjell në vazhdim mesazhin e kryetarit të organizatave misionare krishtere “Samuel Cimeri”. Ja se ç’thotë z.Samueli:

“Detyra e juaj kryesore është që muslimanin ta nxirrni prej Islamit, kështu që ai të bëhet krijesë pa kurrfarë lidhje me Allahun, e me ketë njëkohësisht edhe pa kurrfarë lidhje me ahlakun (moralin). Me këtë veprim tuajin, ju do të jeni paraprijës të kolonializmit në vendet islame. Ju e keni përgatitur tërë intelektin në ato vende që ta pranojë ecurinë drejt rrugës që e keni hartuar, e ajo është nxjerrja e muslimanëve prej Islamit. Ju e keni edukuar rininë, e cila nuk e njeh lidhjen me Allahun dhe as që dëshiron ta njohë. Në këtë mënyrë ka ardhur gjenerata islame, ashtu siç e dëshiron kolonializmi, të cilën nuk e interesojnë gjërat më të rëndësishme. Gjeneratë, e cila dëshiron rehatinë dhe përtacinë dhe që orvatet në çdo mënyrë t’i kënaqë pasionet e veta, kështu që pasionet e liga janë bërë qëllim i jetës se tyre. Po që se mëson, mëson që t’i kënaqë pasionet, po që se grumbullon pasuri, e grumbullon për shkak të pasioneve, po që se themelon qendra të rëndësishme, i themelon për shkak të pasioneve. Ajo çdo gjë e flijon në rrugën e realizimit të pasioneve”.[1]

Si veprojnë misionarët e krishterë nëpër vende të ndryshme të botës?

Dijetari Ahmed Didat Allahu e mëshiroftë, flet rreth misionarëve, e veçmas mbi Dëshmitarët e Jehovait (The Jehovah’s Witnesses). Duke shpjeguar realitetin dhe ecurinë e themelimit dhe zhvillimit të tyre, thotë:“Dëshmitarët e Jehovait, një fraksion prej fraksioneve krishtere, e cila që themeluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para 100 vjetëve. Me punët e tyre të palodhshme, kanë arritur që këtë fraksion të tyre ta zgjerojnë më së shumti jashtë vendit të tyre. Ky grup tashmë hynë në rendin e dytë të lëvizjeve më të mëdha krishtere në vendin e Nigerisë, vend ky islam”.[2]

Ai vazhdon së përshkruari gjendjen e vendeve tjera islame, ja se ç’thotë rreth misionarëve në Indonezi, vendi më i madh në botë për nga numri i muslimanëve:

“…Në Indonezi, vend ky me popullsinë më të madhe muslimane në botë, hasim në një numër jashtëzakonisht të madh të misionarëve, ata numërojnë më shumë se gjashtë mijë misionarë, të cilët thërrasin njerëzit në besimin e tyre; punojnë rregullisht (full-time), dhe ajo që të mahnit është se, këta nuk janë fare priftërinj, pastorë e as shërbyes të lidhur me kishën, në fakt, ata janë thirrës, të cilët përhapin fenë e tyre…. Vërtet thirrësit në fjalë, komunikues të krishterimit, posedojnë aeroporte të veçanta për aeroplanët e tyre specialë. Vlen të ceket se numri i këtyre aeroplanëve kalon shifrën e aeroplanëve të Qeverisë Indoneziane. Ata gjithashtu posedojnë anije të tyre, në mënyrë që të arrijnë edhe në ishujt e tjerë të Indonezisë, pasi që Indonezia ka më shumë se 2000  ishuj dhe vështirë është për të arritur në ato treva…”.[3]

Këto ishin disa të dhëna mbi suksesin dhe guximin e misionarëve krishterë, të cilët kanë marrë rrugën drejt vendeve islame, e çfarë të themi për vendet tona, veçmas Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni? A mund të krahasohemi me Nigerinë apo Indonezinë, ku numri i shkollave islame, universiteteve dhe dijetarëve është jashtëzakonisht i madh në krahasim me vendet tona. Edhe në këto vende, ka shumë të varfër, prandaj, kanë gjetur vendet e volitshme për t’i konvertuar muslimanët në fenë e tyre. Ja se ç’thotë kolegu im nga Indonezia:

“Në Indonezi ka shumë ndarje dhe përçarje në mes muslimanëve. Kemi dy Bashkësi Islame, kur të vjen Ramazani, disa fillojnë agjërimin më herët, e disa më vonë, kështu ndodh edhe me festën e Bajramit. Indonezinë e ka kapluar korrupsioni dhe varfëria e skajshme. Kemi vetëm dy shtresa të njerëzve; shumë të pasur dhe jashtëzakonisht të varfër. Misionarët u janë drejtuar të varfërve, pasi që të pasurit nuk kanë nevojë për shtëpi, apo bursa të ofruara nga të krishterët. Misionarët asnjëherë nuk ankohen në misionin e tyre; ndërtojnë spitale, shtëpi, mjekojnë të sëmurit, shkollojnë fëmijët muslimanë duke u ofruar bursa, ndërsa prijësit muslimanë ende merren me gjëra të kota”.[4]

Të kthehemi përsëri në Kosovë. Shumë nga këto shoqata jo që nuk janë mbyllur, ato veç janë avancuar edhe më shumë, njëherazi, kanë fituar një eksperiencë që vlen për t’u theksuar. Kanë studiuar popullin tonë, mentalitetin dhe sëmundjet e tyre bukur mirë. Vërtët se këto janë disa nga elementet bazë për thirrësin e suksesshëm? Ata nuk janë duke luftuar se si të mbarojmë fakultetin, apo magjistraturë n për një zyrë, apo për një pagë mujore, siç ndodh me imamët dhe intelektualët muslimanë, të cilët mendojnë se Islami duhet studiuar në mënyrë që të mbesim gjallë nga ai, në fakt, ky është një gabim shumë i madh dhe nuk ka dyshim se për këtë do të japim përgjegjësi para Allahut të Madhërishëm.

Sa është punuar në ndërtimin e objekteve fetare në Kosovë?

Bazuar në të dhënat e Bashkësisë Islame të Kosovës, Kosovës gjatë luftës se fundit i janë shkatërruar më shumë se 200 xhami, duke mos kursyer këtu as Këshillin e Bashkësisë Islame, arkivin e saj të çmueshme dhe librarinë. Po, këto ishin dëmet që i shkaktuan popullit tonë, jo vetëm BIK-ut, por të gjithë kosovarëve, të cilët veten e quajnë muslimanë. A t’i hedhim një vështrim se sa prej kishave janë rindërtuar e ndërtuar në Kosovën e pas luftës. Përderisa në Kosovë kemi nevojë të madhe për ndërtimin e xhamive në mënyrë që t’i dalim në ndihmë kërkesave të muslimanëve në kryerjen e obligimeve dhe aktiviteteve fetare, aty shohim një kahje të kundërt të ndërtimit të objekteve joislame, statujave, shpenzimit të parave pa masë, e gjithë kjo ndodh vetëm për t’i dhënë Kosovës një pamje krishtere dhe për ta zhveshur atë nga Islami.

Në Kosovën tonë të korruptuar, është ndërtuar një numër jashtëzakonisht i madh i statujave, siç është përmendorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, ku në vend që të ndërtohej xhamia, e cila u rrënua gjatë sistemit komunist, aty u soll “një kali i madh dhe një i vogël” që kurrë nuk kishte ekzistuar. Ja se si mendojnë largpamësit, të sjellin përmendoren e Gjergjit, që po që se flitet rreth xhamisë së “Junus Efendi”, të thonë: Si mund të ketë qenë xhami atypari, pranë përmendores së Skënderbeut?! Më poshtë po e sjellim edhe fotografinë e xhamisë, e cila ishte afër postës, apo thënë më mirë, në vendndodhjen e Teatrit Kombëtar.

Xhamia “Junus Efendi” e njohur edhe me emrin xhamia e Llokaçit, e ndërtuar në vitin 1551 dhe e rrënuar nga regjimi komunist në vitin 1954.

Të ndalemi pak të xhamia, e më pas te Gjergji, përse vetëm në ato vende që ka frymuar Islami, të sillet diçka që nuk kishte ekzistuar kurrë, a nuk është ky një trillim për gjeneratat e ardhme? Mendojmë se historia thuret me gënjeshtra e armiqësi. Kjo ndodh vetëm tek ne shqiptarët.

Vlen të theksohet se shpërdorim të parave kemi edhe në ndërtimin e ca përmendoreve të “Nënë Terezës” si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri, qe besa, disa tradhtarë, të cilët vetën e quajnë atdhetarë, dëshirojnë që këtë figurë ta vejnë edhe në kartën e identitetit. Kjo tregon mirë se në trojet shqiptare, tashmë dominon vetëm misionarizmi. Nëse edhe me këtë nuk bindemi, atëherë çfarë mendoni për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë? Të rrënohet shkolla e të ndërtohet katedralja.. .! A nuk është ky një akt që dëshmon rivazhdimin e kryqëzatave? Çfarë do të kishte ndodhur sikur të prishej Gjimnazi afër xhamisë së madhe dhe aty të ndërtohej një qendër islame? A do të kishte ndonjë reagim nga liderët, dhe populli ynë i ngratë që nuk sheh aspak se kujt po i japin votën?

Pas luftës, në Kosovë ndërtoheshin xhami të shumta, pasi që ishte nevojë e madhe për to, dëgjoja shumë të flitej e përflitej se, përse gjithë këto xhami? Përse nuk ndërtohen shkolla e më pas xhami? Ku janë këta ngatërrestarë? Përse nuk flasin? Përse nuk ngrehin zërat e tyre, e të thonë, së pari shkolla, spitale, e më pas katedrale??! !

Të nderuar lexues, këtu nuk vjen në shprehje të flasim se nga buxheti i Kosovës të jetë ndërtuar ndonjë xhami, apo të jetë blerë ndonjë poç elektrik për xhamitë e këtij populli. Përse na duhet ndërtimi i statujave, përmendoreve, kishave, katedraleve? Kush fshihet pas këtyre iniciativave? A nuk është kjo një prekje e parisë sonë nga dora e misionarëve, apo mos ndoshta dhe nga mesi i tyre kemi misionarë, por të fshehur me emra të tjerë? Vërtët se në këtë nuk ka farë dyshimi? Misionarët nuk janë të pashkolluar, ata posedojnë njohuri të shumta mbi religjionet, vendet, historinë e popujve të ndryshëm; prej tyre kemi ushtarë, gazetarë, liderë, administratorë , që kohen e tyre të lirë nuk e kalojnë kot, por japin mundin e tyre maksimal drejt thirrjes në besimin e tyre.

Organizatat krishtere në Kosovë

Në vazhdim do të cekim disa nga organizatat krishtere duke sjellë edhe adresat e tyre elektronike, vendndodhjen dhe numrat e telefonit.[5]

1. Italian Consortium of Solidarity, Marco Bruccoleri, Nëna Terezë 32/8, Prishtina, 038-223002,kosovopz@libero. it This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

2. The American Jewish Joint Distribution Committee, Eli Eliezri, Luan Haradinaj 15/2, Pristina, 038-224194,eliezri@ipko. net This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

3. CARITAS Switzerland, Jehona Rekathati, Rr. Lekë Dukagjini, nr. 1, Prizren, 029-44739, caritas@yu.caritas. ch This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it ; prishtina@yu. caritas.ch This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

4. Catholic Relief Services, Lee Norrgard, Rr. Dukagjini (Aktashi) II No.39A, Prishtinë, 038-249602, 038-249744, 044-500695, lnorrgard@crskosovo .orgThis e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

5. Aid for Aid, Rupert Douglas –Batës, 19 Nëntori, Hyrja e 7, nr.4, Prishtinë, ++381-38-545454 evening,aidforaid@aol. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

6. Norwegian Church Aid, Anne Caroline Tveoy, Rr.Fehmi Agani Nr.18, Prishtinë, 038- 244744, anne.caroline. tveoy@nca. no This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

7. Youth With a Mission, Mathew Piercey//Eric Baker, 101 Qafa C7, Prishtinë, 038-49400, mattpiercey@ yahoo.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

8. Caritas Italiana, Luigi Biondi, St.Rexhep Bislimi – Catholic Church, Ferizaj/Gjilan, 0290-28110, 044-500539,caritasit.kosovo@ caritasitaliana. it This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

9. International Catholic Migration Commission, Conan E.Peisen, Novi Pazar nr. 48, Prishtinë, 038-244313, 038-244314, icmc-kosovo@ icmc.net This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

10. The Catholic Organization For Relief And Development, Zana Haxhiavdyli, R. Mazllom Lakuci 42, Gjakovë/Peja, 0390-28427, 0390-21743,cordaidkosovo@ yahoo.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

11. Red Crescent Of Emirate, Ahmed-Hussein Abouelnaga Salem, Mic Sokoli Lex. Market Building, Vushtrri/ Mitrovica, 028–70082.

12. Christian Aid, Lina  G.  Cosico, Rruga: Abdullah Bugari, Rahovec/Prizren, 029-77917, 044-120080,caidkosovo@yahoo. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

13. Dan Church Aid, Derek Frost, Fsh.Korenicë, Gjakovë/Peja, 044-237319, dca@ipko.org This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it , rickfrost_cdn@ yahoo.ca This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

14. Caritas France, Secours Catholique, Alexis Adam, Rr.Tirana Nr.101, Mitrovicë, 028-30250, caritas_mitro@ hotmal.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

15. Christian Children’s Fund, Inc., Sergei Tsyganov, Zenel Salihu No. 28, Pristina, 038-248979, 044-502144,ccfkosova@hotmail. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it , theamarisa@yahoo. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

16. The International Mission Board Of The Southern Baptist Convention, Donna Robinson, Rr. Prizrenit  No 1, Prishtinë/038 / 555-899,donna@webbox. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

17. Caritas Austria, Thomas Preindl, Cultural Building in Istog, Peja, 00873-761-61- 8692, ca-istok@yahoo. comThis e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

18. Caritas Secours International / International Hulpbetoon – Belgium, Bruno Vermeylen, 24 JNA Street, /Leposaviq, Mitrovica, 028-84179, csidevro@eunet. yu This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

19. Caritas Czech Republic, Ladislav Muller, Rruga: Regjep (sh) Djakovica, Trajko Peric No 7, Gjilan, koscacz@usa. net This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

20. Caritas Polska – Humanitarian Organization of the Polish Episcopate Conference, Hubert-Andrezej Matusiewicz, White Eagle Camp base and the Polish KFOR, Kaçanik, Gjilan.

21. Centro Laici Italiani per le Mission, Stefano Frasca, Rr.UCK-Bankos kati I III, zyra 43, Gjakovë, Peja, 0390-21484, 044-134168.

22. Bashkësia e Ungjillit, Jeffrey L.Geaslen, !4 Qershori Nr.19, Gjakovë, Peja, 0390-29516, 044-128676,jgeaslen@hotmail. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

23. Pax Christi Vlaanderen, Nehari Sharri, Saraqëve19, Prizren, 044-190773, paxchristi_kos@ hotmail.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

24. Fondacioni Vepra e Bashkimit të Vëllezërve të Krishterë të Shqipërisë, Adrian Alia & Bafti Hoxha, Rrasat e Koshares 28, Prizren, 029-24389.

25. Mission East Trust, James Hendry Still, Mbretëresha Teutë, Mitrovicë, 028-39580, 044-176317,Jimmet22@hotmail. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

26. Voice of Roma, Isak Skenderi, Laplje Selo BB., Prishtinë, 063-8771958, isak_Skenderi@ hotmail.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it , trinroma@pacbell. netThis e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

27. European Christian Mission, Gani Smolica, Zija Prishtina no. 40, Prishtinë, 038-554558, gsmolica@yahoo. co.uk This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

28. Fondacioni “Nxënësit e Jezusit”, Valerie Kroeker, Rr.Nënë Tereza Nr:10, Gjakovë/Peja, 0390-20273, 044-188303, valkroker@yahoo. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

29. Qendra e Krishterë Shqiptare, Julian Shtëmbari, Dardania 1/334/3, Pejë, 039–29339, qkshkosov@yahoo. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

30. Biblische Glaubens Gemeinde, Dr.Hans Baur / Selman Zenuni, Rr.Fehmi Agani nr.6, Gjakovë/Peja, 0390-21862, 044-154542, drhbaur@yahoo. comThis e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

31. Aksioni i  Dashurisë/Love in Action, Justine Horsfall, Qyteza Pejton 2/A, Prishtinë/ 038-248645, 044-126446,justine@aimoffice. org This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

32. Messiah Evangelical Fellowship, Femi Cakolli, Nazim Gafurri st. No.76/A, Prishtinë, 038-39 405, 063-8013960, messiahchurch@ hotmail.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

33. Kosova Humanitarian and Charitable Society – Mother Theresa, Don Lush Gjergji, Agim Ramadani p.n. Pristina, 038-249864, ntë reze@yahoo.comThis e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

34. Shoqata Protestante “Bashkësia e Jezusit”, Bukurije Nikçi, Emin Duraku nr.27, Pejë, 039–32349, 044-138404, Bukurija@yahoo. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

35. Caritas of the Catholic Church in Pristina, Nosh Gjolaj and Smila Paulina Micakaj, Karposhi str. No. 41, Prishtina, 038/ 545 536, caritas@hotmail. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

36. Caritas of the Catholic Church in Bec, Kole Thaqi and Gjergj Malota, Bec village No.59, Gjakovë/Peja, 044-122796, 044-139601.

37. Kosovar Catholic Church Caritas, Don Albert Krista, Kisha Katolike,  rruga e Gjilanit P.N., Ferizaj/ Gjilan, 0290-21962, 0290-20041, 044-120302,caritasko@hotmail. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

Organizatat krishtere protestante në Kosovë

-Mark Edwards/Organizatio n: CrossWorld/Home country: USA.

-Mark and Celestë Yocom/Organization: Calvary Chapel/Home Country USA.

-Pastor Bukurije Nikqi/Church: Fellowship of Jesus/Pejë-Istog, Kosova.

-Jeff and Linda McLaughlin/Organiza tion: Fullness of Time Ministries/Home Country: USA.

-Matthew and Rachael Piercey/Organizatio n: Youth With A Mission/ Home country: USA.

-Jeff and Deb Diehl/Organization: CrossWorld/Home country: USA.

-Dave Lowrance, Missions Tëam Leader/ Richfield Community Church, Yorba Linda, Ca/ Home country: USA.

-Seongmin Lee/ Abudant Life Church, Prishtinë/ Home country: South Korea.

-Yeonhee Kim/Abundant Life Church, Prishtinë/Home country: South Korea.

-Irun Park/Abundant Life Church/ Home country: South Korea.

-Joshua Miekley/ “Vepra e Bashkimit të Vellezerve të Krishtëre të Shqiperise”

-Foundation/ Home country: USA.

-Pastor Driton Gashi/ Etërnity Church/Gjakova, Kosova.

-Pastro Astrit Morina/Etërnity Church/Gjakova, Kosova.

-Don and Marti Denham/Organization : Lift Kosova/Home country: USA.

-Gary and Michele Gallina/ Organization: Assemblies of God/Home Country: USA.

-Ransom and Linda Pyle/Organization: International Tëams/Home country: USA.

-Matt and Judy Krebs/Organization: Eastërn Mennonitë Missions/Home country: USA.

-David Thomas/ Organization: Pioneers/Home country: USA.

-Mark and Mary Orfila/Organization : Assemblies of God/Home country: USA.

-Steve Davis/Organization: Association of International Missions/Home country: UK.

-Steve Frey/Organization: Assemblies of God/Home country: USA.

-Donna Robinson/Organizati on: International Mission Board/Home country: USA.

-Pastor Imir Gashi/Church of the Nazarene/Prishtinë , Kosovë.

-Jeff and Diane Geaslen/Organizatio n: Apostolic Tëam Ministries/Home country: USA.

-John and Ruth Chesnut/Organizatio n: Christian Church-Churches of Christ/Home country: USA.

-Mark Brinkman/Organizati on: Christian and Missionary Alliance/Home country: USA.

-Gregor Menga/Organization: Frontiers/Home country: Albania.

-Altin Zefi/Organization: Campus Crusade for Christ/Home country: Albania.

-Robin & Mirjana Essex/ Organization: Elim New Life Foundation/Home countries: UK and Albania.

-Jason Stryd/Organization: Horizons International/ Home country: USA.

-Pastor Driton Krasniqi/Fellowship of the Lord’s People/Prishtinë , Kosova.

-Pastor Artur Krasniqi/Fellowship of the Lord’s People/Prishtine, Kosova.

-David and Kristian Dyer/Organization: Operation Mobilization/ Home countries: Australia and Norway.

-Dr. Hans Baur/ Organization: Bashkësia e Besimit Biblik/Home country: Germany.

-William Prime/Organization: Global Neighbors, Inc./Home country: Canada.

-Brad and Abigail Byrd/Organization: Radstock/Home country: USA and UK.

-Primrose Leahy/Organization: European Christian Mission International/ Home country: Republic of Ireland.

-Ernie and Suzy Penner/Organization :Greatër Europe Mission/Home country: Canada and USA.

Konkluzion

Pas gjithë asaj që u cek më lart, mund të them se misionarët në Ballkan nuk kanë të ndalur, ata tashmë kanë rregulluar edhe hartat dhe skemat e tyre për të vazhduar aktivitetet e tyre të mëtutjeshme, prandaj mos të harrojmë se armiqtë e Islamit kurdisin dhe planifikojnë komplote të ndryshme kundër muslimanëve. Ajo që neve na duhet tash, është përgatitja jonë që atyre t’u kundërvihemi me të gjitha mundësitë që kemi. Nuk duhet qëndruar duarkryq kur shohim aktivitetet e tyre, por jemi të porositur që të punojmë edhe ne, e kur dihet se shumica prej tyre janë të huaj dhe në vendin tonë korrin suksese, prandaj duhet të punojmë me të rinjtë dhe të rejat tona, pasi që ajo është e ardhmja e Kosovës. Për të arritur sukses në këtë drejtim dhe për t’i dal në ndihmë popullit tonë drejt ruajtjes së besimit të pastër, këshilloj vetën dhe të tjerët që t’i përmbushim pikat në vazhdim:

-T’i edukojmë të rinjtë me edukatë të shëndoshë islame duke punuar vazhdimisht.

-Ta ndjekim Islamin në të gjitha aspektet e jetës, kur e them këtë, kam për qëllim që çdo punë, këshillë, veprim, sugjerim, të jetë i bazuar në Librin e Allahut dhe Traditën e Pejgamberit alejhi selam.

-Imamët dhe ligjëruesit të shpërndajnë ligjëratat e tyre javore pjesëmarrësve në xhami, kjo mund të realizohet duke e përmbledh ligjëratën në një letër të formatit A4 dhe t’u jepet çdo besimtari që ka prezantuar në xhami, e ai do t’ia dërgojë familjes më tutje; “Çdo gjë e shkruar mbetet, ajo që nuk është shkruar nuk ka ekzistuar”.

-Të bashkëpunojmë me xhematin; të njihemi me hallet dhe dertet e tyre, të jemi sa më afër tyre, ngase për të qenë i suksesshëm, nga hoxha, lideri, prijësi, kërkohet që të njihet me rrethin dhe ambientin ku ai ligjëron. Kjo ishte metoda e të Dërguarit të fundit, Muhammedit alejhi selam.

-Të vizitohemi me ata që prezantojnë në xhami në përgjithësi, ndërsa me familjet që ndalojnë fëmijët e tyre nga të shkuarit në xhami, t’i vizitojmë më shpesh, pasi që neve na duhet rinia, ajo është materiali ndërtimor i Kosovës së re, për arsye se lehtë e kemi t’i edukojmë mendjet e shëndosha, mendjet e paprekura nga ideologjitë dhe rrymat devijuese.

-Të përgatitemi për të flijuar çdo gjë; jemi të obliguar të ndajmë një pjesë të kohës, mundit dhe pasurisë për t’u ndihmuar vëllezërve tanë muslimanë, e kjo duhet që së pari të praktikohet nga imamët. Nuk është asgjë që një herë në vit, një prijës fetar të mbledh banorët e fshatit apo lagjes dhe t’u ligjëroj një temë që ka të bëjë me bashkimin dhe vëllazërimin, e me pas t’u kthejë një ushqim modest. Kjo shumë pak realizohet në vendin tonë, apo ndoshta fare nuk mendojnë për të, e cila do të bënte shumë ndryshime në shoqëri. Po që se e praktikojmë një herë në muaj, çfarë do të ishin rezultatet? Në vazhdim do të sjell vetëm një shembull të ish-ministrit të Arsimit të Bruneit: Pehin Aziz, ish-ministër i Arsimit të Bruneit, gjashtëmbëdhjetë vjet radhazi, në shtëpinë e tij, kishte punësuar një imam, dhe dy herë në javë, të enjten dhe të dielën, në shtëpinë e tij falej namazi i sabahut me xhemat, pas namazit ligjëronte imami nga Malajzia, një dijetar shumë i njohur, më pas familja e ministrit shtronte ushqim për të gjithë mysafirët. Dyert e kësaj shtëpie kanë qenë të hapura për çdo banor, i huaj qe ai apo vendas. Kam pasur rastin që të shkoj disa herë me kolegët e mi kosovarë dhe të tjerë. Ajo që vërtet të bënte për t’u mahnitur ishte mikpritja e tij dhe interesimi për mysafirët, pyeste për familjet e tyre, gjendjen politike, pasi që kishte edhe të huaj. Pas ushqimit ministri kthehej përsëri në dhomën ku falej namazi dhe dëshironte të dëgjonte ndonjë ankesë nga vendasit apo të huajt, në mënyrë që t’u dal në ndihmë sa me parë.

Pasi që ne nuk kemi mundësi një herë në javë apo një herë në muaj, të orvatemi që së paku dy herë në vit ta praktikojmë këshillën në fjalë. Jam i bindur se disa nga lexuesit e këtij shkrimi, nuk do të pajtohen me këtë pikë, për arsye se nuk qëndrojnë mirë ekonomikisht, mirëpo Allahu xh.sh. nga ne nuk kërkon të pamundurën. Kjo këshillë bën që fshati apo populli të njihen mes veti, e jo siç ndodh në ditët tona ku nuk njohim as fqinjin më të afërt.

-Thirrjen (da’vetin) mos ta marrim si profesion, por ta kuptojmë njëherë e përgjithmonë se obligimin që kemi marrë mbi supet tona, nuk është profesion, por është mision që punuam apo nuk punuam, do të japim përgjegjësi, andaj, nëse punojmë, punën ta kryejmë ashtu si duhet, e po që se e lëmë anash, atëherë dënimi i Allahut do të na shoqërojë në ketë dhe botën e ardhme (ahiret).

-Të jemi të gjithë të involvuar në mbrojtjen e Islamit, ja se ç’thotë një dijetar islam: “Bota islame sot ndodhet në një zjarr të madh, andaj çdonjëri prej nesh e ka për obligim ta shuajë një pjesë të këtij zjarri”.

-Thirrja apo da’veti të mos përkufizohet vetëm për meshkujt, por të organizohen tubime dhe tribuna të ndryshme enkas për gra dhe vajza, dhe të zgjidhen ligjëruese të devotshme, ku grave do t’u shpjegojnë Islamin dhe mësimet tjera. Kjo pikë është lënë shumë anash.

-Mbi të gjitha këto, porosis veten dhe lexuesit që të kemi qëllim të mirë dhe sinqeritet në punë, përndryshe asgjë nuk do të përfitojmë.

Në fund, lus Allahun e Plotfuqishëm që t’i shpërblejë të gjithë muslimanët në këto dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan, e veçmas vëllezërit shqiptarë kudo që janë. T’i ruajë ata nga misionarët dhe kurthet e tyre të kurdisura kundër nesh.

(Tema është shkëputur nga Kapitulli III i punimit të magjistraturë s “Fetë në Kosovë” punuar në gjuhën arabe nga Fehim Dragusha, Departamenti: Fetë Komparative) .

[1] “Muslimanë, Zgjohuni!” – Nebil B.Abdurrahman el-Muhajjis, përktheu nga boshnjakishtja Sali Shasivari, Stamboll 1999.

[2] “Emri Allah në Judaizëm, Krishterim dhe Islam” – Ahmed Didat (Allah fil Jehudijjeti vel Mesihijjeti vel Islam, Ahmed Didat, Terxhemtun ve ta’likun: Muhammed Muhtar). Libri është në gjuhën arabe.

[3] Allah fil Jehudijjeti vel Mesihijjeti vel Islam, Ahmed Didat, Terxhemtun ve ta’likun: Muhammed Muhtar. Libri është në gjuhën arabe.

[4] Këto te dhëna kam regjistruar nga kolegu im indonezian, i cili ka mbaruar Fakultetin e Legjislacionit Islam në   Universitetin e Bruneit Darussalam ne vitin 2005.

[5] Adresat e sipërshënuara i kam marrë nga Mr. Jakup Cunaku, i cili kohëve te fundit ka mbrojtur temën e magjistraturë s mbi Fetë në Kosovë.

Autor: Fehim Dragusha.

Kryqëzatat, luftëra që sollën pasoja fatale për qytetërimet

         Kryqëzatat, luftëra që sollën pasoja fatale për qytetërimet

Autor: Ahmet Qeriqi


Emri “Kryqëzatë” rrjedh nga fjala “kryq”, të cilin e kishin afishuar në flamujt e tyre pushtues, pjesëmarrësit e shteteve evropiane në këto luftëra gjatë viteve 1096-1270. Këto ndërmarrje luftarake, të njohura në literaturën historike të botës si “Kryqëzata” i ka organizuar Kisha Katolike Romake, me qëllim për ta “çliruar” varrin e Krishtit, në Jerusalem, nga turqit selxhukë dhe dinastitë e mbretërive arabe, të identifikuar në shumicën dërrmuese me fenë islame.
Shkaqet e vërteta të kryqëzatave kanë gjetur mbështetje në tezat e Kishës katolike, e cila ka bërë përpjekje të përgjakshme për të rivendosur sundimin fetar mbi shtetet e Mbretërisë së dikurshme të Perandorisë Romake, kryesisht në shtetet e Lindjes së Mesme.
Fushata u ndërmor me qëllim të rikthimit të territoreve të humbura, por nën maskën e “çlirimit” të Varrit të Krishtit në Jerusalem. Në këto lufta të njohura në historinë botërore kanë marrë pjesë qindra e mijëra të krishterë nga Anglia, Gjermani, Polonia, Franca, Spanja, Italia dhe vende të tjera të Perandorisë Perëndimore. Dominon mendimi i përgjithshëm në historinë botërore se këto kanë qenë luftëra me karakter pushtues, por janë zhvilluar nën maskën e fesë dhe rolit dominues të Kishës Katolike.

Kryqëzata e parë u zhvillua gjatë viteve 1096 deri në vitin 1099.
Në këto luftëra qindra mijëra ushtarë nga Franca, Flandrija dhe Normandija e pushtuan Jerusalemin dhe vendosen despotatet e tyre si dhe të ashtuquajturën “Mbretëri të Jerusalemit”. Ndërkohë në vitin 1099 nga sulmi i furishëm i Mbretërisë së Mosulit, krishterët u thyen dhe pjesa dërrmuese e tyre u shtrëngua të kthehet në Evropë.

Në vitet 1147-49 filloi ekspedita tjetër e krishterëve, Kryqëzata e Dytë, në të cilët ushtarët e krishterë u bashkuan nën udhëheqjen e mbretit të Francës, Luigjit të Shtatë dhe mbretit gjerman Konradit të Tretë. As kjo kryqëzatë nuk dha rezultat, meqë nuk u pushtua dot Palestina as varri i Krishtit në Jerusalem.

Kryqëzata e Tretë u zhvillua në vitet 1189-1192 nën udhëheqjen e mbretit anglez Riçardit të mbiquajtur “Zemërluani”, i njohur si mbreti më i famshëm i Evropës së asaj kohe, Në këtë kryqëzatë kanë marrë pjesë edhe mbreti i Francës Filipi i Dytë, mbreti August dhe Mbreti i Gjermanisë Frederiku i Parë, Barbarosa, pothuajse elita ushtarake e Evropës. Gjatë kësaj kryqëzate mbreti i famshëm gjerman u mbyt në një lumë të Azisë së Vogël, ndërsa Filipi i Dytë i Francës u kthye në atdheun e tij pas një zënke me mbretin anglez, Riçard Zemërluanin. Në këtë kryqëzatë nuk u arrit të merret Jerusalemi as Edesa. Forcat e kryqëzatorëve të Evropës i kishte mundur mbreti i Sirisë dhe Egjiptit, komandanti më i njohur i botës arabe të asaj kohe, Salaudin Ejubiu. Ai u kishte premtuar të krishterëve se do t’ iu falte jetën po qe se dorëzoheshin dhe po qe se largoheshin përgjithmonë nga Palestina dhe vendet arabe. Të krishterët kishin pranuar kushtet, ishin larguar pa pësuar, por nuk e kishin mbajtur fjalën, meqë sërish ishin kthyer dhe sërish i kishin përgjakur myslimanët dhe hebrenjtë.

Kryqëzatën e Katërt ( 1202-1204) e kanë udhëhequr feudalët e Francës nën komandën e Republikës së Venedikut. Gjatë kësaj kryqëzate të inspiruar gjithnjë nga Kisha katolike, u pushtua edhe Konstandinopoja nga katolikët, e cila ishte qendra e Mbretërisë së Bizantit. Ndërkohë është ndërmarrë edhe një kryqëzatë tjetër e quajtur Kryqëzata e fëmijëve. Kjo kryqëzatë u ndërmor meqë Kisha kishte konstatuar “se varri i Krishtit mund të çlirohej vetëm nga gjaku i fëmijëve të mitur, që nuk kanë bërë mëkate”. Në këtë mësymje fanatikësh të çmendur janë vrarë më shumë se 15.000 fëmijë nga Franca, Italia, Austria e vende të tjera të Evropës.

Kryqëzata e Pestë ( 1217-1221) ishte drejtuar kundër Sirisë dhe Egjiptit, e cili e mbante Jerusalemin. Për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme kryqëzatorët, me humbje të konsiderueshme në njerëz dhe pajisje luftarake largohen nga Egjipti.

Kryqëzate e Gjashtë ( 1228-1229) Frederiku i Dytë Hoenshtauf kishte pushtuar sërish Jerusalemin, por në vitin 1244 arabët dëbuan forcat e bashkuara të krishtere të Evropës. Me qëllim për të kthyer sërish nën sundim të Evropës Jerusalemin, prijësit e ushtarëve të krishterë të Evropës ndërmorën edhe një kryqëzatë.

Kryqëzata e Shtatë ( 1248-1254) Këtë kryqëzatë e udhëhoqi mbreti i Francës, Luigji i Nëntë. Gjatë luftimeve mbreti Luigj u zu rob, ndërkohë që francezët blenë me para lirimin e tij.

Kryqëzata e Tetë ( 1270) Edhe këtë kryqëzatë e kishte udhëhequr Luigji i Nëntë i Francës, i cili fillimisht kishte sulmuar në befasi Egjiptin me qëllim që ta pushtonte dhe të bënte më tej drejt Jerusalemit. Mirëpo duke parë se ishte e pamundur të realizonte qëllimet, ai hoqi dorë nga pretendimet dhe u kthye në Francë.

Këto janë rrëfimet e shkurtra për tetë kryqëzatat që kanë zhvilluar vendet e krishtera të Evropës për afër 200 vjet rresht me qëllim për ta pushtuar Palestinën dhe disa vende, të cilat dikur kishin qenë pjesë e Perandorisë Romake dhe që konsideroheshin vende të shenjta të krishterimit. Luftërat që morën qindra mijëra kokë njerëzish përfunduan pa sukses. Jerusalemi nuk u pushtua, por bota islame dhe ajo arabe u bashkua dhe fuqizua.

Dy kryqëzatat e fëmijëve, të harruara, shpeshherë të anashkaluara nga historianët evropianë

Për dy kryqëzata të tjera, meqë realisht ishin ndërmarrë 10 kryqëzata, është shkruar fare pak, me qëllim që ato të harrohen dhe të fshihen nga kujtesa. Është fjala për dy kryqëzatat e fëmijëve në vitet 1202-1204, kur në mënyrën më mizore dhe më çnjerëzore ishin dërguar si mish për top, për ta çliruar varrin e Krishtit, më shumë se 15.000 fëmijë të moshës 16 vjeçare nga Franca, Italia, Gjermania e vende të tjera. Shumë fëmijë të krishterë të Evropës, të cilët i kishte zënë dimri i ashpër kishin mbetur të ngrirë nëpër vendet e ndryshme të Lindjes dhe shumë të tjerë i kishin marrë tregtarët dhe i kishin shitur. Ky është rasti i parë në historinë njerëzore kur janë krijuar formacione ushtarake me fëmijë, meqë Papa kishte siguruar se varrin e Krishtit mund ta çlironin vetëm fëmijët e moshës së mitur, të cilët nuk kishin bërë mëkate. Verbëria dhe fanatizmi fetar me këtë rast kishte arritur kulmin e çmendurisë kolektive të turmave luftënxitëse, që kërkonin me çdo kusht të rikthenin pushtimin në tokat e humbura po ashtu të pushtuara dikur nga barbarët dhe paganët romakë.
Historia e luftërave të kryqëzatave ka vazhduar deri në vitin 1464, edhe me shumë luftëra të tjera, të cilat i ka ndërmarrë Selia e Shenjtë në Vatikan duke ndjekur jo të krishterët apo edhe të krishterët që konsideroheshin fe shtrembër. Të tilla dhe të njohura kanë qenë kryqëzatat kundër albigjenëve në Francë, kundër bogumilëve në Bosnje, kundër husitëve në Panoni dhe kundër heretikëve.
Kisha Katolike Romake ka ndërmarrë dhe ka kryer krimet ndër më të shëmtuarat në tërë historinë e njerëzimit, sidomos në periudhën e Inkuizicionit kur janë ndjekur, vrarë e djegur në turrë të druve miliona kundërshtarë, në mesin e tyre edhe emrat më të shquar të botës përparimtare të renesancës italiane dhe evropiane në përgjithësi. Kjo ndërmarrje antinjerëzore ndodhi përnjëherë par përfundimit të turpshëm të 10 kryqëzatave kur edhe filloi të bjerë në tërësi autoriteti i Papatit dhe i fesë katolike pothuajse në të gjitha shtetet e Evropës, të cilat jo vetëm që kishin humbur luftërat dy qind-vjeçare, por kishin rënë moralisht dhe ekonomikisht.
Në fund të shekullit XII dhe të fillim të shekullit XIII, fillon fushata e egër e ndjekjeve kundër “të pafeve”. Në kongresin e Katërt Luteran, mbajtur në vitin 1215, Papa Inoqenti i Tretë kishte marrë vendim për organizmin dhe realizimin e fushatës së përgjithshme të Kishës Katolike kundër heretikëve, njerëzve që dyshoheshin se kishin tradhtuar fenë. Inkuizicioni u zgjerua edhe në Francë, në Gjermani, Spanjë, Angli, Gjermani, Bosnje dhe vende të tjera, ku kishte dominim Vatikani dhe Kisha katolike. Heretikët digjeshin nëpër turra të druve. Ndër dënimet më të lehta sidomos për ata që pendoheshin ishte konfiskimi i pasurisë, dëbimi nga fshati apo qyteti, rrahjet, prerja e gjymtyrëve të trupit, etj. Kisha ndërmori edhe një fushatë kundër atyre që konsideroheshin mëkatarë, magjistarë dhe kundër shtrigave, që kryesisht ishin gra të veja, burrat e të cilave ishin vrarë nëpër luftëra dhe ato kishin mbetur të jetonin dyerve të botës, duke ushtruar zeje të ndryshme për të mbetur gjallë.

Në literaturën e Renesansës janë shënuar shembujt më drastikë të kësaj çmendurie fetare. Shembuj të kësaj zezone kolektive sjellë Xhordano Bruno, filozofi dhe astronomi që u dogj në turrë të druve, pastaj shembuj të ndjekjeve kishte përjetuar dhe kishte përshkruar në veprat e tij edhe vegimtari, Mishel Nostradamus, Nikolla Kopernik, Galileo Galilei dhe qindra të tjerë. Një vepër që rikthen në kujtesë atë periudhë të çmendur të kishës është edhe “Emri i trëndafilit” roman i Umberto Ekos. “Kodi i Da vinçit” i autorit Dan Braun dhe qindra vepra të tjera të autorëve italianë dhe evropianë.
Kryqëzata kundër popullatës arabe, kundër hebrenjve, myslimanëve u ndërmorën sidomos në Spanjë, ku gjatë kësaj fushate u vranë miliona njerëz vetëm sepse nuk ishin të krishterë dhe spanjollë.

Besa e mbajtur e Salaudin Ejubiut dhe pabesia e prijësve të krishterë

Salaudin Ejubiu ( 1138- 1193) Ishte sundimtar islam i Sirisë dhe Egjiptit. Rrjedh nga një familje e njohur e sulltanëve. Thuhet se ishte me origjinë kurde. Si komandant dhe ushtaraku më i njohur i kohës, Salaudin Ejubiu bashkoi Sirinë, Egjiptin, Mesopotaminë dhe Hexhasin. Ishte komandanti i njohur, që i rrethoi prijësit më të shquar të Evropës së krishterë, në Jerusalem, në vitin 1192. Në kohën kur të krishterët kishin pushtuar Jerusalemin, kishin therë e mbytur pothuajse tërë popullatën islame dhe hebraike. Më pas, kur Salaudini me ushtrinë e tij rrethoi të krishterët në Jerusalem, ata duke mos pasur asnjë rrugëdalje kishin vendosur të mbyteshin të gjithë dhe të mos dorëzoheshin, nga frika se Salaudini me ushtarët e tij do të hakmerrej dhe do t’ i mbyste të gjithë, si shenjë hakmarrjeje për masakrimin e popullatës islame dhe hebraike.
Salaudini kishte ndërprerë luftimet dhe kishte kërkuar dorëzimin pa gjak të Jerusalemit. Të krishterët që nuk prisnin mëshirë, meqë vetë ishin treguar barbarisht të pamëshirshëm, me rastin e pushtimit dhe masakrimit të të gjithë myslimanëve dhe hebraikëve, fillimisht nuk pranuan negociata për dorëzim.
Ai iu dha fjalën e nderit dhe besimin e tij se nuk do të vriste asnjë të krishterë, por ata duhej të largoheshin deri në bregdetin e Mesdheut dhe kurrë më të mos ktheheshin në Palestinë. Të krishterët ishin dorëzuar dhe nuk ishte dëmtuar askush nga dhjetëra mijëra prej tyre. Tregohet se një grua e krishterë nga rrëmuja kishte humbur të birin dhe ushtarët e Ejubiut ishin angazhuar me orë të tëra, derisa e kishin gjetur fëmijën. Ata e kishin ndihmuar gruan të bashkohej me të krishterët, që po largoheshin drejt Evropës.
Komandantët dhe luftëtarët e kryqëzatave, nuk e kishin mbajtur fjalën. Ata ishin kthyer me anijet e tyre në Evropë, por nuk e kishin mbajtur premtimin. Ishin nisur sërish me dhjetëra mijëra ushtarë dhe sërish kishin vrarë, therë e masakruar popullatën arabe, islame dhe hebraike.

Kryqëzata të tjera, më të shfrenuar do të ndodhin shumë kohë më vonë

Si shkas dhe hakmarrje kundër mizorive që kishin ushtruar të krishterët në Palestinë dhe në vendet e lindjes së Mesme, turqit islamë, sapo pushtuan Konstandinopojën në vitin 1453 u vërsulën drejt Evropës për t’i pushtuar vendet e krishtera dhe për të përhapur islamin. Shpata e sulltanëve nuk arriti dot të marrë hak në Itali, Gjermani, Francë, Poloni, Spanjë e Angli, por për 500 vjet sundoi mbi popujt e Ballkanit dhe në disa vende të Evropës qendrore.
Në vitin 1912, shtetet aleate të Evropës dhe Rusia Cariste kishte rifilluar kryqëzatat, kundër Perandorisë Osmane, e cila ishte dobësuar dhe nuk përballonte dot të mbante nën kontroll vendet e pushtuara të Ballkanit.
Prej vitit 1912 deri në vitin 1922, forcat angleze, franceze, bullgare, serbe e greke kishin pushtuar jo vetëm ish viset e Perandorisë në Ballkan por edhe pjesën më të madhe të Turqisë. Nën luftën e shenjtë pansllaviste të Rusisë cariste e cila nxiti dhe ndihmoi popujt sllavë, gjatë Luftërave Ballkanike 1912-1915 u vranë më shumë se 400.000 shqiptarë, turq dhe hebrenj, ndërsa u dëbuan për në Turqi më shumë se një milionë njerëz. Tokat shqiptare, kryqëzatorët e rinj të Evropës dhe carët e Kremlinit ua dhanë serbëve, bullgarëve dhe grekëve, meqë ata nuk e kishin pranuar islamin, ndërsa i ndëshkoi shqiptarët duke i vrarë e masakruar dhe duke ua marrë dy të tretat e territoreve, vetëm sepse në rrethana të caktuara të mbijetesës historike me hir apo pa hir kishin pranuar islamin si fe, por jo edhe sundimin turk, të cilin e kishin luftuar gjatë tërë asaj kohe. Dhe, sundimin turk e kishin luftuat pikërisht shqiptarët, që kishin pranuar islamin, duke filluar nga Skënderbeu, Halil Patrona, Ali Pashë Tepelena e deri të Avdyl Frashëri Haxhi Ymer Prizreni e Ismail Qemali e të tjerë, në mesin e tyre edhe ndonjë shqiptar i krishterë.

Kryekryqëzatori i shekullit XX

Në vitin 1941, Evropa e kontradiktave dhe vendi i kryqëzatave të tmerrshme, dhe jo vetëm ajo, ishte përballur me përbindëshin, aninjeriun, antikrishtin e paralajmëruar për mrekulli nga Nostradamusi i madh, 500 vjet më parë. Adolf Hitleri kishte sulmuar dhe pushtuar një nga një vendet e krishtera të Evropës. Ai kishte sulmuar edhe bashkimin Sovjetik, edhe pse për dy vjet kishte respektuar traktatin për mossulmim. Lufta e Dytë Botërore, nuk u bë për çlirimin e varrit të Krishtit, as për lulëzimin e krishterimit, por erdhi si rezultat i një hakmarrjeje qiellore për të gjitha krimet që kishin kryer shtetet e Evropës dhe Rusia e Stalinit sidomos kundër popujve të robëruar.
Myslimanët e shteteve arabe dhe islame, qëndruan larg kësaj lufte, meqë nuk ishte lufta e tyre. Lufta e Dytë Botërore i kushtoi njerëzimit 50 milionë viktima, qindra miliona të plagosur dhe dëme materiale të pallogaritshme.

Rikthimi i “kryqëzatave” dhe pasojat e paparashikueshme

Këta kapituj të tmerrshëm i historisë na sjellin në kujtesë sa e sa kryqëzata të tjera, që kanë ndërmarrë pushtues të ndryshëm gjatë shekujve. Mjerisht, porosia zezonë e kryqëzatave është rikthyer edhe në botën e sotme, në dy polet e saj ekstreme. Lufta në Irak, në Afganistan, në Pakistan, në Palestinë na riktheu në kujtesë kohën e “Kryqëzatave”, por në një botë shumë më të përparuar dhe me teknikë ushtarake të përsosur. Preteksti për të sulmuar Afganistanin e më pas Irakun, nuk u bë për ta “çliruar” Varrin e Krishtit, por për shkaqe të tjera dhe jo vetëm ekonomike.
Sulmi brutal dhe antinjerëzor kundër myslimanëve, lindi kultin e qëndresës fanatike të tipit të Al-Qaidës, e cila në shtator të vitit 2001 sulmoi vendin e pa sulmuar ndonjëherë, forcën më të madhe të botës, Amerikën, duke i shkaktuar jo vetëm humbje në njerëz por edhe dëm të pariparueshëm në imazhin e saj demokratik dhe përparimtar.
Mizoritë e ushtruara kundër myslimanëve në burgjet e Abu Graibit dhe në Guantanamo, nxjerrin në sipërfaqe damka të zeza të qytetërimit bashkëkohor perëndimor, damka të cilat kemi menduar se i përkasin të kaluarës së kohës së holokaustit, jo për nga përmasa, por gjithsesi për nga metodat çnjerëzore, të ushtruara kundër njeriut, i cili i takon një race dhe një besimi tjetër, fjala e parë e të cilit është All-llah, që nuk do thotë asgjë tjetër, veçse, Zot, përkthyer në të gjitha gjuhët e botës.
Përpjekjet e Mubarak Obamës për të vendosur ura komunikimi mes të krishterëve dhe myslimanëve, mund të rezultojnë si përpjekje të kota, meqë një pjesë e botës krishtere, kryeneçe, kurrë nuk do të pranojë t’i trajtojë myslimanët ashtu sikur ata e meritojnë, por në fytyrat e tyre ajo paragjykon dhe sheh Bin Ladena hakmarrës, muxhahedinë të shpifur dhe vetëvrasës të vërtetë, të cilëve lufta dhe robëria u ka prekur ashtin dhe në kundërsulmet e tyre ata nuk zgjedhim mjet as metodë, por nuk është shënuar qoftë edhe një rast i vetëm kur myslimanët kanë torturuar ushtarë të zënë robër, apo gazetarë, të cilët në shumicë i kanë liruar. Edhe nëse i kanë torturuar e vrarë ushtarët e forcave aleate, nuk janë shënuar barbari çnjerëzore e përbuzëse, të tilla sikur kemi parë në Abu Graib. Bota përparimtare demokratike duhet më mësojë më shumë nga leksionet e historisë, të së kaluarës dhe të tanishmes. Njeriun duhet trajtuar, njeri, jo vetëm duke i mbajtur leksione për të drejtat e liritë e njeriut, as me ndarjen e qytetërimeve mbi baza të paragjykuara si superiore dhe inferiore, por me qasje humane ndaj tij, ndaj njeriut, i cilës do racë, besim, moshë e ngjyrë qoftë ai.

Liretatura e shfrytëzuar dhe e konsultuar:

Enciklopedia e religjioneve të gjalla.
Mozaiku i diturisë-Historia.
Civilizimi islam: Një histori e shkurtër rreth kryqëzatave.
Umberto Ecco: Emri i trëndafilit.
Dan Braun “Kodi i Da Vinçit”
Albavizion: A nuk është kisha katolike përgjegjëse për inkuizicionin, kryqëzatat, dhe pengimin e përparimit të shkencës?
MIsha Gleni “Histori e Ballkanit”
Leon Trocki “Raporte dhe komente nga Luftërat Ballkanike”
Mesohu org. Normanet dhe kryqezatat ne Shqiperi.
Albislam: Lidhjet muslimano krishtere në Europë: e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Tirana City com. Feja shkas për konflikte.
Abedin Rakipi: Kush përfiton nga diabolizimi i islamit.
Kolec Traboini: Mëkati dhe ligështimi i zotave.

Roli i Gongje Bojagjiut per Shqiptarët!

                          Roli i Gongje Bojagjiut per Shqiptarët

 

Salih Kabashi: Nënë Tereza mund të ishte e madhe për botën, por për Kosovën e shqiptarët, për historinë e tyre, roli i saj është zero

Në fund të vitit 2008, Papa e kishte suprimuar ligjin sipas të cilit procesi i beatifikimit (lumturimit, lumnimit),mund të fillojë vetë pesë vjet nga vdekja. Procedura e shpalljes ‘e lumturuar’ për Gonxhe Bojaxhiun filloi në korrik 1999, ndërsa në gusht 2009 ishte kryer faza e parë e atij procesi. Shpallja “e bekuar” konsiderohet si kurorëzim në 25 vjetorin e pontifikatit të Gjon Palit II. Ky i fundit e kishte vlerësuar shumë punën e Nënë Terezës.

Në Vatikan pat arritur edhe Motra Nirmana. Kjo e ka zëvendësuar Terezën në krye të Misionareve të Urdhrit të Dashurisë. Që dikush të shpallet i bekuar nga Papa dhe nga kisha katolike e Vatikanit, kandidati duhet domosdo të ketë bërë ndonjë mrekulli. Vatikani i ka njohur Nënë Terezës si një mrekullibërje: një indianeje të sëmurë i kishin vënë mbi stomak foton e saj dhe ajo, hop, ishte shëruar! Medicina nuk ka mundur ta shpjegojë këtë fenomen.

Ka dy muaj që Kisha Katolike e Kosovës ka filluar përgatitjet që viti 2010-të të mos jetë festë vetëm e komunitetit të vogël katolik shqiptar, të cilit Nënë Tereza i takon faktikisht. Festën e 100 vjetorit të lindjes së saj, ajo do ta bëjë festë sa më të madhe jo vetëm për Kosovën, po edhe për të gjithë shqiptarët. Nënë Tereza nuk ka qenë më shumë se dy herë në Kosovë e Shqipëri. Ardhja e saj ka qenë e karakterit fetar, ndërsa më 1989 ajo ishte pritur edhe nga udhëheqësi komunist Ramiz Alia. Me atë rast kishte vajtur te Varrezat e Dëshmorëve dhe ishte kërrusur mbi mermerin e prijësit shumëvjeçar komunist Enver Hoxha, ku kishte vënë edhe një kurorë lulesh. Asokohe, ende nuk ishte aq karakteristik demonizimi i sundimtarëve komunistë dhe i regjimeve të tyre. Bile mund të thuhet se prijësit katolikë në vendet komuniste bashkëjetonin të lumtur në parajsën komuniste.

Në Shqipëri dihet se të gjitha fetë ishin të ndaluara. Ish-Jugosllavia e Titos nuk kishte marrë masa të tilla kundër fesë. Katolikët shqiptarë të Kosovës ishin të lirë në ushtrimin e fesë së tyre, siç ishin të lirë edhe ortodoksët serbë e malazezë dhe besimtarët islamë nga radhët e shqiptarëve, turqve, boshnjakëve, etj. Ajo liri natyrisht se kishte limitet e saj. Komunizmi jugosllav vendoste mbi gjithçka që konsideronte se mund t’i dilte nga kontrolli. Dihet se nga 1990-ta e këndej erdhi çlirimi nga diktaturat komuniste. Edhe në Shqipëri ra sistemi komunist dhe bashkë me liritë e tjera, në demokracinë e instaluar, u hapën edhe shtigjet e lirive fetare. Vetëm në Kosovë ndodhi diçka që nuk ishte në frymën e ndryshimeve të mëdha demokratike për të gjitha vendet e tjera të Evropës Lindore.

Kosova, në vend të lirisë dhe demokracisë, ra nën pushtimin klasik. Të tri fetë në Kosovë, tani, po jetonin në kushte të tjera. Kisha ortodokse ishte edhe feja e sundimtarit serb dhe si e tillë ajo ishte kryesorja, e favorizuara. Ishte kisha që më shumë se me gjithçka tjetër merrej me politikë. Ajo orientonte, nxiste dhe intensifikonte veprimet antishqiptare. Ajo, sikurse edhe politika shtetërore zyrtare e Serbisë, duke dashur t’i përçante, shqiptarët i diferencoi në shqiptarë të ndershëm dhe shqiptarë të pandershëm – armiq të Serbisë dhe të Jugosllavisë. Jo vetëm kaq. Serbia si shtet, bashkë me kishën ortodokse serbe edhe me deklarime edhe me veprime, donte të tregonte se cilët shqiptarë të cilës fe ishin më të pranueshëm për të, edhe pse dihet dhe është dëshmuar se ata në fund të fundit nuk duan asnjë shqiptar.

Shqiptarët e besimit islam u shpallën haptas armiq të shtetit dhe konform kësaj edhe u trajtuan. Më saktë – u keqtrajtuan. Edhe më saktë – u terrorizuan. Në fund, gjatë luftës së fundit, ata edhe u masakruan: serbët vranë shumë hoxhallarë dhe pothuajse nuk lanë kund xhami a teqe pa djegur e rrënuar. Nuk u prek asnjë kishë. Ortodokse jo se jo, po, çuditërisht ose jo – as katolike! Thika çetnike serbe bënte kryqe mbi lëkurën e shqiptarëve para se t’i vriste ata në mënyrat më mizore e të pakapshme nga mendja njerëzore. Hileja serbe për të vrarë shqiptarë myslimanë dhe për të “kursyer” ata katolikë, për të rrënuar e djegur të gjitha xhamitë e teqetë dhe për të lënë të paprekura të gjitha kishat, pos të tjerash është në origjinë të diçkaje që më së buti mund të quhet e çuditshme.

Kështu vite me radhë, nga një pjesë e klerit katolik, bëhen përpjekje agresive (qesharake njëkohësisht) dhe gati-gati thirrje, herë të hapura herë me gjysmë zëri, që shqiptarët e besimit islam të braktisin fenë e tyre dhe të kthehen nën hyqmin e kryqit katolik! Kjo ta merr mendja se është e pamundshme.

Këtë e ka thënë edhe Volteri, i cili shprehej se fetë janë më të qëndrueshme se perandoritë. Në kontekst të këtij agresiviteti është edhe përpjekja që përmes 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës ndër shqiptarët të mbillet njëfarësoj “patriotizmi katolik”, krejtësisht arkaik dhe absurd. Kësaj i kanë paraprirë edhe këmbënguljet jokulturore, raciste, fashiste dhe krejtësisht joshkencore për të ndërtuar e rindërtuar, shpikur e shpifur heronj kombëtarë dhe kontekste historike mbi baza fetare. Kështu në 100 vjetorin e plakës imcake nga Kalkuta nuk do të ishte e tepërt të thuhet, pa dashur që t’i prishim askujt festën, se Nënë Tereza mund të ishte e madhe për botën, por për Kosovën e shqiptarët, në fakt për historinë e tyre, roli i saj është zero.

Zërat Më të Vjetër të Mëparshëm