Disa parime të gabuara

Shejh Suhejmi(Allahu e Ruajtë) në lidhje me disa parime të gabuara

Shejh Suhejmi thotë: “”Filani ka rënë në këtë gabim, ndaj ai është bidati. Filani është shoqëruar me filanin, ndaj është bidati. Braktiseni atë. Filani ka qenë në filan vend, ndaj lëreni, hiqni dorë prej tij, përderisa ka shkuar atje me bidatçiun edhe ai vetë është bidatçi”.

{Marrë nga kaseta me titull: Porosi të rëndësishme për të gjithë umetin, këtë ligjëratë e gjeni tek www.sahab.net}

Poashtu në një vend tjetër shejh Suhejmi i kritikon këto parime të gabuara duke thënë:

“Problemi i shumë kërkuesve të dijes është se ata i kalojnë kompetencat e tyre, u duket vetja sikur dinë, pavarësisht se janë injorantë. Këta që grupohen dhe fillojnë dhe nxjerrin kë të duan nga selefizmi dhe fusin kë të duan, këta që i lëndojnë dhe dëmtojnë vëllezërit e tyre, që i ekzagjerojnë gjërat, i hiperbolizojnë, që bëjnë gjueti shtrigash (peshkojnë në ujë të turbullt), që i japin gjykimet si në shitjen me shumicë pa kurrfarë maturie, as verifkimi dhe as referim tek dijetarët që t`i kurojnë ato probleme që hasen, të gjitha këto na bëjnë të dyshojmë në to.Tek Allahu ankohemi për këtë gjendje. Shkaku dhe burimi i gjithë kësaj është injoranca, mos kuptimi në fe, horizonti i ngushtë, dritë-shkurtësia, idiotësia, inati, zilia, sëmundjet që burojnë nga zemra.

O vëllai im i nderuar! Le ta zëmë se vëllai yt ka gabuar apo rrëshqitur në dicka apo ndoshta nuk e ka të qartë të saktën në atë cështje dhe nuk tërhiqet nga ai gabim, por ai ecën në përgjithësi sipas menhexhit të selefëve.A të lejohet ty që ta sprovosh në këtë lloj mënyre, ta konsiderosh bidatci, ta nxjerrësh nga selefizmi si të do qejfi ty?!! Kjo nuk është nga menhexhi i ehlu sunetit dhe xhematit, përkundrazi kjo rrugë është nga metodat e hizbinjve, madje as hizbinjtë nuk e bëjnë dicka të tillë me pasuesit e tyre.”

{Marrë nga kaseta nr 8 gjatë shpjegimit të librit Lum`atul i`tikad në kursin e organizuar në xhaminë Utbeh bin Gazuan në Damam në vitin 1429 h.}

Advertisements

Dashuria për hir të Allahut, vlera dhe çmimi i saj

                                   Dashuria për hir të Allahut, vlera dhe çmimi i saj

Pyetësi: Ai që e do dikë për hir të Allahut, a obligohet t’i thotë: “Të dua për hir të Allahut?”

Përgjigjeja (shejh Muhammed Nasirudin el‐Albani): Po, mirëpo dashuria për hir të Allahut posedon vlerë dhe çmim të papërshkrueshëm (të lartë), e kush është ai që paguan këtë çmim? A e dini se sa është çmimi, vlera e dashurisë për hir të Allahut? A e di dikush nga ju këtë çmim?

Nëse ka dikush përgjigje, le të përgjigjet?!

Pyetësi: Thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Shtatë persona (lloje njerëzish) Allahu do t’i vendosë nën hijen e Tij. Prej tyre janë dy njerëz të cilët e duan njëri-tjetrin në emër të Allahut, janë shoqëruar dhe janë ndarë për hir të All‐llahut. [Buhari &Muslim]

Shejh Muhammed Nasirudin el‐Albani: Këto fjalë janë të sakta në vetveten e tyre, por nuk është kjo përgjigjja e pyetjes sime. Ky përafërsisht është definicioni i dashurisë për hir të Allahut, mirëpo nuk është definicion i përsosur.

Pyetja ime ishte se çfarë është çmimi që duhet të paguajë çdonjëri ndaj atij që e do për hir të Allahut? Nuk kam për qëllim çmim apo shpërblim të Ahiretit ndërsa them në pyetjen se cili është argumenti praktik në dashurinë për hir të Allahut mes dy të dashurve?

Mund të jenë dy persona që dashuria mes tyre është formale, jo e sinqertë dhe jo e vërtetë? Cili është argumenti i dashurisë së sinqertë?

Pyetësi: T’ia dojë të mirën vëllait të vet ashtu siç ia do vetes.

Shejh Muhammed Nasirudn el‐Albani: Kjo është nga cilësitë e dashurisë apo pjesë e cilësisë së dashurisë.

Pyetësi:  Thotë Allahu xhele sha’nuhu: ”Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë”.(Alu imran 31).

Shejh Muhammed Nasirud‐Din el‐Albani: Përgjigjeja është e saktë, por për tjetër pyetje.

Pyetësi: Hadith sahih: ”Nëse tre gjëra gjinden tek një person, ai ka shijuar ëmbëlsinë e besimit”, brenda tyre dy persona që duhen për hir të Allahut.

Shejh Muhammed Nasirudin el‐Albani: Kjo është gjurma e dashurisë për hir të Allahut, ëmbëlsi të cilën e gjen në zemrën e tij.

Pyetësi: Thotë Allahu xhele‐shanuhu:”Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt, me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen së vërtetës dhe që këshilluan njëri‐ tjetrin të jenë të durueshëm!” (El Asr 1,2,3).

Shejh Muhammed Nasirudin el‐Albani: Shkëlqyeshëm, kjo është përgjigjeja dhe shpjegimi i saj. Nëse jam që të dua për hir të Allahut, unë sinqerisht porosis me këshilla, gjithashtu edhe ti më kundërvihesh me një gjë të tillë (më këshillon).

Për këtë shkak këto porosi me këshilla janë pak prezente në mesin e atyre që pretendojnë se e duan njëri‐ tjetrin për hir të Allahut, dhe kjo dashuri ka shenja të sinqeritetit, mirëpo nuk janë të plota, për këtë secili nga ne kur ta thërret tjetrin, frikësohet se mos po e nevrikos, frikësohet se mos po e largon atë, etj. Nga kjo pikënisje, dashuria për Allahun, çmimi dhe vlera e saj është që secili të ketë nga ne sinqeritet në të këshilluarit mes vete, urdhër për të mirë dhe ndalesë nga e keqja çdo herë.

Dhe ai me këto këshilla e ndjek dhe është më afër se hija e tij, për këtë është transmetuar se nga etika (morali) i Sahabëve kur janë ndarë mes tyre ka qenë që ia kanë rikujtuar, lexuar njëri‐tjetrit këtë sure[Buhari, Bejheki]: “Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt, me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri‐tjetrin t’i përmbahen së vërtetës dhe që këshilluan njëri‐tjetrin të jenë të durueshëm!” (El Asr 1,2,3).

Përshtati: Unejs Murati
Marrë nga libri “Fetava” të Shejh Albanit.

Endër E Habitshme E Muhammedit Alejhi Selam

Endër E Habitshme E Muhammedit Alejhi Selam

 

Ky hadith është marrë nga libri i dijetarit Ibnul Kaj-jim [rahimehullah], me titullin “El-Vabilus-Saj-jib”.
Thotë Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: “Ky është hadith madhështor, me pozitë të lartë; duhet çdo musliman ta mësojë përmendësh. Do ta përmendim komplet për shkak të përfitimit që nxjerrim nga ky hadith dhe nevojën e krijesave për të…

Ky është hadithi i Seid Ibën Musej-jibit, nga AbduRrahman Ibën Semure Ibën Xhundub, i cili thotë:
“Doli një ditë prej ditëve i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ne ishim në “Suf-fe” në Medine. U ngrit në këmbë e tha:

“Me te vërtetë unë mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme.
Pashë një person nga Ummeti (populli) im, të cilit iu prezantua Meleku (Engjëlli) i Vdekjes për t’ia marrë shpirtin…
Por i erdhi (në ndihmë) atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve, dhe e largoi Melekun e Vdekjes prej tij.

Pashë një person nga Ummeti im që ishte përfshirë nga dënimi i Varrit…
E i vjen (në ndihmë) atij Abdesi që ai kishte marrë, dhe e shpëton atë nga ai dënim.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin shejtanët…
E i vjen (në ndihmë) atij Përmendja e Allahut dhe ia largon shejtanët prej tij.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin Melekët e Dënimit…
E i vjen (në ndihmë) atij Namazi i tij dhe e shpëton nga duart e tyre.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilin etja e kishte përvëluar. Sa herë që përpiqej t’i afrohet ndonjë pellgu me ujë, largohej prej tij dhe pengohej…!

E i vjen (në ndihmë) atij Agjërimi i Ramazanit që ai kishte bërë dhe e gostit me ujë, sa që ai e shuan etjen që e kishte kapluar.

Pashë një person nga Ummeti im dhe pashë pejgamberët të ulur nëpër grupe (mexhlise)… Sa bënte ky njeri t’i afrohej ndonjë mexhlisi prej këtyre mexhliseve, largohej prej tyre dhe pengohej…!
E i vjen (në ndihmë) atij Gusuli i marrë nga xhunubllëku, e marrin për dore dhe e ulin pranë meje, mexhlisit tim.

Pashë një person nga Ummeti im, përpara tij kishte errësirë, prapa tij ishte errësirë, nga e djathta e tij ishte errësirë, nga e majta e tij ishte errësirë, sipër tij errësirë, poshtë tij errësirë. E ai rrinte i shastisur (nuk dinte nga të lëvizte), nga të ikte…
E i vjen (në ndihmë) atij Haxhillëku e Umreja që ai kishte kryer dhe e nxjerrin atë prej errësirës në dritë.

Pashë një person nga Ummeti im, i cili me duart e veta ruhej nga flakët e zjarrta të prushit…
E i vjen (në ndihmë) atij Sadakaja (lëmosha) e dhënë, bëhet pengesë midis tij e zjarrit dhe bëhet mbulesë mbi kokën e tij.

Pashë një person nga Ummeti im, i cili u fliste besimtarëve, por ata nuk i flisnin atij…
E i vjen (në ndihmë) atij Lidhja farefisnore, e u thotë besimtarëve: “O besimtarë! Ky njeri ishte që e ka lidhur farefisin e tij me vizita të ngrohta.”E i flasin atij besimtarët dhe e takojnë atë, e edhe ai i takon ata.

Pashë një person nga Ummeti im që e frikësonin Zebanijet (melekët e zjarrit)…
E i vjen (në ndihmë) atij Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja që ai kishte bërë në dynja (në këtë botë) dhe e vendosin te Melekët e mëshirës.

Pashë një person nga Ummeti im, të gjunjëzuar… Midis tij e Zotit kishte pengesë…
E i vjen (në ndihmë) atij Morali i mirë dhe e merr për dore, dhe e fut ne audiencën e Allahut!

Pashë një person nga Ummeti im, të cilit Libri i zbret nga e majta e tij…
E i vjen (në ndihmë) atij Frikësimi i tij nga Allahu dhe e merr Librin dhe vendos nga ana e djathtë e tij.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira…
E i vijnë (në ndihmë) atij fëmijët (pasardhësit e tij) që ai i kishte edukuar mirë (siç duhet) dhe ia rëndojnë peshoren e tij.

Pashë një person nga Ummeti im, i cili qëndronte në këmbë buzë zjarrit të Xhehenemit…
E i vjen (në ndihmë) atij përjetimi i frikës së Allahut (dridhjet e zemrës së tij) dhe e shpëtojnë atë nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugën për në Xhenet.

Pashë një person nga Ummeti im të hidhet në Zjarr…
E i vjen (në ndihmë) atij Loti që ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpëton atë nga Zjarri.

Pashë një person nga Ummeti im që ishte në këmbë të Urës së Siratit…
Dridhej si gjethet e palmës nga stuhia e fortë…
E i vjen (në ndihmë) atij Mendimi i mirë që ai ka pasur për Allahun dhe ia qetëson dridhjet, e ai vazhdon në qetësi rrugën për në Xhenet.

Pashë një person nga Ummeti im që zvarritej mbi Urën e Siratit.
Nganjëherë ecte në këmbë, nganjëherë binte; nganjëherë ecte këmba-dorazi, e nganjëherë kacavirrej…
E i vijnë (në ndihmë) atij Salavatet (përshëndetjet dhe lutjet) që ai ka bërë mbi mua dhe e çojnë në këmbë të drejtuar dhe e shpëtojnë atë.

Pashë një person nga Ummeti im që arrin deri tek portat e Xhenetit…
E dyert e tij i mbyllen, pa e lënë atë të futet në Xhenet…!
E i vjen (në ndihmë) atij Dëshmia “La ilahe il-lAll-llah” (Nuk ka zot që adhurohet me të drejtë, përveç Allahut), dhe ia hapë dyert dhe ai futet ne Xhenet.”

Istigfari

Kërkimi i Faljes

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Sikur Allahu të donte ta dënonte robin e tij, nuk do ta kishte frymëzuar për falje mëkatesh.”

Katade (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Ky Kuran do t’ju udhëzojë edhe në sëmundjet tuaja edhe në ilaçet tuaja. Sëmundjet janë mëkatet, ndërsa ilaçet janë të kërkuarit e faljes.”

Pyetja interesante e nxënses drejtuar mësueses së saj?

Pyetja interesante e nxënses drejtuar mësueses së saj?

Tregon nje arsimtare e lendes fetare ne nje prej shkollave per vajza ne vendet arabe….

Me erdhe nje dite nje prej vajzave te shkolles disi e turpshme,mu afrua dhe me pyeti: A bene te ju beje nje pyetje?

I thashe,po ,sigurisht.

Me tha disi si me ngurim: A bene ta mesoj permendsh Kur’anin pa dijen e prinderve te mi?

I thash disi e hutuar ne kete pyetje te saj; Po ben!

Por Mesuesja e lendes fetare tha se kjo pyetje e saj me mundonte dhe doja ta dija pse po fshehte kete gje nga prinderit e saj dhe doja ta dija shkakun e kesaj…

E pyeta,pse nuk po u tregon prinderve tu se deshiron ta meson Kur’anin permendsh?

Por ma dha nje pergjigje,qe se kisha pritur asnjeher…

Deshiroj ti befasoj me nje Kurore te Drites ne Diten e Gjykimit si surprize per ta !!!

Allahu eshte i Madh dhe shume i Meshirshem.

Thote Pejgamberi a.s:”

Kush e lexon Kur’anin, e mëson dhe vepron sipas tij, prindërve te vet në Ditën e Kijametit ua vesh një kurorë nga nuri, drita e së cilës është sikur drita e diellit…” . Transmeton Hakimi,Shejh Albani i thote hasen sahih ne ettergib we terhib 2|80

Martesa për hir të All-llahut xh.sh

Martesa për hir të All-llahut xh.sh

Dikush I tha Osman Nisburit: ’’Cila është vepra më shpresëdhënëse për ty?’’

’’ Ai u përgjigj:’’Në rininë time familja ime u përpoq shumë që të më martonte,ndërsa unë refuzoja. 

Pastaj më erdhi një grua dhe më tha:’’O Ebu Osman!Unë kam rënë në dashuri me ty dhe I lutem Allahut që të martohesh me mua. 

Kështu, e mora babain e saj-që ishte I varfër-dhe më martoi me të.Ai u gëzua shumë për këtë.

Kur hyri tek unë,vura re se ajo ishte e verbër me një sy,e gjymtuar dhe e shëmtuar.

Ngaqë më dëshironte shumë, kjo e bënte që të mos më lejonte të dilja dhe unë qëndroja për të respektuar zemrën e saj,nuk I shfaqja asnjë shenjë urrejtjeje,edhe pse nga urrejtja që kasha për të, dukesha sikur qëndroja mbi gjemba.

Kjo vashdoi për pesëmbëdhjetë vjet, derisa ajo vdiq.Kështu që nuk kam asnjë vepër më shpresëdhënëse se kujdesi im për zemrën e saj’’.

Burimi:”Gjuetia e meditimeve nga Ibn Xheuzi”

Kush është burrë?!

Kush është burrë?!

Një ditë, para meje paramendova një djalë të ri, i cili mu drejtua me insistim me nje pyetje: ”Kush është burrë?!”.

Normalisht, nuk eshte edhe gjithaq lehte per t’i dhene pergjigje kesaj pyetjeje. Fillova te mendoj, te konsultohem, ta shfletoj Kur’anin dhe hadithin, me qellim qe kesaj pyetje t’i jap pergjigje sa me te plote. Pergjigja e kesaj pyetje eshte e gjate dhe e llojllojshme, andaj secili mund te jep pergjigje e cila do te dallonte nga pergjigjja e tjetrit. Andaj per te e hartova kete tekst te meposhtem.

Ty, o djalosh, shpejt do te kalojne ditet dhe netet e do te behesh sa babai yt me gjatesi dhe me trup. All-llahu [subhanehu ve teala] do te dhuroje shendet dhe trup. Ditet do te kalojne, e nese nuk te godet dic qe mund te te godase ne jeten tende, do t’i kalosh te gjitha etapat e jetes, ashtu sic thote All-llahu [subhanehu ve teala]:

“Ndersa ate qe e deshirojme Ne e perqendrojme ne miter deri ne nje afat te caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu te arrini pjekurine tuaj”. (El-Haxhxh: 5).

Nese All-llahu [subhanehu ve teala] ka caktuar dic tjeter, atehere ti je prej atyre per te cilet Ai thote:

“Ka qe dikush prej jush vdes heret,…”.

Mirepo, mos harro se keto etapa jane te shpejta dhe te kalojne pernjehere, andaj mundohu t’i kapesh dhe te marresh prej tyre nozull per ne ahiret. Ti vec me e ke bere hapin e pare ne etapen e rinise dhe pjekurise. Kjo etape eshte shume e rendesishme, andaj edhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kete e ka vecuar ne hadith:

“Nuk do te levizin kembet e birit te Ademit Diten e Kijametit derisa nuk pyetet per pese gjera: per jeten e tij, ku e ka harxhuar; per rinine e tij, ku e ka shfrytezuar….”. (Hadithi eshte sahih, transmeton Tirmidhiu).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka vecuar kete etape per shkak se kjo etape eshte etapa me produktive ne jeten e njeriut, etapa me frytdhenese, etapa e kreativitetit dhe inovacionit.

Djalosh i ri! Mizani i burrerise dallon nga dallimi i botekuptimeve dhe nga dallimi i qendrimeve tua ndaj shoqerise, familjes dhe rinise. Ndokush burreri e konsideron humbjen e kohes dhe kalimin e jetes pa dobi, tjetri burreri e konsideron vrapimin pas epsheve, i treti burreri e konsideron vrasjen e vellaut te vet per nje grimce, e tjetri burreri e konsideron forcen per akuzim dhe shpifje, e dikush burreri e konsideron edhe spiunimin, e keshtu me radhe. Kurse, burreri e vertete, burreri e njerezve ambicioz, me ideale te larta dhe me qellime e aspirata fisnike, eshte burreria qe te nxit te vraposh pas Xhennetit, gjeresia e te cilit eshte sa qiejt dhe toka.

Kjo kerkon te mesosh aq sa te nevojitet, te kesh sjellje sa me teper, te zbukurohesh me principe burrash, duke iu larguar pengesave dhe gropave qe i ke ne rruge. Nga pervoja e dime se njeriu behet burre kur i permbushe principet e dukshme te burrerise: zgjerimin e trupit, shkelqimin e lekures, shtimin e forces, daljen e mustaqeve dhe mjekres etj.
Megjithate, ne e dime se te gjithe njerezit e rritur i fitojne keto gjera ne kete kohe: edhe te miret edhe te keqijte, edhe muslimanet edhe jomuslimanet, e bile-bile edhe disa kafshe. Prandaj, ti duhet te behesh burre i dalluar dhe i vecuar, burre musliman. Nese deshiron te behesh i tille, para teje i ke te hapura horizontet, rruga e hajrit te eshte e hapur dhe e lehte.

Ty te eshte afruar koha per ta korre mbjelljen e diturise. Eja dhe merr nga ky frut sa ma teper po deshirove te jeshe burre ashtu sic kerkon Islami, ashtu sic kerkon All-llahu [subhanehu ve teala]. Per keso burra ka nevoje ummeti, familja, shoqeria, thjesht te gjithe kane nevoje per burra te mire dhe mireberes. Ky din ka nevoje per burra, pra jo per meshkuj, por burra trima dhe durimtare, burra qe e bartin dertin e da’vetit, e luajne rolin e tij dhe durojne ne ate qe sprovohen.

Ai mundohet vazhdimisht te ngritet ne shkallet e diturise, me gjuhe te ndershme dhe me gjymtyre te pasterta. Atij i nxitojne kembet kur degjon ezanin; perserite ne vete ajetet e Kur’anit, eshte larg teoretizimit dhe perpilimit te fjaleve te ndryshme. Une deshiroj t’i permendi vetem disa gjera, e ti nese vepron sipas tyre, pasha Zotin e Qabes do te shpetosh:

1). Ti je krijuar per te realizuar nje synim te ndershem:

“Une nuk i krijova xhinet dhe njerezit per tjeter pos qe te me adhurojne”. (Edh-Dharijjat: 56).

2). Namazi – eshte shtylla e dyte e fese, rukni i dyte ne Islam. Nuk ka pjese ne Islam ai qe nuk fale namaz, andaj mos u be pertac dhe mos u dembelo nga kryerja e namazit me xhematin e muslimaneve.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote:

“Marreveshja mes nesh dhe jushe eshte namazi, kush e le namazin ka bere kufer”. (Hadithi eshte sahih).

Merzitesh dhe deshperohesh, brengosesh dhe pikellohesh nese te humb ndonje gje e kesaj bote ose po te humbi kuleta, mirepo aspak nuk brengosesh kur te kalon tekbiri fillestar, kur te kalon namazi me xhemat, ose kur te kalon nje namaz i tere.

3). Burri nuk humb kohe dhe nuk e harxhon jeten kot, ashtu sic veprojne njerezit e humbur, njerezit pa ambicje dhe vullnet, njerezit pa aksion dhe kreativitet. Kujdesu per kohen tende ma shume sesa kujdesesh per pasurine tende, edhe pse pasurine tende mund ta investosh ne ndonje projekt dhe ta rikthesh ate qe e ke humbur, por kete gje s’mund ta besh me kohen. Humbja e kohes eshte vrasje dhe frymemarje qe nuk kthehen.

4). Dituria eshte rruga qe te shpie ne devotshmeri, andaj nxito te nxesh dituri me te cilin e meson metoden se si t’i kryesh obligimet tuaja fetare. Edhe po mesove shkenca ekzakte, mos harro qe te besh nijet se kete gje e ben per t’i ndihmuar ummetit, per te kontribuar per Islam dhe per muslimanet, nese vec deshiron te fitosh shperblim nga kjo.

5). Sjellje te mire.

Shprehja e mire eshte e lehte per gjuhen, mirepo gjate perzierjes se njeriut me njerez, shume rende eshte te gjesh te atille qe e aplikojne ate si duhet. Nuk duhet te harrosh se sjellja e mire eshte kurrizi i ketij dini. Andaj, sillu mire me prinderit tu, sillu bute me vellaun tend, bej mire shokut tend, kujdesu per fqiun tend etj.

6). Pasi te krijosh nje prapavije te urte kulturore, atehere shprehi mendimet dhe idete tuaja per t’u ndihmuar me to muslimaneve dhe per t’u dale perballe atyre qe mundohen ta sulmojne kete din ne cfaredo menyre.

7). Zgjidh per vetvete ndonje shembelltye shkencore qe te ecesh pas tij, te veprosh sipas porosive te tija, te percjellesh rrugen e tij, e keshtu me radhe. Valle, kush mund te jete shembelltyra yte? A ka shembelltyre me te mire per muslimanin se sa Muhammedi s.a.v.s., se sa sahabet e tij dhe se selefus-salihi.

8). Ti gjithsesi synon nje te neserme me te lumtur, nje lumturi te perhershme me hije te vazhdueshme, andaj behu i devotshem ne jeten tende sekrete dhe ne jeten publike, sepse devotshmeria eshte porosia e njerezve te pare dhe te fundit dhe eshte rruga e shpetimit ne Diten e Kijametit

“Kush ben veper te mire, qofte mashkull ose femer, e duke qene besimtar, Ne do t’i japim atij nje jete te mire (ne kete bote), e (ne boten tjeter) do t’u japim shperblimin me te mire per veprat e tyre”. (En-Nahl: 97).

9). Behu njeri me vullnet te forte dhe vendosmeri te paluhatshme! Largoje shikimin nga gjerat qe jane haram, largohu prej rrezilleqeve, largohu prej vendeve te dyshimta. Duhet te posedosh force te brendshme te cilen do ta shfrytezosh per ta pastruar veten tende, per ta kulluar brendesine tende. Kete mund ta arrishe duke pase parasysh kontrollin e perhershem te All-llahut mbi ty dhe duke bere pune te mira.

10). Duaja eshte ibadeti kulminant. Sa shume nevoje ke per Zotin tend! Me lutje te zgjerohet dhe te qetesohet gjoksi. Vetem prej All-llahut kerko ndihme dhe nga askush tjeter pervec Tij. Mos harro te besh lutje dhe largohu prej gjerave qe e pengojne realizimin e lutjes. Nese ndonjehere harron te besh lutje, kujto sesa shume jane lutur pejgamberet.

O ti djalosh! Mos te trishtoje ndryshimi i kohes. Do te vije dita kur para teje do te ndalet djali yt dhe do te te pyese: “Kush eshte burre o babai im?!”.Besoj se pikefillimi i pergjigjes se kesaj pyetjeje eshte ajo te cilen e vepron sot dhe ajo qe ia vizaton vetes per neser. Shembelltyra e gjalle eshte shembulli me i mire per ata qe jane perreth teje. Fillo dhe kerko ndihme prej All-llahut.

Keshtu mund te behesh burre, i cili zhytet ne thellesite jetes duke mos u frikesuar nga humnerat e ndryshme pergjate kesaj rruge. Keshtu behesh burre prej burrave te cilet All-llahu i ka lavderuar ne disa vende ne Kur’an:

“Prej besimtareve kishte burra qe vertetuan besen e dhene All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhene jeten, dhe ka prej tyre qe jane duke pritur (ta zbatojne) dhe ashtu nuk bene kurrfare ndryshimi”. (El-Ahzab: 23).

“Ata jane burra qe nuk i pengon as tregtia e larget e as shitblerja ne vend per ta permendur All-llahun, per ta falur namazin dhe per ta dhene zeqatin, ata i frikesohen nje dite kur do te tronditen zemrat dhe shikimet”. (En-Nur: 37).

“….aty ka burra qe deshirojne te pastrohen mire, e All-llahu i do te pastrit”. (Et-Teube: 108).

“Ne as para teje nuk derguam tjeter, pervec burra, te cileve u dhame shpallje. Ju (idhujtare) pyetni pra dijetaret (e Tevratit e te Inxhilit) nese ju nuk dini”. (en-Nahl: 43).

“Musai zgjodhi nga populli i vet shtatedhjete burra per kohen qe Ne ia caktuam takimin….”. (El-A’raf: 155).

“Nje burre besimtar nga familja e faraonit qe e fshehte besimin e vet, tha: “A doni ta mbytni nje burre vetem pse thote Zoti im eshte All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjelle argmente? Nese ai eshte rrenes, per vete e ka rrenen, e nese eshte i drejte, juve do t’ju godit dicka nga ajo qe ai ju premton. S’ka dyshim se All-llahu nuk udhezon ne rruge ate qe e tejkalon dhe eshte rrenes”. (Gafir: 28).

Shkroi: AbdulMelik Kasim

Perktheu: Xhemal Jakupi

Lutja jone e fundit eshte: Zoti yne na bej prej burrave me te cilet Ti je i knaqure!

Zërat Më të Vjetër të Mëparshëm