Disa parime të gabuara

Shejh Suhejmi(Allahu e Ruajtë) në lidhje me disa parime të gabuara

Shejh Suhejmi thotë: “”Filani ka rënë në këtë gabim, ndaj ai është bidati. Filani është shoqëruar me filanin, ndaj është bidati. Braktiseni atë. Filani ka qenë në filan vend, ndaj lëreni, hiqni dorë prej tij, përderisa ka shkuar atje me bidatçiun edhe ai vetë është bidatçi”.

{Marrë nga kaseta me titull: Porosi të rëndësishme për të gjithë umetin, këtë ligjëratë e gjeni tek www.sahab.net}

Poashtu në një vend tjetër shejh Suhejmi i kritikon këto parime të gabuara duke thënë:

“Problemi i shumë kërkuesve të dijes është se ata i kalojnë kompetencat e tyre, u duket vetja sikur dinë, pavarësisht se janë injorantë. Këta që grupohen dhe fillojnë dhe nxjerrin kë të duan nga selefizmi dhe fusin kë të duan, këta që i lëndojnë dhe dëmtojnë vëllezërit e tyre, që i ekzagjerojnë gjërat, i hiperbolizojnë, që bëjnë gjueti shtrigash (peshkojnë në ujë të turbullt), që i japin gjykimet si në shitjen me shumicë pa kurrfarë maturie, as verifkimi dhe as referim tek dijetarët që t`i kurojnë ato probleme që hasen, të gjitha këto na bëjnë të dyshojmë në to.Tek Allahu ankohemi për këtë gjendje. Shkaku dhe burimi i gjithë kësaj është injoranca, mos kuptimi në fe, horizonti i ngushtë, dritë-shkurtësia, idiotësia, inati, zilia, sëmundjet që burojnë nga zemra.

O vëllai im i nderuar! Le ta zëmë se vëllai yt ka gabuar apo rrëshqitur në dicka apo ndoshta nuk e ka të qartë të saktën në atë cështje dhe nuk tërhiqet nga ai gabim, por ai ecën në përgjithësi sipas menhexhit të selefëve.A të lejohet ty që ta sprovosh në këtë lloj mënyre, ta konsiderosh bidatci, ta nxjerrësh nga selefizmi si të do qejfi ty?!! Kjo nuk është nga menhexhi i ehlu sunetit dhe xhematit, përkundrazi kjo rrugë është nga metodat e hizbinjve, madje as hizbinjtë nuk e bëjnë dicka të tillë me pasuesit e tyre.”

{Marrë nga kaseta nr 8 gjatë shpjegimit të librit Lum`atul i`tikad në kursin e organizuar në xhaminë Utbeh bin Gazuan në Damam në vitin 1429 h.}

Advertisements

Mesazh derguar Shijave

Mesazh derguar Shijave 

Shejh Othman El-Khamis