A është martesa caktim, apo zgjedhje e njeriut?!

A është martesa caktim, apo zgjedhje e njeriut?! 
Shkruar nga Imam Albani 

Pyetje: A është martesa e caktuar, d.m.th. që nga lindja e njeriut, martesa të jetë caktim si për burrin ashtu edhe për gruan apo njeriu ka mundësi zgjedhjeje?

Imam Albani: Allahu të faltë! Çfarë dallimi ka kjo pyetje me pyetjen që mund ta bëj dikush në lidhje me atë se përse dikush është i pasur, i varfër, i bukur apo i shëmtuar, e shembuj të tjerë?!

Nuk ka asnjë dyshim se, kaderi i njeriut është gjë e cila duhet të ndodhë patjetër dhe s’ka asgjë që mund ta pengojë nga mosrealizimi. Mirëpo, njeriu është i obliguar që të përpiqet që të bëj zgjedhjen e mirë. Ndërsa nuk është përgjegjës për pasojat nëse ndodh diçka jo e mirë, e që nuk ka qenë rezultat i zgjedhjes së tij. Shembull:
Nëse njëri prej jush është fejuar me një vajzë; ndërsa ka qenë i kujdesshëm për ta fejuar atë sepse ajo ka qenë e mirë. Pas një kohe, është parë se ajo nuk është ashtu siç është dukur. Padyshim, se kjo është caktimi i tij.

Çdo gjë që ndodhë, ndodhë me kaderin e Allahut. Ashtu siç ka thënë Profeti (sal Allahu alejhi ue selem):

“Çdo gjë ndodhë me kader, derisa edhe përtacia dhe aktiviteti.”

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se njeriu brenda mundësive të tij të mos përpiqet që të arrij deri tek zgjedhja e duhur. Jo, kjo është diçka krejt tjetër. Për njeriun është obligim që të mundohet-të përpiqet, e më pas pjesa tjetër i takon Allahut të Lartësuar. Siç po kuptohet, përgjigja është se, martesa është caktim. Por, nuk duhet ta kuptojmë se kjo është caktim dhe vetëm të mbështetet në Allahun. Jo, njeriu duhet që t’i marr shkaqet e më pas ë mbështetet në Allahun.
——————————————————————————–

Përktheu: Usame Morina

Advertisements

Pasha Allahun, ajo me të vërtetë më mahniste.

Pasha Allahun, ajo me të vërtetë më mahniste

Ibnul Xheuzi – rahimehullah – tregon: Sejjari, rahimehullah, rrëfen nga Rijjah, rahimehullah, i cili ka thënë:

Më kanë përmendur një grua, andaj, u martova me të. Sa herë që mbaronte së faluri namazin e jacisë, ajo parfumonte veten e saj, zbukuronte veten e saj me temjan dhe veshte rroba të bukura. Pastaj, më afrohej dhe më thoshte: “A ke ndonjë nevojë?” Nëse i thosha po, ajo do të qëndronte me mua; dhe nëse i thosha jo, ajo do të hiqte rrobat e saj të bukura dhe do të qëndronte në namaz deri në agim. Rijah, thotë:”Pasha Allahun, ajo me të vërtetë më mahniste.”

[Sifetus Safuah: faqe: 116]

Martesa për hir të All-llahut xh.sh

Martesa për hir të All-llahut xh.sh

Dikush I tha Osman Nisburit: ’’Cila është vepra më shpresëdhënëse për ty?’’

’’ Ai u përgjigj:’’Në rininë time familja ime u përpoq shumë që të më martonte,ndërsa unë refuzoja. 

Pastaj më erdhi një grua dhe më tha:’’O Ebu Osman!Unë kam rënë në dashuri me ty dhe I lutem Allahut që të martohesh me mua. 

Kështu, e mora babain e saj-që ishte I varfër-dhe më martoi me të.Ai u gëzua shumë për këtë.

Kur hyri tek unë,vura re se ajo ishte e verbër me një sy,e gjymtuar dhe e shëmtuar.

Ngaqë më dëshironte shumë, kjo e bënte që të mos më lejonte të dilja dhe unë qëndroja për të respektuar zemrën e saj,nuk I shfaqja asnjë shenjë urrejtjeje,edhe pse nga urrejtja që kasha për të, dukesha sikur qëndroja mbi gjemba.

Kjo vashdoi për pesëmbëdhjetë vjet, derisa ajo vdiq.Kështu që nuk kam asnjë vepër më shpresëdhënëse se kujdesi im për zemrën e saj’’.

Burimi:”Gjuetia e meditimeve nga Ibn Xheuzi”

Te prezantuarit e Femres nga ana e mahremit per martese

Te prezantuarit e Femres nga ana e Mahremit(1) per martese

Transmetohet nga Abdullah ibn Umar (ALLAHU qofte i kenaqur me Te) se ,Umar ibn Khatab(ALLAHU qofte i kenaqur me Te), mbasi qe vajza e tij Hafsah humbi burrin e saj Khanees ibn Hithaafah as-Sahame tha:
Une shkova tek Uthman ibn Affaan dhe ja propozova Hafsan atij per martese.
Ai me tha :” Une do te mendohem per kete.” Prandaj , Une prita per disa dite dhe e takova ate perseri.Ai me tha:”Une nuk mendoj se do te martohem me te ne nje te ardhme te afert .”dhe si resultat e kesaj, Umeri tha:” Une takova Abu Beker as-Sedik dhe i thashe ;” Nese ti deshiron, Une do te martoja Hafsah bint Umar per ty.” Keshtu qe, Abu Beker qendroj i heshtur dhe nuk me kthej asnje pergjigje te vetme , dhe si pasoje e ksaj une u zemerova me te dhe me Uthmanin.
Mbas dy ditesh i Derguari i ALLAHUT (SALALLAHU ALEJHI VE SEL-LEM), kerkoj qe ta martoje ate, keshtu qe une e martova ate me te.
Abu Bekri erdhi tek une dhe me tha:” A ishe ti i zemeruar me mua kur ti me propozove Hafsan per mua dhe une nuk t’u pergjigja ty ?”
‘Umeri tha : ”Po”.
Abu Bekri i tha: ” Asgjë nuk më pengoi per tu përgjigjur , përveç që e dija se i Dërguari i ALLAHUT(SALALLAHU ALEJHI VE SEL-LEM), e kishte përmendur ate.Une nuk doja te tregoja sekretet e te Derguarit te ALLAUT (SALALLAHU ALEJHI VE SEL-LEM),por nese i Derguari i ALLAUT (SALALLAHU ALEJHI VE SEL-LEM), do ta kishte lene ate , atehere une do ta kisha marre ate.
Burimi:
Transmeton Imam Buhariu : ne nje kapitull në Sahihun e tij me titull :Burri qe paraqet vajzën e tij apo motrën tij per martesë per njerezit (besimtaret) e mirë (devotshem).
shkeputur nga Anglishtja ne librin me titull :Mbrojtja e te Drejtave te Grave Besimtare. Faqe 50 – 51
Shkruar nga Um Salamah as-Salafija ,duke përfshirë edhe , prezantimin nga Imam Abee ‘Abdir-Rahmaan Muqbil bin Haadee Al-Waadi’ee .www.tarbiyyahbookstore.com

————————
1) Mahrem- është përgjegjësi i vajzes (si psh: babai, vellai , axha, daja … në varësi të kushteve të Sheriatit)(shkruan: miresia.wordpress.com)

Jeta e këndshme

Jeta e këndshme

Autor: Shejh Muhamed Muhtar Esh Shenkiti

Jeta, ose punon në të mirë të njeriut ose është kundër tij. Jeta është orë dhe sekonda, ditë dhe vjet që i kalojnë pranë duke e shpënë (me veprat e tij) në Dashurinë dhe Kënaqësinë e Allahut derisa të futet në mesin e njerëzve që kanë korrur sukses dhe në Kopshtet e Parajsës; ose t’i kundërvihen atij, duke e shpënë (me veprat e tij) në Flakët e Zjarrit dhe në Zemërimin e Atij, Sunduesit të Drejtë, Allahut.

Jeta, ose do të bëjë të qeshesh dhe të kënaqesh me të për disa çaste për çfarë pastaj do të qash përjetësisht (në amshim) ose do të bëjë të qash për disa çaste për çfarë pastaj do të qeshesh dhe do të kënaqesh përjetësisht (në amshim).
Jeta, ose është një begati e madhe për njeriun, ose një vuajtje e pakëndshme kundër tij.
Kjo është jeta të cilën e jetuan brezat e mëhershëm, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë dhe të gjithë ata që ishin para nesh. Të gjithë ata i janë kthyer Allahut me atë çfarë kanë punuar (me veprat e tyre).
“Jeta” i referohet çdo çasti të vetëm që jetohet dhe çdo ore që kalohet brenda saj. Dhe përmes këtyre çasteve, ne jetojmë këtë jetë tonën e cila është argument për ne ose kundër nesh.
Prandaj, njeri i suksesshëm dhe i lumtur është ai njeri që e kupton jetën dhe e pranon realitetin dhe natyrën e saj të vërtetë. Sepse, pasha Allahun, kjo është ajo jeta që disa njerëz shpesh i bën të qajnë, duke mos iu tharë kurrë lotët e tyre, ndërsa disa të tjerë shpesh i bën të qeshen, por këto të qeshura dhe gëzime kurrë më nuk do t’u kthehen.
Të dashurit e mi, Allahu e ka bërë këtë jetë vetëm sprovë, provim, për ta sqaruar natyrën e vërtetë të robërve të Tij. Prandaj, i lumtur është ai njeri i cili ka korrur sukses (në këtë provim) me Mëshirën e Allahut, ndërsa i mjerë dhe i privuar (nga shpëtimi) është ai njeri për të cilin është bërë e ndaluar Kënaqësia e Allahut (përmes këtij provimi).
(Dije se) çdo orë të cilën e jeton, Allahu ose është i kënaqur me ty në atë orë (me veprat e tua) ose është i hidhëruar, Allahu na shpëtoftë. Për këtë arsye (përmes asaj ore) ose i afrohesh Allahut ose largohesh edhe më shumë nga Ai.
Prandaj mund të ndodhë që ti të jetosh një çast të vetëm me dashuri dhe me bindje ndaj Allahut (me veprat e tua) me të cilat do të falen të këqijat dhe mëkatet e tërë jetës tënde. Por, mund të ndodhë që të jetosh një çast të vetëm në të cilin shmangesh nga Rruga e Allahut, duke u larguar nga Nënshtrimi ndaj Tij, që pastaj bëhet shkak që pjesën tjetër të jetës ta kalosh në vuajtje dhe në mjerim. E lusim Allahun për Sigurinë dhe Faljen e Tij.
Në këtë jetë ekzistojnë dy “thirrës” të ndryshëm: I pari është gjithçka që thërret kah Mëshira, Kënaqësia dhe Dashuria e Allahut (qofshin ato mendime apo veprime). Thirrësi tjetër është gjithçka që fton në të kundërtën e saj. (E tillë) është lakmia ose pasioni që shtyn njeriun kah e liga, ose trilli mëkatar i çastit që mund te dërgojë në përfundim të keq (vdekja në rrethana të këqija duke bërë mëkate).
Kështu mund të ndodhë që njeriu për një çast të jetës së tij të qajë; të qajë nga keqardhja dhe nga pendimi për shkak të mosbindjes ndaj Zotit të tij; dhe (për hir të këtyre lotëve) Allahu t’ia shndërrojë të bëmat e tij të liga në vepra të mira (në regjistrin e tij).
Por, sa e sa njerëz vazhdojnë të bëjnë mëkate? Sa e sa njerëz ende bëjnë të liga? Sa e sa njerëz vazhdojnë ta distancojnë veten (nga Allahu), duke u larguar sa më larg Zotit të tyre (me veprat e veta)? Kështu, të gjithë ata janë larg Kënaqësisë së Allahut që për ta është krejt e panjohur dhe e huaj.
Pastaj u vjen atyre ajo orë, ai çast i përpiktë (për t’u penduar), të cilit do t’i referohemi si “jetë e këndshme”, në atë mënyrë që ata derdhin lot të pendimit dhe të keqardhjes sa të mund të ndizet fija e dhimbjes në zemrat e tyre. Vetëm kështu njeriu kupton sa gjatë ka qenë i ftohur ndaj Allahut, dhe sa gjatë ka munguar tek Zoti i tij, saqë të mund të thotë, “Vërtet, po i kthehem Zotit tim i penduar, i nënshtruar dhe duke shpresuar në Mëshirën dhe në Kënaqësinë e Tij!”
Ky çast (për t’u penduar) është çelësi i lumturisë dhe i kënaqësisë për njeriun, kohë e pendimit. Kjo punë është siç thonë dijetarët, “Vërtet, njeriu bën plot mëkate, por në qoftë se është vërtet i sinqertë në pendimin e vet, Allahu do t’ia shndërrojë te këqijat e tij në vepra të mira”. Kështu, edhe jeta e tij pastaj bëhet e dëlirë dhe e këndshme, për hir të dëlirësisë dhe të çiltërsisë së atij pendimi, për hir të sinqeritetit në pikëllim dhe për hir të dhimbjes së ndjerë në brendësi.
E lusim Allahun, Madhështorin, Zotin e Arshit të Nderuar, që t’i japë jetë këtij thirrësi të bekuar që thërret brenda zemrave tona për në Mëshirën e Tij dhe për në dhimbjen të cilën duhet ta ndjejmë kur jemi të shkujdesur ndaj Allahut dhe ndaj Urdhrave të Tij.
Vëlla i dashur, secili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes një pyetje, duhet ta pyesim veten tonë për ditët dhe netët, të cilat i kalojmë të zgjuar pa përfituar asgjë prej tyre?

Sa orë kalohen në këtë mënyrë?

Sa njerëz kanë qeshur në këtë jetë? Dhe (ajo çka është më e rëndësishmja) a ka qenë Allahu i kënaqur me këto të qeshura?
Sa kohë është kaluar për dëfrim dhe për gëzim në këtë jetë?

A ka qenë ky gëzim për Kënaqësinë e Allahut?

Sa net pa gjumë janë kaluar?

A ka qenë ky qëndrim pa gjumë (dhe ajo çfarë keni punuar gjatë atyre netëve), për Kënaqësinë e Allahut?

Dhe kështu me radhë, (këto janë) pyetjet që njeriu duhet t’ia bëjë vetes së tij. Por dikush mund të çuditet pse duhet të parashtrojë pyetje të tilla (ku është qëllimi i tyre)?
Po! Duhet patjetër të bësh këso pyetje pasi që nuk kalon asnjë çast i vetëm madje as sa çel e mbyll sytë, asnjë çast i rrufeshëm në jetën tënde, përveç se je duke provuar dhe përjetuar Begatitë e Allahut? Prandaj, nga droja dhe nga nënshtrimi ndaj Allahut, njeriu duhet të jetë i vetëdijshëm tërë kohën për madhështinë e Begative që i janë dhuruar.
Nga kjo drojë është ta ndjesh sinqerisht dhe ta pranosh se ushqimi të cilin e hamë, i takon Allahut dhe Ai e siguron atë.
Pastaj ne e shuajmë etjen me ujin e krijuar nga Allahu. Pastaj ne strehohemi dhe jemi nën hijen e një çatie të siguruar nga ana e Tij. Pastaj ne ecim mbi tokën e krijuar nga Ai. Pastaj ne pa asnjë dyshim jemi duke provuar dhe jemi duke përjetuar Bujarinë dhe Mëshirën e Tij. E çfarë ua merr mendja se mund t’i ofrojmë Atij si shpërblim?
(Prandaj është me rëndësi) që njeriu ta pyes veten për këto gjëra.
(Për shembull) mjekët pohojnë se në zemrën e njeriut ekziston një lëndë, përmbajtja e së cilës po të rritej apo po të ulej vetëm për 1%, njeriu do të vdiste menjëherë… Prandaj (kujto) nën mirësjelljen apo mirësinë e kujt është duke u kënaqur njeriu, çfarë mëshire dhe çfarë dhembshurie të Allahut është duke e provuar dhe duke e përjetuar njerëzimi!
(Edhe në qoftë se) njeriu e pyet veten vetëm për Mëshirën e Allahut, kur të gdhihet në mëngjes, duke dëgjuar, duke parë, duke qenë i fuqishëm, kush është Ai që ia ruan dëgjimin? Kush është Ai që ia ruan shikimin? Kush është Ai që ia ruan mendjen? Kush është Ai që ia ruan shpirtin e tij?
Ai duhet patjetër ta pyesë veten, kush qenka Ai që ia mbron të gjitha këto dhunti? Kush qenka Ai që i dhënka shëndet dhe mirëqenie?
(Kujtoji ata) ata që janë të sëmurë, të shtrirë mbi shtretër të bardhë (në spitale), ata që janë në dhimbje duke rënkuar (nga sëmundja), pasha Allahun, përmes këtyre begative të mëdha Allahu na shfaq Dashurinë e Tij ndaj nesh. Begatitë e mëdha të shëndetit të mirë, të mirëqenies dhe të sigurisë, të gjitha këto na jepen me të vetmin qëllim që të mund ta jetojmë një jetë të këndshme.
Allahu, i lavdëruar dhe i lartësuar qoftë, i dëshiron dy gjëra nga robi i Vet: e para është që ai t’i kryejë detyrimet e tij (p.sh. namazin) dhe e dyta, t’i braktisë dhe të përmbahet nga të gjitha ato të cilat ia ka ndaluar Allahu.
Sa për atë i cili pohon se derisa një njeri është i afërt me Allahun, do të ketë një jetë me vuajtje dhe me kufizime, ai njeri pa dyshim se ka gabuar rëndë në mënyrën se si e percepton ai Allahun.
Sepse, pasha Allahun, nëse nuk e pastron dhe nuk e përmirëson jetën tënde duke iu afruar Zotit tënd, atëherë kurrë nuk do ta arrish një gjë të tillë me asnjë send tjetër.
E në qoftë se nuk e pastron dhe nuk e stolis jetën tënde duke i kryer detyrimet ndaj Tij dhe duke i braktisur të gjitha ato që Ai t’i ka ndaluar, atëherë pasha Allahun, këtë nuk do ta arrish me asnjë gjë tjetër.
Njeriu mund t’i përjetojë të gjitha kënaqësitë që mund t’i ofrojë jeta, por pasha Allahun, ai kurrë nuk do të përjetojë diçka që është më e këndshme, më e bukur sesa nënshtrimi ndaj Allahut duke i kryer detyrimet ndaj Tij dhe duke lënë gjithçka që Ai na ka ndaluar.
Ti je i urdhëruar me dy gjera nga Allahu ose te vjen urdhri qe te veprosh ose te mos veprosh . Sa here qe dëshiron te veprosh diçka pyete veten: “A ta ka lejuar Allahu këtë apo jo?” Pra për çdo gjë që dëshiron të punosh.
” Pasi që vetë qenia njerëzore i takon Allahut, të gjitha zemrat i takojnë Allahut dhe të gjithë shpirtrat i takojnë Allahut, atëherë, njeriu u dashka, sa herë që dëshiron të bëjë diçka ose të përmbahet nga ajo, ta pyesë veten, a do të jetë Allahu i kënaqur me të (me atë veprim)? Nëse po, atëherë le ta punojë atë. Ose, nëse Allahu nuk do të jetë i kënaqur me atë veprim, atëherë ai duhet ta përmbajë veten.
Sepse, pasha Allahun, njeriu nuk punon diçka apo nuk përmbahet nga ajo punë, duke kërkuar Mëshirën e Allahut, e mos ta kënaqë Zotin e vet me një gjë të tillë.
Për këtë arsye, lumturia e vërtetë dhe jeta e këndshme mund të gjenden vetëm duke iu afruar Allahut.
Duke iu afruar Kujt? Mbretit të mbretërve, Mbajtësit të Qiejve dhe të Tokës, Atij të cilit i takon i Gjithë Pushteti, i gjithë krijimi, dhe rregulli i përsosur dhe masa e gjithçka që ekziston.
Kështu mund të shihni njerëz që janë tërë kohën të shqetësuar dhe të këputur, mund të shihni njerëz që kanë të gjitha që dëshirojnë, por pasha Allahun, do ta shihni se shumica e atyre që kanë gjithçka që dëshirojnë vuajnë nga probleme shpirtërore, nga ankthi dhe nga depresioni, shumica e tyre janë jashtëzakonisht të pikëlluar dhe të pakënaqur me jetën e tyre.
Shko dhe kërko njeriun më të pasur dhe do ta kuptosh se ai është prej njerëzve më të mjerë në këtë botë. Pse? Sepse Allahu ka caktuar që rehatia dhe qetësia e shpirtit të gjendet në të qenit afër me Të dhe ka përcaktuar çelësin e jetës së këndshme dhe të dashur në raportin e këndshëm dhe të dashur me Të.
(Po qe se marrim vetëm) njërën prej 5 faljeve të detyrueshme ditore të namazit; në çastin e plotësimit të rukusë dhe të sexhdes apo në çastin e plotësimit të nënshtrimit të tij ndaj Zotit të vet, menjëherë pas daljes nga vendi i faljes, njeriu ndjen një lehtësim dhe qetësim të madh brenda vetes së tij!
Pasha Allahun, edhe në qoftë se do ta shpenzonte tërë pasurinë e botës (në përpjekje për ta blerë këtë ndjenjë), ai nuk do të kishte mundësinë ta gjente shtegun deri tek ajo.
Kështu jeta e këndshme gjendet vetëm duke iu afruar Allahut. Një jetë e kënaqshme, e qetë do të gjendet vetëm duke iu afruar Allahut. Në qoftë se njeriu nuk e pastron dhe nuk e përmirëson jetën e vet përmes kësaj lidhjeje të ngushtë, atëherë me çka tjetër do ta bëjë një gjë të tillë…?

 

Lutja jone e fundit eshte:Zoti yne na mundeso nje jete te kendeshme ne dunja dhe akhiret,Amin.

Keshilla per grate

Keshilla per grate

Keto ceshtje motra ndikojne ne bereqetin dhe ne gezimin martesor.
Sa gra dalin te gezuara me burrat e tyre dhe kthehen ne shtepi te merzituara duke qare.Sa gra jane gdhire ne kulmin e gezimit dhe kenaqesise dhe jane ngrysur ne kulmin e hidherimit!
Sa e sa gra kane fjetuar naten midis kraheve te burrit te tyre dhe jane gdhire duke kerkuar divorcin!
Kerkojme falje dhe paqe prej Allahut.Gjithe keto pakenaqesi ndodhin,pasi ne i kemi lejuar ato qe Allahu ka ndaluar dhe kemi hapur probleme te medha ne ceshtje qe ne shikim duken te vogla por kane ndikim te qarte ne martese!
*Ji gjithmone e qeshur para burrit tend.
*Mos e bej zakon largimin nga ai per disa dite.
*Perpiqu here pas here qe atmosfera midis jush te jete romantike,me perkedhelje dhe te qeshura.
*Mos u zemero as per me te voglen dhe as per te madhen gje,vetem nese detyrohesh.
Nese merzitesh per dicka mos e konsidero te madhe.
*Pika me e rendesishme.
Shiko te mirat e bashkeshortit tend para se te shohesh te metat e tij.Cdo njeri ka te mira dhe te meta.
Ndihmoje ate ne permisimin e te metave ose pranoi ato dhe kujto se ai eshte njeri.
Si kerkon persosmeri kur ti vete nuk je e persosur?
*Beje burrin tend te te doje se,nese ai te do ty,ti do te jesh per te mbreteresha e bukurise se botes.
*Ndrysho gjithmone pamjen tende dhe ruaj elegancen tende pasi pamja ka ndikim te madh ne shpirt.Eleganca e riperterire e deh burrin dhe gruaja e tij i duket me e mira.
*Bukuria e femres nuk qendron vetem ne elegancen e saj por edhe ne bukurine e personalitetit,ne shpirtin e paster dhe kenaqesine qe fal.
Bashkeshorti yt do te kenaqet me biseden tende,edhe sikur tia perserisesh ate nje mije here.
*Sillu me burrin tend me dashuri dhe pelqim,edhe sikur te mburret me veten
e tij si femije i vogel.
Edhe sikur te te mos pelqeje biseda e tij,tund koken dhe binde ate me te mire.
*Krijoi atij rehati ne shtepi dhe behu zonja e vetme per te.
Beje te harroje lodhjen dhe merzitjen e tij.
Mos e prit me probleme dhe merzitje,pasi ato nuk mbarojne kurre.
Nese ia lehteson lodhjen do te kesh dobi,
Nese ia mbush zemren me shqetesime,
probleme do te kesh.
*Nje fjale e rendesishme, e lehte, e embel dhe fantastike gezon gruan
dhe bashkeshortin e saj.
Kjo eshte fjala e Falenderimit.Mos i kurseni falenderimet.
Ndien qe ai ka kryer nje gje te dobishme,e gezon dhe perpiqet
ta beje te kenaqur gjithmone.
*Nese deshiron dicka prej bashkeshortit tend
perdor mendjen,embelsine dhe feminalitetin tend.
Burri shkrihet me feminalitetin e gruas,sado qe te permbahet.
*Thuhet qe rruga e shkurter per te hyre ne zemren e burrit eshte stomaku i tij.
Meso se cfare i (nuk) pelqen te haje.
*Nxite burrin tend ne te mire dhe ne respektimin e prinderve,qe zemra e tij te jete e mbushur me meshire.
Mos u ndiej kurre ngushte kur respekton ate apo prindrit e tij.
*Behu pellumbi i paqes ne jeten e bashkeshortit tend.
Mos i urre njerezit e tij pasi keshtu ate e largon nga shoket e tij dhe ai mbetet vetem. Mos te perfshije xhelozia jote me asnje nga familjaret e tij. Keshtu ai do te kerkoje te qendroje vetem,te mos e deshiroje pranine tende.
*Burri zakonisht nuk e di se cfare te veshe dhe me se te ushqehet ose se cilat fjale i pelqejne me shume.Behu zogu i jetes se tij.Cicero ne jeten e tij qe ai te te kerkoje vetem ty.
Kushtoji rendesi pamjes dhe veshjes se tij ne momentet e qetesise.
Me e rendesishmja kujtoje dhe beja te ditur se ne kete bote ka dicka me te rendesisme se punet dhe me te embelta se pasurite.
*Mos ki turp para burrit tend,pasi ti je mesuar me te.
Mos u vish si burre dhe qendro grua nga koka deri tek kembet.
Mos e shfaq turpin ne fytyren,syte dhe veprimet e tua.Shikoje ndonjehere si te huaj.
*Nese ndien se fjalet e dashurise jane te domosdoshme,sikur ushqimi,
duhet te dish se respektimi i burrit ka me shume rendesi se cdo gje.
*Mos u bej koprrace me ndjenjat dhe embelsine tende kundrejt bashkeshortit tend,
por mos kerko si kembim te saj fshehjen e tyre.
*Konsideroje bashkeshortin tend si femijen tend dhe perkedhele ate.
Kujdesu per te dhe sillu me te sikur te ishte femija yt.
*Ndaloje burrin tend ne periudha kohe dhe sillu me te si nje nuse e shkelqyer,si ne enderr.
*Ji e kuptueshme me burrin tend dhe mos e shkaterro jeten tende per shkak te moskuptimit tend.
*Largohu nga bashkeshorti yt,por ne menyre te terthorte,largim ndjesor,trupor dhe me kuptim,por pa e ndier qellimin.Gjate kesaj kohe kujdesu per veten tende si cdo vajze qe pret diten e marteses se saj.
Mos harro te kujdesesh per floket e tu,sepse bukuria,gjalleria e tyre te ben terheqese ne syte e tij.
*Nese je e merzitur prej burrit tend,hesht.
Mbylle gojen dhe mbaj gjuhen dhe kujto Allahun,
sepse gruaja kur zemerohet,vret burrin e saj,e godet burrin ne pikat e dobeta te tij dhe mund te prishe gjithcka.
Disa ceshtje ne i shohim si te vogla dhe i harrojme me bashkeshortet tane.
Mos lejo qe epshet e tua te behen pengese perpara Zotit tone dhe
te ndalohesh nga rrisku dhe gezimi i jetes bashkeshortore!
Kujdesu per jeten tende martesore,per te pasur nje shendet te mire.
Kujdesu per martesen tende dhe ate cka shton sigurine shpirterore.Kjo siguri eshte per te miren e gruas dhe shoqerise.

Referencat:Marre nga libri
Origjinali: ‘El-Hajat Ez-Zeuxhijeh Uel-Harekat Er-Rrumanise ‘
‘Autostrade Ndjenjash’
Autor:Semer Xhem’ani.
 


 

Si duhet ta dojë burri gruan e tij


Si duhet ta dojë burri gruan e tij

Falënderimi i takon vetëm Allahut, të vetmit që meriton adhurim. Paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të Dërguarin e Tij, mbi atë që na mësoi moralin e lartë, mbi atë që na mësoi si të dashurohet dhe respektohet femra, qoftë ajo grua, motër, nënë, vajzë, hallë apo teze.

Shprehja e ndjenjave mes dy të dashuruarve është nga themelet kryesore për një jetë të lumtur bashkëshortore dhe argument i ngrohjes së emocioneve mes tyre. Gjithashtu duhen shprehur ndjenjat e dashurisë ndaj nënës, por edhe ndaj vajzës, motrës, hallës apo tezes.

Shprehjet emocionale të dashurisë mes burrit dhe gruas nuk janë thjesht një tufë lulesh në një ditë të caktuar nga dikush që nuk di fare se cilat janë shkaqet kryesore që e lidhin dhe e bëjnë të lumtur një jetë të gjatë, të qetë, me themele të shëndosha mes të martuarve.

Kjo nuk aludon që të mos i bëjnë dhurata njëri-tjetrit, madje i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na ka treguar duke thënë: “Dhuroni dhurata, shtohet dashuria mes jush” , që d.m.th. se dhurata ndaj dikujt sjell dashuri dhe ngrohtësi tek ai. Kjo duhet të jetë gjatë tërë jetës, jo për një ditë në vit e ditët e tjera të jenë ferr për ta. Dhurata për një ditë të caktuar, për festë të caktuar, nuk lejohet.

Islami i pastër na ka inkurajuar t’i shprehim ndjenjat tona ndaj të tjerëve dhe t’u tregojmë atyre se me të vërtetë i duam. Transmeton Mikdad ibën Ma’dij Keribe, nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: “Nëse dikush prej jush e do vëllanë e vet, ta lajmërojë atë se e do.”

Ebi Salim el Xhejshani transmeton se ka shkuar tek Ebu Umejte në shtëpinë e tij dhe i ka thënë: “Kam dëgjuar Ebu Dherrin duke thënë se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Nëse e do dikush vëllanë e vet, të shkojë tek shtëpia e tij e ta lajmërojë se e do për hir të Allahut.”

E gjithë kjo është për njerëzit në përgjithësi, d.m.th. për dashurinë ndaj muslimanit dhe lajmërimi i tij për të. Po për gruan tënde?! Allahu e ka cilësuar si njeriun më të afërt dhe më të ngrohtë, siç thotë në Kur’an: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.”

Shembull më të mirë kemi pishtarin e të gjitha kohërave deri në Ditën e Gjykimit, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili nuk e fshihte dashurinë që kishte ndaj Aishes radijAllahu anha, por e shprehte haptazi. Transmeton Ebu Uthmani, se atij i ka treguar Amr ibën El Asi, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e kishte dërguar në një mision luftarak. Ai thotë: “U afrova tek ai dhe e pyeta: -Kush është njeriu më i dashur tek ti? Tha: -Aishja. I thashë: -E nga burrat? Tha: -Baba i saj. Pastaj i thashë: -Kush? Tha: Umeri, pastaj numëroi edhe disa njerëz të tjerë.”

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka inkurajuar që mes bashkëshortëve të ketë përherë fjalë të ngrohta, fjalë falënderuese dhe të ëmbla, sidomos kjo gjë duhet të jetë e theksuar te femrat ngase Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Allahu nuk e shikon një grua që nuk falënderon burrin e vet.”

Madje Islami e lejoi në një formë edhe gënjeshtrën, kur bëhet fjalë për shprehjen e emocioneve të ëmbla ndaj gruas.

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk lejohet gënjeshtra, pos në tri situata: kur burri i flet gruas diçka që e kënaq atë, në rast lufte, për të pajtuar dy njerëz.”

Kështu vazhduan edhe sahabët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke shprehur fjalë të mira dhe dashurie për gratë e tyre. Kjo traditë vazhdoi edhe më tej nëpër gjeneratat e pasuesve të Sunnetit.

E kanë pyetur Ebu Uthman en Nisaburin se cila ishte vepra prej së cilës shpresonte shpërblim të madh dhe priste të mira të mëdha?

Tha: “Isha në kohën e martesës dhe prindërit donin të më martonin, por kundërshtoja. Një ditë më erdhi një grua dhe më tha: “O Ebu Uthman! Për hir të Allahut kërkoj nga ti të martohesh me mua. E solli babanë e saj, i cili ishte i varfër, dhe ai më martoi me të. U gëzua shumë dhe kur shkova tek ajo, pashë mangësi dhe sëmundje, por ajo nga dashuria e madhe ndaj meje nuk më la të dilja nga dhoma. Nuk dola nga dhoma vetëm e vetëm që ta ruaja zemrën e saj, mos t’ia thyeja zemrën dhe nuk shfaqa asnjëherë urrejtje ndaj saj. Kemi jetuar kështu 15 vjet, derisa ajo vdiq, e nuk di që kam ndonjë vepër më të mirë që të shpresoj tek ajo pos ruajtja e zemrës së saj nga lëndimi.

Ndërsa Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Është thënë se një njeri u martua me një grua dhe kur do të bënte marrëdhënie intime me të, ka parë mangësi në trupin e saj (një sëmundje që deformonte lëkurën e trupit). Ky burri i tha se kishte probleme me shikimin dhe pastaj i kishte thënë se ishte i verbër. Kështu vazhdoi jeta e tyre martesore duke e lënë gruan të kuptojë se ky ishte i verbër tërësisht. Pas 20 vitesh ajo vdiq dhe nuk e kuptoi se ai shikonte. E pyetën se pse e kishte bërë këtë dhe kishte thënë: “Urreja që ta mërzisja nëse i thosha se po e shihja mangësinë e saj.”

Ndjenjat e dashurisë janë ndjenja që shprehen, që burojnë nga brendia e njeriut, d.m.th. nga zemra e tij. Zemra është botë e fshehur, ku nuk ka mundësi të hyjë askush dhe t’i dijë qëllimet dhe ngrohtësinë e saj, me përjashtim të asaj që zemra e përcjell përmes të dërguarit të saj, e cila është gjuha, mjeti i vetëm që shpreh ndjenjat e saj.

Vazhdimi i një jete të lumtur dhe të ngrohtë bashkëshortore duhet të përcillet patjetër me shprehje të ngrohta mes tyre.

Është plotësisht e padrejtë të respektohet gruaja me një tufë lulesh në një ditë të vetme të vitit.

Ky është respekti më i madh që ata i bëjnë gruas, nënës, vajzës apo motrës së tyre.

Meritat e vetme gruaja, nëna, vajza, motra i gjejnë në Islamin e pastër, prandaj le të kthehemi në praktikimin e Islamit të pastër, se në të gjejmë shpëtimin e kësaj bote kalimtare dhe të asaj të përjetshmes.

Unejs MURATI
Gjilan / Kosovë
Dëlirje & Edukim nr 23/ 38

Zërat Më të Vjetër të Mëparshëm