Disa parime të gabuara

Shejh Suhejmi(Allahu e Ruajtë) në lidhje me disa parime të gabuara

Shejh Suhejmi thotë: “”Filani ka rënë në këtë gabim, ndaj ai është bidati. Filani është shoqëruar me filanin, ndaj është bidati. Braktiseni atë. Filani ka qenë në filan vend, ndaj lëreni, hiqni dorë prej tij, përderisa ka shkuar atje me bidatçiun edhe ai vetë është bidatçi”.

{Marrë nga kaseta me titull: Porosi të rëndësishme për të gjithë umetin, këtë ligjëratë e gjeni tek www.sahab.net}

Poashtu në një vend tjetër shejh Suhejmi i kritikon këto parime të gabuara duke thënë:

“Problemi i shumë kërkuesve të dijes është se ata i kalojnë kompetencat e tyre, u duket vetja sikur dinë, pavarësisht se janë injorantë. Këta që grupohen dhe fillojnë dhe nxjerrin kë të duan nga selefizmi dhe fusin kë të duan, këta që i lëndojnë dhe dëmtojnë vëllezërit e tyre, që i ekzagjerojnë gjërat, i hiperbolizojnë, që bëjnë gjueti shtrigash (peshkojnë në ujë të turbullt), që i japin gjykimet si në shitjen me shumicë pa kurrfarë maturie, as verifkimi dhe as referim tek dijetarët që t`i kurojnë ato probleme që hasen, të gjitha këto na bëjnë të dyshojmë në to.Tek Allahu ankohemi për këtë gjendje. Shkaku dhe burimi i gjithë kësaj është injoranca, mos kuptimi në fe, horizonti i ngushtë, dritë-shkurtësia, idiotësia, inati, zilia, sëmundjet që burojnë nga zemra.

O vëllai im i nderuar! Le ta zëmë se vëllai yt ka gabuar apo rrëshqitur në dicka apo ndoshta nuk e ka të qartë të saktën në atë cështje dhe nuk tërhiqet nga ai gabim, por ai ecën në përgjithësi sipas menhexhit të selefëve.A të lejohet ty që ta sprovosh në këtë lloj mënyre, ta konsiderosh bidatci, ta nxjerrësh nga selefizmi si të do qejfi ty?!! Kjo nuk është nga menhexhi i ehlu sunetit dhe xhematit, përkundrazi kjo rrugë është nga metodat e hizbinjve, madje as hizbinjtë nuk e bëjnë dicka të tillë me pasuesit e tyre.”

{Marrë nga kaseta nr 8 gjatë shpjegimit të librit Lum`atul i`tikad në kursin e organizuar në xhaminë Utbeh bin Gazuan në Damam në vitin 1429 h.}

Advertisements

Presidentja e Kosovës – qurë në mjegull apo popadi skandaloze…

Një qurë në mjegull dhe një popadi skandaloze…

 

Presidentja jonë para tri ditësh ka ra në provim të ushtrimit të funksionit të saj kryetare e Republikës së Kosovës. Ajo ka pranuar të manipulohet. Ajo ka pranuar të shpërblehet në një manifestim religjioz të kamufluar, pos me rekuizita të tjerë edhe me fustanin e saj. Presidentja jonë ka treguar nivel të rrezikshëm e të dhimbshëm injorance. Tash i takon asaj nëse do të japë dorheqjen. Për mua ka marrë fund.

 

 

Nga Salih KABASHI

 

Kurrë nuk kam dashur që të merrem me Presidenten aktuale të Republikës së Kosovës. Edhepse e pa zgjedhur as nga populli as nga Parlamaneti, edhepse e ardhur krejt tebdil dhe pothuajse ilegalisht në postin më të lartë të vendit tonë, atë doja ta “kurseja” dhe thjesht ta shihja së paku si kryetaren e parë shqiptare në histori.

 

Por, pasiqë ajo në mënyrën më të padinjitetshme, pardje, hapi vegët e saj dhe lëshoj shurrë mbi Kushtetutën, mbi Republikën, mbi Parlamentin, mbi traditat demokratike të jetës sonë kombëtare, kursimit të saj nga na ime i erdhi fundi…

 

Zonja Presidente pshurri para së gjithash mbi synimet e orientimet demokratike e evropiane të Popullit tone e të qytetarëve të Republikës sonë.

 

Presidentja e Kosovës në mënyrën më brutale dhe një herit më naive përziu leshin e linin e republikanizmit të deklaruar dhe të sanksionuar me kushtetutë, në një anë, me agresivitetin religjioz që krejt jetës dhe historisë kulturore shqiptare don t’i jap karakter njëkonfesional, (lexo: katolik) në anën tjetër.

 

Presidentja injorante dhe tmerrësisht e manipuluar, skajshmërisht e mashtruar e Kosovës, para tri ditësh ka bërë një gabim kardinal.

 

Në Zym të Hasit presidentja jonë e hutuar si t’ishte një qurë mjegulle, ka lexuar një tekst që me siguri ia kanë shkruar të tjerët. E ka lexuar dobët. Këtë të fundit mund t’ia shikojmë mes gishtash. Jo të paren.

 

Në Zym të Hasit, në një tubim me pretendime kulturore, presidentja e hutuar e Kosovës ka mbajtur një fjalim të përmbushur me plot pasaktësi, me shtrembërime dhe me plot – rrena! Le të kujtojmë se Presidentja e trafikuar e Kosovës, kjo është parë gjatë gjithë kësaj kohe,  është shumë e mangët në inteligjencën dhe formimin e formatimin e saj, të cilin do të duhej ta kishte të domosdoshëm njeriu i rolit e postit të saj..

 

Ah, së paku sikur Presidentja e Kosovës të kishte mësuar nga Nikolae Çaushesku, diktatori rumun. Ai me inteligjencë ka qenë afër nivelit të idiotit, por, nga ana tjetër ka pasë një gjenialitet të rrallë të fshehjes së injorancës së vet. Duke u gjendur diku ku asnjë president i cilitdo vend demokratik në botë nuk do të shkonte, presidentja e trafikuar e Kosovës ka treguar se asaj fatkeqësisht i mungon edhe minimumi i staturës që duhet ta ketë një shtetare.

 

Presidentja e Kosovës është korruptuar publikisht para tri ditësh. Ajo për lexim të një fjalimi të shkruar nga një nga këshilltarët e saj dhe për pjesëmarrjen në një tubim fund e krye me regjisurë fetare, ka marrë një unazë… Unaza për të dhe shpërblimet për të tjerët janë dorëzuar jo nga njerëz të kulturës, por nga kryeprifti i Kosovës i shoqëruar nga priftërinj të tjerë, ndër ta edhe nga njëri që shquhet për antishqiptarizmin e tij të hapur e të përditshëm. Çka ka pasur kulturore aty? Këtë nuk e di presidentja e Kosovës, sepse Kosova Presidenten e saj e ka krejtësisht injorante edhe në punë politike, edhe në punë kulturore, edhe në çështje protokoli.

 

Duke mbajtur fjalimin e saj në hijen e një kryqi gllomaz dhe duke lejuar të keqpërdoret për qëllime pontifikale dhe tmerrësisht jokulturore, presidentja e Kosovës i ka bërë damkosjen më të madhe të mundshme Kushtetutës së Kosovës.

 

Duke interpretuar dhe duke e ngritur në qiell Kanunin e Maleve, Presidentja e Kosovës ka treguar se ajo dhe historia, ajo dhe arkeologjia, ajo dhe historia janë aq larg dhe aq përpara saj. Ajo atë ditë të zezë për republikanizmin e Kosovës ka treguar se nuk merr vesh gjë as nga Shtjefën Gjeçovi as nga vepra e tij. Presidentja ka treguar se nuk është njeri bashkëkohor. Ajo që aq shumë ekzaltohej me Kanunin dhe ajo që atë e shpjegonte në mënyrën më fabuleske të mundshme, krejtësisht si farë përralle pseudohistorike, pardje, më keq se çdo armik i mundshëm i saj, politikisht vrau veten duke dëshmuar padyshimtas se e shkreta s’është gjë tjetër pos një dadë maloke e pakultivuar.

 

Para tri ditësh Presidentja e Kosovës ishte në rol të një popadie armiqësisht të disponuar ndaj gati njëqind për qind të popullit, presidente e të cilit pretendon se është.

 

A mund t’i falen të gjitha këto Presidentes së Kosovës? Vështirë. Sidomos kur kihet parasysh vëllimi i rrenave dhe lajthitjeve të rrezikshme materiale brenda një fjalimi që ajo aq dobët e deklamoi.

 

Pas gjithë këtyre, tash i takon asaj nëse do të japë dorheqjen. Për mua ka marrë fund.

(Paris, 18 tetor 2011)

Shtrirja Permbys!

Shtrirja Permbys!

 

Eshte transmetuar nje hadith ne ‘Musnedin‘ e imam Ahmedit dhe ‘Sahihun’ e Ibn Hibanit nga Ebi Hurejrete -Allahu qofte i kenaqur prej tij- se thote:

 

“Kaloi i derguari i Allahut -salallahua lejhi we selem- pran nje personi i cili ishte shtrire permbys dhe e levizi ate me kemben e tij dhe i tha: “Kete lloj shtrirje nuk e don Allahu i Lartesuar”.

 

Hadithin e ka konsideruar shejh Albani -Allahu e meshirofte- si te mire, te sakte (Hasen Sahih) ne librin: “Et-Tergib we Terhib” me numer (4430).

 

Lutja jone e fundit eshte: Falenderimi dhe i tere suksesi qendron vetem me All-llahun subhan’nehu we teAla.

 

Diktatura shpirtërore katolike dhe muslimanët shqiptarë

Diktatura shpirtërore katolike dhe muslimanët shqiptarë

Lajmet që në këto ditët e fundit janë transmetuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, ku si në Kuvendin e Kosovës dhe të Maqedonisë, ashtu edhe në të gjithë jetën politike të Tiranës është festuar 100 vjetori i lindjes së murgeshës katolike Gonxhe Bojaxhi (të njohur si Nënë Tereza), kanë qenë shumë tronditëse për ata shtetas shqiptarë apo kosovarë të besimit musliman (por jam i mendimit edhe ortodoksë, laikë, ateistë etj), të cilët vazhdojnë ti ushqejnë vetes besimin se vendet e tyre në mos që janë laike, do të vazhdojnë të paktën të ekzistojnë si shekullare edhe përgjatë shekullit të XXI.

Megjithatë, fushata shtetërore që është ndërmarrë në këto vitet e fundit si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, ku një personazh fetar i huaj, si Anjezë Bojaxhiu, po ju imponohet shqiptarëve si shenjtore kombëtare, shtyjnë shkruesin e këtij shkrimi të besojë se, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, të dy regjimet e korruptuara që perëndimi mban në pushtet mbi shqiptarët, po punojnë në mënyrë të pandalshme të instalojnë një diktaturë nacional-katolike mbi qytetarët e tyre me shumicë muslimane.

*          *          *

Mesha që është zhvilluar në Prishtinë me rastin e inagurimit të Katedrales Nënë Tereza, më 5 shtator 2010, ditën e 26 të Ramazanit dhe në prag të natës së Kadrit, në një kohë kur besimtarët muslimanë ishin në kulmin e adhurimit të tyre, tregon sesa e papërgjegjshme dhe e paturp është kthyer politika e sotme kosovare, e cila në të njëjtën mënyrë si edhe ajo e Tiranës, janë kthyer në klientë të bindur të urdhërave që marrin nga Vatikani dhe amerikanët. Personat që kanë ndjekur me vëmendje ditarin e transmetuar mbi inagurimin e Katedrales Nënë Tereza në emisionin e Zërit të Amerikës në shqip të datës 5 shtator 2010 apo lajmet në faqet e Radios Evropa e Lirë, nuk kanë mundur që të mos vënë re, sesi përveç lavdërimeve që mediat amerikane i kanë bërë fushatës katoliçizuese të Prishtinës, të dëgjojnë edhe fjalimin nacional-katolik të të dërguarit të Papës, arqipeshkvit të Tivarit, Zef Gashi, i cili Nënë Terezën në vend që ta trajtojnte siç i ka hije një kleriku, si punëtore të Kishës, është kujdesur ta tregojë si “përfaqësuesen më të mirë të popullit shqiptar” dhe se “atdheu i saj është këtu.” Fjalimi i Zef Gashit është mbështetur sa nga fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi aq edhe nga pjesëmarrja në meshë e një trupe ushtarakësh të flotës ajrore amerikanë, të cilët duke marrë pjesë në ceremoni të veshur me uniforma ushtarake sikur kanë dashur ti tregojnë muslimanëve kosovarë se nëse ata nuk janë të kënaqur me katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, mund të kenë punë me Forcat Ajrore Amerikane të cilat janë të keqfamshme nëpër botë për vrasjet e civilëve muslimanë që nga Afganistani e deri në Irak.

Fushata e përurimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë është shoqëruar me një mori aktivitetesh pararendëse sa në Tiranë aq edhe në Prishtinë. Në Tiranë kryeministri Berisha dhe ministri i tij i kulturës Ferdinand Xhaferraj kanë përkujtuar ditëlindjen e Nënë Terezës dhe shpallur vitin 2010 “Vitin e Nënë Terezës” dhe tamam si Herod Antipa i cili i preu kokën Gjon Pagëzorit për nder të ditëlindjes së vajzës së tij, edhe në Shqipëri, kryeministri Berisha e ka pritur ditëlindja e Nënë Terezës me rituale pagane si prezantime muzeale, koncerte e mesha publike, posterë gjigandë nëpër rrugët e kryeqytetit të cilët të nxjerrin mallin e festimeve të kohës së PPSH-së që bëheshin për Marksin, Engelsin, Leninin dhe Stalinin. Në festimin e ditëlindjes së Gonxhe Bojaxhiut nuk ka ngelur pas as opozita e Tiranës ku si presidenti Topi ashtu edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama janë zotuar përunjësisht përpara organizatës katolike “Unioni i Paqes” që të ndërtojnë një “Rrugë Paqeje” për ndër të Nënë Terezës”. Në celebrimin e figurës së Nënë Terezës në Tiranë, nuk ka ngelur pas as Nexhmie Hoxha e cila në intervistën që ka patur me gazetën Shekulli në datë 06/09/2010 ka lëpirë atë që burri i saj ka deklaruar për Terezën (duke e përshkruar si kurvë të kapitalizmit) dhe bashkuar korit të lavdërimtarëve të misionares katolike. Ndëra në shkrimin me titull “Shqiptarët përkulen para Nënë Terezës” që kryeministrit Berisha i është botuar në gazetën Panorama të datës 28 gusht 2010, kryeministri i një vendi si yni i cili deklaron në Kushtetutë se nuk ka fe zyrtare dhe persekuton vajzat me ferexhe dhe djemtë me mjekra që të mos hyjnë nëpër shkolla dhe institucione publike,  në emër të ndarjes së fesë nga shteti, ka kryer një akt adhurimi dhe idhujtarie publike, duke deklaruar se “sot me nderim të madh në 100-vjetorin e lindjes së nobelistes shqiptare përkulen qytetarët e të gjithë kombeve tjerë, pavarësisht nga besimet fetare, racat apo bindjet.”

Ndërsa në Kosovë, përveç inagurimit pompoz të Katedrales politike Nënë Tereza, president Sejdiu ka shpallur vitin 2010 “Vitin e Nënë Terezës”, e Kuvendi i saj ka kryer një seancë speciale adhurim-përkujtimi për ditëlindjen e plakës së Kalkutës ku kryeparlamentari Jakup Krasniqi i është drejtuar Ipeshkvisë së Kosovës duke e përshkuar Gonxhe Bojaxhiun si “Nëna dhe Motra jonë … në hapësirën tonë tokësore e qiellore.” “mrekulli, …shenjtëri… që s’është parë, as dëgjuar kurrë.” Në anën tjetër zelotët katolikë kosovarë, që nga Don Robert Jakaj e deri te Ndue Ukaj ndërsa lazdrohen nëpër internet nga gëzimi që kanë për këtë pushtimi kulturor që Kisha Romane po i bën kulturës shqiptare këmbëngulin nëpër shkrimet e tyre dhe facebook se “Katedralja e Re është ‘Nëna e të gjitha Kishave’ në Kosovë!”, “…është Simboli i Kosovës, siç është Statuja e Lirisë në Neë York!”, “Katedralja e Re -është Shenjtërorja fetare dhe kombëtare e gjithë shqiptarëve!”, “Katedralja e Re në Prishtinë i ka rrënjët në një histori shumëshekullore: në historinë e krishtërimit ndër shqiptarë – që duke i bërë ballë shpatave e shekujve – hyri në Mijëvjeçarin e tretë të Krishtërimit!” etj. Në shkrimin “Njëqindvjetori i lindjes së Nënës Terezë dhe Katedralja e Prishtinës” të botuar në revistën Drita, Ndue Ukaj që citon Milan Kunderën, i cili thotë se: “Kujtesa duhet vazhdimisht te ushtrohet qe te mund te funksionoj siç duhet” mitifikimin që i bëhet figurës së Terezës në këto tre dekadat e fundit, e nënkupton si kryqëzatë të katoliçizmit kundër Islamit “pas shumë e shumë shekujve zie” dhe imponimin e mitit të Terezës e sheh si pjesë të strategjisë së Kishës Romane-Katolike për të shndërruar katoliçizmin në fenë shtetërore të shtetit të ri kosovar.

Fushata e egër propagandistike që po ushtrohet në këto muajt e fundit si në Shqipëri, në Kosovë, por edhe në Maqedoni në përkujtim të figurës së Nënë Terezës ka shkuar paralelisht me një agresion të vazhdueshëm dhe konstant kundër Islamit. Në këto vitet e fundit organizma të shumtë perëndimorë dhe shqiptare nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër hoxhallarëve dhe besimtarëve muslimanë, shqiptarë e të huaj, të cilët janë sulmuar nëpër media, burgosur, dëbuar nga vendi, etiketuar si ekstremistë, larguar nga shkollat e institucionet shtetërore etj. Sulmi që ndërmerret kundër Islamit sot si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri e Maqedoni justifikohet në emër të ruajtjes së laicitetit dhe sigurisë kombëtare edhe pse në shumë raste politikanë si Menduh Thaçi në Tetovë dhe Hashim Thaçi në Prishtinë kanë deklaruar paturpësisht se ata nxiten në luftën kundër Islamit nga Perëndimi. Por ndërsa fushata kundër Islamit si në Shqipëri ashtu edhe matanë kufirit bëhet në emër të laicizmit, maskarada që po ndodh në këto javët e fundit si në Tiranë e në Prishtinë me shenjtërimin shtetëror të murgeshës katolike Nënë Tereza, diskreditojnë pretendimet e pushteteve të Tiranës dhe Prishtinës kundër Islamit dhe vërtetojnë frikshëm tezën që shumë shqiptarë nuk kanë dashur të besojnë deri më sot; atë që perëndimi po i kthen në diktatura shpirtërore të Kishës Katolike dy shtetet shqiptare në Ballkan.

Invazioni katolik në jetën kulturore, politike, shkencore e propagandistike të Shqipërisë dhe Kosovës mund të shihet në akademitë shkencore të të dyja vendeve, ku fanatikë katolikë e filokatolikë kanë marrë nën drejtim institucionet shkencore; e po ashtu në mediat, rrugët e sheshet e spitalet, ambasadat dhe konsullatat shqiptare, në bibliotekat kombëtare e nëpër librat shkollorë dhe emrat e shkollave të të dy vendeve, e deri te romanet e filmat pas-komunistë të Ismail Kadaresë, ku qytetarët shqiptarë që nuk duan, nuk janë, nuk ndjehen apo refuzojnë me përbuzje që të identifikohen me paganizmin roman-katolik, yshten e cyten nga regjimet e Tiranës dhe Prishtinës, të cilët duke përdorur aparatet dhe aparatçikët e tyre shtetërorë janë lëshuar në një orgji katoliçizuese publike nëpërmjet të cilës duan t’iu mbushin mendjen shqiptarëve që të parët e tyre nuk kanë qenë majmunë, siç pranohet me konsensus nëpër Evropë që nga koha e iluminizmit, por katolikë. Propagandimi skizofrenik i katoliçizmit politik shihet sot që nga rrugët e Prishtinës e Tiranës ku sheshet e Gjon Palit e Nënë Terezës të marrin frymën, te ndërtimi i kishave e katedraleve politike dhe shtëpive të Nënë Terezës, te propaganda e sëmurë e Radio Marias që me një dialekt të egër malësie të acaron nervat kur je në makinë në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë duke të ulëritur “lavdru qoftë Jezu Krishti”, te promovimi që Berisha i bën deputeteve myslymane të konvertuara në katolike si Melisa Doda (e shkolluar në Universitetin “Pontific Urbaniana”) dhe klanit të Jozefina Topallit, e deri te ata që lexojnë Gazetën Shqiptare të Karlo Bolinos në Tiranë e cila në çdo numër të Milosaos të bombardon me zbulimet e renegatëve – Etleva Lala e Musa Ahmeti, të cilët nuk lënë numër reviste pa propaganduar se ekzistenca e kombit tonë vjen falë Kishës Katolike.

Me ardhjen e Berishës në pushtet në Tiranë, pushtimi katolik i jetës kulturore, politike e mediatike të Shqipërisë ka gjetur heroinën e tij, provincialen Jozefina Topalli, e cila ska lënë katundar katolik pa zbritur në Tiranë e futur nëpër institucionet shkencore të kryeqytetit, siç ka bërë fjala bie me drejtorin e Qendrës Albanologjike të Tiranës Ardian Marashi i cili përdor Akademinë e Shkencave dhe aparatçikët e institucioneve shkencore të Tiranës për të organizuar (siç Mirela Baxhaku i quante) Mevlude Shkencore për Nënë Terezën. E njëjta gjë ndodh edhe me Nevila Nikën në Arkivin e Shtetit, Melisa Dodën në KKRT dhe me dhjetra e ndoshta qindra malësorë-katolikë që në këto vitet e fundit kanë zbritur në Tiranë e punësuar në institucionet shtetërore të Shqipërisë. Fushata katoliçizuese e Shqipërisë shihet edhe në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës ku vllahu-katolik Aurel Plasari i cili sëbashku me mikun e tij Fahri Balliun janë kampionë të Islamofobisë në Shqipëri, organizon përvit dhe pa i bërë “tërt” xhami i syzeve prej qorri që ka, ekspozita fetare me “shenjtorë shqiptarë” në Bibliotekën qe Plasari mban peng. Shenjtorët e Aurel Plasarit që vetëm shqiptarë nuk janë, janë të gjithë e padyshim të krishterë që nisin që me Nënë Terezën, Shën Vlashin, Shën Jeronimin, Shën Nikodemin, Shën Nifonin, Shën Lefterin, Shën Laurin, Shën Gjon Vladimirin, Shën Naumin, Shën Terinin, Shën Donatin, Shën Jan Kukuzelin e mbarojnë me Zojën e Këshillit të Mirë. Çka i bashkon të gjithë këta shenjtorë ortodoksë e katolikë janë padyshim mrekullitë e tyre fantastiko-fetare të cilat variojnë që nga “mrekullia” e Zojës së Kshillit të Mirë e cila i shfaqet katolikëve në qiell në ditën e Shën Markut, te serbi Shën Gjon Vladimir i cili lufton me hasmin duke mbajtur kokën e tij përdore, e deri te maqedonja Anjezë Bojaxhiu për të cilin Kisha Katolike pretendon të ketë bërë mrekullira duke shëruar të sëmurë me prekjet e saja magjike. Të gjithë këta shenjtorë propagandohen e celebrohen nga bibliotekari fundamentalist i Tiranës me paratë e taksapaguesëve shqiptarë.

Që Krishtërimi është ngritur mbi kësi përrallash e duke dhunuar e pushtuar liritë dhe hapësirat publike të njerëzimit për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi. Por ajo që të lëndon dhe revolton në atë që ne shohim sot në Tiranë dhe Prishtinë është paturpësia dhe arroganca që dy regjimet shqipfolëse janë duke treguar me imponimin holistik që ata po i bëjnë Anjezë Bojaxhiut, të cilën nga një misionare të Kishës Katolike, janë duke e kthyer dhe imponuar me dhunë si shenjtore kombëtare të një populli me shumicë muslimane. Imponimi i shpifur e Terezës si heroine kombëtare e një populli musliman ka shkaktuar shumë indinjatë në mesin e shqiptarëve. Revolta kundër proçesit nënëterezizues mund të lexohet kur dikush lexon komentet e njerëzve në gazetat kosovare dhe shqiptare në internet dhe listat e shumta në facebook. Shkruesit nëpër forume të ndryshme pyesin seç ka bërë Anjezë Bojaxhiu e cila edhe pse ska qënë kurrë nënë, shitet si Nënë, e që po i grabit paratë taksapaguesëve shqiptarë dhe po çon qeveritë shiptare të organizojnë origji të këtilla mediatike-fetare e politike nga Prishtina e deri në Tiranë. Shumë komentues pyesin me të drejtë çfarë ka bërë kjo grua për ne. Nga zbriti ajo dhe pse po propagandohet dhe imponohet në këtë formë ndaj një populli që nuk ka asnjë ndjesi për të? Ndue Ukaj shpjegon në njëfarë mënyrë filozofinë e Kishës Katolike pas fushatës nënëterezisuese. Sipas tij Kisha kërkon ti imponojë një memori katolike shqiptarëve në të njëjtën mënyrë siç bëri edhe Italia fashiste në gjysmën e parë të shekullit të XX kur mitizoi një numër klerikësh anti-semitë dhe fashistë shqiptarë duke i kthyer në etër të kombit. Ajo që po ndodh sot në të dy anët e kufirit shqiptar është vijimësi e politikave kolonizuese katolike-italiane me muslimanët shqiptarë.

Kur dikush sheh këtë fushatë mesjetare që Vatikani po ndërmerr me shqiptarët në këto kohë pyetja që çohet është se deri kur do të jenë të durueshëm shqiptarët dhe pranojnë tiraninë e Kishës Katolike që të pushtojë shtetet e tyre dhe tallet me identitetin e tyre fetar dhe kulturor? Kuptohet që pjesa më e madhe e shqiptarëve sot nuk kanë as kohë e as nerva që të merren me Nënë Terezën dhe nënëterezistët pasi kaurët e Perëndimit e kanë zhytyr si Kosovën ashtu edhe Shqipërinë në një varfëri të thellë e cila nuk i lejon që të merren me fushatën e nënëterezistëve. Por në anën tjetër nëpër faqet e internetit shumë qytetarë shkruajnë e protestojnë kundër maskaradës katolike që Tirana dhe Prishtina po bën me paratë e taksapaguesit shqiptarë të cilëve po ju imponohet një heroinë e pakuptimtë. Por ndërsa nëpër interent unë lexoj shumë shqiptarë që protestojnë kundër dhunimit që politika e Tiranës dhe Prishtinës po i bën identitetit të tyre, në Tiranë ka akoma shumë muslimanë të cilët besojnë se Sali Berisha dhe Partia Demokratike janë në anën e tyre. Ka nga disa muslimanë që janë bërë pjesë e makinës elektorale të Partisë Demokratike dhe që Berisha i përdor si yzmetqarë të tij, të cilëve ndërsa jua katoliçizon vendin dhe nuk i lejon të ndërtojnë xhami në Tiranë, i përdor si legena nëpër fushatat e tija elektorale dhe i korrupton me ndonjë vend pune në administratën publike. Muslimanët e Tiranës dhe Shqipërisë, ashtu si edhe ata të Kosovës dhe Maqedonisë, nëse duan që vendet e tyre të mos kthehen në diktatura katolike, duhet të kuptojnë që punët nuk po shkojnë mirë me të ardhmen e tyre. Kisha Katolike po i kthen shtetet e tyre në shtete idhujtare / mushrike, dhe Nënë Terezën po e kthen në Latin dhe Uzanë modern të shqiptarisë. Përballë idhujtarizmit shtetëror që sot regjimet e Tiranës dhe Prishtinës po bëjnë me shtetet dhe identitetin e shqiptarëve, taksapaguesit muslimanë shqiptarë kanë për detyrë që të ringjallin synetin e profetit Ibrahim dhe Muhamed, të bëhen qytetarë dhe ndërmarrin aksione civile për ti thënë ndal idhujtarisë institucionale katolike që regjimet e Tiranës dhe Prishtinës po projektojnë mbi ta. Dhe një mënyrë për ti thënë ndal pushtimit shpirtëror që po bëhet sot kundër tyre, është organizimi politik i muslimanëve në Shqipëri, në Kosovë e Maqedoni, dhe refuzimi politik i idhujtarisë që po ju imponon Kisha Katolike me zagarët e saj që janë në pushtet.

Policia terroriste e Kosovës në gjueti kundër muslimanëve.. .

Policia terroriste e Kosovës në gjueti kundër muslimanëve.. .

Njëri prej tyre (prej policëve) me ironi më ka pyetur: ”Ku i vendos ti duart (në namaz) këtu apo këtu, duke treguar duart në gjoks, e herën e dytë në organin gjenital.” Ka pasuar një qeshje e pandalshme e kolegëve të tij. Tjetri me atë urrejtje më tha se ne jemi spiun serb…

Edhe pse nga burgosja e 5 muslimanëve në Prizren kanë kaluar disa ditë, muslimanët në Prizren janë ende në shok dhe në huti. T’ua përkujtojmë se të premten më 21 maj 2010 rreth orës 20:30, forcat e policisë speciale të Kosovës kanë kryer aksion në territorin e Prizrenit dhe rrethinës dhe me këtë rast kanë burgosur 5 musliman.

Arsyeja e burgosjes është, se si thonë përfaqësuesit e qeveris, është se “vehabistët” në fillimin e javës së kaluar e kanë rrahur një punonjës te administratës tatimore, i cili në kohë të lire (?) ka shpërnda Bibla nëpër Prizren. Më vonë zyrtarët e policisë e kanë mohuar këtë duke thënë se grupa është duke u përcjell ka disa muaj”.

Edhe pse prezantuesit e ligjit nuk kanë sjell asnjë argument së inspektorin me të vërtet e kanë rrahur “vehabistët” e lëre më të flasin për ata që janë burgosur, është kryer operacion i gjerë i burgosjeve të “vehabistëve të cilët janë në zë për të keq”.

Rreth 120 polic të njësisë speciale të Kosovës, të cilët trajnimet fizike i kane kryer tek instruktorët amerikan dhe ideologjikisht të “potkuar” nga ana e urrejtësve të islamit dhe muslimanëve, kanë marrë pjesë në aksionin e madh të burgosjes sipas modelit të aksionit në Gornja Maoq. Megjithatë, edhe pse këto dy aksione janë dirigjuar nga lloji i njëjtë i njerëzve, të planifikuara në të njëjtën mënyrë, prapë ndërmjet tyre ekziston një dallim i madh. Për dallim nga aksioni në Maoq, ku policët në përgjithësi janë sjellë në mënyrë korrekte me banorët e burgosur të Maoqes, operacioni në Prizren, konkretisht aksioni në rrethinën e Prizrenit në Kurill, ka qenë shembull klasik i operacioneve të kaubojve amerikan sikurse në Bagdad dhe Kandahar.

“Spektakli” i parë policor është zhvilluar para syve të disa dhjetëra banorëve të rrethinës së Prizrenit-Kurilit, ku gjenden objektet e organizatës humanitare “Sinqeriteti”.

Rreth 20 polic të njësisë speciale me çorapë të vrimuar në kokë janë mbledhur rreth dhjetëra muslimanëve të cilët para objektit të “Sinqeriteti” kanë pritur për fillimin e ligjëratave islame.

Policëve shumë “inteligjente” nuk u erdhi aspak vështir ta njohin figurën e Idriz Bilibanit, profesorit të fikut, i cili ka qenë qëllimi kryesor në aksionin në Kuril. Kështu që dy gorilla, nga radhët e policisë të njësisë speciale, u ndeshën me siluetën e Idriz Bilibanit, kështu që e shtrinë për toke, duke e goditur me dorë, pikërisht ashtu siç kanë bërë inspektorët e tyre amerikan me civilët në Irak dhe Afganistan. Asgjë më mirë nuk kanë kaluar as disa musliman të tjerë, të cilët në atë moment janë gjetur para objektit të “Sinqeriteti”.

Shumë prej tyre pas demonstrimit janë rrëmbyer me dhunë prej njësisë speciale dhe janë hedh në kombin e policisë, ku i kanë pritur policët tjerë me kërcënime fizike dhe verbale.

Sipas dëshmisë se një muslimani i cili ka qenë i goditur në këtë aksion, i burgosur e pastaj e kanë liruar, dhe i cili nga frika për shkak të sigurisë së tij ka dëshiruar të mbetet anonim, forcat e njësitit special të Kosovës gjatë rastit të burgosjes në lagjen e Kurilit kanë thyer disa të drejta themelore njerëzore.

“Atë natë kam dëshiruar ta vizitoj motrën time në lagjen Kurill. Shtëpia e saj ishte afër vendit të burgosjes. Pasi që kam vërejtë “guzhmën”, sulmin e policisë mbi muslimanët e mbledhur para “Sinqeritetit”, jam afruar të shoh më mirë se çka po ndodh” tregon N.N.1 një ditë pas aksionit, ndërsa fytyra e tij dukej e brengosur dhe në huti.

“Në atë moment jam rrëmbyer dhe shtrirë për toke nga ana e njësisë speciale. Ashpër më kanë dredhur dorën, gjë që kam ndier dhembje të madhe. Kam filluar të bërtas se ndieja dhembje të madhe. Pas disa momenteve jam shpie në automjetin e policisë, ku njësia speciale më ka provokuar në baza fetare dhe të nacionalitetit. Njëri prej tyre me ironi më ka pyetur: ”Ku i vendos ti duart (në namaz) këtu apo këtu, duke treguar duart në gjoks, e herën e dytë në organin gjenital.” Ka pasuar një qeshje e pandalshme e kolegëve të tij. Tjetri me atë urrejtje më tha se ne jemi spiun serb, që, sikur të kishte thënë ty këtë, do të kishe ikur nga Kosova duke mos e pritur as mëngjesin”, thotë N.N.1, i cili është i gatshëm ta zbuloj identitetin e tij nëse rasti sillet para disa organizatave për të drejtat e njeriut, sepse në organet shtetërore dhe ato lokale nuk ka besim, duke e ditur se si mediat e Kosovës publikisht e kanë lajmëruar burgosjen.

N.N.1 gjithashtu është dëshmitar se njësia speciale e kanë goditur profesorin Idriz Bilibanin për arsye se nuk e ka ditur gjuhën shqipe. Këtë e dëshmojnë edhe muslimanët e tjerë të cilët janë burgosur pra objektit “Sinqeriteti”. Disa nga të burgosurit janë shtyrë në lokalin e “Sinqeritetit” ku njësiti special ka vazhduar me maltretimin ndaj të burgosurve, larg nga masa prizrenase e cila ishte mbledhur para shoqatës.

Njëri nga muslimanët i cili atë natë kur po kryhej operacioni kishte qenë në rrugë drejt “Sinqeritetit” në mënyrë që të merr pjesë në ligjëratën e profesor Idriz Bilibanit, i cili nga frika për sigurinë e tij dëshiron të mbetet anonim, duke dëshiruar të dijë se a ka filluar ligjërata, e kishte thirrur në telefon shokun e tij i cili në atë moment kishte qenë objekt i maltretimit brenda objektit të “Sinqeritetit”. Pasi që telefonat ishin marr nga ana e njësisë speciale, në vend që të shtypet pulla e “kuqe” dhe të pamundësohet biseda, polici i obliguar për ruajtjen e telefonit ka shtyp pullën e “gjelbër” dhe është hapur biseda.

“Në vend të, Alo” kam dëgjuar goditje të mëdha dhe zëra të pa-artikuluar. Duke mos e ditur se çfarë po ndodh, e kam mbajtur telefonin edhe më tutje hapur. Pas një kohe kam dëgjuar fjalët e policit drejtuar kolegut të tij ”Kujdes, mund të na akuzojnë për këtë!”, thotë N.N.2, i cili gjithashtu është i gatshëm ta zbuloj identitetin e tij në rast se kyçet ndonjë organizatë për të drejtat e njeriut.”

Dramën e cila u zhvillua para objektit të “Sinqeritetit” e dëshmuan disa dhjetëra prizrenas, banorë të lagjes Kurili, gjithashtu kanë vërejtur dy xhipa të “Euleksit”, të cilët gjithashtu kanë qëndruar në afërsi të vendit të incidentit.

Në fund të aksionit të “suksesshëm” policor janë marrë pesë persona, 3 boshnjak, në mesin e tyre edhe Idriz Bilibani, profesor i fikut, dhe 2 shqiptar, gjithashtu profesor të mësimeve islame. Zyrtarët e policisë nëpër ekranet e TV-s, me fytyra të shëmtuara janë lavdëruar për zënien e “e një arsenali të plotë të armëve,” ku ia kanë mvesh muslimanëve sikurse që ka qenë në rastin e Gornja Maoqes.

Familja e afërt e të burgosurve dhe e të akuzuarve për mbajtje të armëve, në mënyrë kategorike refuzojnë pohimin se të afërmit e tyre kanë poseduar armë, por armët janë vënë nga ana e njësiti special policor.

Të informuarit mirë për ngjarjen e ndodhur thonë se policia ka pasur për qëllim frikësimin e muslimanëve dhe thirrësve të islamit, dhe që ti diskreditojnë para masës.


Qëllimi i dytë është i karakterit global, sepse qeveria e Kosovës, po ashtu sikurse ajo e Bosnje-Hercegovinë s në aksionin në Maoq, me këtë dëshirojnë tu tregojnë zotave të tyre Perëndimor se çfarë luftëtaresh janë ata duke bërë kundër ekstremizmit islam dhe terrorizmit, mos ndoshta pranohen në “regjimin pa viza”.

Kështu që muslimanët e Ballkanit edhe njëherë u shitën turpërisht nga ana e qeveritarëve të tyre, nga ana e atyre që do të duhej që më së shumti të brengosen për ta.

Familja e të burgosurve paralajmërojnë se gjërat nuk do të përfundojnë me këtë, kështu që mundohen të kontaktojnë me organizatat botërore për të drejta e njeriut, sepse në institucionet e shtetit nuk kanë besim.

E si do të kishin kur shteti i ka sulmuar të afërmit e tyre.

Se të gjithë dushmanët e islamit janë sikurse një komb fletë vetë fakti që aksioni policor në Prizren ku janë argëtuar me muslimanët e Prizrenit, ku kjo ka gjetur përkrahje edhe tek mediat serbe. Ashtu që, fashistët serb të televizionit shtetëror (RTS) lajmërojnë për “ gjuetinë mbi vehabistët”. Do të thotë se fjala, gjueti, përdoret kur është fjala për shtazët, nuk është vështir të përfundosh se “aksioni arriti ta kënaq edhe Serbin. Teksti i cili ende gjendet në faqen e shtetit të televizionit të Serbisë edhe sot nuk e ka penguar askënd, dhe asnjë nga mediat serbe dhe deklaruesit e tyre nuk e kanë komentuar titullin nacist dhe përmbajtjen me plot gënjeshtra qesharake.

Ashtu që edhe një herë doli haptas fjala e Zotit të botrave se të gjithë mosbesimtarët janë një milet (popull). Me këtë, përfundimisht u mbyt besimi i popullit se macja edhe miu nuk mund të rrinë bashkë. Munden edhe si, kur luftojnë kundër islamit dhe muslimanëve.

GJENDJA E SHQIPERISE PARA ARDHJES SE OSMANEVE (APO HYRJES SE ISLAMIT PER DISA)

GJENDJA E SHQIPERISE PARA ARDHJES SE OSMANEVE (APO HYRJES SE ISLAMIT PER DISA)

Shkruan Abedin Rakipi

Gjate shekujve te 10-13 duke qene se tokat shqiptareishin nje nga pikat kyçe kryesore te perandorisevenedikase, Venediku kishte zhvilluar ne tokat shqiptare nje sistem mbrojtjeje imperiale. Ky sistem konsistonte ne mbrojtjen e pikave kyçe sic ishin mbyllja e kalimit te sllaveve te cilet vinin nga ZETA drejt Shkodres dhe Dyrrachion(durresit ) dhe per kete rolin kryesor mbrojtes e kishte keshtjella e Lissos(Alessio ose Lezha aktuale. Sipas Anne Comnéne Lezha kishte nje rol madhor mbulues ushtarak duke qene se ajo mbronte Shkodren dhe Durresin.Ne 1022 Papa Benedetto i 8te ja jep Raguzes te gjitha tokat shqiptare ne veri te Alessios(Lezhes) (1). Megjithate Lezha duke qene afer me Kroia( Krujen) nuk ngelet e izoluar. Ne 1082 Alexis Comnéne instalon trupat e tij ne sheshin Deabolis, ne luginen e Devollit(2) nga i cili mund te arriheshin liqenet e Maqedonise, dhe me tej zemra e perandorise. Belagrade(Berati) arrihej ndermjet Osumit, ndersa Gllavinica(Ballshi) ndermjet Drinos apo Vjoses. Por rolin determinant ne ekonomine e vendit e luan bregdeti shqiptar, i cili i pajisur me kala dhe keshtjella te shumta qe nga epoka Justiniane sherben si tranzit per tregtine transballkanike, dhe gjithashtu me keshtjellat e tij luan nje rol mbrojtes.

Ne keto shekuj perandoria Bizantine nuk interesohej fare per Shqiperine vecse per bregdetin i cili sic e thame luante rol shume te forte ndaj edhe Bizanti smund ta leshonte ate. Por duke qene se numri i kolonive greke ne sherbim te Bizantit ishin te pakta, megjithe perpjekjet qe beri Bizanti per instalimin e shumte te grekeve ne bregdetin shqiptar, Bizantit ju desh qe te hynte ne bashkepunim me indigjenet lokale qe ishin shqiptaret sepse nqs bregdeti shqiptar binte, atehere rruga ishte e hapur drejt Selanikut sic u vu re edhe ne sulmin normand te 1185(3).

Popullsia shqiptare jetonte ne kushte te mizershme duke qene se te gjitha pasurite natyrore te vendit merreshin dhe transportoheshin nga Venediku, Bizanti, dhe Raguza drejt porteve shqiptare dhe me pas shiteshin ne vende te tjera. Druri shqiptar ishte i mjafueshem per te mirembajtur te gjitha portet dhe anijet Bizantine ne bregdetin shqiptar por gjithashtu ai transportohej ne Itali dhe gjetke. Dritherat dhe cerealet ishin aq me bollek ne zonen e Vlores saqe ato i mjaftonin normandeve qe te ushqenin gjithe ushtrite e tyre(4).

Kryqezata e pare filloi dhe Robert de Flandre me ushtrite e veta pasi kaloi vendet sllave dhe erdhi ne Shqiperi tha : Me ne fund erdhem ne nje vend ku sdo te na mungoje asgje(5).

Fatkeqesisht qytetet shqiptare banoheshin dhe kontrolloheshin nga tregtare te huaj dhe disa kuislinga te rralle vendas te cilet kishin arritur nja fare aristokracie ku si princ i pare shqiptar autonom shqiptar ishte Progoni i cili luftoi shume per te arritur autonomine e tij duke qene se ai kishte presion konstant nga kolonite greke dhe zoterinjte bizantine qe kontrollonin ekonomine dhe situaten politike ne Shqiperi. Nje shembull konkret ishte familja Chryseloi e durresit e cila zoteronte nje pjese ne madhe tokash ne ate zone. Ata ishin me origjine bullgare dhe ishin helenizuar por ishin aleate me Car Samuelin dhe me armenianet dhe kalonin here here nen varesine e bullgareve dhe here nen ate te Bizantit sipas interesave te tyre strategjiko- ekonomike. Shembuj te tille te zoterve te tokave kishte me qindra mijera(6).

Pakenaqesia e popullsise vendase rritej dita dites dhe ishte duke arritur kulmin dhe kjo tregohet qarte kur ne 1185 Eustathe i Selanikut pranon hapur se ishin shqiptaret ata qe i lehtesuan marrjen e Durresit mbretit te Sicilise. Anne Comnéne shkruan se ne 1081 gjate sulmit normand ne Durres pjese me e madhe e kolonive tragtare ishin greke, venedikas dhe amalfitane.Luftrat Veneto-Bizantine te shekullit te 12 benin qe qyteti i durresit dhe shume qytete te tjera shqiptare te binin here ne duart e grekeve dhe here ne duart e italianeve duke marre parasysh faktin qe pas cdo beteje digjeshin shume vende dhe shqiptaret vendas merreshin si robe lufte nga te dyja palet. Keto luftra e varferuan edhe me shume popullsine vendase. Ne ate periudhe edhe Gjenova pergatiste nje nderhyrje ushtarake ne Shqiperi dhe duke pasur frike nga kjo gje Venediku pushtoi Durresin ne 1205. Edhe Piza ne ate periudhe kishte syte mbi trojet shqiptare dhe priste momentin e duhur per ti pushtuar ato.

Ne 1270 bregdeti shqiptar kalon nen varesine e mbretit te Napolit i cil ive taksa shume te larta gje qe çon ne largimin e venedikasve dhe raguzianeve nga Shqiperia e mesme duke sjelle ne kete menyre dekadencen e Durresit dhe qyteteve te tjera bregdetare. Raguza dhe venedikasit vershojne atehere drejt vendeve qe nuk kontrollohen nga Napoletanet sidomos me ne jug ku zoterimet i takonin Bizantit. Raguza exportonte prodhimet shqiptare drejt tregjeve sllave dhe per konsumimin e saj te brendshem ne Dalmaci ndersa Venediku drejt Italise. Autori francez Alain Ducellier ne librin e tij « SHQIPERIA NDERMJET BIZANTIT DHE VENEDIKUT » shkruan se prodhuesit lokale vuanin shume sepse ekonomia ishte e drejtuar nga kolonite e huaja dhe ishte kthyer ne nje skllaveri per vendasit qe punonin si skllever duke jetuar ne kushte shume primitive dhe shpesh neper tenda dhe shtepi te rrenuara pervec disa aristokrateve shqiptare neper qytete te cilet ishin kthyer ne kuislinga duke bashkepunuar ne skllaverine koloniale qe kishin impozuar Bizanti (me kolonet e tij greke) Venediku (me italianet) dhe Raguza me ushtrite e veta. Ne fillim te shekullit te 15 gjendja u keqesua me tej per shqiptaret duke qene se Venediku e rimorri Durresin ne 1392 dhe vazhdoi vjedhjen e prodhimeve shqiptare te cilet i sherbenin per te ushqyer Dalmacine nga Kotori deri ne Zadar(7).

Pas 1385 Venediku filloi ti jape nje rendesi kapitale Shqiperise duke qene se osmanet po afronin dhe Shqiperia ishte nje vend strategjik me keshtjellat e saj qe do ti sherbente si baze Venedikut kunder osmaneve. Megjithe sakrificat e princave lokale shqiptare per autonomi Venediku jo vetem si perkrahu ata por edhe i luftoi duke filluar qe ne 1385 dhe deri ne kohen e skenderbeut ku familje te forta shqiptare si Balshajt u luftuan ashper nga Venediku. Ndersa autori K. Jirecek ne Valona im Mitteralter, ( Illyrische-Albanisc he Forchungen ) thote se princat shqiptare i kerkuan ndihme princave Osmane kunder Venedikut. Ndersa Alain Ducellier e quan rolin e Venedikut shume negativ ne Shqiperi sepse fiskaliteti i ashper qe ata ushtrojne mbi shqiptaret dhe abuzimet e pamasa te funksionereve Venedikas ndaj agrikultoreve vendas çuan ne nje emigrim masiv dhe progresiv te shqiptareve ne shekullin e 15 deri ne ate pike sa Durresi qe ishte nje nder qytetet dhe portet me te fuqishme te ballkanit ne 1430 konsiderohet si « gati bosh dhe shume i varfer »(8).

Venediku dhe Raguza kishin lidhje te forta politike me disa princa shqiptare te cilet i mundesonin atyre perfitime te shumta ne kurriz te popullit shqiptar. Ne kete menyre princat qe ishin kuislinga pasuroheshin por edhe lejonin autoritetin e venedikut dhe raguzes mbi trojet shqiptare. Keta princa nuk e donin ardhjen e osmaneve ne trojet shqiptare se keshtu do te humbnin supremacine e tyre ekonomike dhe privilegjet qe kishin mbi popullaten e shtypur vendase. Keta princa ishin Topiajt , Muzakajt , Kastriotet , Arianitet, dhe Dukagjinet te cilet ishin aleate te nenshtruar te Venedikut dhe Raguzes kunder Osmaneve.

Ne 1461 atehere qe Valona eksporton sasi te medha dridhi drejt Raguzes(e cila pas dobesimit te Venedikut perparoi sidomos ne Vlore dhe Kanine), tregtaret dhe fshtaret rreth e qark vlores detyroheshin ne blinin drith ne More per te mbijetuar.Raguza ne ate periudhe megjithe prezencen osmane kishte nje koloni super te forte ne vlore dhe fakti i mesiperm tregon qarte se deri ne cfare pike e shfrytezonin ata popullsine lokale. Raguza kishte gjithashtu monopolin e kripes shqiptare e cila nga zona e vlores transportohej drejt Dalmacise duke marre parasysh faktin qe brigjet shqiptare ne detin Jon kishin nje sasi shume here me te larte kripe sesa Dalmacia. Pas viteve 1450 kur kripa e vlores filloi te mbaronte ose pakesohej Raguzianet e lane vloren dhe u drejtuan drejt brigjeve te Pulias ne Italine jugore. Raguza luajti edhe nje rol shume te forte ekonomik ne shitjen e sklleverve shqiptare ne fillim te shekullit te 15, te cilet merreshin ne trojet shqiptare per tu shitur ne Pulia dhe Marche, dhe kjo tregti vazhdoi per dekada me rralle dhe pse teorikisht qeveria e Raguzes ndalonte kete por fshehtas ajo e mbeshteste ate sepse ishte nje nder bizneset me fitimprurese te Raguzes(CF. Skllavet e shitur, « Ab Albanensi-bus », ne Himare, ne 1439 (arkivat historike te Dubrovnik). Keshtu trafiku i fshehte i sklleverve shqiptare organizohej ne fillim te shekullit te 15 nga princat sllave qe sundonin vloren si Mrksa Zarkovic. Ne kete menyre anije te mbushura ma skllever shqiptare zbarkonin ne portet e Ankones dhe Porto Recanati . Edhe ne vitet 1459 dhe 1466 trafikantet Raguziane ngarkonin anije te tera me skllever shqiptare. Ata i genjenin shqiptaret e varfer sidomos rreth fshatrave se do i punesonin ne Raguze dhe do i paguanin mire, por sapo arrinin ne brigjet italiane me ndihmen e miqve te tyre i kthenin ata ne skllever dhe i shisnin ata. Pas dobesimit te rende te qyteteve dhe trevave shqiptare disa rruge psh ajo qe lidhte Durresin me Sllavonine u zhduken dhe autori francez Alain Ducellier ne librin « Shqiperia ndermjet Bizantit dhe Venedikut » thote qe per kete turqit nuk duhen akuzuar sepse nuk e rrenuan ata bregdetin shqiptar por kolonizimi dhe shfrytezimi i paskrupullt i Venedikut, Bizantit , dhe Raguzes i bregdetit dhe trojeve shqiptare. Pas ardhjes se osmaneve ne Ballkan gjithmone sipas te njejtit autor rruge te tjera u gjalleruan si « VIA DE ZENTA » qe lidhte Lezhen me Shkodren dhe duke vazhduar drejt Vaut te Dejes lidhte Prizrenin me Shkupin, dhe shume rruge te reja u krijuan si ajo qe lidhte Vloren me Beratin dhe me pas vazhdonte drejt Sllavonise, Korces apo Kosturit, apo rruga e re qe lidhte Gjirokastren me Himaren, duke rikrijuar nje rol çeles te trojeve shqiptare te cilet ne kete menyre blinin edhe mallra ne Serbi apo Maqedoni dhe ja u shisnin te huajve te porte shqiptare tashme te kontrolluar nga osmanet. Ketu behet fjale per tregtaret dhe princat shqiptare te cilet nen tutelen osmane filluan nje biznes te vertete te mallrave vendase po edhe atyre qe vinin nga lindja me ish shfrytezuesit dhe shkelesit e tyre Bizantine, Venedikas, apo Raguziane nje rol te rendesishem per kete luajti Vlora e cila disa dekada me pare ishte ishte e dominuar nga cifute, sllave disa shqiptare por sidomos nga greke ku prezantuesi me i mire i tyre eshte doganieri Manoli Vissomati i njohur ne vitet 1417-1435, por kjo perberje njerezish ishte nje varg kolonish parazite te cilet i sherbenin politikes shtypese dhe shfrytezimit te vendit nga te huajt.

Ne menyre te pamohueshme gjendja ne shqiperi ndryshoi fale dominimit turk dhe « pax ottomana » te cilet duke larguar pushtuesit dhe shfrytezuesit e vjeter koloniale dhe duke gjetur te shqiptaret aleate besnike ne ballkan kunder venedikasve sidomos qe shqiptaret urrenin keta te fundit, krijoi per shqiptaret vendas nje situate shume te favorshme per zhvillimin e vendit dhe sidomos tregtise mes lindjes dhe perendimit. Pas marrjes se Vlores nga ushtrite osmane vlora u kthye ne nje qender tregtare liberale konform rregullave te shtetit osman duke u bere keshtu nje nder portet me te fuqishme te Ballkanit(9) .

Por Venediku dhe Raguza nuk hoqen dore nga trafiku i fshehte ne zonen e Vlores dhe sidomos Himares por shpesh here trafikantet sulmoheshin nga himariotet shqiptare qe jo ralle i bashkonin forcat e tyre me turqit per te sulmuar trafikantet( 10). Keto zhvillime detyruan osmanet qe te aktivonin popullsite vendase duke ju dhene atyre me shume liri dhe mundesi te krijimit te nje sistemi ekonomiko-ushtarak qe forconte te dyja palet osmanet dhe shqiptaret qe tashme po beheshin aleate te padiskutueshem te Ballkan kunder pushtimit dhe shfrytezimit Bizantino-Venediko- Raguzian dhe per kete nje rol te rendesishem luajti instalimi nga qeveria osmane e « SHERIATIT » apo kushtetutes islamike e cila hidhte poshte aristokracine duke mbrojtur nje vizion te barazise se njerezve dhe i afronte cdo individi mundesine e zhvillimit te lire dhe demokratik.

Referencat:

(1) Viti 1022 THALLOCZY SUFFLAY Acta et diplomata res Albaniae Mediae aetatis illustrantia, Vjene 1913/1918 tome 1 nr 60.

(1) Anne Comnéne Alexiade 5, 4, edicion, tome 2 f. 9.

(2) Eustathe i selanikut La espugniazione de Tessalonica

(3) Anne Comnéne Alexiade, 1, 14, tome 1 f. 53 (4) ID.,

4, 1 tome 1 f. 144

(5) N. ADONTZ Samueli, armeniani, mbreti i bullgareve ne studimet armeno-bizantine, Lizbone 1965, f. 395-403

(6) Alain Ducellier Shqiperia ndermjet Bizantit dhe Venedikut

(7) Archivi di stato , Venezia senato Mar. 1 f.4

(8) Alain Ducellier KAP 17 F. 62

(9) Lam. For. 39 f. 329-364 (1468)

(10) Lam. For. 11 f. 116v

Shkaqet e konvertimit të disa muslimanëve kosovarë

T’i marrim fëmijët e muslimanëve dhe t’i sjellim në vendet tona, kështu t’i ushqejmë me kulturën tonë, e pastaj t’i kthejmë në vendin e tyre.” (Nikson).

Shkaqet e konvertimit të disa muslimanëve kosovarë

Nikson, ish-kryetar i Amerikës, kur ishte pyetur se cili është problemi qe t’i largojmë muslimanet nga parimet islame, ai ishte përgjigjur: “Problemi thelbësor është Islami”. Dhe më pas kur u pyet se si të zgjidhet ky problem? Ai u përgjigj: “T’i marrim fëmijët e muslimanëve dhe t’i sjellim në vendet tona, kështu t’i ushqejmë me kulturën tonë, e pastaj t’i kthejmë në vendin e tyre”.

Pas luftës së fundit, gjendja ekonomike është shkatërruar dhe keqësuar në mënyrë drastike. Me mbarimin e luftës, të gjithë e dimë se Kosovës iu kishin mësy shumë organizata misionare krishtere. Ky është një fat që pret çdo vend të dalë nga lufta. Kështu kishte ndodhur edhe në Shqipëri pas rënies se komunizmit, po ashtu edhe në Bosnjë, Ruandë, e në shumë vende tjera të botës.

Nuk ka dyshim se skamja e tepërt të shpie në mosbesim. Njeriu doemos duhet kërkuar furnizimin (rizkun) që Allahu i Plotfuqishëm ka caktuar për të.

Për të arsyetuar realitetin e hidhur në Kosovë, në vazhdim po sjell rastin e konvertimit të një familje kosovare:

Rastin e fundit, i cili ndodhi në fshatin Dobrevë të Fushkosovës, se si një familje me përkatësi islame, pas incidentit të ndodhur, ku vajza e tyre ishte lënduar në kokë  dhe si rezultat kërkohej që sa më parë të operohej pas atij incidenti të vetshkaktuar, si rrjedhojë, familja nuk kishte pasur mundësi të shërojë vajzën, më pas kanë kërkuar ndihmë nga të gjitha shoqatat islame dhe nuk kanë gjetur asnjë përkrahje, ajo që të bënë të pikëllohesh është se, familja në fjalë ka kërkuar ndihmë nga kishat dhe më tutje kisha ka ndihmuar familjen në fjalë, mirëpo rezultatet qenë të tmerrshme, familja është konvertuar në krishterizëm.

Nuk dyshoj aspak se për të marrë diç nga të krishterët, apo pasuesit e feve tjera, padyshim se do të vënë disa kushte. E unë mendoj se prindi i kësaj vajze, si duket është lodhur nga kërkesat dhe ka vërejtur se si jomuslimanët u janë përgjigjur kërkesës së tij, prandaj, është pikëlluese kur për shkak të ndihmës financiare, është detyruar të konvertohet. Prandaj, kriza ekonomike ka bërë që shumë familje të konvertohen edhe për arsye të ndryshme, si f.v. marrjes së bursave, apo dhënies së nënshtetësive, ofrim pune jashtë vendlindjes, etj..

Jam thellësisht i bindur se raste të tilla ka edhe në vende tjera të Kosovës, siç është rasti i ndërtimit të shtëpive familjeve të prekura nga lufta, jetimëve, skamnorëve, pra, këtu kemi një rrezik të madh që i kanoset vëllezërve dhe motrave kosovare.

Të ndalemi pak në rastin e sipërpërmendur. A mos vallë kosovarët nuk kanë mundësi të ndihmojnë rastet e tilla? Apo thjesht, nuk dëshirojnë të dëgjojnë për raste të tilla. Të gjithë e dimë se në Kosovë ka njerëz të pasur, mirëpo faji kthehet tek ne, po, tek ne liderët, prijësit fetarë, imamët, që shumë pak punojmë në këtë drejtim. Nga ne kërkohet që t’i thërrasim në Islam, ngase njerëzit e fortë në këtë rast, padyshim që sjellin ndihmë dhe prosperitet për fenë e Allahut. A nuk lutej Pejgamberi alejhi selam, që Umeri të kalojë në Islam? Ai ishte njeri që të gjithë i kishin frikën. Në mesin e shokëve të Pejgamberit alejhi selam, kishte edhe njerëz shumë të pasur, të cilët ndihmonin fenë e Allahut vazhdimisht. Dikush mund të thotë se a ky qenka qëllimi i Islamit; t’i ftojmë njerëzit dhe më pas, nga ta të përfitojmë? Jo, nuk është ashtu, mirëpo Allahu xh.sh. ka porositur që thirrja të mos veçohet vetëm ndaj atyre që rregullisht falen në xhami, pasi që ata veç kanë kuptuar fenë dhe nuk duhet të kemi aq frikë rreth Islamit të tyre. Me ketë dua të them që kornizat thirrjes (da’vetit) duhet të marrin përmasa edhe me të gjëra; të mos përkufizohemi vetëm brenda mureve të xhamisë, të dalim edhe ne dhe të vizitojmë familjet, të cilat nuk kanë fare njohuri se nga hyhet në xhami. Mos të mjaftohemi vetëm me një ligjëratë të së premtes, por të punojmë ashtu siç punojnë edhe misionarët e krishterë ditë e natë. Mos të arsyetohemi se fondet e tyre janë të majme, ndërsa ne nuk kemi bukë për të ngrëne. Edhe në Kosovë u derdhën shumë fonde, por shumë shpejt u keqmenaxhuan dhe si rrjedhojë, sot në vendin tonë shoqatat islame mund t’i numërosh në gishta. Më vonë do të përmendim numrin e shoqatave krishtere dhe atyre protestante.

A ka ndonjë rrezik për kosovarët nga shoqatat krishtere-protestan te në Kosovë?

Një karakteristikë tjetër e gjendjes së besimeve fetare ndër kosovarët e sotëm, është edhe fakti se shqiptarët ende nuk e kanë fenë si objekt të parë të diskutimeve të tyre të përditshme me njëri-tjetrin. Kam dëgjuar shumë vëllezër besimtarë kosovarë duke thënë se, nga këto shoqata nuk ka fare rrezik, ata mendimin e tyre e mbështesin në atë se, shoqatat janë numër i vogël, nuk kanë pasues të shumtë. Ndërsa, për sa i përket mendimit tim si hulumtues i këtij punimi, mund të them se, rreziqet janë shumë të mëdha. Këtë e them duke u bazuar në fakte dhe argumente bindëse se, shumë nga shoqatat prezente në Kosovë mësojnë fëmijët kosovarë, ushqejnë ata me ide e trillime të ndryshme. Kush  mund të zbulojë këtë dukuri, kur prindërit e tyre nuk kanë njohuri të mjaftueshme ndaj Islamit apo feve tjera, apo thënë më mirë, nuk posedojnë fare njohuri. Ata duke parë se fëmija i tyre po mëson gjuhën angleze në kurset e tyre, është avancuar në përdorimin e kompjuterit, participon në shumë gara dhe ekskursione, me këtë ata edhe krenohen. Andaj, misionarët, të nderuar lexues dhe dashamirë të dijes, nuk mendojnë sikur ne. Është e vërtetë se nuk kanë asnjë të vërtetë mbi atë që thërrasin, mirëpo, si gjithherë, me metodat e tyre profesionale, mënyrën e të vepruarit me masën, punën dhe aktivitetet e tyre të pandërprera, ka bërë që vëllezërit dhe motrat tona muslimane, t’i ulin pranë tyre, t’u shpjegojnë rreth besimit të tyre të kotë, e sa për fillim, kjo është më se e mjaftueshme për misionin e tyre. Mos të harrojmë se aktivitetet e tyre nuk kanë të ndalur.

Për ta vërtetuar këtë, do përmendi rastin në vazhdim;

Gjatë takimit tim me një koleg në Prishtinë, bisedonim rreth problemeve dhe vështirësitë që muslimanët po ballafaqohen kohëve të fundit; rreth punës se imamëve, se sa janë duke punuar në drejtim të thirrjes (da’vetit). Gjatë kësaj bisede, ai me rrëfeu se një numër i kosovarëve, tashmë ka pranuar edhe budizmin, hinduizmin, etj..

Shtrohet pyetja se si ndodhi kjo? Nuk ka dyshim se ndërkombëtarët nuk kryejnë vetëm detyrat e tyre administrative, ata gëzohen kur dikush t’i kushtojë vëmendje normave dhe mësimeve të Budës. Ky qe një rast, ndërsa rasti tjetër ka të bëjë me aktivitetet e “Shtëpia e Popullit të Zotit”. Betohem në Allahun se sa shumë kishin ndikuar misionarët në mendjet e të rinjve kosovarë. Qesh ftuar për një sillë (drekë) në lagjen “Bregu i Diellit”, ndërsa po bisedoja me një të afërme, për të cilën nuk kisha dyshuar se ajo ndjek mësimet te “Shtëpia e Popullit të Zotit”, kur e pyeta se, çfarë të shtyn të mësosh në këtë vend? Ajo u përgjigj: “..Ata na shpjegojnë fenë bukur mirë, na mësojnë gjuhën angleze, përdorimin e kompjuterëve, kemi sallën ku në të shikojmë filmin e Jezuit dhe ngjarje të ndryshme, po ashtu organizohen ekskursione për në vende të ndryshme të Kosovës, aty nuk na ndajnë fare, dëfrehemi, pimë ç’të duam, na japin dhurata…”.

Dëgjuat rrëfimin e kësaj vajze, e cila rrjedh nga një familje muslimane, pra, së pari largim total nga feja jonë e pastër, pastaj disa njohuri mbi krishterimin, e më pas fillojnë dëfrimet, emancipimet, shkatërrimet e të rinjve, liria e tepruar. A mos vallë këto na qenkan plane pa plane, siç thonë edhe anglezët “no plan good plan”, ku më së miri do ishte përshtatur në gjuhën shqipe; plan pa plan. Po, ata ftojnë vëllezërit tanë në krishterim, apo fe tjera, mirëpo, nuk posedojnë ndonjë plan të shkruar për t’i treguar kosovarëve se ne nuk kemi fe, sikur duan të thonë se, qëllimi i ardhjes sonë në këtë vend është që t’u largojmë nga feja dhe traditat e juaja, kemi ardhur që t’u nxjerrim nga Islami.

Po, kështu është se si mund të ftojë dikush në një fe të pa bazë. Në mënyrë që lexuesi ta ketë të qartë se çfarë është misioni i misionarëve, do e argumentoj këtë, duke sjell në vazhdim mesazhin e kryetarit të organizatave misionare krishtere “Samuel Cimeri”. Ja se ç’thotë z.Samueli:

“Detyra e juaj kryesore është që muslimanin ta nxirrni prej Islamit, kështu që ai të bëhet krijesë pa kurrfarë lidhje me Allahun, e me ketë njëkohësisht edhe pa kurrfarë lidhje me ahlakun (moralin). Me këtë veprim tuajin, ju do të jeni paraprijës të kolonializmit në vendet islame. Ju e keni përgatitur tërë intelektin në ato vende që ta pranojë ecurinë drejt rrugës që e keni hartuar, e ajo është nxjerrja e muslimanëve prej Islamit. Ju e keni edukuar rininë, e cila nuk e njeh lidhjen me Allahun dhe as që dëshiron ta njohë. Në këtë mënyrë ka ardhur gjenerata islame, ashtu siç e dëshiron kolonializmi, të cilën nuk e interesojnë gjërat më të rëndësishme. Gjeneratë, e cila dëshiron rehatinë dhe përtacinë dhe që orvatet në çdo mënyrë t’i kënaqë pasionet e veta, kështu që pasionet e liga janë bërë qëllim i jetës se tyre. Po që se mëson, mëson që t’i kënaqë pasionet, po që se grumbullon pasuri, e grumbullon për shkak të pasioneve, po që se themelon qendra të rëndësishme, i themelon për shkak të pasioneve. Ajo çdo gjë e flijon në rrugën e realizimit të pasioneve”.[1]

Si veprojnë misionarët e krishterë nëpër vende të ndryshme të botës?

Dijetari Ahmed Didat Allahu e mëshiroftë, flet rreth misionarëve, e veçmas mbi Dëshmitarët e Jehovait (The Jehovah’s Witnesses). Duke shpjeguar realitetin dhe ecurinë e themelimit dhe zhvillimit të tyre, thotë:“Dëshmitarët e Jehovait, një fraksion prej fraksioneve krishtere, e cila që themeluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para 100 vjetëve. Me punët e tyre të palodhshme, kanë arritur që këtë fraksion të tyre ta zgjerojnë më së shumti jashtë vendit të tyre. Ky grup tashmë hynë në rendin e dytë të lëvizjeve më të mëdha krishtere në vendin e Nigerisë, vend ky islam”.[2]

Ai vazhdon së përshkruari gjendjen e vendeve tjera islame, ja se ç’thotë rreth misionarëve në Indonezi, vendi më i madh në botë për nga numri i muslimanëve:

“…Në Indonezi, vend ky me popullsinë më të madhe muslimane në botë, hasim në një numër jashtëzakonisht të madh të misionarëve, ata numërojnë më shumë se gjashtë mijë misionarë, të cilët thërrasin njerëzit në besimin e tyre; punojnë rregullisht (full-time), dhe ajo që të mahnit është se, këta nuk janë fare priftërinj, pastorë e as shërbyes të lidhur me kishën, në fakt, ata janë thirrës, të cilët përhapin fenë e tyre…. Vërtet thirrësit në fjalë, komunikues të krishterimit, posedojnë aeroporte të veçanta për aeroplanët e tyre specialë. Vlen të ceket se numri i këtyre aeroplanëve kalon shifrën e aeroplanëve të Qeverisë Indoneziane. Ata gjithashtu posedojnë anije të tyre, në mënyrë që të arrijnë edhe në ishujt e tjerë të Indonezisë, pasi që Indonezia ka më shumë se 2000  ishuj dhe vështirë është për të arritur në ato treva…”.[3]

Këto ishin disa të dhëna mbi suksesin dhe guximin e misionarëve krishterë, të cilët kanë marrë rrugën drejt vendeve islame, e çfarë të themi për vendet tona, veçmas Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni? A mund të krahasohemi me Nigerinë apo Indonezinë, ku numri i shkollave islame, universiteteve dhe dijetarëve është jashtëzakonisht i madh në krahasim me vendet tona. Edhe në këto vende, ka shumë të varfër, prandaj, kanë gjetur vendet e volitshme për t’i konvertuar muslimanët në fenë e tyre. Ja se ç’thotë kolegu im nga Indonezia:

“Në Indonezi ka shumë ndarje dhe përçarje në mes muslimanëve. Kemi dy Bashkësi Islame, kur të vjen Ramazani, disa fillojnë agjërimin më herët, e disa më vonë, kështu ndodh edhe me festën e Bajramit. Indonezinë e ka kapluar korrupsioni dhe varfëria e skajshme. Kemi vetëm dy shtresa të njerëzve; shumë të pasur dhe jashtëzakonisht të varfër. Misionarët u janë drejtuar të varfërve, pasi që të pasurit nuk kanë nevojë për shtëpi, apo bursa të ofruara nga të krishterët. Misionarët asnjëherë nuk ankohen në misionin e tyre; ndërtojnë spitale, shtëpi, mjekojnë të sëmurit, shkollojnë fëmijët muslimanë duke u ofruar bursa, ndërsa prijësit muslimanë ende merren me gjëra të kota”.[4]

Të kthehemi përsëri në Kosovë. Shumë nga këto shoqata jo që nuk janë mbyllur, ato veç janë avancuar edhe më shumë, njëherazi, kanë fituar një eksperiencë që vlen për t’u theksuar. Kanë studiuar popullin tonë, mentalitetin dhe sëmundjet e tyre bukur mirë. Vërtët se këto janë disa nga elementet bazë për thirrësin e suksesshëm? Ata nuk janë duke luftuar se si të mbarojmë fakultetin, apo magjistraturë n për një zyrë, apo për një pagë mujore, siç ndodh me imamët dhe intelektualët muslimanë, të cilët mendojnë se Islami duhet studiuar në mënyrë që të mbesim gjallë nga ai, në fakt, ky është një gabim shumë i madh dhe nuk ka dyshim se për këtë do të japim përgjegjësi para Allahut të Madhërishëm.

Sa është punuar në ndërtimin e objekteve fetare në Kosovë?

Bazuar në të dhënat e Bashkësisë Islame të Kosovës, Kosovës gjatë luftës se fundit i janë shkatërruar më shumë se 200 xhami, duke mos kursyer këtu as Këshillin e Bashkësisë Islame, arkivin e saj të çmueshme dhe librarinë. Po, këto ishin dëmet që i shkaktuan popullit tonë, jo vetëm BIK-ut, por të gjithë kosovarëve, të cilët veten e quajnë muslimanë. A t’i hedhim një vështrim se sa prej kishave janë rindërtuar e ndërtuar në Kosovën e pas luftës. Përderisa në Kosovë kemi nevojë të madhe për ndërtimin e xhamive në mënyrë që t’i dalim në ndihmë kërkesave të muslimanëve në kryerjen e obligimeve dhe aktiviteteve fetare, aty shohim një kahje të kundërt të ndërtimit të objekteve joislame, statujave, shpenzimit të parave pa masë, e gjithë kjo ndodh vetëm për t’i dhënë Kosovës një pamje krishtere dhe për ta zhveshur atë nga Islami.

Në Kosovën tonë të korruptuar, është ndërtuar një numër jashtëzakonisht i madh i statujave, siç është përmendorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, ku në vend që të ndërtohej xhamia, e cila u rrënua gjatë sistemit komunist, aty u soll “një kali i madh dhe një i vogël” që kurrë nuk kishte ekzistuar. Ja se si mendojnë largpamësit, të sjellin përmendoren e Gjergjit, që po që se flitet rreth xhamisë së “Junus Efendi”, të thonë: Si mund të ketë qenë xhami atypari, pranë përmendores së Skënderbeut?! Më poshtë po e sjellim edhe fotografinë e xhamisë, e cila ishte afër postës, apo thënë më mirë, në vendndodhjen e Teatrit Kombëtar.

Xhamia “Junus Efendi” e njohur edhe me emrin xhamia e Llokaçit, e ndërtuar në vitin 1551 dhe e rrënuar nga regjimi komunist në vitin 1954.

Të ndalemi pak të xhamia, e më pas te Gjergji, përse vetëm në ato vende që ka frymuar Islami, të sillet diçka që nuk kishte ekzistuar kurrë, a nuk është ky një trillim për gjeneratat e ardhme? Mendojmë se historia thuret me gënjeshtra e armiqësi. Kjo ndodh vetëm tek ne shqiptarët.

Vlen të theksohet se shpërdorim të parave kemi edhe në ndërtimin e ca përmendoreve të “Nënë Terezës” si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri, qe besa, disa tradhtarë, të cilët vetën e quajnë atdhetarë, dëshirojnë që këtë figurë ta vejnë edhe në kartën e identitetit. Kjo tregon mirë se në trojet shqiptare, tashmë dominon vetëm misionarizmi. Nëse edhe me këtë nuk bindemi, atëherë çfarë mendoni për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë? Të rrënohet shkolla e të ndërtohet katedralja.. .! A nuk është ky një akt që dëshmon rivazhdimin e kryqëzatave? Çfarë do të kishte ndodhur sikur të prishej Gjimnazi afër xhamisë së madhe dhe aty të ndërtohej një qendër islame? A do të kishte ndonjë reagim nga liderët, dhe populli ynë i ngratë që nuk sheh aspak se kujt po i japin votën?

Pas luftës, në Kosovë ndërtoheshin xhami të shumta, pasi që ishte nevojë e madhe për to, dëgjoja shumë të flitej e përflitej se, përse gjithë këto xhami? Përse nuk ndërtohen shkolla e më pas xhami? Ku janë këta ngatërrestarë? Përse nuk flasin? Përse nuk ngrehin zërat e tyre, e të thonë, së pari shkolla, spitale, e më pas katedrale??! !

Të nderuar lexues, këtu nuk vjen në shprehje të flasim se nga buxheti i Kosovës të jetë ndërtuar ndonjë xhami, apo të jetë blerë ndonjë poç elektrik për xhamitë e këtij populli. Përse na duhet ndërtimi i statujave, përmendoreve, kishave, katedraleve? Kush fshihet pas këtyre iniciativave? A nuk është kjo një prekje e parisë sonë nga dora e misionarëve, apo mos ndoshta dhe nga mesi i tyre kemi misionarë, por të fshehur me emra të tjerë? Vërtët se në këtë nuk ka farë dyshimi? Misionarët nuk janë të pashkolluar, ata posedojnë njohuri të shumta mbi religjionet, vendet, historinë e popujve të ndryshëm; prej tyre kemi ushtarë, gazetarë, liderë, administratorë , që kohen e tyre të lirë nuk e kalojnë kot, por japin mundin e tyre maksimal drejt thirrjes në besimin e tyre.

Organizatat krishtere në Kosovë

Në vazhdim do të cekim disa nga organizatat krishtere duke sjellë edhe adresat e tyre elektronike, vendndodhjen dhe numrat e telefonit.[5]

1. Italian Consortium of Solidarity, Marco Bruccoleri, Nëna Terezë 32/8, Prishtina, 038-223002,kosovopz@libero. it This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

2. The American Jewish Joint Distribution Committee, Eli Eliezri, Luan Haradinaj 15/2, Pristina, 038-224194,eliezri@ipko. net This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

3. CARITAS Switzerland, Jehona Rekathati, Rr. Lekë Dukagjini, nr. 1, Prizren, 029-44739, caritas@yu.caritas. ch This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it ; prishtina@yu. caritas.ch This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

4. Catholic Relief Services, Lee Norrgard, Rr. Dukagjini (Aktashi) II No.39A, Prishtinë, 038-249602, 038-249744, 044-500695, lnorrgard@crskosovo .orgThis e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

5. Aid for Aid, Rupert Douglas –Batës, 19 Nëntori, Hyrja e 7, nr.4, Prishtinë, ++381-38-545454 evening,aidforaid@aol. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

6. Norwegian Church Aid, Anne Caroline Tveoy, Rr.Fehmi Agani Nr.18, Prishtinë, 038- 244744, anne.caroline. tveoy@nca. no This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

7. Youth With a Mission, Mathew Piercey//Eric Baker, 101 Qafa C7, Prishtinë, 038-49400, mattpiercey@ yahoo.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

8. Caritas Italiana, Luigi Biondi, St.Rexhep Bislimi – Catholic Church, Ferizaj/Gjilan, 0290-28110, 044-500539,caritasit.kosovo@ caritasitaliana. it This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

9. International Catholic Migration Commission, Conan E.Peisen, Novi Pazar nr. 48, Prishtinë, 038-244313, 038-244314, icmc-kosovo@ icmc.net This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

10. The Catholic Organization For Relief And Development, Zana Haxhiavdyli, R. Mazllom Lakuci 42, Gjakovë/Peja, 0390-28427, 0390-21743,cordaidkosovo@ yahoo.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

11. Red Crescent Of Emirate, Ahmed-Hussein Abouelnaga Salem, Mic Sokoli Lex. Market Building, Vushtrri/ Mitrovica, 028–70082.

12. Christian Aid, Lina  G.  Cosico, Rruga: Abdullah Bugari, Rahovec/Prizren, 029-77917, 044-120080,caidkosovo@yahoo. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

13. Dan Church Aid, Derek Frost, Fsh.Korenicë, Gjakovë/Peja, 044-237319, dca@ipko.org This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it , rickfrost_cdn@ yahoo.ca This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

14. Caritas France, Secours Catholique, Alexis Adam, Rr.Tirana Nr.101, Mitrovicë, 028-30250, caritas_mitro@ hotmal.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

15. Christian Children’s Fund, Inc., Sergei Tsyganov, Zenel Salihu No. 28, Pristina, 038-248979, 044-502144,ccfkosova@hotmail. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it , theamarisa@yahoo. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

16. The International Mission Board Of The Southern Baptist Convention, Donna Robinson, Rr. Prizrenit  No 1, Prishtinë/038 / 555-899,donna@webbox. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

17. Caritas Austria, Thomas Preindl, Cultural Building in Istog, Peja, 00873-761-61- 8692, ca-istok@yahoo. comThis e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

18. Caritas Secours International / International Hulpbetoon – Belgium, Bruno Vermeylen, 24 JNA Street, /Leposaviq, Mitrovica, 028-84179, csidevro@eunet. yu This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

19. Caritas Czech Republic, Ladislav Muller, Rruga: Regjep (sh) Djakovica, Trajko Peric No 7, Gjilan, koscacz@usa. net This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

20. Caritas Polska – Humanitarian Organization of the Polish Episcopate Conference, Hubert-Andrezej Matusiewicz, White Eagle Camp base and the Polish KFOR, Kaçanik, Gjilan.

21. Centro Laici Italiani per le Mission, Stefano Frasca, Rr.UCK-Bankos kati I III, zyra 43, Gjakovë, Peja, 0390-21484, 044-134168.

22. Bashkësia e Ungjillit, Jeffrey L.Geaslen, !4 Qershori Nr.19, Gjakovë, Peja, 0390-29516, 044-128676,jgeaslen@hotmail. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

23. Pax Christi Vlaanderen, Nehari Sharri, Saraqëve19, Prizren, 044-190773, paxchristi_kos@ hotmail.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

24. Fondacioni Vepra e Bashkimit të Vëllezërve të Krishterë të Shqipërisë, Adrian Alia & Bafti Hoxha, Rrasat e Koshares 28, Prizren, 029-24389.

25. Mission East Trust, James Hendry Still, Mbretëresha Teutë, Mitrovicë, 028-39580, 044-176317,Jimmet22@hotmail. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

26. Voice of Roma, Isak Skenderi, Laplje Selo BB., Prishtinë, 063-8771958, isak_Skenderi@ hotmail.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it , trinroma@pacbell. netThis e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

27. European Christian Mission, Gani Smolica, Zija Prishtina no. 40, Prishtinë, 038-554558, gsmolica@yahoo. co.uk This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

28. Fondacioni “Nxënësit e Jezusit”, Valerie Kroeker, Rr.Nënë Tereza Nr:10, Gjakovë/Peja, 0390-20273, 044-188303, valkroker@yahoo. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

29. Qendra e Krishterë Shqiptare, Julian Shtëmbari, Dardania 1/334/3, Pejë, 039–29339, qkshkosov@yahoo. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

30. Biblische Glaubens Gemeinde, Dr.Hans Baur / Selman Zenuni, Rr.Fehmi Agani nr.6, Gjakovë/Peja, 0390-21862, 044-154542, drhbaur@yahoo. comThis e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

31. Aksioni i  Dashurisë/Love in Action, Justine Horsfall, Qyteza Pejton 2/A, Prishtinë/ 038-248645, 044-126446,justine@aimoffice. org This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

32. Messiah Evangelical Fellowship, Femi Cakolli, Nazim Gafurri st. No.76/A, Prishtinë, 038-39 405, 063-8013960, messiahchurch@ hotmail.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

33. Kosova Humanitarian and Charitable Society – Mother Theresa, Don Lush Gjergji, Agim Ramadani p.n. Pristina, 038-249864, ntë reze@yahoo.comThis e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

34. Shoqata Protestante “Bashkësia e Jezusit”, Bukurije Nikçi, Emin Duraku nr.27, Pejë, 039–32349, 044-138404, Bukurija@yahoo. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

35. Caritas of the Catholic Church in Pristina, Nosh Gjolaj and Smila Paulina Micakaj, Karposhi str. No. 41, Prishtina, 038/ 545 536, caritas@hotmail. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

36. Caritas of the Catholic Church in Bec, Kole Thaqi and Gjergj Malota, Bec village No.59, Gjakovë/Peja, 044-122796, 044-139601.

37. Kosovar Catholic Church Caritas, Don Albert Krista, Kisha Katolike,  rruga e Gjilanit P.N., Ferizaj/ Gjilan, 0290-21962, 0290-20041, 044-120302,caritasko@hotmail. com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

Organizatat krishtere protestante në Kosovë

-Mark Edwards/Organizatio n: CrossWorld/Home country: USA.

-Mark and Celestë Yocom/Organization: Calvary Chapel/Home Country USA.

-Pastor Bukurije Nikqi/Church: Fellowship of Jesus/Pejë-Istog, Kosova.

-Jeff and Linda McLaughlin/Organiza tion: Fullness of Time Ministries/Home Country: USA.

-Matthew and Rachael Piercey/Organizatio n: Youth With A Mission/ Home country: USA.

-Jeff and Deb Diehl/Organization: CrossWorld/Home country: USA.

-Dave Lowrance, Missions Tëam Leader/ Richfield Community Church, Yorba Linda, Ca/ Home country: USA.

-Seongmin Lee/ Abudant Life Church, Prishtinë/ Home country: South Korea.

-Yeonhee Kim/Abundant Life Church, Prishtinë/Home country: South Korea.

-Irun Park/Abundant Life Church/ Home country: South Korea.

-Joshua Miekley/ “Vepra e Bashkimit të Vellezerve të Krishtëre të Shqiperise”

-Foundation/ Home country: USA.

-Pastor Driton Gashi/ Etërnity Church/Gjakova, Kosova.

-Pastro Astrit Morina/Etërnity Church/Gjakova, Kosova.

-Don and Marti Denham/Organization : Lift Kosova/Home country: USA.

-Gary and Michele Gallina/ Organization: Assemblies of God/Home Country: USA.

-Ransom and Linda Pyle/Organization: International Tëams/Home country: USA.

-Matt and Judy Krebs/Organization: Eastërn Mennonitë Missions/Home country: USA.

-David Thomas/ Organization: Pioneers/Home country: USA.

-Mark and Mary Orfila/Organization : Assemblies of God/Home country: USA.

-Steve Davis/Organization: Association of International Missions/Home country: UK.

-Steve Frey/Organization: Assemblies of God/Home country: USA.

-Donna Robinson/Organizati on: International Mission Board/Home country: USA.

-Pastor Imir Gashi/Church of the Nazarene/Prishtinë , Kosovë.

-Jeff and Diane Geaslen/Organizatio n: Apostolic Tëam Ministries/Home country: USA.

-John and Ruth Chesnut/Organizatio n: Christian Church-Churches of Christ/Home country: USA.

-Mark Brinkman/Organizati on: Christian and Missionary Alliance/Home country: USA.

-Gregor Menga/Organization: Frontiers/Home country: Albania.

-Altin Zefi/Organization: Campus Crusade for Christ/Home country: Albania.

-Robin & Mirjana Essex/ Organization: Elim New Life Foundation/Home countries: UK and Albania.

-Jason Stryd/Organization: Horizons International/ Home country: USA.

-Pastor Driton Krasniqi/Fellowship of the Lord’s People/Prishtinë , Kosova.

-Pastor Artur Krasniqi/Fellowship of the Lord’s People/Prishtine, Kosova.

-David and Kristian Dyer/Organization: Operation Mobilization/ Home countries: Australia and Norway.

-Dr. Hans Baur/ Organization: Bashkësia e Besimit Biblik/Home country: Germany.

-William Prime/Organization: Global Neighbors, Inc./Home country: Canada.

-Brad and Abigail Byrd/Organization: Radstock/Home country: USA and UK.

-Primrose Leahy/Organization: European Christian Mission International/ Home country: Republic of Ireland.

-Ernie and Suzy Penner/Organization :Greatër Europe Mission/Home country: Canada and USA.

Konkluzion

Pas gjithë asaj që u cek më lart, mund të them se misionarët në Ballkan nuk kanë të ndalur, ata tashmë kanë rregulluar edhe hartat dhe skemat e tyre për të vazhduar aktivitetet e tyre të mëtutjeshme, prandaj mos të harrojmë se armiqtë e Islamit kurdisin dhe planifikojnë komplote të ndryshme kundër muslimanëve. Ajo që neve na duhet tash, është përgatitja jonë që atyre t’u kundërvihemi me të gjitha mundësitë që kemi. Nuk duhet qëndruar duarkryq kur shohim aktivitetet e tyre, por jemi të porositur që të punojmë edhe ne, e kur dihet se shumica prej tyre janë të huaj dhe në vendin tonë korrin suksese, prandaj duhet të punojmë me të rinjtë dhe të rejat tona, pasi që ajo është e ardhmja e Kosovës. Për të arritur sukses në këtë drejtim dhe për t’i dal në ndihmë popullit tonë drejt ruajtjes së besimit të pastër, këshilloj vetën dhe të tjerët që t’i përmbushim pikat në vazhdim:

-T’i edukojmë të rinjtë me edukatë të shëndoshë islame duke punuar vazhdimisht.

-Ta ndjekim Islamin në të gjitha aspektet e jetës, kur e them këtë, kam për qëllim që çdo punë, këshillë, veprim, sugjerim, të jetë i bazuar në Librin e Allahut dhe Traditën e Pejgamberit alejhi selam.

-Imamët dhe ligjëruesit të shpërndajnë ligjëratat e tyre javore pjesëmarrësve në xhami, kjo mund të realizohet duke e përmbledh ligjëratën në një letër të formatit A4 dhe t’u jepet çdo besimtari që ka prezantuar në xhami, e ai do t’ia dërgojë familjes më tutje; “Çdo gjë e shkruar mbetet, ajo që nuk është shkruar nuk ka ekzistuar”.

-Të bashkëpunojmë me xhematin; të njihemi me hallet dhe dertet e tyre, të jemi sa më afër tyre, ngase për të qenë i suksesshëm, nga hoxha, lideri, prijësi, kërkohet që të njihet me rrethin dhe ambientin ku ai ligjëron. Kjo ishte metoda e të Dërguarit të fundit, Muhammedit alejhi selam.

-Të vizitohemi me ata që prezantojnë në xhami në përgjithësi, ndërsa me familjet që ndalojnë fëmijët e tyre nga të shkuarit në xhami, t’i vizitojmë më shpesh, pasi që neve na duhet rinia, ajo është materiali ndërtimor i Kosovës së re, për arsye se lehtë e kemi t’i edukojmë mendjet e shëndosha, mendjet e paprekura nga ideologjitë dhe rrymat devijuese.

-Të përgatitemi për të flijuar çdo gjë; jemi të obliguar të ndajmë një pjesë të kohës, mundit dhe pasurisë për t’u ndihmuar vëllezërve tanë muslimanë, e kjo duhet që së pari të praktikohet nga imamët. Nuk është asgjë që një herë në vit, një prijës fetar të mbledh banorët e fshatit apo lagjes dhe t’u ligjëroj një temë që ka të bëjë me bashkimin dhe vëllazërimin, e me pas t’u kthejë një ushqim modest. Kjo shumë pak realizohet në vendin tonë, apo ndoshta fare nuk mendojnë për të, e cila do të bënte shumë ndryshime në shoqëri. Po që se e praktikojmë një herë në muaj, çfarë do të ishin rezultatet? Në vazhdim do të sjell vetëm një shembull të ish-ministrit të Arsimit të Bruneit: Pehin Aziz, ish-ministër i Arsimit të Bruneit, gjashtëmbëdhjetë vjet radhazi, në shtëpinë e tij, kishte punësuar një imam, dhe dy herë në javë, të enjten dhe të dielën, në shtëpinë e tij falej namazi i sabahut me xhemat, pas namazit ligjëronte imami nga Malajzia, një dijetar shumë i njohur, më pas familja e ministrit shtronte ushqim për të gjithë mysafirët. Dyert e kësaj shtëpie kanë qenë të hapura për çdo banor, i huaj qe ai apo vendas. Kam pasur rastin që të shkoj disa herë me kolegët e mi kosovarë dhe të tjerë. Ajo që vërtet të bënte për t’u mahnitur ishte mikpritja e tij dhe interesimi për mysafirët, pyeste për familjet e tyre, gjendjen politike, pasi që kishte edhe të huaj. Pas ushqimit ministri kthehej përsëri në dhomën ku falej namazi dhe dëshironte të dëgjonte ndonjë ankesë nga vendasit apo të huajt, në mënyrë që t’u dal në ndihmë sa me parë.

Pasi që ne nuk kemi mundësi një herë në javë apo një herë në muaj, të orvatemi që së paku dy herë në vit ta praktikojmë këshillën në fjalë. Jam i bindur se disa nga lexuesit e këtij shkrimi, nuk do të pajtohen me këtë pikë, për arsye se nuk qëndrojnë mirë ekonomikisht, mirëpo Allahu xh.sh. nga ne nuk kërkon të pamundurën. Kjo këshillë bën që fshati apo populli të njihen mes veti, e jo siç ndodh në ditët tona ku nuk njohim as fqinjin më të afërt.

-Thirrjen (da’vetin) mos ta marrim si profesion, por ta kuptojmë njëherë e përgjithmonë se obligimin që kemi marrë mbi supet tona, nuk është profesion, por është mision që punuam apo nuk punuam, do të japim përgjegjësi, andaj, nëse punojmë, punën ta kryejmë ashtu si duhet, e po që se e lëmë anash, atëherë dënimi i Allahut do të na shoqërojë në ketë dhe botën e ardhme (ahiret).

-Të jemi të gjithë të involvuar në mbrojtjen e Islamit, ja se ç’thotë një dijetar islam: “Bota islame sot ndodhet në një zjarr të madh, andaj çdonjëri prej nesh e ka për obligim ta shuajë një pjesë të këtij zjarri”.

-Thirrja apo da’veti të mos përkufizohet vetëm për meshkujt, por të organizohen tubime dhe tribuna të ndryshme enkas për gra dhe vajza, dhe të zgjidhen ligjëruese të devotshme, ku grave do t’u shpjegojnë Islamin dhe mësimet tjera. Kjo pikë është lënë shumë anash.

-Mbi të gjitha këto, porosis veten dhe lexuesit që të kemi qëllim të mirë dhe sinqeritet në punë, përndryshe asgjë nuk do të përfitojmë.

Në fund, lus Allahun e Plotfuqishëm që t’i shpërblejë të gjithë muslimanët në këto dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan, e veçmas vëllezërit shqiptarë kudo që janë. T’i ruajë ata nga misionarët dhe kurthet e tyre të kurdisura kundër nesh.

(Tema është shkëputur nga Kapitulli III i punimit të magjistraturë s “Fetë në Kosovë” punuar në gjuhën arabe nga Fehim Dragusha, Departamenti: Fetë Komparative) .

[1] “Muslimanë, Zgjohuni!” – Nebil B.Abdurrahman el-Muhajjis, përktheu nga boshnjakishtja Sali Shasivari, Stamboll 1999.

[2] “Emri Allah në Judaizëm, Krishterim dhe Islam” – Ahmed Didat (Allah fil Jehudijjeti vel Mesihijjeti vel Islam, Ahmed Didat, Terxhemtun ve ta’likun: Muhammed Muhtar). Libri është në gjuhën arabe.

[3] Allah fil Jehudijjeti vel Mesihijjeti vel Islam, Ahmed Didat, Terxhemtun ve ta’likun: Muhammed Muhtar. Libri është në gjuhën arabe.

[4] Këto te dhëna kam regjistruar nga kolegu im indonezian, i cili ka mbaruar Fakultetin e Legjislacionit Islam në   Universitetin e Bruneit Darussalam ne vitin 2005.

[5] Adresat e sipërshënuara i kam marrë nga Mr. Jakup Cunaku, i cili kohëve te fundit ka mbrojtur temën e magjistraturë s mbi Fetë në Kosovë.

Autor: Fehim Dragusha.

Zërat Më të Vjetër të Mëparshëm