Qellimi Yne

Falënderuar qoftë Allahu, Zoti i botëve, Krijuesi i gjithckaje, Absoluti në të gjitha atributet e Tij, i Përjetshmi, Mbajtësi dhe Mbrojtësi i gjithçkaje që ekziston, Udhëzuesi në Rrugën e Drejtë dhe të paqes së përhershme!
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, të dërguarin mëshirë për të gjitha botët, Muhamedin të birin e Abdullahit, vulën e pejgamberëve, ndërmjetësuesit në ditën e gjykimit!
Vetëm Allahut i takon i gjithë falënderimi për të gjitha mirësitë dhe Atë falënderojmë për mundësimin e aktivizimit të kesaj faqeje elektronike, duke shpresuar që kjo punë të jetë vetëm për Hir të Allahut dhe që Allahu të na japë sukses në të, Ai është i Vetmi që e mundëson suksesin!Që një vepër të jetë e pranuar nga Allahu, ajo duhet t’i përmbushë dy kushtet e saj:qëllimin e pastër për Allahun dhe kryerjen autentike të saj konform legjislacionit Islam.

Kështu, për arritjen e qëllimit final i cili është fitimi i kënaqësisë së Allahut të Madhëruar dhe shpërblimi vetëm nga Ai dhe tek Ai, ndërmorëm këtë inisiativë për thirrjen e njerëzve në Fenë e Allahut dhe për përhapjen e dijes së saktë autentike Islame, te paktën tek ata të cilët flasin gjuhën shqipe…
Këtu do te gjejnë atë që kanë kërkuar të gjithë ata të cilët dëshirojnë të mësojnë dijen e vërtetë dhe Fenë e Allahut, ata të cilët dëshirojnë të ecin drejtë “Mirësive” të përcaktuara nga Zoti i tyre me qëllim që njeriu të arrijë lumturinë e vërtetë në të dyja botët, në këtë të përkohshmen dhe në botën e përtejme të përhershme.

Dija para veprës, e shoqëruar me moralin dhe virtytet e larta, kjo është motoja e muslimanit dhe këtë skalit kjo faqe e begatë -inshaAllahu!

Le të notojmë së bashku në detin e pafund të dijes dhe të marrim prej saj sa të na mundësojë Allahu.

Ne do të përpiqemi t’u ofrojme gjithcka mundemi, me ndihmën e Allahut, ndërsa ju perpiquni të na ndiqni dhe të qendroni me ne hap pas hapi, deri sa ta ketë caktuar Allahu, se ndoshta arrijmë kënaqësinë e Tij me kerkimin e dijes në Rrugën e Tij.

Sigurisht që gjoksi ynë është i hapur dhe pranon çdo lloj sugjerimi apo vërejtje të qëlluar, ndaj mos nguroni të lidheni me ne. Kontakt: miresia@hotmail.de apo përmes vendeve ku behen komentarët.

Lusim Allahun të na japë sukses në fjalë e në vepër dhe të na udhëzojë drejt “Mirësis se Tij”, me Mëshirën dhe Bujarinë e Tij, Ai është Zot i kësaj dhe i Gjithëmundshëm për çdo gjë!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: