Kur ti do më thërrasësh

Kur ti do më thërrasësh

Marc Chagall

S’e di në pata jetuar ndonjëherë
As e di nëse po jetoj. Vështroj qiellin
dhe botën më s’e njoh.
Drejt natës ikën trupi im,
dhe dashuria dhe lulet e imazheve
nga një shqisë në tjetrën më thërrasin.
O mos ma lerë dorën time pa dritë.
Kur në dhomë do bjerë errësira,
si do shoh dritën e shkëlqimit tënd?
Si do dëgjoj thirrjen tënde
kur do qëndroj vetëm në shtratin tim,
dhe trupi do jetë heshtje e kallkan?

Përktheu: Mihal Hanxhari
Përgatiti: Mia Mia

Advertisements

Rregullimi i Safit

Xhabir bin Semure percjell se i Derguari i All-llahut alejhiselam ka thene: “Perse nuk rreshtoheni ashtu sic rreshtoheshen engjejt para Zotit te tyre?”
Ata i thane: “O i Derguari i All-llahut! Si rreshtohen engjejt para Zotit te tyre?
Ai, alejhiselam u pergjigje: “Ata plotesojne rreshtin e pare dhe qendrojne ne ate menyre te ngjitur me njeri-tjetrin.”
[Kete hadithe e perciell Musimi ne Sahihun e tij me Nr. 430, Nesaiu ne “El Muxhteba”(2/72)].

Enesi perciell se i Derguari i All-llahut, alejhiselam, ka thene: “Drejtojini rreshtat, sepse une ju shof pas shpines sime”. Enesi vazhdon duke thene: “secili nga ne e bashkonte supin e tij me ate te shokut dhe kemben e tij me kemben e shokut qe falej prane tij.” [Buhariu ne Sahihun e tij, me nr.725]

Ne nje version tjeter thuhet: “Une shihja sesi ndonjeri nga ne bashkonte supin e tij me ate te shokut dhe kemben e tij me kemben e shokut. Por nese sot mundohesh ta praktikosh nje gje te tille, do veresh sesi ndonjeri prej tyre behet si nje mushke kokeforte“.
[E perciell Ebu Jala ne Musned me nr.3720, El Muhlis ne “El Feuaid”, Seid bin Mensur ne Sunen dhe Ismaili sic thuhet ne “Fet’hul Bari”(2/211). Thote nxnensi i Imam Albanit, shejkh Meshhuri se zingjiri i keti transmetimi eshte i sakt sipas kushteve te Buhariut dhe Muslimit ne librin e tij “El Kaulul mubin fi ahtail musal-lin”].

Imam Albani duke komentuar hadithet mbi Safin thote:”Drejtimi i permendur (i safit) realizohet duke bashkuar supet dhe pjesen e mbrapme te kembes me kemben e tjeterit, sepse kete veprim e praktikonin sahabet, kur u urdheruan te qendronin ne rreshta”[e sjell shejkh Zekeria Ensarin ne librin “Sherh raud et talib”(1/222)].

ps/ kjo arroganca e xhematit per mos plotesimin e rreshtave nuk eshte cudi pse ndodhe sot ngase edhe ne kohen e Enesit radiaAllahu anhu ka ndodhe. Sa i keq qe eshte kibri!

Qendra Imam Albani : Lulzim Perquku – Kapitulli mbi namazin- Forma e namazit 1 dhe 2