A është martesa caktim, apo zgjedhje e njeriut?!

A është martesa caktim, apo zgjedhje e njeriut?! 
Shkruar nga Imam Albani 

Pyetje: A është martesa e caktuar, d.m.th. që nga lindja e njeriut, martesa të jetë caktim si për burrin ashtu edhe për gruan apo njeriu ka mundësi zgjedhjeje?

Imam Albani: Allahu të faltë! Çfarë dallimi ka kjo pyetje me pyetjen që mund ta bëj dikush në lidhje me atë se përse dikush është i pasur, i varfër, i bukur apo i shëmtuar, e shembuj të tjerë?!

Nuk ka asnjë dyshim se, kaderi i njeriut është gjë e cila duhet të ndodhë patjetër dhe s’ka asgjë që mund ta pengojë nga mosrealizimi. Mirëpo, njeriu është i obliguar që të përpiqet që të bëj zgjedhjen e mirë. Ndërsa nuk është përgjegjës për pasojat nëse ndodh diçka jo e mirë, e që nuk ka qenë rezultat i zgjedhjes së tij. Shembull:
Nëse njëri prej jush është fejuar me një vajzë; ndërsa ka qenë i kujdesshëm për ta fejuar atë sepse ajo ka qenë e mirë. Pas një kohe, është parë se ajo nuk është ashtu siç është dukur. Padyshim, se kjo është caktimi i tij.

Çdo gjë që ndodhë, ndodhë me kaderin e Allahut. Ashtu siç ka thënë Profeti (sal Allahu alejhi ue selem):

“Çdo gjë ndodhë me kader, derisa edhe përtacia dhe aktiviteti.”

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se njeriu brenda mundësive të tij të mos përpiqet që të arrij deri tek zgjedhja e duhur. Jo, kjo është diçka krejt tjetër. Për njeriun është obligim që të mundohet-të përpiqet, e më pas pjesa tjetër i takon Allahut të Lartësuar. Siç po kuptohet, përgjigja është se, martesa është caktim. Por, nuk duhet ta kuptojmë se kjo është caktim dhe vetëm të mbështetet në Allahun. Jo, njeriu duhet që t’i marr shkaqet e më pas ë mbështetet në Allahun.
——————————————————————————–

Përktheu: Usame Morina