Dashuria për hir të Allahut, vlera dhe çmimi i saj

                                   Dashuria për hir të Allahut, vlera dhe çmimi i saj

Pyetësi: Ai që e do dikë për hir të Allahut, a obligohet t’i thotë: “Të dua për hir të Allahut?”

Përgjigjeja (shejh Muhammed Nasirudin el‐Albani): Po, mirëpo dashuria për hir të Allahut posedon vlerë dhe çmim të papërshkrueshëm (të lartë), e kush është ai që paguan këtë çmim? A e dini se sa është çmimi, vlera e dashurisë për hir të Allahut? A e di dikush nga ju këtë çmim?

Nëse ka dikush përgjigje, le të përgjigjet?!

Pyetësi: Thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Shtatë persona (lloje njerëzish) Allahu do t’i vendosë nën hijen e Tij. Prej tyre janë dy njerëz të cilët e duan njëri-tjetrin në emër të Allahut, janë shoqëruar dhe janë ndarë për hir të All‐llahut. [Buhari &Muslim]

Shejh Muhammed Nasirudin el‐Albani: Këto fjalë janë të sakta në vetveten e tyre, por nuk është kjo përgjigjja e pyetjes sime. Ky përafërsisht është definicioni i dashurisë për hir të Allahut, mirëpo nuk është definicion i përsosur.

Pyetja ime ishte se çfarë është çmimi që duhet të paguajë çdonjëri ndaj atij që e do për hir të Allahut? Nuk kam për qëllim çmim apo shpërblim të Ahiretit ndërsa them në pyetjen se cili është argumenti praktik në dashurinë për hir të Allahut mes dy të dashurve?

Mund të jenë dy persona që dashuria mes tyre është formale, jo e sinqertë dhe jo e vërtetë? Cili është argumenti i dashurisë së sinqertë?

Pyetësi: T’ia dojë të mirën vëllait të vet ashtu siç ia do vetes.

Shejh Muhammed Nasirudn el‐Albani: Kjo është nga cilësitë e dashurisë apo pjesë e cilësisë së dashurisë.

Pyetësi:  Thotë Allahu xhele sha’nuhu: ”Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë”.(Alu imran 31).

Shejh Muhammed Nasirud‐Din el‐Albani: Përgjigjeja është e saktë, por për tjetër pyetje.

Pyetësi: Hadith sahih: ”Nëse tre gjëra gjinden tek një person, ai ka shijuar ëmbëlsinë e besimit”, brenda tyre dy persona që duhen për hir të Allahut.

Shejh Muhammed Nasirudin el‐Albani: Kjo është gjurma e dashurisë për hir të Allahut, ëmbëlsi të cilën e gjen në zemrën e tij.

Pyetësi: Thotë Allahu xhele‐shanuhu:”Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt, me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen së vërtetës dhe që këshilluan njëri‐ tjetrin të jenë të durueshëm!” (El Asr 1,2,3).

Shejh Muhammed Nasirudin el‐Albani: Shkëlqyeshëm, kjo është përgjigjeja dhe shpjegimi i saj. Nëse jam që të dua për hir të Allahut, unë sinqerisht porosis me këshilla, gjithashtu edhe ti më kundërvihesh me një gjë të tillë (më këshillon).

Për këtë shkak këto porosi me këshilla janë pak prezente në mesin e atyre që pretendojnë se e duan njëri‐ tjetrin për hir të Allahut, dhe kjo dashuri ka shenja të sinqeritetit, mirëpo nuk janë të plota, për këtë secili nga ne kur ta thërret tjetrin, frikësohet se mos po e nevrikos, frikësohet se mos po e largon atë, etj. Nga kjo pikënisje, dashuria për Allahun, çmimi dhe vlera e saj është që secili të ketë nga ne sinqeritet në të këshilluarit mes vete, urdhër për të mirë dhe ndalesë nga e keqja çdo herë.

Dhe ai me këto këshilla e ndjek dhe është më afër se hija e tij, për këtë është transmetuar se nga etika (morali) i Sahabëve kur janë ndarë mes tyre ka qenë që ia kanë rikujtuar, lexuar njëri‐tjetrit këtë sure[Buhari, Bejheki]: “Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt, me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri‐tjetrin t’i përmbahen së vërtetës dhe që këshilluan njëri‐tjetrin të jenë të durueshëm!” (El Asr 1,2,3).

Përshtati: Unejs Murati
Marrë nga libri “Fetava” të Shejh Albanit.

Advertisements

Njeriu më I dashur tek Allahu

Njeriu më I dashur tek Allahu

 

Thotë Pejgamberi  (alejhi salatu ue selam):

     “Njeriu më I dashur tek Allahu është ai që më së shumti bënë dobi (njerëzve); vepra më e dashur tek Allahu është që ta fusësh gëzimin në zemrën e muslimanit, apo tia largosh atij një brengë (vështirësi), apo tia largosh urinë apo ia paguan një borxh. Të ecë së bashku me një musliman për tia kryer një punë është më e dashur për mua sesa të bëj

itikaf në këtë xhami (Medinës). Kush e mban mllefin Allahu ia mbulon auretin (mangësitë); kush e përbinë (përmban) mllefin, e po në qoftë se do të dëshironte, do të kishte mundësi ta zbrazte (plotesonte), Allahu këtij personi ia mbush zemrën me kënaqësi ndaj Allahut; kush ecën me vëllaun e tij musliman derisa tia kryej punën që e ka, Allahu këtij personi do tia forcoj këmbët në ditën kur këmbët lëkunden (dridhen). Me të vërtetë edukata e keqe e shkatërron veprën e mirë sikurse që uthulla e prishë mjaltën.”

 

Hadithin e kane koleksionuar Imam Tabarani ne Kebir, Eusat dhe Sagir, Imam Bejhakiu ne ‘Shuab el-iman’,  imam Ibn ebi dunja ne librin ‘Kadau el-haxhaat’ dhe ibn Hibani ne ‘riadat el ukala’ ku.

Mërgimtari

Mërgimtari

Vargje te Nipit te Aliut r.a mbi udhetarin e kesaj bote. 

Nuk janë Shami dhe Jemeni vende të mërgimit
Mërgimi i vërtetë është drejt varrit dhe qefinit
Udhëtimi është i largët e ushqimi s’më mjafton
Forca më është dobësuar e vdekja po m’kërkon
Kam mbi supe mëkate të cilat nuk i di
Vec Allahu i ka ditur në dukje e fshehtësi
Më ka lënë në jetë sa i butë është treguar
Kur shtoheshin mëkatet Ai i ka mbuluar
Sa orë edhe ditë kalojnë pa pendim
Pa u mërzitur pa qarë dhe pa frikësim
Unë vetë i mbylla dyert gjithnjë duke mëkatuar
E syri Allahut përherë më ka shikuar
Ah, për gabimin e shkruar n’pakujdesinë që shkoi
E më pas keqardhjen që zemrën ma përvëloi.
Më lër të vajtoj për vetveten time
E kohën të kaloj me kujtime e hidhërime
Tashmë lëre qortimin o ti që më qortoje
Sikur ta dish se c’kam do më arsyetoje
Më lër të derdh lotë, lotë pa pushim
Ndoshta një pikë loti është shkak për shpëtim
Ja tek jam i shtrirë, mbi shtrat më rrotullojnë
Duart e familjarëve të cilët më rrethojnë
Janë mbledhur rreth meje, dikush po loton
Dikush po qan me zë e diksuh po m’vajton
Kanë sjellë edhe mjekun t;më shohë e kurojë
Por mjekësia sot s’mund të më shpëtojë
Trupi u bë gati e vdekja m’u afrua
Hic pa mëshirë po më merr edhe mua
Shpirtin ma morën pas gargarës së dridhur
Në atë moment pështyma mu bë shumë e hidhur
Sytë mbi mbyllën dhe të gjithë shkuan
Të më blejnë qefinin disa u larguan
Njëri prej të dashurve me vrap nxitoi
Të sillte një larës të më lajë e pastrojë
Dhe erdhi një burrë për të më pastruar
Më zhveshi nga rrobet e më la të vetmuar
Më vendosën mbi rrasa ashtu i shtrirë
Dhe bënë gati ujin për të më dëlirë
Me ujin që rridhte tri herë më lanë
-Qefinin bëni gati- thirri dikush matanë
Pa mëngë më veshën një rrobe të lirë
S’më lanë lanë si ushqim vec erës së mirë
Më nxorrën nga kjo botë oh sa trishtim
S’mora gjë me vete në këtë udhëtimin tim
Katër burra më mbajtën e të tjerët rrinin
Pas tyre të heshtur nga pas më përcillnin
Më nxorrën përpara pastaj u larguan
T’më falin xhenazen pas imamit u rreshtuan
Më falën një namaz pa seshde e ruku
Me shpresë tek Allahu t’më falte këtu
Pastaj ngadalë në varr Brenda më zbritën
Gropën e varrit për mua përgatitën.
Ai që ishte pranë fytyrën ma zbuloi
Loti që i rrodhi sa shumë më lëndoi
U cua aty pranë i vendosur qëndroi
Gropën e varrit më rrasa mbuloi
Hidhni dhe mbi të, tha dukë shpresuar
Të jetë te Mëshiruesi njeri i mëshiruar
Në errësirën e varrit pa babë edhe nënë
Pa motër e vëlla aty më kanë lënë
I vetëm fillikat ohh sa mjerim
Për këtë ndarje ku s’kam as punë për shpëtim
Munkeri dhe Nekiri sapo m’u afruan
Me pamjen e tyre sa shumë më t’merruan
Vec te Ti shpresat, më fal o Zoti im
Se sot jam një peng i mëkatit tim
Familja e ndau të gjithë pasurinë
Ndërsa mua mëkatet më rëndojnë mbi shpinë
Me një burrë tjetër gruaja u martura
E la të komandojë c’më përkiste mua
Fëmijët të gjithë i vuri në shërbim
Dhe pasurinë e morën pa c’mim e mundim
Me bukuritë e kësaj bote ti mos u mashtro
Se c’bëri kjo botë me njerëzit shiko
Shiko cdo njeri që botën sundoi
A mori gjë me vete pasi nga bota shkoi?!
O mbjellës i së mirës, të mirën do korrësh
O mbjellës i së keqes, të keqen do shohësh
Kënaqu nga kjo botë me c’ka posedon
Sikur të kesh shëndetin ty të mjafton
Largohu nga mëkatet, mundohu të fitosh
Kënaqësinë e Allahut me punët që do veprosh
Në Sham dhe Jemen, aq sa vetima shndrin
Salat dhe selam pastë Pejgamberi ynë
Dhe falënderimet qofshin vetëm për Krijuesin
Dhuruesin e të mirave, falësin, Mëshiruesin.

Pershtati ne shqip: Mustafa Terniqi