Presidentja e Kosovës – qurë në mjegull apo popadi skandaloze…

Një qurë në mjegull dhe një popadi skandaloze…

 

Presidentja jonë para tri ditësh ka ra në provim të ushtrimit të funksionit të saj kryetare e Republikës së Kosovës. Ajo ka pranuar të manipulohet. Ajo ka pranuar të shpërblehet në një manifestim religjioz të kamufluar, pos me rekuizita të tjerë edhe me fustanin e saj. Presidentja jonë ka treguar nivel të rrezikshëm e të dhimbshëm injorance. Tash i takon asaj nëse do të japë dorheqjen. Për mua ka marrë fund.

 

 

Nga Salih KABASHI

 

Kurrë nuk kam dashur që të merrem me Presidenten aktuale të Republikës së Kosovës. Edhepse e pa zgjedhur as nga populli as nga Parlamaneti, edhepse e ardhur krejt tebdil dhe pothuajse ilegalisht në postin më të lartë të vendit tonë, atë doja ta “kurseja” dhe thjesht ta shihja së paku si kryetaren e parë shqiptare në histori.

 

Por, pasiqë ajo në mënyrën më të padinjitetshme, pardje, hapi vegët e saj dhe lëshoj shurrë mbi Kushtetutën, mbi Republikën, mbi Parlamentin, mbi traditat demokratike të jetës sonë kombëtare, kursimit të saj nga na ime i erdhi fundi…

 

Zonja Presidente pshurri para së gjithash mbi synimet e orientimet demokratike e evropiane të Popullit tone e të qytetarëve të Republikës sonë.

 

Presidentja e Kosovës në mënyrën më brutale dhe një herit më naive përziu leshin e linin e republikanizmit të deklaruar dhe të sanksionuar me kushtetutë, në një anë, me agresivitetin religjioz që krejt jetës dhe historisë kulturore shqiptare don t’i jap karakter njëkonfesional, (lexo: katolik) në anën tjetër.

 

Presidentja injorante dhe tmerrësisht e manipuluar, skajshmërisht e mashtruar e Kosovës, para tri ditësh ka bërë një gabim kardinal.

 

Në Zym të Hasit presidentja jonë e hutuar si t’ishte një qurë mjegulle, ka lexuar një tekst që me siguri ia kanë shkruar të tjerët. E ka lexuar dobët. Këtë të fundit mund t’ia shikojmë mes gishtash. Jo të paren.

 

Në Zym të Hasit, në një tubim me pretendime kulturore, presidentja e hutuar e Kosovës ka mbajtur një fjalim të përmbushur me plot pasaktësi, me shtrembërime dhe me plot – rrena! Le të kujtojmë se Presidentja e trafikuar e Kosovës, kjo është parë gjatë gjithë kësaj kohe,  është shumë e mangët në inteligjencën dhe formimin e formatimin e saj, të cilin do të duhej ta kishte të domosdoshëm njeriu i rolit e postit të saj..

 

Ah, së paku sikur Presidentja e Kosovës të kishte mësuar nga Nikolae Çaushesku, diktatori rumun. Ai me inteligjencë ka qenë afër nivelit të idiotit, por, nga ana tjetër ka pasë një gjenialitet të rrallë të fshehjes së injorancës së vet. Duke u gjendur diku ku asnjë president i cilitdo vend demokratik në botë nuk do të shkonte, presidentja e trafikuar e Kosovës ka treguar se asaj fatkeqësisht i mungon edhe minimumi i staturës që duhet ta ketë një shtetare.

 

Presidentja e Kosovës është korruptuar publikisht para tri ditësh. Ajo për lexim të një fjalimi të shkruar nga një nga këshilltarët e saj dhe për pjesëmarrjen në një tubim fund e krye me regjisurë fetare, ka marrë një unazë… Unaza për të dhe shpërblimet për të tjerët janë dorëzuar jo nga njerëz të kulturës, por nga kryeprifti i Kosovës i shoqëruar nga priftërinj të tjerë, ndër ta edhe nga njëri që shquhet për antishqiptarizmin e tij të hapur e të përditshëm. Çka ka pasur kulturore aty? Këtë nuk e di presidentja e Kosovës, sepse Kosova Presidenten e saj e ka krejtësisht injorante edhe në punë politike, edhe në punë kulturore, edhe në çështje protokoli.

 

Duke mbajtur fjalimin e saj në hijen e një kryqi gllomaz dhe duke lejuar të keqpërdoret për qëllime pontifikale dhe tmerrësisht jokulturore, presidentja e Kosovës i ka bërë damkosjen më të madhe të mundshme Kushtetutës së Kosovës.

 

Duke interpretuar dhe duke e ngritur në qiell Kanunin e Maleve, Presidentja e Kosovës ka treguar se ajo dhe historia, ajo dhe arkeologjia, ajo dhe historia janë aq larg dhe aq përpara saj. Ajo atë ditë të zezë për republikanizmin e Kosovës ka treguar se nuk merr vesh gjë as nga Shtjefën Gjeçovi as nga vepra e tij. Presidentja ka treguar se nuk është njeri bashkëkohor. Ajo që aq shumë ekzaltohej me Kanunin dhe ajo që atë e shpjegonte në mënyrën më fabuleske të mundshme, krejtësisht si farë përralle pseudohistorike, pardje, më keq se çdo armik i mundshëm i saj, politikisht vrau veten duke dëshmuar padyshimtas se e shkreta s’është gjë tjetër pos një dadë maloke e pakultivuar.

 

Para tri ditësh Presidentja e Kosovës ishte në rol të një popadie armiqësisht të disponuar ndaj gati njëqind për qind të popullit, presidente e të cilit pretendon se është.

 

A mund t’i falen të gjitha këto Presidentes së Kosovës? Vështirë. Sidomos kur kihet parasysh vëllimi i rrenave dhe lajthitjeve të rrezikshme materiale brenda një fjalimi që ajo aq dobët e deklamoi.

 

Pas gjithë këtyre, tash i takon asaj nëse do të japë dorheqjen. Për mua ka marrë fund.

(Paris, 18 tetor 2011)

Advertisements

Martesa për hir të All-llahut xh.sh

Martesa për hir të All-llahut xh.sh

Dikush I tha Osman Nisburit: ’’Cila është vepra më shpresëdhënëse për ty?’’

’’ Ai u përgjigj:’’Në rininë time familja ime u përpoq shumë që të më martonte,ndërsa unë refuzoja. 

Pastaj më erdhi një grua dhe më tha:’’O Ebu Osman!Unë kam rënë në dashuri me ty dhe I lutem Allahut që të martohesh me mua. 

Kështu, e mora babain e saj-që ishte I varfër-dhe më martoi me të.Ai u gëzua shumë për këtë.

Kur hyri tek unë,vura re se ajo ishte e verbër me një sy,e gjymtuar dhe e shëmtuar.

Ngaqë më dëshironte shumë, kjo e bënte që të mos më lejonte të dilja dhe unë qëndroja për të respektuar zemrën e saj,nuk I shfaqja asnjë shenjë urrejtjeje,edhe pse nga urrejtja që kasha për të, dukesha sikur qëndroja mbi gjemba.

Kjo vashdoi për pesëmbëdhjetë vjet, derisa ajo vdiq.Kështu që nuk kam asnjë vepër më shpresëdhënëse se kujdesi im për zemrën e saj’’.

Burimi:”Gjuetia e meditimeve nga Ibn Xheuzi”

DY FYTYRA

DY FYTYRA

Thua më pëlqen , por sytë të tradhëtojnë
thua jam i qetë , por të drejt…ë nuk flet
thua jam dakort , por fjalët të dredhojnë
thua që pranon, por zgjidhje s’mund të jetë!

Dy fytyra të kesh, vështirë s’është të kuptohet
tek cila të besoj, që sa të kthej unë shpinën,
mos të më prekë thika, që egër më drejtohet
e pabesë të mos më shtysh, afër me greminën?

Një herë mendimin tënd, të çiltër, s’e dëgjova
gjithnjë duke u fshehur, një maskë të ndihmon
Nga ty realitetin , të drejtë s’e konceptova,
nga shtrembër ç’ka thua , e kush ty të kupton?

Sa mund të durojë maska, që mos të konsumohet,
gjithnjë duke e përdorur, s’u lodhe një herë
Të vërtetës jepi forcën , nga maska të çlirohet,
të ndihmojë edhe ty , njëra faqe të të bjerë!

Sado mbulon fytyrën, me maskë të neveritur,
janë sytë që të dallohen e që të tradhëtojnë,
maskë të konsumuar, larg ta kesh vërvitur,
që dhe sytë, pa frikë, të drejtën të tregojnë!

Adela Kolea