Pyetje dhe Përgjigje me Shejh Albanin (Allahu e mëshiroftë)

                 Pyetje dhe Përgjigje me Shejh Albanin (Allahu e mëshiroftë)
Përshkrim i shkurtër: Kjo është një seri audio materialesh të incizuara nga studentët shqiptarë në Jordani gjatë kohës sa ishte gjallë Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë). Ato janë në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve dhe prekin dispozita fetare nga më të ndryshmet por, në një masë të madhe ndërlidhen me realitetin në trojet shqiptare.

Ky mund, edhe pse modest, kishte peshën e tij në kohën e pas komunizmit ku mendimet, qëndrimet dhe dija me të cilën veçohej Shejh Albani arritën në trojet shqiptare dhe lanë gjurmë të pashlyeshme në ringjalljen e synetit dhe rikthimin e shqiptarëve drejt Islamit.

Prej këtyre audio materialeve, përveç dispozitave fetare dhe dijes, mund të përfitojmë edhe nga urtësia, përkushtimi, analiza dhe largpamësia e Shejhut në shtjellimin e dispozitave fetare dhe realitetit bashkëkohor.

Mbi të gjitha angazhimi maksimal i Shejh Albanit që në gjuhën shqipe të interpretonte rreth Islamit, edhe pse kishte dekada që nuk ishte shprehur në gjuhën shqipe, tregon ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë që ai e ndjente për muslimanët në këto troje. Andaj shpresoj që mu ky angazhim i Shejhut do të jetë një nga nxitësit kryesorë që të ndajmë pak nga koha jonë për të përfituar dhe për ta shijuar ëmbëlsinë e interpretimit të tij. Allahu mëshiroftë Shejhun dhe i ngrittë gradat e tij në Xhenet – Amin.


Pyetje-pergjigje me Shejh Albanin 01.mp3
Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio, Shejhu përgjigjet kryesisht në pyetje të ndryshme që kanë të bëjnë me martesën, edukimin e fëmijëve, dispozitat e udhëtimit dhe sqaron disa argumente nga shkenca e Usuli Fikhut, e që ka mospajtim rreth tyre.

Incizuar më: 17 Dhul Hixhe 1414 – 28 Prill 1994

Pyetjet:

1.   A lejohet takimi me të fejuarën pa mahrem?
2.   Mënyra e martesës te shqiptarët dhe mënyra e martesës sipas Islamit?
3.   A është kusht që niqahin ta kryej hoxha?
4.   A e kemi obligim të bëjmë fëmijë vazhdimisht?!
5.   Në cilat raste lejohet aborti dhe në cilat raste nuk lejohet?
6.   A ka ndonjë hadith që flet për fëmijët e lindur me të meta?
7.   A lejohet adoptimi i fëmijës në Islam?
8.   A mund të na sqaroni disa rregulla që kanë të bëjnë me përkujdesjen ndaj jetimit?
9.   Këshillë rreth emërtimit të fëmijëve.
10.    (Ndërhyrje) A bën të emërtohet me emrin Drita në vend të Nurije?
11.   Kur është koha më e përshtatshme për syneti?
12.   A ka mundësi të na tregosh më gjerësisht rreth akikas?
13.   Cili është obligimi i nënës ndaj fëmijës së saj? [Në përgjigjen e kësaj pyetje Shejhu ndalet më tepër në sqarimin e nocioneve ‘El- mentuk’ dhe ‘El – Mefhum’]
14.   [Çështje e rëndësishme që rrallëherë përmendet nga dijetarët rreth ndarjes së Synetit]
15.   [Shejhu i kthehet prapë temës së ‘Mefhum el Muhalefe’ dhe pohon që është argument, përkundër mendimit në medhhebin Hanefi.]
16.   Shkurtimi i namazit në udhëtim, a është vaxhib apo synet?
17.   Çka llogaritet udhëtim sipas Islamit?
18.   Vazhdim i sqarimit të hadithit: “Urdhëroni fëmijët e juaj me namaz kur janë shtatë vjeç”
19.   Vazhdim i sqarimit rreth rëndësisë së edukimit të fëmijëve, sidomos në vegjëli.

10.2 MB (1:28:46)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_01.mp3 (http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_01.mp3)


Pyetje pergjigje me Shejh Albanin 02.mp3
Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio Shejhu fillon me një këshillë për studentët që kanë marrë rrugën e dijes, pastaj për qëndrimin ndaj mospajtimit të dijetarëve ku dhe e vë theksin e tij në rëndësinë e njohjes së shkencës së hadithit duke treguar edhe disa ngjarje nga jeta e tij.

Incizoi: Muhamed b. Ahmed, Ebu Lejla Etherij

Pyetjet:

1.   Një këshillë për nxënësin e dijes fillestar që do t’ia lehtësonte rrugën e dijes?
2.   Si të bëjmë kur i dëgjojmë më shumë se dy mendime për një çështje?
3.   [Shejhu vë theksin rreth rëndësisë së Synetit dhe ndarjes së tij në tri kategori: Sahih & i saktë, Hasen & i mirë dhe Daif & i dobët  dhe sqaron rëndësinë e leximit të librave që përmbajnë hadithe të sakta dhe të mira.]
4.   [Kërkesa e ambasadës së Saudisë që Shejhu ta recensoj përkthimin e Kuranit nga Hasan Nahi dhe disa fjalë rreth veçorive të përkthimit të Kuranit]
5.   Takimi i Shejh Albanit  me një prift dhe mes tjerash biseda e tyre rreth përkthimit të Kuranit.
6.   Ndjenja e përgjegjësisë te Shejhu ndaj studentëve shqiptarë.
7.   Kërkesa e studentëve nga Shejhu që t’i orientoj te dikush që të marrin mësim prej tij. (në arabisht)

8.7 MB (1:15:38)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_02.mp3 (http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_02.mp3)


Pyetje pergjigje me Shejh Albanin 03.mp3 
Përshkrim i shkurtër: Ky audio material përmban disa fjalë rreth rregullave të namazit të Bajramit, dispozita të ndryshme rreth përcaktimit të Ramazanit dhe pyetje për disa hadithe rreth gradës së tyre.

Incizoi: Muhamed b. Ahmed, Ebu Lejla El Etherij

Pyetjet:

1.   Rëndësia e gjuhës arabe.
2.   A duhet ta falim namazin e Bajramit në xhami, nëse imami në musal-la është një bidatxhi?
3.   Cila është rëndësia e musal-las?
4.   Cili është ndëshkimi për mosfaljen e namazit të Bajramit?
5.   Në Egjipt kanë hyrë në Ramazan një ditë pas neve (Jordan) dhe më pas një person ka ardhur në Jordan nga Egjipti dhe e ka përfunduar agjërimin sipas Jordanit, çka të bëjë?
6.   A duhet që imami ta lajmëroj muezinin e papërgjegjshëm te Bashkësia Islame?
7.   A bën ta bëjmë namazin e Bajramit kaza? (Rregull rreth bërjes së ibadeteve  kaza)
8.   A është hadithi që e kam parë në “Daiful Xhami” i njëjtë me atë te Buhariu?
9.   Nuk e ka ditur që është dita e parë e Ramazanit dhe ka ngrënë, çka të bëjë?
10.   Vazhdim i përgjigjes rreth hadithit të mëparshëm.
11.   A lejohet të falet namazi i Bajramit në xhami pasi që nuk falet në musal-la? (Rëndësia e xhamisë në Islam dhe mëkati i banorëve të një vendbanimi që nuk ka xhami, qoftë fshat apo qytet dhe përkujtim për rolin e rëndësishëm të talebeve)
12.   A bën t’i pranojmë dhuratat nga mosbesimtarët gjatë festave të tyre?
13.   Rreth agjërimit të gjashtë ditëve të Shevalit?
14.   A duhet të agjërohen ditët e Shevalit një pas një apo lejohet të agjërohen të ndara?
15.   Cila është urtësia e asaj që Bajrami i Fitrit është një ditë ndërsa ai i Kurbanit katër ditë?
16.   Cilat janë synetet e ditës së Bajramit dhe a lejohet vizita e varreve?
17.   Rëndësia e gradualitetit në thirrjen e njerëzve në fe?
18.   Një çështje e rëndësishme: Kur duhet të tregohet dituria dhe kur duhet të fshehet?
19.   Përgjigje rreth dispozitës së namazit të Bajramit dhe mos obligueshmërisë së namazit të xhumasë nëse është falë namazi i Bajramit ditën e Xhuma.
20.   Vazhdimi i përgjigjes në pyetjen nr: 18.
21.   Përgjigje rreth një hadithi të dobët, hadithi i “Qarjes së gjatë” dhe tri haditheve të tjera.
22.   Vazhdimi i përgjigjes në pyetjen nr: 18.
23.   Ku duhet të falet namazi i Bajramit?
24.   Çështje e rëndësishme rreth urtësisë së faljes së namazit të Bajramit në musal-la?
25.   Pyetje, gjithashtu, rreth anulimit të faljes së namazit të Xhumasë në ditën e Bajramit pasi që është falë Bajrami.

10.4 MB (1:31:08)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_03.mp3
(http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_03.mp3)


Pyetje Pergjigje me Shejh Albanin 04.mp3
Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio material Shejhu flet duasë në hytbe për pushtetarët, i udhëzon studentët në mënyrë të hollësishme për kryerjen e Haxhit dhe Umre dhe flet rreth shpifjes ndaj Shejhul Islam Ibn Tejmijes.

Incizoi: Bekir Halimi & studentët shqiptarë në Jordani

Pyetjet:

1.   Shejhu i flet disa fjalë për vëllezërit El-Eshkar.
2.   A lejohet duaja ditën e Xhuma për pushtetarët?
3.   A lejohet që gratë t’i lyejnë sytë me të zezë?
4.   Udhëzim për studentët si ta kryejnë Umren dhe Haxhin.
5.   Pyetje rreth tregimi që i mveshet Ibn Tejmijes kur ka sqaruar zbritjen e Allahut të lartësuar në qiellin e kësaj bote?
6.   Përfundon takimi me Shejhun.

3.9 MB (0:38:18)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_Pergjigje_me_Shejh_Albanin_04.mp3
(http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_Pergjigje_me_Shejh_Albanin_04.mp3)


Pyetje pergjigje me Shejh Albanin 05.mp3 
Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio material Shejhu flet rreth disa dispozitave rreth shkurorëzimit, rreth betimit në dikë tjetër pos Allahut dhe sqaron disa nocione nga shkenca e Usuli Fikhut.

Incizoi: Bekir Halimi & studentët shqiptarë në Jordani

Pyetjet:

1.   Sa është kufizimi, sipas sheriatit, që nuk i lejohet gruas të udhëtoj pa mahrem? (Rregulli për kuptimin e ‘El Mutlak’ dhe ‘El Mukajjed’)
2.   Sa është koha e përkufizuar për t’u llogaritur  udhëtar?
3.   Një sqarim rreth shkurorëzimit ‘Talakut’, si llogaritet nëse thuhet tre herë në një takim? (Disa fjalë për ‘Et Teshri Ez Zemenij’)
4.   Pastaj nëse shkurorëzimi ndodh dy herë ..?
5.   Cili është hidhërimi i cili ndikon në mos llogaritjen e shkurorëzimit?
6.   Nëse safi i parë është i ndërprerë me shtylla e i dyti pa shtylla, atëherë a të falet në të parin apo të dytin?
7.   Dallimi në mes nocioneve ‘haram’ dhe ‘mekruh tahrimen’? (Kritikë drejtuar medhhebit hanefi rreth kësaj terminologjie)
8.   Si ta kuptojmë betimin në dikë tjetër pos Allahut që është përmendur në disa hadithe?
9.   Kur llogaritet një njeri i varfër sipas sheriatit?
10.   Cila është dispozita për lojën me letra?

7.7 MB (:07:00)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_05.mp3 (http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_05.mp3)


Pyetje pergjigje me Shejh Albanin 06.mp3 
Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio Shejhu flet rreth luftës në Bosnje, rreth veshjes së Pejgamberit (alejhis salatu ues selam), dhikrit përmes tesbihëve dhe krahasim mes periudhës mekase dhe realitetit të muslimanëve duke përfunduar me këndimit të ezanit dhe leximit të Kuranit nga Shejh Albani.

Incizoi: Bekir Halimi & studentët shqiptarë në Jordani

Pyetjet:

1.   A e kanë obligim muslimanët të marrin pjesë në luftën e Bosnjës?
2.   A është obligim për muslimanët e Kosovës  të përgatiten për luftë?
3.   A është synet të vishemi sikurse Pejgamberi (alejhis salatu ues selam): teshat, shkopin, etj?
4.   A lejohet të bëhet dhikër përmes tesbihëve?
5.   Rilindja islame a vjen përmes mësim-besimit apo revolucionit?
6.   Periudha në të cilën jemi a i përngjan periudhës mekase? (Botëkuptimi i drejtë i  kësaj çështjeje)
7.   Përfundimi i ligjëratës.
8.   Në pjesën e mbetur është incizimi ku Shejh Albani e fal namazin dhe lexon Kuran.

6.8 MB (0:59:19)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_06.mp3 (http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_06.mp3)


Pyetje pergjigje me Shejh Albanin 07.mp3
Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio Shejhu flet për disa dispozita që lidhen me gratë si: zekati për stolitë e femrave, pastaj flet edhe për disa rregulla që kanë të bëjnë me fejesën dhe martesën dhe çështje të tjera të rëndësishme si kamata e bankave dhe prioritetet në dave.

Incizoi: Bekir Halimi & studentët shqiptarë në Jordani

Pyetjet:

1.   A lejohet që t’ia japim kamatën e parave të deponuara në bankë kryetarit të Komunës, për ta marrë nga ai lejen e ndërtimit të shtëpisë?
2.   A jepet zekati për stolitë e grave?
3.   Ai që harron namazin e ikindisë dhe i kujtohet kur të hyn koha e akshamit, çka të bëjë?
4.   A lejohet që gratë të lyejnë flokët me gel apo me ngjyrë dhe të bëjnë frizurë?
5.   A lejohet që gruaja t’i heq qimet nga këmbët e saj?
6.   Fejesa a është vaxhib apo synet dhe a ka distancë kohore mes fejesës dhe martesës?
7.   [Shejhu fillon me fol rreth dispozitës së masturbimit ..]
8.   A lejohet që djali të del me një vajzë që e ka fejuar por, nuk e ka bërë niqah?
9.   [Çka lejohet të shihet prej femrës që dëshiron të martohesh me të?]
10.   Cilat janë çështjet më të rëndësishme me të cilat duhet të fillojmë daven- thirrjen islame? [ Rëndësia e shehadetit: La ilahe il-lAllah ]
11.   Qëndrimi i sheriatit ndaj Urfit – Traditës, apo komenti i ajetit 199 në suren El Araf?

6.7 MB (0:58:11)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_07.mp3 (http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_07.mp3)


Pyetje pergjigje me Shejh Albanin 08.mp3 
Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio Shejhu flet rreth mënyrës së kryerjes së namazit të xhenazes hollësisht dhe për disa adete të këqija dhe bidate, i këshillon të rinjtë për metodën më të mirë të thirrjes së njerëzve dhe në fund përmend disa rregulla të fejesës.

Incizoi: Bekir Halimi & studentët shqiptarë në Jordani

Pyetjet:

1.   Kjo pjesë është e njëjtë me pyetjet 2 dhe 3 në fillim të kasetës nr: 4

Prej këtu fillon ligjërata e re: Cila është mënyra e larjes së xhenazes?

2.   [ Falja e namazit të xhenazes në musal-la me këpucë të mbathura dhe sqarimi i mënyrës së faljes së namazit të xhenazes. Sqarimi i disa adeteve të këqija me këtë rast.]
3.   Këshillë për të rinjtë që kanë problem me zbatimin e disa syneteve në xhami? [Shejhu tregon për përvojën e tij kur ka shkuar në Jordan dhe për synetet e lëna  apo bidatet e bëra atje.]
4.   Si t’iu bëjmë davet njerëzve që bëjnë dua tek varrezat që janë në oborr të xhamisë dhe i konsiderojnë të vdekurit evlija?
5.   Ia përcjell selamin nga disa studentë dhe haxhilerë që i ka takuar gjatë haxhit.
6.   A lejohet që një djalë që donë të fejohet me një vajzë, në të ardhmen, ta ketë fotografinë e saj?
7.   A lejohet që djali të flasë me vajzën që donë ta fejon, para se të kryhet fejesa?

5.6 MB (0:49:19)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_08.mp3 (http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_08.mp3)


Pyetje pergjigje me Shejh Albanin 09.mp3 
Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio Shejhu rreth ngjalljes së synetit dhe vdekjes së bidatit, dispozitave për lojërat në përgjithësi dhe disa lojëra në veçanti duke përfunduar me përgjigjen e Shejhut në disa dyshime të atyre që e lejojnë muzikën.

Incizoi: Bekir Halimi & studentët shqiptarë në Jordani

Pyetjet:

1.   Shejhu flet rreth ngjalljes së synetit dhe vdekjes së bidatit .. kur i prezantohet revista e përpiluar nga studentët në Jordan. [Ai jep shembull për këtë me terminologjinë e ndarjes së haditheve ne sahih, hasen dhe daif dhe i gëzohet revistës së studentëve.]
2.   Shejhu flet rreth kohës së tij të ngushtë dhe angazhimeve të shumta.
3.   A ekziston ndonjë lojë e ndaluar sipas fesë islame? [Shejhu flet për disa rregulla të përgjithshme rreth lojërave, pastaj pyetet për boksin në veçanti dhe për mundjen.]
4.   Nëse njeriu i përmbahet rregullave islame a lejohet që të marrë rrogë nga luajtja e tij futboll p.sh.?
5.   A lejohet të luajmë shah, tabllo apo me letra?
6.   A lejohet të luajmë me këto lojëra në kompjuter?
7.   Cilat janë argumentet për ndalimin e muzikës?
8.   Si t’i përgjigjemi hadithit të Ibn Omerit rreth muzikës?
9.   Si t’i përgjigjemi hadithit kur Ebu Bekri i pengoi dy vajzat e vogla nga rënia e defit?

7.1 MB (1:01:40)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_09.mp3 (http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_09.mp3)


Pyetje pergjigje me Shejh Albanin 10.mp3 
Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio Shejhu flet rreth dëgjimit të vdekurve, transplantimit të organeve, komenton hadithin e Abdullah b. Mesudit rreth shkrimit të katër gjërave për foshnjën në barkun e nënës dhe sqaron dispozitën e dy rekateve si tehijjetul mesxhid.

Incizoi: Bekir Halimi & studentët shqiptarë në Jordani

Pyetjet:

1.   Vazhdim i përgjigjes rreth hadithit të Eu Bekrit por, këtu çështjen se a dëgjojnë të vdekurit apo jo?
2.   Përfundon përgjigja në pyetjen e mëhershme.
3.   Nëse të vdekurit nuk dëgjojnë në varrezat e tyre, atëherë pse është synet me iu dhënë selam varrezave?
4.   A lejohet me iu dhënë serbëve në Kosovë ryshfet për të arritur me zhvillu  një aktivitet tregtar? [Pyetja është parashtruar para luftës në Kosovë]
5.   A lejohet transplantimi i organeve?
6.   Kur ngordhin zogjtë a është e vërtetë se duhet të vorrosen?
7.   Çka nënkuptojmë me rrizkun – furnizmin të përmendur në hadithin e Abdullah b. Mesudit rreth krijimit të njeriut?
8.   [Shejhu këtu sqaron se shkrimi i përmendur në këtë hadith është shkruar më herët në Pllakën e ruajtur – Levhi mahfudh dhe shkrimi nuk është detyrim por, dije paraprake e Allahut të lartësuar që e dinë realitetin e jetës së këtij personi, nga të gjitha aspektet.]
9.   Shejhu e tregon një tregim për një person nga sufitë (dervishët) ..
10.   Kur duhet ta falim tehijjetul Mesxhid?
11.   Lexim i Kuranit nga Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) prej fundit të sures Furkan.

4.5 MB (0:39:41)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_10.mp3 (http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_10.mp3)


Pyetje pergjigje me Shejh Albanin 11.mp3 
Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio Shejhu përgjigjet rreth rregullave të përgjithshme të tubimeve, notimin në Detin e Vdekur dhe në përgjithësi trajtimin e vendeve ku janë ndëshkuar popujt e mëhershëm, për studimin e vajzave jashtë vendeve të tyre dhe në çështje të tjera me rëndësi.

Incizoi: Bekir Halimi & studentët shqiptarë në Jordani

Pyetjet:

1.   Disa fjalë rreth edukatës së teshtimës dhe selamit në një tubim. Edukata e bisedimit nëpër tubime.
2.   Si përcaktohet namazi dhe agjërimi në vendet ku dita është e shkurtë?
3.   A bën të lahemi në Detin e Vdekur?
4.   Paqartësi rreth shkakut të ndalimit të qëndrimit në vendet e ndëshkuara nga Allahu i lartësuar. [Këtu Shejhu sqaron qëndrimin e drejtë të muslimanit ndaj citateve nga Kurani dhe Syneti]
5.   Kur njeriu sheh flokë të një femre p.sh. në banjo, a e ka të lejuar t’i shikoj ato?
6.   A lejohet që vajzat të shkojnë për studime, p.sh. në Jordan, dhe të banojnë në internat të vajzave?
7.   A ka dallim mes rastit kur ajo udhëton vetëm prej vendit të vet dhe kur ajo vjen deri këtu me mahrem e pastaj mbetet në studime e vetme?
8.   Në cilën libër është përmendur mendimi i Esharive që e treguat? [Në përgjigjen e pyetjes nr: 4]
9.   A ka kohë të caktuar që pas saj mund të prishen varrezat dhe shteti të ndërtoj rrugë, p.sh.?
10.   A lejohet që nusja të merr dorë, p.sh. vjehrrit, etj?

4.6 MB (0:39:56)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_11.mp3 (http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_11.mp3)


Pyetje pergjigje me Shejh Albanin 12.mp3
 Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio Shejhu përgjigjet në pyetjet rreth disa haditheve, metodologjinë më të mirë të mësimit të Fikhut, rreth bankave dhe parave të deponuara në to dhe në fund ua drejton një këshillë se si të trajtohen gabimet e dijetarëve.

Incizoi: Muhamed b. Ahmed, Ebu Lejla Etherij

Pyetjet:

1.   Shejhu arsyetohet para disa të pranishmëve se tashmë ka ardhur koha e takimit me studentët shqiptarë.
2.   Këshilla për studentin i cili është pranuar në Universitetin Islamik në Medinë ..
3.   Në Universitetin Islamik janë disa fakultete, në cilin prej tyre më këshilloni të regjistrohem?
4.   Ku mundemi të përfitojmë dituri, në Medinë, jashtë universitetit?
5.   Kur llogaritet se njeriu ka “ikur nga fronti” siç është përmendur në hadith?
6.   A ka raste kur lejohet “ikja nga fronti” diskutimi rreth mendimit të Ibn Hazmit për këtë çështje?
7.   Cila është metodologjia më e mirë e mësimit të temave të fikhut p.sh.?
8.   Po kemi vështirësi për ta kuptuar Ibn Tejmijen, si t’ia bëjmë dhe disa dyshime për të?
9.   Në fillim të kërkimit të diturisë, kur mësojmë fikhun, a duhet patjetër t’i mësojmë të gjitha medhhebet apo të mësojmë direkt nga Fet-hul Bari, p.sh.?
10.   Pyetje rreth fetvasë: Në kohën e inflacionit lejohet të merret kamata nga banka për paret e deponuara në bankë, për shkak të rënies së vlerës së tyre?
11.   Si t’ia bën me kamatën e parave të deponuara në bankë?
12.   A lejohet që këto para të jepen për ndërtimin e medreseve, xhamive, etj?
13.   Pyetje rreth një hadithi që ka të bëjë me Ajetul Kursijj?
14.   A lejohet që gratë të veshin shamia me ngjyra të ndryshme apo të zbukuruara?
15.   Pyetje rreth mendimit të Shejh Ibn Bazit se toka është e rrafshët? [Këtu Shejhu flet rreth edukatës ndaj dijetarëve. Si dhe flet për afërsinë e tij me Shejh Ibn Bazin gjatë kohës kur ka qenë si profesor në Universitetin Islamik.]
16.   [Shejhu sjell për shembull: Çështjen e talakut përfundimtar (shkurorëzimit) përmes shqiptimit të tij tre herë në të njëjtën kohë, për të treguar që ndodh që të katër medhhebet të pajtohen për një çështje e cila mund të jetë gabim dhe më pas e tregon mënyrën e drejtë, sipas synetit, të shkurorëzimit.]

9.2 MB (1:20:40)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_12.mp3 (http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_12.mp3)


Pyetje pergjigje me Shejh Albanin 13.mp3 
Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio Shejhu përgjigjet në pyetjet që kanë të bëjnë me kategoritë që ju ndahet zekati, mësimi i psikologjisë, në cilat xhami lejohet itikafi, dispozita rreth grave dhe disa fjalë rreth xhemateve të ndryshme me theks të veçantë për ‘Vëllezërit Muslimanë’ dhe ‘Xhemati Teblig’.

Incizoi: Muhamed b. Ahmed, Ebu Lejla Etherij

Pyetjet:

1.   Çfarë pozite kanë në Islam shoqatat bamirëse dhe a kanë ngjashmëri me “Bejtul Malin” në shtetin Islam?
2.   A ka mundësi të sqaroni më tepër për dhënien e zekatit kategorisë “.. dhe në rrugë të Allahut ..”(Et Tevbe:60), ngase ka mospajtim mes hoxhallarëve të vjetër dhe të rinj në komentimin e saj?
3.   [Shejhu pasi që flet rreth rëndësisë së kuptimit të citateve sipas kuptimit të selefit, e tërheq një paralele mes kësaj dhe një bisede të zhvilluar me dikë tjetër rreth gjykimit për atë që nuk e ka falë namazin.]
4.   A është mirë të mësojmë psikologjinë?
5.   A lejohet itikafi në të gjitha xhamitë?
6.   A falet Tehijjetul mesxhid në kohët e ndaluara si p.sh. para akshamit, apo gjatë thirrjes së ezanit?
7.   A lejohet heqja e vetullave për gratë?
8.   Ndarja e muslimanëve në shumë xhemate a është dukuri pozitive?
9.   A është e mundur që 72 grupet të përmendura në hadith të bashkohen dhe të punojnë së bashku?
10.   Cila nga këto xhemate është pala e shpëtuar, kur të gjitha thirren në Kuran dhe Synet?
11.   A bën ta dimë qëndrimin e juaj rreth  Jusuf El Kardavit?
12.   A ka mundësi të na tregoni diçka rreth xhematit të “Vëllezërve Muslimanë” [Shejhu e sqaron realitetin e tyre përmes komentimit të sures El Asr]
13.   Sqarim shtesë rreth “Vëllezërve Muslimanë” d.m.th. historikut, angazhimit dhe realitetit të tyre?
14.   Dua të di rreth Xhematit Teblig ngase, kam dëgjuar se Ebu Bekr Xhezairi flet shumë fjalë të mira për ta?
15.   A lejohet ngjyrosja e flokëve për femra dhe për meshkuj?
16.   Çka thotë Shejh Albani për librin “Hajatus Sahabe” dhe autori i tij a ka qenë prej dijetarëve që pasojnë Es Selef Es Salih?
17.   Më intereson të dijë se ku mësohet dituria e vërtetë dhe se ku praktikohet ajo?
18.   A është lufta që bëhet në Bosnje Xhihad apo jo?
19.   Mirë, nëse shtetet islame zmbrapsen prej këtij obligimi, a është obligim për individët t’u shkojnë në ndihmë muslimanëve në Bosnjë?

10.6 MB (1:32:28)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_13.mp3 (http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_13.mp3)


Pyetje pergjigje me Shejh Albanin 14.mp3 
Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio Shejhu përgjigjet rreth martesës me vajzat që nuk kanë mbulesë, një këshillë rreth shkaqeve të ngritjes së umetit, rreth sigurimit të pasurisë, llojit ‘El Ine’ të kamatës dhe çështje që kanë të bëjnë me përcaktimin e Ramazanit.

Incizoi: Bekir Halimi & studentët shqiptarë në Jordani

Pyetjet:

1.   Pyetje rreth librit “Eth Themer El Mustetab” dhe disa librave tjera.
2.   Shejhu tregon përvojën e tij me shërbimin sekret në Jordan.
3.   A bën të martohem me një vajzë që nuk ka mbulesë?
4.   A mund t’ia drejtoni një këshillë atyre që e kanë të vështirë të gjejnë femra me mbulesë dhe frikësohen për nderin e tyre?
5.   Prezantimi i studentëve që kanë qenë prezent në këtë takim.
6.   Këshillë nga Shejhu në vend të parathënies .. [Shkaqet e ngritjes së umetit dhe prapambeturisë së tij si dhe flet për ‘Tasfije dhe Terbije’]
7.   Cila është dispozita e sheriatit për sigurimin e pasurisë, veturave p.sh?
8.   Sqarim shtesë rreth llojit të kamatës ‘El Iine’ e cila është përmendur në hadithin që e ka cekur Shejhu gjatë këshillës? [Shejhu sqaron diç nga morali i jehudëve]
9.   A është problemi që ndodh me përcaktimin e fillimit të Ramazanit për shkak të mospajtimit rreth ‘Ditës së dyshimtë’? [Dhe këshillë për muslimanët në shtetet ku nuk shikohet hëna]
10.   Tek ne i përmbahen takvimit dhe ndodh që në Saudi, Ramazani të hyn një ditë përpara, atëherë a t’i përmbahemi takvimit apo Arabisë Saudite?

10.4 MB (1:31:02)


Pyetje pergjigje me Shejh Albanin 15.mp3 
Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio Shejhu në përgjithësi përgjigjet rreth disa dispozitave të Umres dhe Haxhit. Fillimisht ai sqaron metodën e kryerjes së Haxhit duke sqaruar rëndësinë e llojit të haxhit temettu, për rregullat e vizitës së xhamisë Pejgamberike, për rregullat e kryerjes së haxhit për dikë tjetër – bedel dhe disa çështje që kanë të bëjnë me martesën.

Incizoi: Bekir Halimi & studentët shqiptarë në Jordani

Pyetjet:

1.   Shejhut ia përshkruajnë gjendjen në Kosovë dhe përgatitjen për rezistencë?
2.   A ka mundësi që të sqaroni në përgjithësi mënyrën e kryerjes së Haxhit? [Sqarim i llojeve të Haxhit dhe nxitja për ta kryer haxhin temettu’]
3.   [Sqarim rreth rregullave të vizitës së Xhamisë së Pejgamberit (alejhis salatu ues selam)]
4.   Pyetje rreth hadithit që nxit për faljen e dyzet namazeve në Medine?
5.   Nëse nuk mundesh me e prek gurin e zi, a është prej synetit me bërë me shenjë kah ai?
6.   A lejohet të bëjmë umre pas haxhit dhe bërjen e ihramit prej Tenimit?
7.   [Rëndësia e pasimit të synetit dhe kujdesi nga veprimi  që nuk është në pajtim me të.]
8.   A është kusht t’i tregojmë gruas së parë nëse duam të martohemi me të dytën?
9.   Nëse martohet pa i treguar gruas së parë, kjo a ka ndikim negativ në kontratën e martesës?
10.   Nëse shkon në Ramazan në Mekë dhe e bënë umren por, qëndron në Mekë deri në haxh, atëherë a bën që umren e haxhit me e kryer për nënën?
11.   Transmetohet se ka prej selefit që kanë falë gjatë natës njeqind rekate p.sh., a ka ndonjë hadith që tregon për këtë?
12.   Namazi i xhumasë, ikindisë dhe i jacisë a kanë synet përpara?
13.   Nëse njeriu shkon bedel për dikë, a i merr shpërblimet sikurse ai që kryhet për të?  [Sqarim rreth bedelit]
14.   Kur duhet ta bëjmë haxhin për të afërmin i cili është i sëmurë por, më herët ka pas mundësi ta kryej haxhin?

6.9 MB (1:00:43)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_15.mp3 (http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_15.mp3)


Pyetje pergjigje me Shejh Albanin 16.mp3
 Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio Shejhu përgjigjet rreth rregullave të hixhabit dhe këshillon gratë në përgjithësi për mënyrën e veshjes, pastaj flet më gjerësisht për përngjasimin dhe kundërshtimin e mosbesimtarëve dhe për fund sqaron dispozitën për xhematin e dytë në xhami.

Incizoi: Bekir Halimi & studentët shqiptarë në Jordani

Pyetjet:

1.   Bisedë e lire…
2.   A ka mundësi të na sqaroni rreth vlerës së hixhabit dhe rregullat e tij?
3.   A lejohet që gruaja të vesh pantallona të gjerë të cilat përgatiten veçantë për gratë?
4.   Një sqarim rreth pantallonave, historikut dhe rregullave të veshjes së tyre? [Këtu Shejhu flet rreth kushteve të xhilbabit për gruan myslimane, e që janë tetë.]
5.   A ka mundësi të na sqaroni se cilat tesha llogariten të mosbesimtarëve e cilat jo dhe si përcaktohet përngjasimi dhe kundërshtimi i mosbesimtarëve?
6.   [Praktikimi i rregullit në çështjen e kravatës ..]
7.   Disa thonë se përngjasimi në tesha nuk është i rrezikshëm, a është kjo e vërtetë?
8.   Shejhu i kthehet përgjigjes për pyetjen e 5 dhe flet për kundërshtimin e mosbesimtarëve?
9.   Shejhu këtu e tregon takimin që e ka pas me një prift ortodoks nga Libani ..
10.   A lejohet që gratë t’i lidhin flokët dhe t’i bëjnë si gungë brenda apo jashtë shtëpisë si dhe në namaz?
11.   Nëse falet xhemati i parë në xhami dhe më pas vijnë të tjerë, a lejohet të falet namazi me xhemat të dytë?

7.4 MB (1:04:43)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_16.mp3 (http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_16.mp3)


Pyetje pergjigje me Shejh Albanin 17.mp3 
Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio Shejhu përgjigjet rreth asaj se a e pastron lëkurën e derrit regjja, kur fillon dita e Xhumasë, dispozita e thënies së besmeles para abdesit, përgjegjësinë për pasojat pas dehjes nga alkooli, pirja e birës pa alkool, rreth varrezave në xhamia dhe faljes së namazit në to dhe mundësinë që teqetë të shndërrohen në xhamia pasi që të udhëzohen dervishët që i vizitojnë ato.

Incizoi: Bekir Halimi & studentët shqiptarë në Jordani

Pyetjet:

1.   Shejhu flet rreth rëndësisë së gjuhës arabe dhe obligueshmërise së mësimit të saj.
2.   A lejohet që gruaja të bëjë makiazh?
3.   Nëse lëkura e derrit regjet a bëhet e pastër? [Shejhu e përmend në këtë përgjigje edhe lëkurën e qenit]
4.   Kur fillon dita e Xhumasë dhe  a bën që njeriu të pastrohet të enjten për ditën e xhuma?
5.   Si të veproj një person i cili nuk e ka falë akshamin, por kur të hyn në xhami i gjen xhematin duke e falë jacinë?
6.   Thënia e besmeles para abdesit?
7.   Cila është dispozita për ezanin?
8.   Rreth disa çështjeve për të cilat nuk ka argumente nga Kurani dhe Syneti por, ka fjalë të ndryshme të sahabëve?
9.   Kur është fjala e sahabëve argument?
10.   Kur një njeri pinë alkool dhe dehet pastaj bën mëkate të tjera, a dënohet vetëm për pirjen e alkoolit apo edhe për mëkatet kur ka qenë i dehur?
11.   A llogaritet pirja nga kanaqet  sikurse ndalesa që ka ardhur në hadith për pirjen nga goja e enës prej lëkurës drejtpërsëdrejti?
12.   A lejohet përdorimi i birës pa alkool?
13.   A duhet të falim dy rekate kur hyjmë në oborrin e xhamisë dhe duam të ulemi?
14.   Nëse varrezat janë në oborr të xhamisë e a lejohet të falemi në atë xhami?
15.   A është për qëllim me ajetin e 36 të sures En Neml ryshfeti?
16.   Pyetje rreth një hadithi, a është i vërtetë apo jo?
17.   A mundet që teqetë e dervishëve të shndërrohen në xhamia pasi që ata ta kuptojnë të vërtetën?

7.4 MB (1:04:21)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_17.mp3 (http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_17.mp3)


Pyetje pergjigje me Shejh Albanin 18.mp3 
Përshkrim i shkurtër: Në këtë audio Shejhu përgjigjet në pyetjet rreth zekatit ku flet në përgjithësi ndërsa i kushton rëndësi më shumë zekatit në mallrat e përgatitura për tregti, pastaj përgjigjet rreth asaj se a është fitimi nga tregtia i kufizuar në Islam dhe për fund përgjigjet në pyetjet që lidhen me ditën e Xhuma si thënia e salavatit kur përmendet emri i Pejgamberit (alejhis salatu ues selam) apo urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, gjatë hutbes.

Incizoi: Bekir Halimi & studentët shqiptarë në Jordani

Pyetjet:

1.   Këshillë për studentët që do t’i kalojnë pushimet verore në vendet e tyre.  [Vërejtje nga Shejhu rreth fjalëve të shkruara nëpër tesha.]
2.   A ka mundësi të na sqaroni rreth zekatit, se në cilat lloje të pasurisë është i obliguar?
3.   [Shejhu në mënyrë më të zgjeruar flet për zekatin në mallra  të përgatitura për tregti]
4.   A duhet të jepet zekati për gjësendet e çmuara që i ka gjetur të fshehura në tokën e tij?
5.   Nëse dikujt i ke dhënë borxh dhe kjo shumë së bashku me shumën e mbetur e përbën nisabin a duhet të jepet zekati & Nëse e posedon një shumë që e ka arrit nisabin por, nëse ia kthen borxhin dikujt bie shuma nën nisabin, a e ke borxh me dhanë zekatin atëherë?
6.   A lejohet ulja në një vend, ku gjysma e trupit është nën diell e gjysma e tij është nën hije?
7.   A është i kufizuar fitimi nga tregtia sipas Islamit?
8.   A lejohet rruarja  e mjekrës nën ashtin e fytit?
9.   Cilët janë kufijtë e mjekrës?
10.   A duhet rënë salavat ndaj Pejgamberit (alejhis salatu ues selam) vetëm kur thuhet emri i tij apo edhe kur përmendet me llagapet e tij?
11.   A duhet të biem salavat kur hatibi gjatë hytbes e përmend emrin e Pejgamberit (alejhis salatu ues selam)? [Shejhu e përmend gjithashtu çështjen se: nëse Pejgamberi (alejhis salatu ues selam) përmendet me një tubim, a është obligim të biem salavat sa herë që të përmendet apo vetëm herën e parë është obligim, ndërsa në rastet e tjera është e preferuar?]
12.   A lejohet urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja  gjatë hytbes me anë të shenjave?
13.   A lejohet urdhërimi në të mirë gjatë hutbes kur imami hesht, si p.sh. gjatë dy hutbeve?

7.6 MB (1:06:12)

http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_18.mp3

(http://www.archive.org/download/PyetjeDhePrgjigjeMeShejhAlbanin/sq_Pyetje_pergjigje_me_Shejh_Albanin_18.mp3
Botuesi : Uebfaqja ‘Audionur’

Mos na harroni në duatë tuaja! 

ps/ për të ndëgjuar ligjeratat mjafton ta kopjoni linkun dhe drejtpërdrejt(pa pasur nevoj ti zbrisni ne Pc-në tuaj ) mundeni nga faqja qe hapet ti ndegjoni ligjeratat.All-llahu u dhente sukses.Amin

Advertisements

2 Koment (+add tuajt?)

  1. ylli
    Gus 08, 2011 @ 12:21:52

    selam alejkum vetem desha tju pershendes jeni shum te mir allhu ju shperbleft

    Përgjigjjuni

  2. ermal
    Tet 06, 2011 @ 19:52:18

    Cilin esht jeta e njerut perse ne kemi lindur dhe perse do vuajm, sepse zot i ka ndar dy gjera ne jete na ka dhuruar miresin diturin kulturen dashurin me njerin tjeterin,zakonisht na pershtaten shume gjera por neve e kemi ne doren tone ,…..?

    Ju dhuroj jete te lumtur te kendshem dhe pershendetje
    dhe zoti ua shperbleft,,,,????????

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: