Shtrirja Permbys!

Shtrirja Permbys!

 

Eshte transmetuar nje hadith ne ‘Musnedin‘ e imam Ahmedit dhe ‘Sahihun’ e Ibn Hibanit nga Ebi Hurejrete -Allahu qofte i kenaqur prej tij- se thote:

 

“Kaloi i derguari i Allahut -salallahua lejhi we selem- pran nje personi i cili ishte shtrire permbys dhe e levizi ate me kemben e tij dhe i tha: “Kete lloj shtrirje nuk e don Allahu i Lartesuar”.

 

Hadithin e ka konsideruar shejh Albani -Allahu e meshirofte- si te mire, te sakte (Hasen Sahih) ne librin: “Et-Tergib we Terhib” me numer (4430).

 

Lutja jone e fundit eshte: Falenderimi dhe i tere suksesi qendron vetem me All-llahun subhan’nehu we teAla.

 

Advertisements

“Nje person mashtroi nje djalosh” – Poezi per nenen

“Nje person mashtroi nje djalosh” – Poezi per Nenen

Një person një ditë një djalosh mashtroi
Me paratë e tij atë ta dëmtoi. 

I tha: zemrën e nënës tënde o djalosh ma sill
E unë do të të jap para dhe xhevahir.

U nis djaloshi, e thikën në gjoksin e saj e nguli
Zemrën ia nxori e nga erdhi shkoi.

Porse nga nxitimi që po shpejtonte u pengua dhe ra
Zemra i rrëshqiti, u rrokullis dhe me pluhur u ba.

Zemra e nënës megjithëse e pluhurosur e thirri dhe i tha:
Djali im, dashuria ime a mos u lëndove gja?!

Sikur ky zë, megjithëse plot mëshirë
Zemërimin e qiellit mbi djaloshin e lëshoj.

Ai nga zemra u kthye atë për ta pastruar
Me diçka të butë që askush se ka vepruar.

Thikën e nxori veten për ta vrarë
Që mësim të mbeste, për ata që duan mësim me marr.

Dhe thoshte: o zemër! Ndaj meje hak ti merr
Falje mos trego, se për krimin tim falje nuk ka.

 

Por zemra e nënës e thirri dhe i tha: dorën tënde largoje
E zemrën dy herë
mos ma lëndo me të njëjtën gjë. 

Perktheu nga arabishtja: Abdurrahman Rama

 

 

Keshilla per grate

Keshilla per grate

Keto ceshtje motra ndikojne ne bereqetin dhe ne gezimin martesor.
Sa gra dalin te gezuara me burrat e tyre dhe kthehen ne shtepi te merzituara duke qare.Sa gra jane gdhire ne kulmin e gezimit dhe kenaqesise dhe jane ngrysur ne kulmin e hidherimit!
Sa e sa gra kane fjetuar naten midis kraheve te burrit te tyre dhe jane gdhire duke kerkuar divorcin!
Kerkojme falje dhe paqe prej Allahut.Gjithe keto pakenaqesi ndodhin,pasi ne i kemi lejuar ato qe Allahu ka ndaluar dhe kemi hapur probleme te medha ne ceshtje qe ne shikim duken te vogla por kane ndikim te qarte ne martese!
*Ji gjithmone e qeshur para burrit tend.
*Mos e bej zakon largimin nga ai per disa dite.
*Perpiqu here pas here qe atmosfera midis jush te jete romantike,me perkedhelje dhe te qeshura.
*Mos u zemero as per me te voglen dhe as per te madhen gje,vetem nese detyrohesh.
Nese merzitesh per dicka mos e konsidero te madhe.
*Pika me e rendesishme.
Shiko te mirat e bashkeshortit tend para se te shohesh te metat e tij.Cdo njeri ka te mira dhe te meta.
Ndihmoje ate ne permisimin e te metave ose pranoi ato dhe kujto se ai eshte njeri.
Si kerkon persosmeri kur ti vete nuk je e persosur?
*Beje burrin tend te te doje se,nese ai te do ty,ti do te jesh per te mbreteresha e bukurise se botes.
*Ndrysho gjithmone pamjen tende dhe ruaj elegancen tende pasi pamja ka ndikim te madh ne shpirt.Eleganca e riperterire e deh burrin dhe gruaja e tij i duket me e mira.
*Bukuria e femres nuk qendron vetem ne elegancen e saj por edhe ne bukurine e personalitetit,ne shpirtin e paster dhe kenaqesine qe fal.
Bashkeshorti yt do te kenaqet me biseden tende,edhe sikur tia perserisesh ate nje mije here.
*Sillu me burrin tend me dashuri dhe pelqim,edhe sikur te mburret me veten
e tij si femije i vogel.
Edhe sikur te te mos pelqeje biseda e tij,tund koken dhe binde ate me te mire.
*Krijoi atij rehati ne shtepi dhe behu zonja e vetme per te.
Beje te harroje lodhjen dhe merzitjen e tij.
Mos e prit me probleme dhe merzitje,pasi ato nuk mbarojne kurre.
Nese ia lehteson lodhjen do te kesh dobi,
Nese ia mbush zemren me shqetesime,
probleme do te kesh.
*Nje fjale e rendesishme, e lehte, e embel dhe fantastike gezon gruan
dhe bashkeshortin e saj.
Kjo eshte fjala e Falenderimit.Mos i kurseni falenderimet.
Ndien qe ai ka kryer nje gje te dobishme,e gezon dhe perpiqet
ta beje te kenaqur gjithmone.
*Nese deshiron dicka prej bashkeshortit tend
perdor mendjen,embelsine dhe feminalitetin tend.
Burri shkrihet me feminalitetin e gruas,sado qe te permbahet.
*Thuhet qe rruga e shkurter per te hyre ne zemren e burrit eshte stomaku i tij.
Meso se cfare i (nuk) pelqen te haje.
*Nxite burrin tend ne te mire dhe ne respektimin e prinderve,qe zemra e tij te jete e mbushur me meshire.
Mos u ndiej kurre ngushte kur respekton ate apo prindrit e tij.
*Behu pellumbi i paqes ne jeten e bashkeshortit tend.
Mos i urre njerezit e tij pasi keshtu ate e largon nga shoket e tij dhe ai mbetet vetem. Mos te perfshije xhelozia jote me asnje nga familjaret e tij. Keshtu ai do te kerkoje te qendroje vetem,te mos e deshiroje pranine tende.
*Burri zakonisht nuk e di se cfare te veshe dhe me se te ushqehet ose se cilat fjale i pelqejne me shume.Behu zogu i jetes se tij.Cicero ne jeten e tij qe ai te te kerkoje vetem ty.
Kushtoji rendesi pamjes dhe veshjes se tij ne momentet e qetesise.
Me e rendesishmja kujtoje dhe beja te ditur se ne kete bote ka dicka me te rendesisme se punet dhe me te embelta se pasurite.
*Mos ki turp para burrit tend,pasi ti je mesuar me te.
Mos u vish si burre dhe qendro grua nga koka deri tek kembet.
Mos e shfaq turpin ne fytyren,syte dhe veprimet e tua.Shikoje ndonjehere si te huaj.
*Nese ndien se fjalet e dashurise jane te domosdoshme,sikur ushqimi,
duhet te dish se respektimi i burrit ka me shume rendesi se cdo gje.
*Mos u bej koprrace me ndjenjat dhe embelsine tende kundrejt bashkeshortit tend,
por mos kerko si kembim te saj fshehjen e tyre.
*Konsideroje bashkeshortin tend si femijen tend dhe perkedhele ate.
Kujdesu per te dhe sillu me te sikur te ishte femija yt.
*Ndaloje burrin tend ne periudha kohe dhe sillu me te si nje nuse e shkelqyer,si ne enderr.
*Ji e kuptueshme me burrin tend dhe mos e shkaterro jeten tende per shkak te moskuptimit tend.
*Largohu nga bashkeshorti yt,por ne menyre te terthorte,largim ndjesor,trupor dhe me kuptim,por pa e ndier qellimin.Gjate kesaj kohe kujdesu per veten tende si cdo vajze qe pret diten e marteses se saj.
Mos harro te kujdesesh per floket e tu,sepse bukuria,gjalleria e tyre te ben terheqese ne syte e tij.
*Nese je e merzitur prej burrit tend,hesht.
Mbylle gojen dhe mbaj gjuhen dhe kujto Allahun,
sepse gruaja kur zemerohet,vret burrin e saj,e godet burrin ne pikat e dobeta te tij dhe mund te prishe gjithcka.
Disa ceshtje ne i shohim si te vogla dhe i harrojme me bashkeshortet tane.
Mos lejo qe epshet e tua te behen pengese perpara Zotit tone dhe
te ndalohesh nga rrisku dhe gezimi i jetes bashkeshortore!
Kujdesu per jeten tende martesore,per te pasur nje shendet te mire.
Kujdesu per martesen tende dhe ate cka shton sigurine shpirterore.Kjo siguri eshte per te miren e gruas dhe shoqerise.

Referencat:Marre nga libri
Origjinali: ‘El-Hajat Ez-Zeuxhijeh Uel-Harekat Er-Rrumanise ‘
‘Autostrade Ndjenjash’
Autor:Semer Xhem’ani.
 


 

Si duhet ta dojë burri gruan e tij


Si duhet ta dojë burri gruan e tij

Falënderimi i takon vetëm Allahut, të vetmit që meriton adhurim. Paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të Dërguarin e Tij, mbi atë që na mësoi moralin e lartë, mbi atë që na mësoi si të dashurohet dhe respektohet femra, qoftë ajo grua, motër, nënë, vajzë, hallë apo teze.

Shprehja e ndjenjave mes dy të dashuruarve është nga themelet kryesore për një jetë të lumtur bashkëshortore dhe argument i ngrohjes së emocioneve mes tyre. Gjithashtu duhen shprehur ndjenjat e dashurisë ndaj nënës, por edhe ndaj vajzës, motrës, hallës apo tezes.

Shprehjet emocionale të dashurisë mes burrit dhe gruas nuk janë thjesht një tufë lulesh në një ditë të caktuar nga dikush që nuk di fare se cilat janë shkaqet kryesore që e lidhin dhe e bëjnë të lumtur një jetë të gjatë, të qetë, me themele të shëndosha mes të martuarve.

Kjo nuk aludon që të mos i bëjnë dhurata njëri-tjetrit, madje i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na ka treguar duke thënë: “Dhuroni dhurata, shtohet dashuria mes jush” , që d.m.th. se dhurata ndaj dikujt sjell dashuri dhe ngrohtësi tek ai. Kjo duhet të jetë gjatë tërë jetës, jo për një ditë në vit e ditët e tjera të jenë ferr për ta. Dhurata për një ditë të caktuar, për festë të caktuar, nuk lejohet.

Islami i pastër na ka inkurajuar t’i shprehim ndjenjat tona ndaj të tjerëve dhe t’u tregojmë atyre se me të vërtetë i duam. Transmeton Mikdad ibën Ma’dij Keribe, nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: “Nëse dikush prej jush e do vëllanë e vet, ta lajmërojë atë se e do.”

Ebi Salim el Xhejshani transmeton se ka shkuar tek Ebu Umejte në shtëpinë e tij dhe i ka thënë: “Kam dëgjuar Ebu Dherrin duke thënë se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Nëse e do dikush vëllanë e vet, të shkojë tek shtëpia e tij e ta lajmërojë se e do për hir të Allahut.”

E gjithë kjo është për njerëzit në përgjithësi, d.m.th. për dashurinë ndaj muslimanit dhe lajmërimi i tij për të. Po për gruan tënde?! Allahu e ka cilësuar si njeriun më të afërt dhe më të ngrohtë, siç thotë në Kur’an: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.”

Shembull më të mirë kemi pishtarin e të gjitha kohërave deri në Ditën e Gjykimit, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili nuk e fshihte dashurinë që kishte ndaj Aishes radijAllahu anha, por e shprehte haptazi. Transmeton Ebu Uthmani, se atij i ka treguar Amr ibën El Asi, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e kishte dërguar në një mision luftarak. Ai thotë: “U afrova tek ai dhe e pyeta: -Kush është njeriu më i dashur tek ti? Tha: -Aishja. I thashë: -E nga burrat? Tha: -Baba i saj. Pastaj i thashë: -Kush? Tha: Umeri, pastaj numëroi edhe disa njerëz të tjerë.”

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka inkurajuar që mes bashkëshortëve të ketë përherë fjalë të ngrohta, fjalë falënderuese dhe të ëmbla, sidomos kjo gjë duhet të jetë e theksuar te femrat ngase Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Allahu nuk e shikon një grua që nuk falënderon burrin e vet.”

Madje Islami e lejoi në një formë edhe gënjeshtrën, kur bëhet fjalë për shprehjen e emocioneve të ëmbla ndaj gruas.

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk lejohet gënjeshtra, pos në tri situata: kur burri i flet gruas diçka që e kënaq atë, në rast lufte, për të pajtuar dy njerëz.”

Kështu vazhduan edhe sahabët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke shprehur fjalë të mira dhe dashurie për gratë e tyre. Kjo traditë vazhdoi edhe më tej nëpër gjeneratat e pasuesve të Sunnetit.

E kanë pyetur Ebu Uthman en Nisaburin se cila ishte vepra prej së cilës shpresonte shpërblim të madh dhe priste të mira të mëdha?

Tha: “Isha në kohën e martesës dhe prindërit donin të më martonin, por kundërshtoja. Një ditë më erdhi një grua dhe më tha: “O Ebu Uthman! Për hir të Allahut kërkoj nga ti të martohesh me mua. E solli babanë e saj, i cili ishte i varfër, dhe ai më martoi me të. U gëzua shumë dhe kur shkova tek ajo, pashë mangësi dhe sëmundje, por ajo nga dashuria e madhe ndaj meje nuk më la të dilja nga dhoma. Nuk dola nga dhoma vetëm e vetëm që ta ruaja zemrën e saj, mos t’ia thyeja zemrën dhe nuk shfaqa asnjëherë urrejtje ndaj saj. Kemi jetuar kështu 15 vjet, derisa ajo vdiq, e nuk di që kam ndonjë vepër më të mirë që të shpresoj tek ajo pos ruajtja e zemrës së saj nga lëndimi.

Ndërsa Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Është thënë se një njeri u martua me një grua dhe kur do të bënte marrëdhënie intime me të, ka parë mangësi në trupin e saj (një sëmundje që deformonte lëkurën e trupit). Ky burri i tha se kishte probleme me shikimin dhe pastaj i kishte thënë se ishte i verbër. Kështu vazhdoi jeta e tyre martesore duke e lënë gruan të kuptojë se ky ishte i verbër tërësisht. Pas 20 vitesh ajo vdiq dhe nuk e kuptoi se ai shikonte. E pyetën se pse e kishte bërë këtë dhe kishte thënë: “Urreja që ta mërzisja nëse i thosha se po e shihja mangësinë e saj.”

Ndjenjat e dashurisë janë ndjenja që shprehen, që burojnë nga brendia e njeriut, d.m.th. nga zemra e tij. Zemra është botë e fshehur, ku nuk ka mundësi të hyjë askush dhe t’i dijë qëllimet dhe ngrohtësinë e saj, me përjashtim të asaj që zemra e përcjell përmes të dërguarit të saj, e cila është gjuha, mjeti i vetëm që shpreh ndjenjat e saj.

Vazhdimi i një jete të lumtur dhe të ngrohtë bashkëshortore duhet të përcillet patjetër me shprehje të ngrohta mes tyre.

Është plotësisht e padrejtë të respektohet gruaja me një tufë lulesh në një ditë të vetme të vitit.

Ky është respekti më i madh që ata i bëjnë gruas, nënës, vajzës apo motrës së tyre.

Meritat e vetme gruaja, nëna, vajza, motra i gjejnë në Islamin e pastër, prandaj le të kthehemi në praktikimin e Islamit të pastër, se në të gjejmë shpëtimin e kësaj bote kalimtare dhe të asaj të përjetshmes.

Unejs MURATI
Gjilan / Kosovë
Dëlirje & Edukim nr 23/ 38

Mein Sohn, heirate nie folgende Frau!

Muhammad Ibn Abd us-Samad al-Khuschani riet seinem Sohn, folgende Frauen nie zu heiraten:

Heirate keine Frau die folgenden Charakter hat: ihre Rede ist eine Strafe und ihre Stimme ist befehlend. Sie ignoriert deine guten Taten und zeigt dir deine Fehler. Sie missachtet dich wenn du Schwierigkeiten hast und zeigt keine Zuneigung und sie fürchtet ihren Mann nicht. Wenn ihr Mann heimkehrt, geht sie ihm aus dem Weg und wenn er zu ihr kommt, geht sie weg. Wenn er lacht, weint sie und wenn er weint, lacht sie. Wenn er sich scheiden lässt, dann beklagt sie sich bei Allah. Sie unterstützt nicht, nimmt ihren Anteil und den Anteil anderer und sie kritisiert immer, lärmend, auflehnend, beleidigend und herabsetzend. Ihr Haus ist wie Misthaufen. Sie weint sogar wenn sie der Angreifer ist und bezeugt sogar wenn sie abwesend ist. Sie sagt die Unwahrheit und hat schlechte Charaktereigenschaften