Terrorizimet nga Kisha Ortodokese ne Egjipte ndaj te Konvertuarve ne Islame

Ne linkun e meposhtem mund te shihni videon qe tregon terrorrin dhe presionin qe ushtron Kisha ortodokse kopte e Egjiptit ndaj femrave krishtereve qe pranojne Islamin (madje disa prej tyre jane zhdukur dhe nuk dihet per fatin e tyre).

Advertisements

Pendimi i Fudajl ibën IJADIT


Pendimi i Fudajl ibën IJADIT

 

Tregim dhe shembull i shkëlqyer…i një personaliteti të rrallë

Ebu Vehb Muhammed ibën Muzahim thotë: E kam dëgjuar Abdullah ibën Mubarekun duke thënë: Njeriu më i devotshëm që e kam parë ishte AbdulAzizi biri i Ebu Ruvadit, njeriu më i përmbajtur Fudajl ibën Ijadi, njeriu më i ditur Sufjan Theuriu dhe fekihu (juristi) më i madh Ebu Hanifeja, Allahu i mëshiroftë të gjithë.

Ibën Mubareku thotë: Për shkak të pendimit të sinqertë Allahu e frymëzoi me urtësi që si perla dilnin prej gojës së tij.

Fudajl ibën Ijadi, Allahu e mëshiroftë, para se të bëhet mysliman, ishte kusar, një bandit që plaçkiste njerëzit të cilët i sulmonte në rrugë. Nga frika e madhe, shumica e karvanëve mënjanonin rrugët nëse mendonin se në ato do të hasin në bandën e Fudajlit.

 

Një natë, Fudajli vendosi të shkon në fshat për ta parë gruan në të cilën ishte dashuruar. Duke u ngjitur në murrin e oborrit dëgjoi zërin e njeriut që lexonte Kur’an. Ajeti të cilin e dëgjoi ishte

A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë, e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.” (Hadid, 16)

Ajeti që e dëgjoi, preki thellë Fudajlin, i cili e ndërpreu atë të cilën ishte duke e bërë në atë moment, u largua dhe u fsheh në një vend në të cilin e kaloi natën duke u penduar.

Më vonë, natën, dëgjoi disa udhëtarë duke e këshilluar njëri tjetrin: Kujdes. Fudajlin e keni para në pritë me kusarët e tij. Pasi që i dëgjoi këto fjalë, doli dhe tha: Mos keni frikë, Fudajli është penduar, dhe u premtoi siguri gjatë udhëtimit.

 

Pas kësaj ndodhie Fudajli filloi udhën e kërkimit të diturisë dhe u bë dijetar i madh që përhapte dritën e udhëzimit. Nga tregimi i pendimit të Fudajlit përfitojmë shumë mësime. Fakti se është ndalur për ta dëgjuar ajetin e Kur’anit dhe pas dëgjimit të tij ka vendosur të kthehet tek Allahu, flet qartë për ndikimin e Kur’anit fisnik, i cili hap zemrën dhe ndriçon rrugën drejt pendimit.

 

Kuptimi themelor i pendimit është kërkimi i strehimit te Allahu për mëkatet që i kemi bërë, të vendosim që të njëjtat mos t’i përsërisim dhe ta lusim Allahun për mbështetje dhe udhëzim që premtimin e dhënë ta mbajmë.

 

Fjala pendim (teube) në gjuhën arabe e ka kuptimin e kthimit. Në tregimin e Fudajlit shohim se ai e ka ndërprerë plaçkitjen e udhëtarëve po në atë natë në të cilën është penduar. Ne shohim se shumë njerëz tregojnë shenja të dobësisë dhe kthehen në mëkatet që i kane bërë më parë. Megjithatë, Allahu e shpreh mëshirën e Tij ndaj robit duke thënë:

Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues! Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuluni Atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë.” (Zumer, 53-54)

 

Nga ky ajet shohim se mëshira e Allahut nuk është e veçantë për besimtarët e devotshëm. Allahu është i mëshirshëm edhe ndaj atyre që e kanë humbur rrugën dhe kanë devijuar. Kushti i kësaj mëshire është që ata të kthehen tek Allahu me pendim duke qenë të përkushtuar në adhurim.

Allahu, subhanehu ve te’ala, thotë: “Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqija dhe vetëm atëherë kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: “Unë tash u pendova!” e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër.” (En Nisa, 18)

 

Për këtë shkak në duhet t’i ndërpremë mëkatet dhe të kërkojmë falje prej Allahut para se të bëhet vonë. Duhet të mundohemi të jemi si Fudajli i cili dëgjoi ajetin dhe u pendua po në atë moment.

Shoqëria bashkëkohore në të cilën jetojmë është shumë e hapur, në të “kalon” çdo gjë. Përkufizimet e të mirës dhe të keqes janë bërë fjalë të pakuptimta. Në një shoqëri të tillë kufiri i vetëm që njeriu e vendos është kufiri i ndërgjegjes.

 

Për rëndësinë e pendimit flasin qartë edhe lutjet e shumta, të cilët na i ka mësuar i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Lutje e tillë është Sejjidul Istigfar-i (E zgjedhura e lutjeve për pendim) në të cilën thuhet:

“O Allah, ti je Zoti im. Nuk ka të adhuruar me meritë përpos Teje. Me ke krijuar dhe unë jam robi Yt. Aq sa kam mundësi do të mundohem të jam besnik në marrëveshjen dhe premtimin që e kam dhënë. Kërkoj strehim te Ti nga të këqijat që i kam bërë dhe jam mirënjohës për të mirat që m’i ke dhënë. I pranoj mëkatet e Mia. M’i fal mëkatet sepse askush përpos Teje nuk i fal mëkatet. Amin

 

Një këshillë e Fudajlit:

Frika e robit prej Allahut varet nga shkalla e dijes që e ka njeriu për Allahun. Asketizmi në dynja varet nga lakmimi që e ka njeriu për Ahiretin. Ai që punon me atë që e di, ndalet nga puna me atë që nuk e di. Ai që punon me dije Allahu do t’ia mëson edhe atë që nuk e di. Ai që nuk ka moral të mirë e ka shëmtuar fenë dhe namin e tij.

 

Gënjeshtari më i madh është ai që kthehet në mëkat dhe njeriu nuk do ta plotëson besimin e tij përderisa nuk arrin që epshin t’ia nënshtron fesë.

Ajo që ka kaluar përmendet si shembull, dita e sotme është për punë kurse e nesërmja është shpresë.

 

Kur Harun Rashidi e vizitoi në shtëpinë e tij, ai e këshilloi me fjalët me te cilët Salimi i biri i Abdullahut dhe Rexhai i biri i Hajves e këshilluan Omer ibën Abdul Azizin:

Për agjërimin në botë përgatite iftarin që do ta hash pas vdekjes në ahiret. Ndaj plakut prej myslimanëve sillu si ndaj babës, ndaj atij në moshë te mesme sillu si ndaj vëllait, ndaj të riut prej myslimanëve sillu si ndaj birit. Plakun respektoje, burrin nderoje dhe birin mëshiroje.

Atë që e do për vete doje edhe për vëllain.

 

Allahu e mëshiroftë më mëshirën e Tij të gjerë në dynja dhe ahiret.

 

Përpiloi: Talha Kurtishi

 

KËSHILLË DREJTUAR MOTRAVE MUSLIMANE QË SHKRUAJNË NËPËR FORUMET NË INTERNET

KËSHILLË DREJTUAR MOTRAVE MUSLIMANE QË SHKRUAJNË NËPËR FORUMET NË INTERNET

Autor: Shejkh ‘Ubejd bin ‘Abdullah el-Xhabiri hafidhahullah
Burimi: SalafiTalk.net

Pyetje: Disa nga motrat shkruajnë tema rreth dijes në disa faqe interneti dhe ato refuzojnë disa autorë për deklaratat e tyre. Atëherë ç’mendim keni ju për këtë gjë?

Përgjigje: Këshilloj çdo grua Muslimane, sidomos gratë Selefije që të mos hyjnë tek kjo gjë.

Së pari, për shkak se kjo është humbje kohe.

Së dyti, kjo e bën atë objekt talljeje dhe dëfrimi për ata që janë të dalldisur dhe ata që kanë zemra të sëmura. Nëse ajo duhet ta bëjë patjetër këtë gjë, atëherë le të mjaftohet me dëgjimin e mësimeve nga ata që njihen për dijen e tyre, për praktikimin e Fesë dhe për mirësinë e tyre. Poashtu, asgjë nuk e ndalon atë nga shpërndarja e fjalëve dhe fetvave të Dijetarëve të nderuar në mënyrë që vëllezërit dhe motrat e saj të përfitojnë prej tyre.

Pyetje: Kush janë rregullat e përgjithëshme për motrat që flasin në internet me vëllezërit apo anasjelltas?

Përgjigje: A nuk e dëgjove përgjigjen tonë? Ne këshillojmë që të braktiset kjo gjë… diskutimet, shkëmbimet e perceptimeve dhe ndjenjave, siç e përmenda më parë. Së dyti, dhe kjo është ajo që po shtoj si përgjigje për pyetjen tuaj:

Unë them se shumë nga ata që kanë zemra të sëmura hyjnë në programet e grave me emra grashë, Umm filani e Umm fisteku. Me të vërtetë, ai emërtohet me emrin e një gruaje! Dhe qëllimi i tyre është që të dëfrehen duke dëmtuar Femrat Muslimane.

Ti dhe hena

Ti dhe hena

Autor: Ismail Kadare


Kësaj nate me hënë të vjeshtës

Dola fushës të bredh kuturu

Retë shtuhen me vrap pa reshtur

…Hëna duket aty-këtu

 

Porsi retë mendimet e mia

Po më shtyhen ndër mend më shpesh

dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti

si kjo hënë që duket mes resh.

 

Hëna shpejt do të zhduket

dhe netët do të mbeten pa të

kurse ti në ëndërrimet e mia përjetë

perëndim s’do të kesh kurrsesi.

 

CILËSITË DALLUESE TË GRUAS SELEFIJE

CILËSITË DALLUESE TË GRUAS SELEFIJE

 

Pyetje: Kush janë cilësitë dalluese të gruas Selefije?

Përgjigje: Kjo kërkon një përgjigje të gjerë e të gjatë. Ne do të cekim atë që do na i bëjë të lehtë Allahu Subhanehu ue Te’ala.

Është cilësia themelore e gruas Muslimane të kapurit fort pas Librit të AllahutSubhanehu ue Te’ala dhe pas Sunetit të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue alihi ue sel-lem) aq sa të ketë mundësi, sipas kuptimit të Selefus-Salih (të Parët tanë të Mirë). Gjithashtu, është mirë që ajo të bashkëveprojë me Muslimanët në një mënyrë të mirë… e poashtu edhe me mosbesimtarët. Allahu Subhanehu ue Te’ala thotë në Librin e Tij:

وَقُولُوا لِلنَّاسِ حُسْنًا

…t’u thoni fjalë të mira njerëzve (duke i urdhëruar për mirë dhe duke i ndaluar nga e keqja, si dhe duke u thënë të vërtetën për Muhamedin).” [el-Bekare, 83]

إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُكُمْ أَنْ تُؤَدُّوا الأمَانَاتِ إِلَى أَهْلِهَا

Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin.” [en-Nisa, 58]

وَإِذَا قُلْتُمْ فَاعْدِلُوا

Dhe kur të flisni, thoni të vërtetën.” [el-En’am, 152]

Dhe Allahu Subhanehu ue Te’ala thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُونُوا قَوَّامِينَ بِالْقِسْطِ شُهَدَاءَ لِلَّهِ وَلَوْ عَلَى أَنْفُسِكُمْ

O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush…” [en-Nisa, 135]

Ajo e ka obligim që t’i përmbahet veshjes Islame dhe të qëndrojë larg atyre veshjeve që e përngjasojnë me armiqtë e Islamit.

Imam Ahmedi ka transmetuar në Musnedin e tij nën autoritetin e ‘Abdullah Ibn ‘Umerit (radij-Allahu ‘anhu) se ai ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: Ai që i përngjason një populli është prej tyre.

Dhe Zoti i Lartësuar ka thënë në lidhje me çështjen e veshjes dhe rrobave:

يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُلْ لأزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاءِ الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِنْ جَلابِيبِهِنَّ ذَلِكَ أَدْنَى أَنْ يُعْرَفْنَ فَلا يُؤْذَيْنَ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا (٥٩)

O Pejgamber, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen (si gra të ndershme) e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” [el-Ahzab, 59]

Imam Tirmidhiu ka transmetuar në Xhamiun e tij hadithin e ‘Abdullah Ibn Mes’udit (radij-Allahu ‘anhu) në të cilin ai ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue alihi ue sel-lem) ka thënë:Gruaja është diçka e cila duhet të mbulohet, sepse nëse ajo del nga shtëpia e saj Shejtani e ngre atë (që ta shohin njerëzit).

Ne e këshillojmë atë që të sillet mirë me burrin e saj nëse ajo kërkon një jetë të lumtur, sepse me të vërtetë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue alihi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse një burrë e thërret gruan e tij në shtrat dhe ajo refuzon, melaiket e mallkojnë atë.[2]

Kurse në Sahihun e Muslimit qëndron: …dhe ata që janë në qiej janë të zemëruar me të. [3]

Gjithashtu, ajo duhet të kujdeset për fëmijët e saj sipas normave Islame, pasi është transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi në Sahihët e tyre nga hadithi i Ibn ‘Umerit (radij-Allahu ‘anhu) ku ai ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue alihi ue sel-lem) ka thënë: “Të gjithë ju jeni barinj dhe secili prej jush është përgjegjës për kopenë e tij, kurse gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe është përgjegjëse për kopenë e saj. [4]

Gjithashtu, ka ardhur në dy Sahihët nga hadithi i Mu’kal Ibn Jasir (radij-Allahu ‘anhu) i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue alihi ue sel-lem) ka thënë:Çdo burrë të cilit Allahu i ka dhënë sundim mbi disa njerëz dhe ai nuk kujdeset për ata me ndershmëri, ai kurrë nuk ka për të nuhatur aromën e Xhenetit. [5]

Ajo nuk duhet të merret me da’uet përpara edukimit të fëmijëve të saj, sepse është e domosdoshme që ajo të jetë e kënaqur me gjykimin e Allahut për dallueshmërinë e burrit mbi gruan. Allahu Subhanehu ue Te’ala thotë:

وَلا تَتَمَنَّوْا مَا فَضَّلَ اللَّهُ بِهِ بَعْضَكُمْ عَلَى بَعْضٍ لِلرِّجَالِ نَصِيبٌ مِمَّا اكْتَسَبُوا وَلِلنِّسَاءِ نَصِيبٌ مِمَّا اكْتَسَبْنَ وَاسْأَلُوا اللَّهَ مِنْ فَضْلِهِ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا (٣٢)

Mos i lakmoni ato gjëra, me anë të të cilave Allahu i ka bërë disa nga ju të dallohen mbi të tjerët: meshkujt do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar e po ashtu edhe femrat do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij. Vërtet, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.” [en-Nisa, 32]

Dhe Ai thotë:

الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاءِ بِمَا فَضَّلَ اللَّهُ بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ وَبِمَا أَنْفَقُوا مِنْ أَمْوَالِهِمْ

Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre.” [en-Nisa, 34]

Dhe në dy Sahihët është transmetuar se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue alihi ue sel-lem) ka thënë:Unë ju urdhëroj që të silleni mirë me gratë tuaja, ngase ato janë krijuar nga brinja dhe pjesa më e lakuar e brinjës është pjesa e sipërme e saj; nëse do përpiqeni ta drejtoni atë keni për ta thyer dhe nëse e lini, ajo do të mbetet e lakuar.[6]

Duhet që gruaja të tregohet e duruar me caktimin e Allahut që i ka dhënë burrit epërsi mbi atë dhe se kjo nuk do të thotë që ai e ka të nënshtruar atë. I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue alihi ue sel-lem) ka thënë, siç gjendet në përmbledhjen e Imam Tirmidhiut:Unë ju urdhëroj që të silleni mirë me gratë tuaja, sepse ato janë robëresha për të cilat ju keni përgjegjësi. Ju nuk keni pushtet tjetër mbi to përveç se në këtë aspekt. Ju keni një të drejtë mbi gratë tuaja dhe gratë tuaja kanë një të drejtë mbi ju. E drejta juaj mbi gratë është që ato të mos lejojnë askënd që të afrohet në shtratet tuaja duke ju hidhëruar juve dhe që të mos lejojnë askënd që ju e urreni të hyjë në shtëpitë tuaj. Dhe e drejta e tyre mbi ju është që ju të silleni mirë me to duke i furnizuar me veshmbathje dhe ushqim. [7]

Në Sunene dhe në Musnedin e Imam Ahmedit, nga hadithi i Mu’auije Ibn Hejde, (transmetohet) se një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë të drejte ka gruaja mbi burrin e saj?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue alihi ue sel-lem) tha: Që ai ta ushqejë atë kur ushqehet vetë, ta veshë kur vishet vetë, të mos e godasë në fytyrë dhe të mos e shajë atë si e shpifur dhe as të mos e ofendojë, përveç kur është në shtëpi.

E si kuptohet kjo, Allahu ju bekoftë?

Është e domosdoshme që të bashkëpunohet me njëri-tjetrin në mirësi. Burri punon me gruan e tij në një mënyrë Islamike, e ndihmon atë në kërkimin e dijes dhe e mbështet në da’uen e saj për tek Allahu. Edhe gruaja punon me burrin e saj në një mënyrë Islamike, e ndihmon atë në kërkimin e dijes, e mbështet në da’uen e tij për tek Allahu dhe në mirëmbajtjen e shtëpisë.

Vërtet, Allahu Subhanehu ue Te’ala thotë:

وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى وَلا تَعَاوَنُوا عَلَى الإثْمِ وَالْعُدْوَانِ

Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe shkelje të kufijve!” [el-Ma’ide, 2]

Dhe Allahu e di më së miri.

 

Fundnota:
[1] Ky hadith është transmetuar nga Tirmidhiu dhe gjendet në el-Xhami’us-Sahih të Shejkh Mukbilit. Shejkhul-Albani ka deklaruar se ai është sahih në Sahih et-Tirmidhi.
[2] Transmetuar nga Bukhari (n. 5193) dhe Muslimi (n. 122/1436).
[3] Transmetuar nga Muslimi (121/1436).
[4] Transmetuar nga Bukhari (n. 5200) dhe Muslimi (n. 2829).
[5] Transmetuar nga Bukhari (n. 7152) dhe Muslimi (n. 146)
[6] Transmetuar nga Bukhari (n. 5182, 3331) dhe Muslimi (n. 1468)
[7] Transmetuar nga Tirmidhiu (n. 1423), Ibn Maxheh (n. 1101) dhe Shejkhul-Albani, Allahu e mëshiroftë, e ka deklaruar hasen.

 

Autor: Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (Allahu e mëshiroftë)
Burimi original: “Fetva rreth Gruas Muslimane” fq. 20

 

Warum tötest du, Zaid?

Warum tötest du, Zaid?

von Dr.Jürgen Todenhöfer

Hier Teil 1 & 2  ZDF

Teil 1

Teil 2

Hier Teil 1,2 & 3 N24

Teil 1

Teil 2

Teil 3

 

Mbajtja e foshnjeve ndër duar gjatë kohës së namazit edhe pse nuk dihet se a janë rrobet e tyre të pastra

Mbajtja e foshnjeve ndër duar gjatë kohës së namazit edhe pse nuk dihet se a janë rrobet e tyre të pastra

 

Në dy Sahihe transmetohet nga Ebu Katade se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem në namaz e ka mbajtur Umame bint Zejnebin , ndërsa kur ngrihej e merrte ndër duar, ndërsa kur binte në sexhde , e lëshonte afër vetes.

Në thënien e  Muslimit thuhet se e ka mbajtur në qafë gjatë kohës së namazit.

Ebu Davudi përmend:

“Derisa prisnim Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem doli me Umamen , me vajzen e Zejneb dhe Ibn el-Asit duke e bartur në qafë. Pejgamberi hyri në namazë, ndërsa ne menjëherë pas tij, ndërsa Umame edhe mëtej ishte në qafën e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Pastaj solli tekbir, të cilën e bëmë edhe ne pas tij. Kur u nis për  sexhde , e lëshonte afër tij dhe e kryente sexhden, ndërsa kur u ngrit në rekatin e dytë, sërish e mirrte dhe e vendoste në qafë dhe kështu ka vepruar derisa nuk dha selam.”

Nga kjo shifet qartë se kjo ishte në namazin farz dhe këtu është përgjigjia për të dyshimtit se lëvizjet në namaz të cilat nuk kanë lidhje me namazin nuk e prishin namazin nëse egziston nevoja për to.Në këtë thënie është shprehur mëshira ndaj fëmijëve , ndërsa këtu është edhe mësimi për sjellje të mirë , si dhe ajo se prekja e fëmijës femër nuk e prish abdesin.

 

Marrë nga libri:“Një buqetë lulesh për fëmijën tuaj” faqe 187, me autor Shejkun Islam Ibn Kajjim el Xheuzije.

Ndërsa lutja jonë e fundit është: Falenderimi dhe i tërë suksesi qëndron vetëm me All-llahun subhanehu ve teAla.