Suche nach Gründen, um deine Geschwister zu entschuldigen!

Suche nach Gründen, um deine Geschwister zu entschuldigen

Muhammad ibn Sirin sagte: Wenn du über deinen Bruder was hörst, so suche für ihn einen Grund der Entschuldigung. Wenn du keinen findest, so sage: “Vielleicht hat er einen Grund, den ich nicht kenne.” berichtet von Ibn Asaqr

Wenn einer von euren Brüdern einen Fehler begeht, so sucht für ihn 70 Gründe der Entschuldigungen. Wenn eure Herzen diese Gründe nicht akzeptieren, so wisst, dass der Mangel bei euch liegt – weil dem Muslim 70 Gründe der Entschuldigungen erschienen sind und er sie nicht akzeptiert.

Das sagte Hamdun al-Qassar und Abu-Aburrahman as-Salami in seinem Buch “Adabu Suhbha”, Seite 45 überliefert.

Und von ihm hatte Al-Baihaqi in seinem Buch “Asch-Shu3ab Al-imaan” überliefert, Band 7, Seite 522

Abu Qalaba sagte: Suche für deinen Bruder, soweit wie du kannst, einen Grund der Entschuldigung. Wenn du keinen Grund für ihn findest, so sage: Vielleicht hat ein Bruder einen Grund, den ich nicht kenne. Das hatte ibn Abudunya in seinen Buch “muderatunNas”, auf Seite 49 überliefert.

Umar ibn Abdul-Aziz (rahimahullah) sagte: “Der vernünftigste Menschen ist der, der am meisten entschuldigt – das heißt, er sucht immer Entschuldigungen für die Anderen.”

Sie sollen vergeben und verzeihen. Wünscht ihr nicht, daß Allah euch vergebe? Und Allah ist allvergebend, barmherzig. [24:22]

Advertisements

Pretenduesi i dickaje duhet të sjellë fakt vërtetues, ndërsa refuzuesi (pala e akuzuar) mjafton të betohet.


Shpjegimi i Hadithit :“ Pretenduesi i dickaje duhet të sjellë fakt vërtetues, ndërsa refuzuesi (pala e akuzuar) mjafton të betohet”.

Nga shejhu el alameh: Abdurrahman bin Nasir es-Sadij


Sa fjalë madhështore dhe gjithëpërfshirëse e ngjarjeve të larmishme dhe ndodhive të ndryshme që hasen mes njerëzve, qoftë në të drejtat individuale, apo në lidhje me pasuritë dhe borxhet, sa herë që ndodh konflikt, mosmarrëveshje apo paqartësi !
Ky është parim që u jep përgjigje të gjithë këtyre problemeve, duke gjykuar se pretenduesi (akuzuesi) duhet të sjellë fakt vërtetues për akuzën e tij, ndërsa pala tjetër (i akuzuari) mjafton që të betohet kundra asaj akuze, përderisa akuzuesi nuk sjell dot fakte dhe argumente vërtetuese.
Ky parim përfshin cështje të ndryshme, prej tyre përmendim shembujt e mëposhtëm:
1) Nëse dikush pretendon një të drejtë ndaj dikujt, qoftë në lidhje me gjakun apo pasurinë apo dicka tjetër, duke mos sjellë fakte, dhe i akuzuari e mohon akuzën e ngritur ndaj tij.
2) Nëse është i pohuar (i vërtetuar) një obligim tek një person ndaj një tjetri dhe më pas ai (i pari) pretendon shlyerjen e atij obligimi ose mos ekzistencën etij, ndërsa i zoti i të drejtës e mohon që t`i jetë kthyer e drejta (merret në konsideratë thënia e mohuesit).
3) Nëse është pohuar ( vërtetuar) pronësia e dikujt mbi dicka dhe më pas pretendon dikush tjetër pronësinë e asaj gjëje, ndërkohë që pronari e mohon dicka të tillë (merret për bazë thënia e pronarit të parë ).
4) Nëse dikujt i ishte lënë dicka në ruajtje në formë amaneti dhe më pas pretendon dëmtimin apo shkatërrimin e asaj pasurie, ndërkohë që pronari i asaj pasurie e refuzon këtë pretendim. Kjo cështje përfshin personin e autorizuar (uekilin),administratorin e vakfit (nadhiral uakf), kujdestarin e jetimit (uelijel jetim), bashkëpronarin në disa nga llojet e bashkëpunimit fitimprurës ( pra, kur këta pretendojnë shaktërrimin e pasurisë ndërkohë që pala tjetër e refuzon këtë pretendim).
5) Nëse personi ngarkohet me dëmshpërblimin e dickaje që dëmton në dëm të dikujt tjetër dhe më pas bie në mosmarrëveshje me të zotin e së drejtës në lidhje me përcaktimin e vlerës së zhdëmtimit, atëherë do merret për bazë fjala e tij.
6) Nëse dikush autorizohet për të administruar një pasuri të përbashkët mes tij dhe një tjetri, dhe gjatë kësaj kohe blen dicka ose merr me qera dicka dhe thotë se e ka marrë personalisht për veten e tij, ndërkohë që ortaku tjetër pretendon se ai veprim është i bashkangjitur me pasurinë e tyre, atëherë do merret në konsideratë thënia e të autorizuarit.
7) Nëse dy persona bien dakort për një lloj akti dhe e përfundojnë, më pas njëri pretendon se akti nuk është korrekt për shkak të mungesës së një kushti, apo një elementi bazik, apo një pengese, ndërkohë që tjetri e refuzon këtë pretendim, do merret në konsideratë thënia e atij që mbron vlefshmërinë e aktit.
8 ) Nëse dikush pretendon një kusht të caktuar ose një kufizim specifik ose një përshkrim të caktuar ose një afat, etj ndërkohë që pala tjetër e mohon këtë gjë të pretenduar, atëherë do merret në konsideratë thënia e mohuesit.
9) Nëse dikush pretendon prishjen e një akti, shitblerjeje ose qeraje ose martese, etj ndërkohë që pala tjetër e mohon dicka të tillë, do merret në konsideratë thënia e mohuesit.
10) Nëse dikush pretendon dicka shtesë apo mangësi në lidhje me një cështje për të cilën kishin rënë dakort që më parë, atëherë merret në konsideratë thënia e atij që nuk pranon shtesën apo mangësinë.
11) Nëse dikush ka mbi vete obligime pasurore ndaj të tjerëve për shkaqe të ndryshme (si psh borxh, zhdëmtim,mehr, etj) dhe shlyen një pjesë prej tyre ose ia fal një pjesë pala tjetër dhe më pas bien në mosmarrëveshje në lidhje me sasinë e shlyer apo të falur, do merret në konsideratë thënia e shlyerësit të obligimit ( në rastin e shlyerjes), ndërsa kur i falet do merret në konsideratë thënia e falësit.
12) Nëse dikush kryen një obligim (jo adhurim fizik) për një tjetër me nijet kthimi (pra ia lehtëson përkohësisht me kusht që më pas personi tia kthejë vlerën e shpenzuar), i takon që t`i kthehet vlera e shpenzuar,kurse nëse e ka kryer atë obligim pa nijet kthimi, nuk i takon asgjë.Nëse bien në mosmarrëveshje në lidhje me kushtin e kthimit, do merret në konsideratë thënia e e atij që ia kreu obligimin, nëse e kishte me nijet kthimi apo jo.
13) Në përgjithësi cështjet në të cilat njeriu pohon ndaj vetes obligime (borxhe, detyrime, etj), nëse ndodh mosmarrëveshje do merret në konsideratë thënia e pohuesit.
14) Në të gjitha llojet e mosmarrëveshjeve që ndodhin mes njerëzve, nëse njëra prej palëve ka një bazë ku mbështetet (psh parimin e mirënjohur që origjina është se njeriu nuk ka mbi vete obligime, përvecse me argument dhe fakt), atëherë do merret në konsideratë thënia e kësaj pale. Në të gjitha rastet në të cilat merret në konsideratë thënia e njërës palë, i mjafton kësaj pale që të betohet për vërtetësinë e thënies së tij, nqs pala tjetër nuk sjell argumente dhe fakte bindëse për të kundërtën.
15) Cështjet e dhuratave dhe cmimeve që ofrohen për personat kundrejt një pune apo shërbimi të caktuar, nëse ndodh mosmarrëveshje mes ofruesit dhe fituesit, do merret në konsideratë thënia e ofruesit të cmimit.
Duhet të kemi parasysh se në të gjitha rastet kur merret në konsideratë thënia e njërës palë, kemi kushtin që thënia e tij të mos jetë qartazi në kundërshtim me realitetin konkret apo atë realitet normal të zakonshëm që njihet mes njerëzve, sepse në këto raste hidhet poshtë fjala e tij dhe merret për bazë vlerësimi i njerëzve ekspertë apo me përvojë në atë fushë apo zakoni mbizotërues në atë bashkësi.
16) Cështjet në të cilat njeriu shprehet me nënkuptime, si psh në lirimin e robërve apo në divorc (psh i thotë bashkëshortes: ik në shtëpinë e prindërve të tu), etj, do merret për bazë qëllimi i folësit, nëse kishte për qëllim divorcin apo jo, lirimin nga robëria apo jo, etj.
17) Do merret në konsideratë thënia e gruas për gjykimet që kanë lidhje me cështjet e menstruacioneve apo të lehonisë apo të shtatzanisë, qoftë për pohimin e dickaje apo për mohimin e saj. Nëse ndodh mosmarrëveshje në këtë fushë dhe pala pretenduese nuk ka fakte, do merret për bazë thënia e gruas.

Marrë nga libri: el Fetaua es-sadijeh fq 445-447
Përktheu: Shuajb Rexha

“E paguar”

“E paguar”


Një djalë i vogël iu ngjit nënës së tij në kuzhinë një natë derisa ajo po bënte gati darkën dhe ia dorëzoi një copë letre ku ky kishte shkruar diçka në të. Nëna pasi i thau duart me përparësen e saj filloi ta lexojë copëzën e letrës ku shkruante:

Për kositjen e kullosës: 5 euro…

Për pastrimin e dhomës sime këtë javë: 1 euro…

Për atë që kam shkuar në dyqan për ty: 0.50 euro…

Për atë që e kam ruajtur vëllanë e vogël derisa ti ishe në shitblerje: 0.25 euro…

Për hedhjen e mbeturinave në kontenjer: 1 euro…

Për sjelljen e një dëftese të mirë: 5 euro…

Për fshirjen dhe rregullimin e oborrit: 2 euro…

Gjithsej më ke borxh: 14.75 euro

Hëmm! Nëna filloi ta shikonte të birin derisa ai rrinte pranë saj dhe sikur ia lexonte kujtimet që i silleshin asaj nëpër kokë. Ajo e kapi lapsin, e ktheu së prapthi letrën që e kishte shkruar i biri dhe shkroi:

Për nëntë muaj që të kam bartur në bark derisa ti rriteshe: falas (gratis)…

Për të gjitha netët që kam ndenjur pa gjumë, jam kujdesur dhe jam lutur për ty: falas…

Për të gjitha kohët e zahmetshme dhe për të gjithë lotët që më ke shkaktuar ti përgjatë viteve: falas…

Për të gjitha netët e mbushura plot tmerr dhe shqetësimet që kam pasur: falas…

Për lodrat, ushqimin, teshat madje edhe fshirjen e hundëve tua: falas, bir.

Kur t’i mbledhësh krejt këto, çmimi i dashurisë sime për ty është: falas

Kur përfundoi së lexuari atë që kishte shkruar e ëma, sytë iu mbushën me lot dhe duke e shikuar drejt në sy të ëmën i tha: “Nënë, vërtet të dua shumë”. E mori lapsin dhe me germa të mëdha shkroi në letër: “E PAGUAR”.

Nga Behz bin Hakim nga babai i tij nga gjyshi i tij i cili ka thënë:

“Thashë, ‘O i dërguar i Allahut, kush e meriton më së shumti bamirësinë time?’

Ai tha:’Nëna jote’.

Thashë:’Kush e meriton më së shumti bamirësinë time?’

Ai tha:’Nëna jote’. Thashë:’Kush e meriton më së shumti bamirësinë time?’

Ai tha:’Nëna jote’. Thashë:’Kush e meriton më së shumti bamirësinë time?’

Ai tha:’Babai yt, pastaj i afërmi yt, pastaj i afërmi yt [sipas radhës]?'” [Hasen, Irua 2232, 829]

Nga Ebu Bureideh se ai ishte me Ibn Umerin dhe një njeri nga Jemeni po bënte tauaf Shtëpinë [Ka’bën] duke mbartur nënën e tij në shpinë dhe duke thënë:”Unë jam deveja e dëgjueshme e saj, dhe kur deveja e saj do të frikësohej, unë s’do të frikësohesha”.
Pastaj ai tha:’O Ibn Umer! A mendon se ia kam paguar borxhin asaj [nënës]?’ Ai tha:’Jo, madje as për një rënkim të vetëm që i ka dalë asaj gjatë lindjes [tënde]’.
Pastaj Ibn Umer e bëri tauaf Shtëpinë, pastaj erdhi tek pozita [e Ibrahimit] dhe i fali dy rekate. Pastaj tha:’O Ibn Ebu Musa! Vërtet çdo dy rekate e shlyejnë atë çfarë ka ndodhur para tyre’. [Sahih Isnad]

Nga Ebu Hurejre nga pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] se ai ka thënë:“Biri kurrë s’mund t’ia paguajë borxhin [që e ka lindur dhe rritur] prindit të tij, përveç nëse e gjen atë si rob, pastaj e blen dhe e liron”. [Sahi, Irua 1747]


Diktatura shpirtërore katolike dhe muslimanët shqiptarë

Diktatura shpirtërore katolike dhe muslimanët shqiptarë

Lajmet që në këto ditët e fundit janë transmetuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, ku si në Kuvendin e Kosovës dhe të Maqedonisë, ashtu edhe në të gjithë jetën politike të Tiranës është festuar 100 vjetori i lindjes së murgeshës katolike Gonxhe Bojaxhi (të njohur si Nënë Tereza), kanë qenë shumë tronditëse për ata shtetas shqiptarë apo kosovarë të besimit musliman (por jam i mendimit edhe ortodoksë, laikë, ateistë etj), të cilët vazhdojnë ti ushqejnë vetes besimin se vendet e tyre në mos që janë laike, do të vazhdojnë të paktën të ekzistojnë si shekullare edhe përgjatë shekullit të XXI.

Megjithatë, fushata shtetërore që është ndërmarrë në këto vitet e fundit si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, ku një personazh fetar i huaj, si Anjezë Bojaxhiu, po ju imponohet shqiptarëve si shenjtore kombëtare, shtyjnë shkruesin e këtij shkrimi të besojë se, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, të dy regjimet e korruptuara që perëndimi mban në pushtet mbi shqiptarët, po punojnë në mënyrë të pandalshme të instalojnë një diktaturë nacional-katolike mbi qytetarët e tyre me shumicë muslimane.

*          *          *

Mesha që është zhvilluar në Prishtinë me rastin e inagurimit të Katedrales Nënë Tereza, më 5 shtator 2010, ditën e 26 të Ramazanit dhe në prag të natës së Kadrit, në një kohë kur besimtarët muslimanë ishin në kulmin e adhurimit të tyre, tregon sesa e papërgjegjshme dhe e paturp është kthyer politika e sotme kosovare, e cila në të njëjtën mënyrë si edhe ajo e Tiranës, janë kthyer në klientë të bindur të urdhërave që marrin nga Vatikani dhe amerikanët. Personat që kanë ndjekur me vëmendje ditarin e transmetuar mbi inagurimin e Katedrales Nënë Tereza në emisionin e Zërit të Amerikës në shqip të datës 5 shtator 2010 apo lajmet në faqet e Radios Evropa e Lirë, nuk kanë mundur që të mos vënë re, sesi përveç lavdërimeve që mediat amerikane i kanë bërë fushatës katoliçizuese të Prishtinës, të dëgjojnë edhe fjalimin nacional-katolik të të dërguarit të Papës, arqipeshkvit të Tivarit, Zef Gashi, i cili Nënë Terezën në vend që ta trajtojnte siç i ka hije një kleriku, si punëtore të Kishës, është kujdesur ta tregojë si “përfaqësuesen më të mirë të popullit shqiptar” dhe se “atdheu i saj është këtu.” Fjalimi i Zef Gashit është mbështetur sa nga fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi aq edhe nga pjesëmarrja në meshë e një trupe ushtarakësh të flotës ajrore amerikanë, të cilët duke marrë pjesë në ceremoni të veshur me uniforma ushtarake sikur kanë dashur ti tregojnë muslimanëve kosovarë se nëse ata nuk janë të kënaqur me katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, mund të kenë punë me Forcat Ajrore Amerikane të cilat janë të keqfamshme nëpër botë për vrasjet e civilëve muslimanë që nga Afganistani e deri në Irak.

Fushata e përurimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë është shoqëruar me një mori aktivitetesh pararendëse sa në Tiranë aq edhe në Prishtinë. Në Tiranë kryeministri Berisha dhe ministri i tij i kulturës Ferdinand Xhaferraj kanë përkujtuar ditëlindjen e Nënë Terezës dhe shpallur vitin 2010 “Vitin e Nënë Terezës” dhe tamam si Herod Antipa i cili i preu kokën Gjon Pagëzorit për nder të ditëlindjes së vajzës së tij, edhe në Shqipëri, kryeministri Berisha e ka pritur ditëlindja e Nënë Terezës me rituale pagane si prezantime muzeale, koncerte e mesha publike, posterë gjigandë nëpër rrugët e kryeqytetit të cilët të nxjerrin mallin e festimeve të kohës së PPSH-së që bëheshin për Marksin, Engelsin, Leninin dhe Stalinin. Në festimin e ditëlindjes së Gonxhe Bojaxhiut nuk ka ngelur pas as opozita e Tiranës ku si presidenti Topi ashtu edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama janë zotuar përunjësisht përpara organizatës katolike “Unioni i Paqes” që të ndërtojnë një “Rrugë Paqeje” për ndër të Nënë Terezës”. Në celebrimin e figurës së Nënë Terezës në Tiranë, nuk ka ngelur pas as Nexhmie Hoxha e cila në intervistën që ka patur me gazetën Shekulli në datë 06/09/2010 ka lëpirë atë që burri i saj ka deklaruar për Terezën (duke e përshkruar si kurvë të kapitalizmit) dhe bashkuar korit të lavdërimtarëve të misionares katolike. Ndëra në shkrimin me titull “Shqiptarët përkulen para Nënë Terezës” që kryeministrit Berisha i është botuar në gazetën Panorama të datës 28 gusht 2010, kryeministri i një vendi si yni i cili deklaron në Kushtetutë se nuk ka fe zyrtare dhe persekuton vajzat me ferexhe dhe djemtë me mjekra që të mos hyjnë nëpër shkolla dhe institucione publike,  në emër të ndarjes së fesë nga shteti, ka kryer një akt adhurimi dhe idhujtarie publike, duke deklaruar se “sot me nderim të madh në 100-vjetorin e lindjes së nobelistes shqiptare përkulen qytetarët e të gjithë kombeve tjerë, pavarësisht nga besimet fetare, racat apo bindjet.”

Ndërsa në Kosovë, përveç inagurimit pompoz të Katedrales politike Nënë Tereza, president Sejdiu ka shpallur vitin 2010 “Vitin e Nënë Terezës”, e Kuvendi i saj ka kryer një seancë speciale adhurim-përkujtimi për ditëlindjen e plakës së Kalkutës ku kryeparlamentari Jakup Krasniqi i është drejtuar Ipeshkvisë së Kosovës duke e përshkuar Gonxhe Bojaxhiun si “Nëna dhe Motra jonë … në hapësirën tonë tokësore e qiellore.” “mrekulli, …shenjtëri… që s’është parë, as dëgjuar kurrë.” Në anën tjetër zelotët katolikë kosovarë, që nga Don Robert Jakaj e deri te Ndue Ukaj ndërsa lazdrohen nëpër internet nga gëzimi që kanë për këtë pushtimi kulturor që Kisha Romane po i bën kulturës shqiptare këmbëngulin nëpër shkrimet e tyre dhe facebook se “Katedralja e Re është ‘Nëna e të gjitha Kishave’ në Kosovë!”, “…është Simboli i Kosovës, siç është Statuja e Lirisë në Neë York!”, “Katedralja e Re -është Shenjtërorja fetare dhe kombëtare e gjithë shqiptarëve!”, “Katedralja e Re në Prishtinë i ka rrënjët në një histori shumëshekullore: në historinë e krishtërimit ndër shqiptarë – që duke i bërë ballë shpatave e shekujve – hyri në Mijëvjeçarin e tretë të Krishtërimit!” etj. Në shkrimin “Njëqindvjetori i lindjes së Nënës Terezë dhe Katedralja e Prishtinës” të botuar në revistën Drita, Ndue Ukaj që citon Milan Kunderën, i cili thotë se: “Kujtesa duhet vazhdimisht te ushtrohet qe te mund te funksionoj siç duhet” mitifikimin që i bëhet figurës së Terezës në këto tre dekadat e fundit, e nënkupton si kryqëzatë të katoliçizmit kundër Islamit “pas shumë e shumë shekujve zie” dhe imponimin e mitit të Terezës e sheh si pjesë të strategjisë së Kishës Romane-Katolike për të shndërruar katoliçizmin në fenë shtetërore të shtetit të ri kosovar.

Fushata e egër propagandistike që po ushtrohet në këto muajt e fundit si në Shqipëri, në Kosovë, por edhe në Maqedoni në përkujtim të figurës së Nënë Terezës ka shkuar paralelisht me një agresion të vazhdueshëm dhe konstant kundër Islamit. Në këto vitet e fundit organizma të shumtë perëndimorë dhe shqiptare nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër hoxhallarëve dhe besimtarëve muslimanë, shqiptarë e të huaj, të cilët janë sulmuar nëpër media, burgosur, dëbuar nga vendi, etiketuar si ekstremistë, larguar nga shkollat e institucionet shtetërore etj. Sulmi që ndërmerret kundër Islamit sot si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri e Maqedoni justifikohet në emër të ruajtjes së laicitetit dhe sigurisë kombëtare edhe pse në shumë raste politikanë si Menduh Thaçi në Tetovë dhe Hashim Thaçi në Prishtinë kanë deklaruar paturpësisht se ata nxiten në luftën kundër Islamit nga Perëndimi. Por ndërsa fushata kundër Islamit si në Shqipëri ashtu edhe matanë kufirit bëhet në emër të laicizmit, maskarada që po ndodh në këto javët e fundit si në Tiranë e në Prishtinë me shenjtërimin shtetëror të murgeshës katolike Nënë Tereza, diskreditojnë pretendimet e pushteteve të Tiranës dhe Prishtinës kundër Islamit dhe vërtetojnë frikshëm tezën që shumë shqiptarë nuk kanë dashur të besojnë deri më sot; atë që perëndimi po i kthen në diktatura shpirtërore të Kishës Katolike dy shtetet shqiptare në Ballkan.

Invazioni katolik në jetën kulturore, politike, shkencore e propagandistike të Shqipërisë dhe Kosovës mund të shihet në akademitë shkencore të të dyja vendeve, ku fanatikë katolikë e filokatolikë kanë marrë nën drejtim institucionet shkencore; e po ashtu në mediat, rrugët e sheshet e spitalet, ambasadat dhe konsullatat shqiptare, në bibliotekat kombëtare e nëpër librat shkollorë dhe emrat e shkollave të të dy vendeve, e deri te romanet e filmat pas-komunistë të Ismail Kadaresë, ku qytetarët shqiptarë që nuk duan, nuk janë, nuk ndjehen apo refuzojnë me përbuzje që të identifikohen me paganizmin roman-katolik, yshten e cyten nga regjimet e Tiranës dhe Prishtinës, të cilët duke përdorur aparatet dhe aparatçikët e tyre shtetërorë janë lëshuar në një orgji katoliçizuese publike nëpërmjet të cilës duan t’iu mbushin mendjen shqiptarëve që të parët e tyre nuk kanë qenë majmunë, siç pranohet me konsensus nëpër Evropë që nga koha e iluminizmit, por katolikë. Propagandimi skizofrenik i katoliçizmit politik shihet sot që nga rrugët e Prishtinës e Tiranës ku sheshet e Gjon Palit e Nënë Terezës të marrin frymën, te ndërtimi i kishave e katedraleve politike dhe shtëpive të Nënë Terezës, te propaganda e sëmurë e Radio Marias që me një dialekt të egër malësie të acaron nervat kur je në makinë në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë duke të ulëritur “lavdru qoftë Jezu Krishti”, te promovimi që Berisha i bën deputeteve myslymane të konvertuara në katolike si Melisa Doda (e shkolluar në Universitetin “Pontific Urbaniana”) dhe klanit të Jozefina Topallit, e deri te ata që lexojnë Gazetën Shqiptare të Karlo Bolinos në Tiranë e cila në çdo numër të Milosaos të bombardon me zbulimet e renegatëve – Etleva Lala e Musa Ahmeti, të cilët nuk lënë numër reviste pa propaganduar se ekzistenca e kombit tonë vjen falë Kishës Katolike.

Me ardhjen e Berishës në pushtet në Tiranë, pushtimi katolik i jetës kulturore, politike e mediatike të Shqipërisë ka gjetur heroinën e tij, provincialen Jozefina Topalli, e cila ska lënë katundar katolik pa zbritur në Tiranë e futur nëpër institucionet shkencore të kryeqytetit, siç ka bërë fjala bie me drejtorin e Qendrës Albanologjike të Tiranës Ardian Marashi i cili përdor Akademinë e Shkencave dhe aparatçikët e institucioneve shkencore të Tiranës për të organizuar (siç Mirela Baxhaku i quante) Mevlude Shkencore për Nënë Terezën. E njëjta gjë ndodh edhe me Nevila Nikën në Arkivin e Shtetit, Melisa Dodën në KKRT dhe me dhjetra e ndoshta qindra malësorë-katolikë që në këto vitet e fundit kanë zbritur në Tiranë e punësuar në institucionet shtetërore të Shqipërisë. Fushata katoliçizuese e Shqipërisë shihet edhe në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës ku vllahu-katolik Aurel Plasari i cili sëbashku me mikun e tij Fahri Balliun janë kampionë të Islamofobisë në Shqipëri, organizon përvit dhe pa i bërë “tërt” xhami i syzeve prej qorri që ka, ekspozita fetare me “shenjtorë shqiptarë” në Bibliotekën qe Plasari mban peng. Shenjtorët e Aurel Plasarit që vetëm shqiptarë nuk janë, janë të gjithë e padyshim të krishterë që nisin që me Nënë Terezën, Shën Vlashin, Shën Jeronimin, Shën Nikodemin, Shën Nifonin, Shën Lefterin, Shën Laurin, Shën Gjon Vladimirin, Shën Naumin, Shën Terinin, Shën Donatin, Shën Jan Kukuzelin e mbarojnë me Zojën e Këshillit të Mirë. Çka i bashkon të gjithë këta shenjtorë ortodoksë e katolikë janë padyshim mrekullitë e tyre fantastiko-fetare të cilat variojnë që nga “mrekullia” e Zojës së Kshillit të Mirë e cila i shfaqet katolikëve në qiell në ditën e Shën Markut, te serbi Shën Gjon Vladimir i cili lufton me hasmin duke mbajtur kokën e tij përdore, e deri te maqedonja Anjezë Bojaxhiu për të cilin Kisha Katolike pretendon të ketë bërë mrekullira duke shëruar të sëmurë me prekjet e saja magjike. Të gjithë këta shenjtorë propagandohen e celebrohen nga bibliotekari fundamentalist i Tiranës me paratë e taksapaguesëve shqiptarë.

Që Krishtërimi është ngritur mbi kësi përrallash e duke dhunuar e pushtuar liritë dhe hapësirat publike të njerëzimit për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi. Por ajo që të lëndon dhe revolton në atë që ne shohim sot në Tiranë dhe Prishtinë është paturpësia dhe arroganca që dy regjimet shqipfolëse janë duke treguar me imponimin holistik që ata po i bëjnë Anjezë Bojaxhiut, të cilën nga një misionare të Kishës Katolike, janë duke e kthyer dhe imponuar me dhunë si shenjtore kombëtare të një populli me shumicë muslimane. Imponimi i shpifur e Terezës si heroine kombëtare e një populli musliman ka shkaktuar shumë indinjatë në mesin e shqiptarëve. Revolta kundër proçesit nënëterezizues mund të lexohet kur dikush lexon komentet e njerëzve në gazetat kosovare dhe shqiptare në internet dhe listat e shumta në facebook. Shkruesit nëpër forume të ndryshme pyesin seç ka bërë Anjezë Bojaxhiu e cila edhe pse ska qënë kurrë nënë, shitet si Nënë, e që po i grabit paratë taksapaguesëve shqiptarë dhe po çon qeveritë shiptare të organizojnë origji të këtilla mediatike-fetare e politike nga Prishtina e deri në Tiranë. Shumë komentues pyesin me të drejtë çfarë ka bërë kjo grua për ne. Nga zbriti ajo dhe pse po propagandohet dhe imponohet në këtë formë ndaj një populli që nuk ka asnjë ndjesi për të? Ndue Ukaj shpjegon në njëfarë mënyrë filozofinë e Kishës Katolike pas fushatës nënëterezisuese. Sipas tij Kisha kërkon ti imponojë një memori katolike shqiptarëve në të njëjtën mënyrë siç bëri edhe Italia fashiste në gjysmën e parë të shekullit të XX kur mitizoi një numër klerikësh anti-semitë dhe fashistë shqiptarë duke i kthyer në etër të kombit. Ajo që po ndodh sot në të dy anët e kufirit shqiptar është vijimësi e politikave kolonizuese katolike-italiane me muslimanët shqiptarë.

Kur dikush sheh këtë fushatë mesjetare që Vatikani po ndërmerr me shqiptarët në këto kohë pyetja që çohet është se deri kur do të jenë të durueshëm shqiptarët dhe pranojnë tiraninë e Kishës Katolike që të pushtojë shtetet e tyre dhe tallet me identitetin e tyre fetar dhe kulturor? Kuptohet që pjesa më e madhe e shqiptarëve sot nuk kanë as kohë e as nerva që të merren me Nënë Terezën dhe nënëterezistët pasi kaurët e Perëndimit e kanë zhytyr si Kosovën ashtu edhe Shqipërinë në një varfëri të thellë e cila nuk i lejon që të merren me fushatën e nënëterezistëve. Por në anën tjetër nëpër faqet e internetit shumë qytetarë shkruajnë e protestojnë kundër maskaradës katolike që Tirana dhe Prishtina po bën me paratë e taksapaguesit shqiptarë të cilëve po ju imponohet një heroinë e pakuptimtë. Por ndërsa nëpër interent unë lexoj shumë shqiptarë që protestojnë kundër dhunimit që politika e Tiranës dhe Prishtinës po i bën identitetit të tyre, në Tiranë ka akoma shumë muslimanë të cilët besojnë se Sali Berisha dhe Partia Demokratike janë në anën e tyre. Ka nga disa muslimanë që janë bërë pjesë e makinës elektorale të Partisë Demokratike dhe që Berisha i përdor si yzmetqarë të tij, të cilëve ndërsa jua katoliçizon vendin dhe nuk i lejon të ndërtojnë xhami në Tiranë, i përdor si legena nëpër fushatat e tija elektorale dhe i korrupton me ndonjë vend pune në administratën publike. Muslimanët e Tiranës dhe Shqipërisë, ashtu si edhe ata të Kosovës dhe Maqedonisë, nëse duan që vendet e tyre të mos kthehen në diktatura katolike, duhet të kuptojnë që punët nuk po shkojnë mirë me të ardhmen e tyre. Kisha Katolike po i kthen shtetet e tyre në shtete idhujtare / mushrike, dhe Nënë Terezën po e kthen në Latin dhe Uzanë modern të shqiptarisë. Përballë idhujtarizmit shtetëror që sot regjimet e Tiranës dhe Prishtinës po bëjnë me shtetet dhe identitetin e shqiptarëve, taksapaguesit muslimanë shqiptarë kanë për detyrë që të ringjallin synetin e profetit Ibrahim dhe Muhamed, të bëhen qytetarë dhe ndërmarrin aksione civile për ti thënë ndal idhujtarisë institucionale katolike që regjimet e Tiranës dhe Prishtinës po projektojnë mbi ta. Dhe një mënyrë për ti thënë ndal pushtimit shpirtëror që po bëhet sot kundër tyre, është organizimi politik i muslimanëve në Shqipëri, në Kosovë e Maqedoni, dhe refuzimi politik i idhujtarisë që po ju imponon Kisha Katolike me zagarët e saj që janë në pushtet.