“O Allah, unë të ankohem Ty” – Khaula bint Thelabah

Transmetohet se Aisha Ummu el-Mumininë ka thënë:

“Lavdia i takon Atij që i dëgjon të gjithë zërat. Ajo ka thënë, Khaula bint Thelabah , Allahu qoftë i kënaqur me të, hyri tek Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe ajo ishte plakë dhe filloi të ankohej tek Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në shtëpinë e Aishes , Allahu qoftë i kënaqur me të.
Shtëpia e Aishes ishte e vogël dhe profeti kishte vendosur një perde dhe plaka ishte në anën tjetër dhe profeti , lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte me të. Profeti e pyeti: – Për çfarë ankohesh?

Plaka tha:

“O i dërguar i Allahut! Aisha do të jetë duke dëgjuar çfarë unë po të them sepse është natyrë e grave të dëgjojnë. Ajo mund të thotë se i kam dëgjuar disa thëniet e saj dhe ndoshta disa të tjera nuk mund t’i dijë.
Dhe midis gjërave që ajo dëgjoi ishte se plaka tha: “Burri im e ka harxhuar tërë pasurinë time dhe unë kam humbur tërë bukurinë time dhe tani jam plakë dhe nuk kam fëmijë dhe ai më tha: “Ti je si shpina e nënës time për mua! Dhe ajo tha: “O Allah unë të ankohem Ty”.

Aisha Umm el-Muminin , Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:

Unë kam dëgjuar disa nga dëshmitë e saj dhe disa nuk ishin të qarta por kur ajo tha: “O Allah, unë të ankohem Ty”, Allahu, Ai ishte mbi arshin e Tij, Ai dëgjoi ankesën e saj dhe dërgoi një varg kur’anor në atë moment:

“Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë”. [El-Muxhadele: 1]

Allahu adhurohet sepse ai ka këtë cilësi të dëgjimit dhe përgjigjes. Ata që ndjejnë Madhështinë dhe Fuqinë e Tij, ai që udhëton për haxh ose për në Mekë në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit dhe ai qëndron mbi qiellin e tretë dhe i shikon njerëzit që rrotullohen rreth Kabes dhe ai shikon numrin e tyre, një milion apo më tepër dhe ky këtu po bën dua dhe ai atje është duke qarë dhe ai atje është duke kërkuar ndihmë dhe ai aty është duke e fshehur duanë e tij dhe ai aty po qan dhe lotët po i rrjedhin nga sytë dhe një tjetër flet arabisht, një tjetër indisht dhe një tjetër në Urdu dhe një tjetër në anglisht dhe të gjithë njerëzit me gjuhët e tyre janë duke thirrur tek Allahu sipas kushteve të tyre dhe në një moment numri i tyre është një milion ose më tepër!

Allahu dëgjon të gjithë këtë dhe Ai dëgjon këtë këtu dhe i përgjigjet atij atje dhe Ai i jep atij atje dhe ai dëgjon premtimin e këtij këtu, në një moment dhe në të njëjtën kohë! Kjo është madhështia dhe fuqia e Allahut. Lavdia i takon Allahut, i Cili i dëgjon të gjithë zërat!

Thotë Shejkhul Islam Ibnul Kajimm el Xhevzij rahimehullah ne el Feuaid:

“Injoranti u ankohet njerzve per Allahun. Ky eshte kulmi i injorances, sepse kujt po i ankohesh dhe ke po i ankohesh?! Nje njeri i tille nese do ta njihte Zotin e tij, nuk kishte per t´u ankuar per Te, dhe nese do t´i njihte edhe njerezit, nuk kishte per t´iu ankuar atyre.
Nje njeri nga bazat e pare, pa nje burre qe po i qahej nje tjetri per mjerimin dhe varferine e tij, dhe i tha: O njeri! nuk ke beregje tjeter vetem se i je ankuar atij qe nuk te meshiron per Ate qe te meshiron.
Edhe ne nje varg poezi, po e njejta thuhet:
Kur i ankohesh birit t´Ademit,
i ankohesh atij qe nuk t´meshiron,
per Ate qe t´meshiron.

Ai qe e njeh Allahun, i ankohet vetem Allahut. Njohesi me i mire i Allahut eshte ai qe i ankohet Allahut per veten e tij dhe jo per njerzit. Ai i ankohet per arsyet qe i shtyn njerzit t´i bien ne qaf atij, duke pasur parasysh keshtu fjalen e Allahut:“Cfaredo fatkeqesie qe ju godet, eshte si pasoj a asaj qe keni bere vete; por Ai fal shume.”(Esh-Shura.30) dhe ne fjalen e Tij:” kurse e keqja qe te godet, eshte prej vetes tende.” ( En-nisa:79)

Dhe ne fjalen e Allahut: “Kur ju goditi fatkeqesia, nderkohe ju kishit goditur m eoare armiqte tuaj dyfish, ju thate:”Prej nga na erdhi neve kjo?! Thuaj. “Kete e keni prej vetes tuaj.”(Ali.imran:165)
E pra nivelet e ankeses jane tre:

1) Me e uleta dhe me keqja e tyre eshte t´i ankohesh krijesave per Allahun,

2) Me e larta dhe me e mira eshte t´i ankohesh Allahut per vetetn tende,

3) ndersa e mesmja eshte t´i ankohesh Allahut, per krijesat e Tij. ”

I tërë Falenderimi i takon vetëm All-llahut subhanhu ue teAla, Zotit të botrave dhe asaj ç’ka mes tyre.

Përgaditi: H. el Albani.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: