Krijesat janë ato që kanë nevojë për Allahun

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. “O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)

“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)

“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)

Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ue ala alihi ue sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, ç`do shpikje është bid’at dhe ç`do bid’at është lajthitje, e ç`do lajthitje të çon në zjarr.

Krijesat janë ato që kanë nevojë për Allahun

Njeriut gjithmonë i intereson ajo çfarë i jep  dobi atij dhe çfarë e mbron atë nga dëmi. Sidoqoftë për të përmbushur këtë njeriu duhet të jetë i aftë të kuptoj se çfarë është e dëmshme për te. Ai duhet të dijë për atë që ka nevojë, të besoj dhe ta doj kështu që ai mund të marrë atë çfarë është e dobishme, gjithashtu të ndjehet mirë në zgjedhjen e tij. Ai gjithashtu duhet të dij vështrimin e saktë dhe të mirë që do ta bëjë atë të arrijë  qëllimin e tij. Kjo e fundit kërkon që njeriu:

1. Ta dij dëmin

2. Çfarë rrugësh duhet përdorur për t’iu  shmangur atij

Sigurisht njeriu nuk mund të ketë udhëzimin  më të mirë se ajo që vjen nga Ai (Allahu). Nuk ka më të mirë se Ai që nuk ka nevojë për askënd, Ai që është i pasur, Ai (Allahu) që jep, Ai (Allahu) që kontrollon shpirtin e njeriut.  Njeriu është aq i varfër përkundrejt Atij, Ai është Allahu Zoti i vërtetë dhe i Vetëm. Njeriu vetëm se I sjell dëm vetes nëse kërkon ndihmë nga të tjerë përveç Allahut, Allahu është Ai i cili mund ta ndihmojë njeriun për t’iu shmangur çdo dëmi, sepse nuk mund të kryhet kjo pa vullnetin dhe fuqinë e Tij.  Allahu dërgoi librat e Tij dhe zgjodhi profetët e Tij për ta udhëzuar njeriun;

• Ta njohë Zotin e tij ashtu siç Ai e ka përshkruar veten e Tij dhe

• Të kërkojë ndihmë vetëm prej Tij, duke jetuar sipas ligjeve të Tij

Njohja e emrave të Allahut dhe atributeve të Tij e çlirojnë njeriun nga adhurimi i çdo forme të shpifur sepse krijesa është e dobët dhe ka nevojë për Krijuesin, Allahun. Dija rreth Allahut e çon njeriun të njoh që ai është krijuar për të jetuar sipas rrugës së Allahut siç është shpallur të dërguarit të fundit Muhammedit salallahu alejhis ua  selam, Kjo shpallje përmban një kod të kompletuar jetese, çdo gjë që është e dobishme ose e dëmshme është vendosur, kështu që njeriu mund të përqëndroj jetën e tij rreth kësaj shpalljeje.

Nëse njeriu kryen gabime dhe e di që Allahu është shumë Falës ai do t’i kthehet Atij dhe vetëm tek ai të kthehet për falje: “Dije pra që nuk ka të adhuruar përveç Allahut dhe kërko falje për mëkatet tuaja” [Kur’an: 47:19]

Është gabim të mendohet ose besohet që Allahu ka krijuar zota të tjerë krahas tij, kështu që njeriu t’i kërkojë atyre për ndihmë t’i dojë dhe t’u frikësohet atyre, Ai është i njëjti Zot për të gjitha kombet dhe popujt, Ai nuk ka urdhëruar që njerëzit ti bëjnë yjet, zjarrin, Jezusin dhe Moisin etj , , , si zota krahas Tij, Ai subhane ua teala nuk mund të jetë kontradiktor, Ai ka një rrugë (islamin) që i thërret njerëzit për ta nënshtruar vullnetin e tyre vetëm Atij, Ai paralajmëroi se nëse (edhe Muhammedi do të bënte shirk pra do të besonte në Zota të tjerë pos Allahut atëherë puna e tij do të jetë e dështuar):

“Pasha Allahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: “Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburëve, Prandaj, vetëm All-llahun adhuroje dhe bëhu mirënjohës!” [Kuran:39:65:66]

Le ta dimë çfarë Muhammedi, pejgamberi, njeriu i cili e njohu Allahun më mirë, ka thënë: “O Allah, unë kërkoj strehim tek Ti për kënaqësinë tënde dhe kundër dënimit Tënd dhe në faljen Tënde dhe kundër ndëshkimi Tënd dhe tek Ti nga Ti, unë nuk mund të të Lavdëroj ashtu siç Ti mundtë Lavdërosh veten”, [Muslimi, Ebu Davudi, et- Tirmidhi dhe Ibën Maxhe]

“Unë e kam dorëzuar veten tek Ti, unë e kam drejtuar fytyrën nga Ti, unë i kam besuar punët e mija Ty, unë e kam lënë shpindën në strehim tek Ti, me dëshirë dhe frikë tek Ti, nuk ka furnizim dhe mbijetesë përveç se tek Ty, Unë kam besim në librin Tënd të cilin e zbrite dhe në të Dërguarin Tënd që ti dërgove”, (Buhari, Muslim)

Kur ne lexojmë në Kur’an që: “Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojnë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij; Ai është Ngadhnjyesi, i Gjithdijshmi”, [Kur’an 35:2]

Dhe kur ne lexojmë: “Nëse Allahu ju dëmton me ndonjë gjë nuk ka kush që mund ta heq atë përveç Tij, dhe nëse Ai të sjell ndonjë të mirë nuk ka kush që mund t’ia heq këtë të mirë që Ai ia jep kujdo nga robërit e Tij dhe Ai është Shumëfalës, Mëshirues”, [Kur’an 10:117]

Ne duhet të motivohemi për tu kthyer tek Ai, në kohë të mira dhe në kohë të vështira. Kur’ani e shpie njeriun tek një çlirim i vërtetë nga çdo lidhje e shtrembër. Zemrës i sjell paqë. Ndihmon besimtarin kundër hipokrizisë dhe të pandershmes. Imagjino për shembull një besimtar që përballet me një problem në punë; Ai shikon të keqen dhe përballet me praktika të palejuara, ai nuk frikësohet për ta refuzuar çfarë është e keqe, ai e di që puna është vetëm një mënyrë për të fituar furnizimin e Tij, ndërsa ai nuk mund të jetë i aftë për ta korigjuar çfarë është e keqe, ai e di mirë se Allahu është ai që furnizon, Nëse ai e lë punën për hir të Allahut, Allahu do ti jap një punë më të mirë, Allahu thotë: “… e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare, Kush i mbështetet All-llahut, Ai I mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin)”, [Kur’an 65:2-3]

E mësipërmja e bën të nevojshme që njeriu duhet të varet tek Allahu duke i kërkuar vetëm Atij ndihmë. Gjithashtu që njeriu duhet ta doj Allahun dhe ta adhuroj Atë, një, të vetëm, për të fituar kënaqësinë e Tij dhe ndihmën e Tij. A nuk është e vërtetë që njerëzit të cilët e konsiderojnë jetën si një “Qëllim final” përfundojnë në adhurimin e shumë gjërave në të? Ju i shikoni ata kështu aq të kujdesshëm për ta pasë të gjitha. Ata torturojnë vetet e tyre: dhimbje, vështirësi dhe shqetësim të vazhdueshëm, duke i mbajtur duart e tyre në banka; kredi pas kredie për tu mbajtur me “kërkesat për zhvillim”.

Ata janë nën kërcënim të vazhdueshëm, dështim, e shikojnë vafërinë në sytë e tyre. Pejgamberi salallahu alejhis ua selam ka thënë: “Allahu thotë: “O bir i Ademit; mbushe kohën tënde me adhurimin Tim dhe unë do ta mbush zemrën tënde me pasuri dhe përfundoi varfërinë Tënde, Por nëse ti nuk bëni kështu unë do t’i bëjë duart tuaja të zëna dhe unë nuk do ta ti jap fund varfërisë tënde”, [Et- Tirmidhi ka thënë që është një hadith hasen (I mirë)]

Qëllimi jonë i ekzistimit në tokë është më I kuptueshëm sesa të qënurit rob i fitimeve të kësaj bote. Nuk ka jetë të kuptueshme më të mire sesa atë të cilën e ka përshkruar Krijuesi ynë, Allahu. Çdo vepër e bërë sipas rrugës së Allahut është një vepër adhurimi. Njeriu ka nevojë ndërsa Allahu nuk ka nevojë për asgjë: “O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu është I Pasur (nuk ka nevojë për ju); Ai është i Falënderuari” [Kur’an 35:15]

Shejh Salah es-Salih

Përktheu: (Ammar) Ardit Kraja

Falenderimi dhe i tërë suksesi i takon vetëm All-llahut subhanhu ue teAla.


Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: