Shëndeti Shpirtëror!

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. “O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)

“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)

“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)

Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ue ala alihi ue sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, ç`do shpikje është bid’at dhe ç`do bid’at është lajthitje, e ç`do lajthitje të çon në zjarr.

Shëndeti Shpirtëror!

Falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve

Allahu i Lartëmadhëruar thotë: ” Allahu ia hap zemrën për ( të pranuar) Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, kurse atij që dëshiron ta humbasë, ia mbyll dhe ia shtrëngon gjoksin sikur të jetë duke u ngjitur në qiell. Në këtë mënyrë Allahu lëshon Zemërimin e Tij mbi ata që nuk besojnë.” En Amë, 125.
Allahu i Lartëmadhëruar na lajmёron se atij që i jep udhёzimin, i hap gjoksin pёr tё pranuar Islamin , e qetёson dhe e lё nё prehje, ndërsa kujt i cakton shkatёrrim e humbje ia ngushton gjoksin (zemrën), sikur tё jetё duke u ngjitur nё qiell. Pra zemra e tij ёshtё e mbyllur , e shtrënguar, ka vёshtirёsi e probleme nё pranimin e Islamit, ashtu siç gjen ngushtim e vështirësi kur ngjitet në qiell. Kjo vjen pёr shkak tё refuzimit tё udhёzimit tё Allahut, sepse ai është prehje shpirtёrash, tё hap gjoksin, të qetёson zemrat dhe të bën të vetëkënaqur. Çfarë diference ka midis këtyre dy grupeve!
Modernizimi i sotёm përpiqet tё qetёsojë shpirtin dhe trupin me të mirat materiale, por është larg dhe e paarritshme… . Ai nuk ka sjellë, veçse ndёrlikim dhe konfuzion, shqetёsime dhe çrregullime, devijime nga rruga, prishje morali dhe principesh, shkatёrrim kulture, pёrhapje fёlliqёsire , jetё tё stresuar, tension, ngushtim e vёshtirёsi, njerëz tё goditur nga sёmundjet mendore apo demoralizimi. Çuditemi kur shikojmё sesi në vendet që janё nё kulmet e modernizimit dhe tё zhvillimit rinjtë e tyre arrijnё nё vetëvrasje, tё zhgënjyer nga kjo jetё, duke i dhёnё fund vuajtjeve dhe streseve tё tyre të gjata e të pashërueshme. Pa dyshim, gjendja e njeriut bashkëkohor të thёrret pёr mёshirё. Realiteti i tij ёshtё i hidhur, drejt fatkeqёsive dhe shkatёrrimit. Si, ky i varfёr, i strehuar, i qetё shpirtёrisht, me mendje të kthjellët, siguri shoqërore, vjen me besim të thatё, lёkundje principesh dhe i sёmurë në origjinën e tij të pastёr ?!
Si mund të jetë i qetё shpirti i tij, kur ai ёshtё i rrethuar me kёtё ngushtim apo shqetёsim material tё ngjeshur me superioritetin e prodhuesit.
Si njeriu mund tё largohet nga shqetёsimi, pagjumёsia dhe streset, kur dёgjon dhe shikon konkuruesin e urryer nё prodhimin e armёve mё shkatёrruese e mё vrasёse qё ka njohur njerёzimi, kur përballet me sekuencat e shkatёrrimit ne rrugё, kur mendime tё errёta e shoqërojnë atë në çdo aspekt të jetës, kur vendstrehimi dhe “prehja” e tyre është alkoli e droga!? Pra realiteti ёshtё i hidhur dhe jeta nё tё e mjerueshme e mizerje. Sa herё shtohet ana materiele tek shpirti, po aq shtohet edhe mendjemadhёsia, arroganca, shthurja shpirtёrore dhe e ndjenjave njerёzore, zbrazet ndjenja e besimit, shtohen sёmundjet shpirtёrore e nervore, shtohen ngjarjet kriminale, gllabёrimet, vetёvrasjet, shtohen rastet e veçanta e aventurat, “heroizmat” e tragjeditë që mbartin principet e tyre të shtrembërta.
Pa dyshim, shumica e njerёzve janё të ngushtuar, tё dёshpёruar, tё stresuar dhe ndiejnё aromёn e humbjes, sepse janё tё privuar nga mirёsia e besimit dhe e sigurisё, jeta e tyre nuk ka sens, shpirti nuk ka ushqim, edhe pse ёshtё i rrethuar me mirёsi, komoditete dhe argёtime.
Qё moti popujt e kanё kёrkuar dhe kёrkojnё qetёsinё e sigurinё shpirtёrore nё pasuri, zhvillim, famё, nё ndjekjen e epsheve, nё shijen e alkolit, tё pёrdorimit tё drogave e narkotinave mё tё forta . Tё gjitha kёto nuk mjaftuan pёr pёrmirёsmin dhe qetёsinё e zemrave të tyre, por ndezёn mё shumë zjarrin e pesimizmit dhe pakënaqësisë, duke dёmtuar vetet e tyre dhe duke mbjellё dhimbje tё mëdha tek familjet e tyre.
Allahu [subhanehu ue teala] thotё : ’’Mos u bëni si ata që e harruan All-llahun dhe Ai i bëri të harrojnë vetveten”. Nuk gjetёn qetesinё dhe nuk gjetën vetevetet e tyre . Allahu [subhanehu ve teala] thotё : ”Por kush i kthen shpinën udhëzimit (Librit) Tim, ai do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ngjallim të verbër.” Pra kush e ndёrpret lidhjen e tij me Allahun do tё ketё jetё tё vёshtirё, caktimin mё tё keq dhe punёn mё tё shpifur.
Ibn Kajim (Allahu e mёshiroftё) thotё: “ Nё zemёr gjendet zbrazёti, e cila mbushet vetёm me pranimin e Allahut; nё tё ka egёrsi, e cila largohet vetёm me afrimin tek Allahu; nё tё ka dёshpёrim, që kalon vetёm me njohjen e Allahut dhe besnikёrinë nё marrёdhёnie me Tё; nё tё ka mёrzitni , e cila kalon vetёm me dashurinë dhe ndarjen pёr hir tё Tij; nё tё ka tri brenga, që i largon vetёm kёnaqja me urdhёresat, ndalesat dhe me caktimin e Tij; nё tё ka skamje, të cilën e largon vetem dashuria pёr Allahun, kthimi tek Ai, pёrmendja e pёrhershme e Tij, sinqeriteti pёr Tё dhe, nёse do t’i jepej dynjaja dhe ç’ka nё tё nuk do ta nxirrte nga kjo skamje asnjёherë.”
Qetёsia e shpirtit ёshtё fryt i pemёs sё besimit, pemë e cila i jep frytet e saj nё çdo kohë me Emrin e Zotit tё saj. Nё tё pushon shpirti prej lodhjes, shuhet etja, gjen siguri të plotё edhe nёse shtohet frika nga ballafaqimi me fatkeqёsitё dhe me barrierat e jetёs.
Besimi e pastron njeriun nga sёmundjet shpirtёrore tё cilat janё pёrhapur në komunitetet njerëzore, e pastron atё nga konfliktet , mosmarrёveshjet, dёshpёrimet , mёrzitjet , frika, vesvesetë, çrregullimet, etj.
Islami, me legjislacionin e tij, pёr muslimanin ёshtё siguri shpirtёrore, sepse e ruan atё nga shkatёrrimet dhe sёmundjet psikologjike, i ka bashkuar principet e tij nё njё tё vetёm: në arritjen e kenaqёsisё sё Allahut , i ka centralizuar pasionet e tij nё njё pasion tё vetёm: në tё vepruarit sipas asaj që e kenaq Atё.
I dёrguari i Allahut thotё: ’’Kush i bёn qёllimet njё pёr ahiretin e tij ia mjafton Allahu dёshirёn e dynjasё dhe, kush i pёrhap qёllimet e tij pёr dynjanё, nuk interesohet Allahu pёr tё dhe ёshtё i humbur.” Trasmeton Ibën Maxheh.
Pa dyshim, njёsimi nё besim ёshtё posti i muslimanit( siguria mё e madhe, se nuk ka zot qё t’i frikёsohet dhe tё shpresojё vetёm se prej Allahut, nuk ka zot qё t’i largojё pakёnaqёsitё dhe ta kёnaqё vetёm se Allahu. I Lartёmadhёruari thotё: “Dhe kush është i vendosur me All-llahun, ai është i udhëzuar në rrugë të drejtë.”Ali Imran, 101.
A mund të krahasohet me mushrikun qё ka disa zota nё drejtime tё ndryshme: “O shokët e mi të burgut! A janë zotat e llojllojshëm më të mirë apo All-llahu, i Vetmi Ngadhnjimtari?” Jusuf, 39.
Islami mbjell tek rinia, qё nё moshё tё vogёl, konceptin e një shpirti të shёndetshëm, pёr t’i kaluar peripecitё, dobёsitё turbullirat dhe paqartёsitё mbi baza tё shёndosha e tё pastra.
Pёr rёndёsinё e vazhdueshme tё familjes, shkollimit e shoqёrisё pejgamberi ( a.s.)i drejtohet Ibn Abazit (r.a.) duke i thënё: “O djalё, do tё të mёsoj disa fjalё tё rёndësishme. Ruaje Allahun nёse do tё tё ruajё! Ruaje Allahun nёse do qё ta kesh gjithmonё krah teje! Kur tё kёrkosh diçka, lutju vetёm Allahut! Kur tё kёrkosh ndihmё, kёrkoje prej vetёm Allahut! Sikur tё gjithё njerёzit tё mundohen pёr tё bёrё njё tё mirё, nuk mund tё bёjnё mё tepёr sesa ka caktuar Allahu. Sikur tё gjithё njerёzit tё mundohen pёr tё bёrё njё tё keqe, nuk mund tё bёjnё mё tepёr sesa ka caktuar Allahu. Janё ngritur penat dhe janё tharё letrat.” Tirmidhiu.
Nё jetёn e pёrditshme muslimani ka stacione furnizimi me energji shpirtёrore qё trashёgojnё qetёsi, vendosmёri dhe imunitet ndaj ngacmimeve tё shejtanit. Ndёr to ёshtё namazi me devoshtmёri, i cili lehtёson çёshtjet dhe çlodh trupin. Allahu i Lartëmadhëruar thotё : “ Kërkoni ndihmë për vete duke duruar dhe duke kryer faljen!”. Bekare, 153. Pejgamberi (a.s.)kur mёrzitej falte namaz. Ebu Dawud.


A mund të sigurohet ky pёrfitim, qё posedon robi nё tё gjithё kohёn, qё tё largon pikёllimin, tё qetёson nga mёrzitnia, të hap gjoksin, përveç pёrkujtimit të Allahut[subhanehu ve teala]!? Me namaz e me pёrkujtimin e Allahut muslimani hap jetёn. Çdo sabah ai e pret me zemërbardhësi, me shpresё dhe me shpirt tё pastër, nё tё kundёrt do t’i kthehej dita e zezё, e vështirë dhe e lodhshme.
Pejgamberi (a.s.) thotё: “Shejtani lidh nyje te koka e secilit prej jush kur bie në gjumë dhe, te çdo nyje thotë: ke natë të gjatë, fli. E nëse ai zgjohet dhe përmend All-llahun, i zgjidhet një nyjë, nëse merr abdes i zgjidhet edhe një nyje, nëse falet i zgjidhet edhe nyja e fundit. Kështu gdhin shpirtmirë dhe aktiv, përndryshe shndërrohet në shpirtkeq dhe dembel”. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.


Jeta pёrmban sprova, fatkeqёsi, sёmundje ndaj, nёse duron dhe kёnaqesh, fiton imunitet dhe forcё pёr kapёrcimin e pengesave, pikёllimeve, dhe tё papriturave tё jetёs. Pejgamberi (a.s.) thotё : “E çuditshme është çështja e besimtarit! E gjithë çështja e tij është mirësi dhe kjo është specifike vetëm për të. Kur përjeton të mira e falenderon Allahun, kjo është mirësi për të, kur përjeton vështirësi dhe shqetësime, bën durim dhe kjo është përsëri mirësi për të.” Transmeton Muslimi . Umeri (r.a.) thotё: “Jetёn mё tё mirё e arritёm me durim”.
Kёnaqёsia tё largon mёrzitjen, ndriçon pikёllimin, fshin lotimin, largon humbjen, ndërsa shpirti pёrfiton shpёrblimin dhe mirёsitё. Ibn Kajim (Allahu e mёshiroftё) thotё : “ Pakёnaqёsia ёshtё dera e pikёllimit, mёrzitjes, brengosjes, çarjes sё zemrёs, mbylljes sё mendjes dhe gjendjes sё vёshtirё, ndërsa kёnaqёsia ёshtё e pastёr nga tё gjitha kёto. Ajo tё hap derёn e xhenetit tё dynjasё dhe tё ahiretit.”
Dhimbjet shpirtёrore nga mërzitё nё atё ç’ka kaluar, vajtimi nё atё ç’ka ёshtё vepruar ёshtё sinjal i tё dobtёve, tipar i tё papunёve , rruga e shejtanёve: sikur tё veproja ashtu do tё ishte kёshtu … .
Njerёzit me projekte tё mёdha, me punё frytdhёnёse dhe me vendosmёri tё lartё nuk iu kthyen gabimeve tё kryera, nuk u pikёlluan dhe nuk u demoralizuan, por thanё atё që i ka mёsuar Pejgamberi (a.s.) :”Caktimi i Allahut dhe çfarё dёshiron Ai vepron, ndaj mos thuaj: “sikur’’, sepse ajo tё hap derёn e shejtanit.” Transmeton Muslimi.
“S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë, më parë se ta zbatojmë, në Libër (e shkruar). Ajo për All-llahun ёshtё, njëmend, e lehtë” . El-Hadid, 22.
Disa njerёz jetojnё me frikё tё pёrhershme se cili do t’i shpёrthejё nga: ndonjё sёmundje qё i mban nё tension apo mendim shkatёrrues, jetojnë të frikёsuar pёr riskun , pёr pasurinё, pёr pasardhёsit, pёr pozitё, frikësohen nga vdekja, nga rrugёt e jetёs, ndaj goditen nga vesvesetë, cytjet, pengesat, mbërthehen nga pёrtacia, dobёsimi i fuqisё, u shkatёrrohet trupi dhe kёrkojnë mbёshtetje tek magjistarёt, fallxhorёt, mashtruesit apo nga shejtanёt pёr tё shpёtuar nga të këqijat që sjellin ato.
Legjislacioni i fesё Islame, i cili ёshtё besimi nё Caktimin dhe mbёshtetjen nё Allahun Fuqiplotё, e bёn muslimanin të sigurtë dhe të vetëpërmbajtur. Allahu[subhanehu ue teala] thotё : “Kurse në qiell keni furnizimin dhe atë që u premtohet.” Dhariatё, 22. Gjithashtu, Allahu i Lartëmadhëruar thotё: “All-llahu është me të vërtetë Furnizuesi më i madh, i fortë dhe i pathyeshëm.” Dhariatё, 58. “Le të adhurojnë Zotin e këtij tempulli, i cili i ushqen të uriturit dhe i mbron nga frika.” Kurejsh, 3-4. “S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë, më parë se ta zbatojmë, në Libër (e shkruar). Ajo për All-llahun ёshtё, njëmend, e lehtë” . El-Hadid, 22.
“Nëse All-llahu të përfshin me ndonjë të papritur, askush, përveç Atij, nuk mundet ta largojë, dhe nëse të do të mirën, përsëri askush nuk mund ta pengojë mirësinë e Tij. Ai me atë shpërblen kë të dojë nga robërit e Vet dhe fal shumë, është mëshirëplotë.” Junus, 107. “I Cili kur sëmurem më shëron, i Cili më bën të vdes dhe pastaj më ngjall.” Shuara, 80-81. “Por kush i kthen shpinën udhëzimit (Librit) tim, ai do të çojë jetë të rëndë dhe në ditën e kijametit do ta ngjallim të verbër.” Taha, 124.

Nёn hijen e Islamit nuk gjejmё vend pёr sёmundjet shpitёrore, pёrkundrazi e ruan atё dhe i pёrgatit sigurinё, e ky ёshtё realiteti dhe tradita e hershme qё kur Allahu ka zbritur Ademin a.s. dhe bashkёshorten e tij nё tokё. Allahu [subhanehu ve teala] thotё : “ Nga unë do të vijë gjithsesi udhëzimi dhe kush e pason udhëzimin Tim nuk devijon dhe nuk do të jetë i pafat .” Taha, 123.
Me devotshmёri pёr Allahun [subhanehu ve teala] njeriu arrin shpёrblimin dhe qetёsinё shpirtёrore tek Ai. Allahu [subhanehu ve teala] thotё: “Atij që bën mirë, qoftë mashkull apo femër, e që është besimtar, ne do t’i mundësojmë të çojë jetë të mirë, dhe vërtetë, do t’i shpërblejmë me dhuratën më të mirë për atë që kanë punuar.” En Nahl, 97.

Ibn Kajim (Allahu e mёshiroftё) thotё: “Allahu ka bёrё tek njeriu shpirt qё urdhёron pёr tё keq dhe shpirt tё qetё, e qё tё dy janё tё jashtёzakonshёm. Çdo gjё qё lehtёsohet pёr njёrin vёshtirёsohet pёr tjetrin dhe çdo gjё qё shijon njёri vuan tjetri, nuk ka gjё mё të vёshtirё pёr shpirtin e keq sesa puna pёr hir tё Allahut dhe nuk ka gjё mё tё mirё për të sesa ndjekja e epshit. Nuk ka punё mё tё vёshtirё pёr shpirtin e mirё, sesa puna jo pёr hir tё Allahut dhe çfarё propagandon epshi e nuk ka gjё mё dёmtuese sesa kjo. Pra meleku qëndron nё tё djathtёn e zemrёs, ndërsa shejtani nё tё majtёn e saj. Lufta e vazhdueshme nuk ndalet, derisa tё vijё caktimi ( vdekja), nga kjo dynja. E gjithë e kota pёrgatitet nga shejtani dhe shpirtёkeqi, ndërsa drejtёsia pёrgatitet nga meleku, shpirti i qetё. Lufta ёshtё konkurencё e rivalitet dhe ndihma vjen vetëm me durim. Kush duroi dhe u mbёshtet me devotshmëri tek Allahu, i takon shpёrblimi nё dynja dhe nё ahiret.”
Nё pёrfundim tё kёtyre pikёllimeve, brengosjeve, mёrzitjeve, vesveseve, pagjumёsisё dhe cytjeve Aisheja ( r.a.  )  , nё njё hadith , thotё : “ i Dёrguari (a.s.) kur shkonte nё krevatin e tij, çdo natё i bashkonte shuplakat, frynte nё to pastaj lexonte :  (  Thuaj: “Ai është All-llahu, Një, i vetmi!)  ;  (  Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimeve…); (Thuaj: “Mbështetem te Zoti i njerëzve!), pastaj fёrkonte me to trupin duke filluar nga koka, fytyra e çfarё kishte mundёsi tё prekё nga trupi i tij. Këtë e vepronte tri herё.” Transmeton Buhariu.
Tё gjithё e njohim se surja el-Ihlas pёrmban vёrtetёsinё e besimit, surja el-Felek pёrmban kёrkimin e mbrojtjes sё Allahut [subhanehu ve teala] dhe strehimit tek Ai nga e keqja që e krijon dhe prej së keqes së natës së errët, kur terri mbulon, prej së keqes së ngatërrimtarit që ngatrresa trillon. Ndaj t’i pёrgjёrohesh Allahut nё dua para gjumit: “ O Zoti im, unё ta dorёzova Ty shpirtin tim. Ty ta kam dorёzuar çёshtjen time dhe fytyrёn e ktheva nga Ti. Te Ti strehova shtëpinё time. S’ka shpёtim dhe as strehim pёrveçse te Ti. Kam besuar nё librin Tёnd, tё cilin e ke zbritur ( Kur’anin ) dhe e kam besuar lajmёtarin qё dёrgove.’’ Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Lusim Allahun[subhanehu ve teala] tё na furnizojё me shpirtёra tё qetё, gjokse tё hapura, zemra tё pastra prej dyshimeve dhe prej epsheve, vetëm Ai ёshtё Dёgjuesi dhe Pranuesi i lutjeve tona .

Pёrshtati dhe Redaktoi
Abdusselam Ylber Tafa ,Agim MUÇANI

Falenderimi dhe i ter suksesi i takon/qendron vetem me All-llahun subhanehu ue teAla.

Advertisements

Si duhet ta komentojmë Kuranin Fisnik(1)

Si duhet ta komentojmë Kuranin Fisnik(1)

Pyetja 1: Shejh i nderuar, lexova në një libërth një hadith në të cilin thuhej: “Merr nga Kurani ç’të duash për çfarë të duash”[1]. A është i saktë ky hadith? Na jepni përfitim në këtë çështje. Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigje: Ky hadith: “Merr nga Kurani ç’të duash për çfarë të duash” është i përhapur nëpër gojët e disa njerëzve por (me keqardhjen e thellë) ky është nga hadithet (e shpikura) të cilat nuk kanë bazë aspak në Sunet, prandaj nuk lejohet transmetimi dhe konsiderimi i tij si hadith nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!). Plus kësaj, ky kuptim i gjerë dhe përfshirës i këtij hadithi: “Merr nga Kurani ç’të duash për çfarë të duash” nuk është i saktë dhe nuk ka bazë në Sheriatin Islam. P.sh.:nëse unë ulem dhe qëndroj në shtëpinë time dhe nuk dal për të punuar në atë zanat apo punë që di të bëj dhe kërkoj nga Zoti im që të më zbresë furnizim nga qielli, sepse po marr nga Kurani diçka për këtë qëllim! Kush mund ta thojë diçka të tillë?!! Kjo është fjalë e kotë dhe ndoshta një nga shpikjet e sufive dembelë, të cilëve u është bërë natyrë qëndrimi dhe moslëvizja në ato çfarë ata i quajnë “fortifikata”, qëndrojnë aty duke pritur t’u vijë furnizimi i Allahut nëpërmjet njerëzve të cilët i vizitojnë.

Duhet ditur se kjo nuk është në natyrën e muslimanit, sepse Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) i edukoi muslimanët që të jenë me vullnet të fortë dhe krenari në vetvete, duke thënë (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!): “Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme, dora e sipërme është ajo që jep kurse dora e poshtme ajo që lyp“.[2]

Me këtë rast do ishte me vend të them një histori që e kam lexuar rreth disa sufive dhe “zahidave” (nuk do e zgjas shumë se historitë e tyre janë të shumta dhe të çuditshme): Thuhet se njëri prej tyre u nis për udhëtim pa marrë me vete furnizim, erdhi puna saqë desh vdiq nga uria. Pa nga larg një fshat, u afrua atje dhe qëlloi të ishte ditë e xhuma. Sipas pretendimit të tij ky kishte dalë duke iu mbështetur Allahut, ndaj për të mos prishur mbështetjen e tij (të rreme) u fsheh që të mos e shihnin ata që ishin në xhami, u fut poshtë minberit që të mos zbulohej nga askush por në të njëjtën kohë kishte dëshirë që dikush ta zbulonte. Mbaroi hatibi hutben dhe ky person nuk u fal me xhematin!! Pasi që e mbaroi imami hutben dhe namazin, filluan njerëzit të dalin nga dyert e xhamisë, saqë kur e ndjeu ky person se xhamia po boshatiset dhe atëherë do mbylleshin dyert dhe do mbetej i vetëm në xhami pa ushqim e pije, nuk kishte ç’të bënte tjetër veçse të kollitej që ta kuptonin të pranishmit se është dikush. Disa njerëz e kuptuan që është dikush dhe e gjetën personin i cili ishte shndërruar në një grumbull kockash nga uria dhe etja, e morën dhe e shpëtuan.
Pastaj e pyetën:
-Kush je?
-Unë jam zahid që i jam mbështetur Allahut, -tha
– Si guxon të thuash që i je mbështetur Allahut në një kohë që për pak sa s’po vdisje nga uria?! Sikur të ishe vërtetë i mbështetur nuk do lypje dhe nuk do tërhiqje vëmendjen e njerëzve duke u kollitur, por do vdisje në gjynahun tënd.- i thanë.

Ky pra, është një shembull që tregon se ku të çon ky lloj hadithi: “Merr nga Kurani ç’të duash për çfarë të duash”. Shkurtimisht: Ky hadith është i pabazë.

Pyetja 2. Shejh i nderuar: Kuranijunët thonë duke u argumentuar me Fjalën e Allahut: “Ne kemi sqaruar çdo gjë në mënyrë të hollësishme” [El Isra 12] dhe: “Ne nuk kemi lënë mangët asgjë në Libër (Leuhi el Mahfudh)” [Enam 38], dhe Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) thotë: “Me të vërtetë njëra anë e këtij Kurani është në Dorën e Allahut dhe ana tjetër është në duart tuaja, prandaj kapuni pas tij sepse me të nuk do humbisni dhe nuk do të shkatërroheni kurrë”[3]. Kërkojmë nga hirësia juaj diçka rreth kësaj.
Përgjigje: Për sa i përket ajetit: “Ne nuk kemi lënë mangët asgjë në Libër” ka për qëllim me Fjalën “Libër” Leuhi Mahfudhin, dhe nuk e ka për qëllim Kuranin Fisnik. Ndërsa ajeti: “Ne kemi sqaruar çdo gjë në mënyrë të hollësishme” ka nevojë që Kuranit t’i bashkëngjitet diçka tjetër, të cilën e sqaruam më parë dhe kështu plotësohet fakti që Allahu ka sqaruar çdo gjë hollësisht, pra së bashku me diçka tjetër. Ju e dini se sqarimi herë bëhet në mënyrë përgjithësuese duke treguar rregulla të përgjithshme të cilat përmbajnë në vetvete çështje të shumta, pra rregulla nëpërmjet të cilave kuptohet domethënia e ajetit. Po ashtu sqarimi mund të jetë në mënyrë të hollësishme e të imtësishme siç kuptohet nga ajeti i mësipërm dhe siç ka thënë Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!): “Nuk kam lënë gjë me të cilën u ka urdhëruar Allahu veçse u kam urdhëruar me të, dhe nuk kam lënë gjë nga e cila u ka ndaluar Allahu veçse u kam ndaluar prej saj”.[4]

Pra sqarimi herë bëhet me rregulla të përgjithshme që përfshijnë në vetvete çështje të shumta dhe herë bëhet duke treguar hollësitë e ibadeteve (adhurimeve) dhe gjykimeve, duke e bërë të panevojshme kthimin tek rregullat e përgjithshme. P.sh.: nga rregullat të cilat hyjnë nën to çështje të shumta dhe nëpërmjet të cilave shfaqet madhështia e Islamit dhe gjerësia e horizontit të tij, fjala e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!): “Nuk ka dëm ndaj vetes e as dëm reciprok”[5] dhe fjala e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!): ” Cdo pije dehëse është khamr (pije alkoolike) dhe çdo khamr është i ndaluar”[6] dhe fjala e tij: “Cdo bidat është humbje dhe çdo humbje është në zjarr”[7].

Këto janë rregulla dhe parime të përgjithshme të cilat nuk lenë të dalë jashtë tyre asgjë që ka të bëjë me dëmin ndaj vetes apo dëmin ndaj pasurisë siç u përmend në hadithin e parë, si dhe atë që ka të bëjë me pijet dehëse siç u përmend në hadithin e dytë, qoftë kjo pije dehëse e nxjerrur nga rrushi (siç ndodh zakonisht), apo nga misri apo nga çdo lloj lënde tjetër. Pra përderisa cilësohet si pije dehëse është e ndaluar. Po ashtu në hadithin e tretë i cili megjithëse i paktë në fjalë dhe me gjithë numrin e madh të bidateve dhe pamundësinë për t’i përfshirë ato, hadithi shprehet qartë: “Dhe çdo bidat është humbje dhe çdo humbje është në zjarr”. Ky është një lloj sqarimi por me rregulla të përgjithshme. Kurse sa u përket ibadeteve të cilat i dini, ato në përgjithësi janë të sqaruara detajisht në sunet por ndonjëherë dhe në Kuran, si p.sh.: rregullat që kanë të bëjnë me trashëgiminë, të cilat janë përmendur në Kuranin Fisnik. Sa i përket hadithit i cili u përmend (në pyetje) është hadith i saktë dhe ajo që ne duhet të bëjmë është të punojmë me të dhe të kapemi pas tij, siç ka ardhur në hadithin e saktë: “U kam lënë dy gjëra që për sa kohë të kapeni pas tyre nuk do humbisni: Librin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të Tij”.[8] Të kapurit pas Litarit të Allahut (i cili gjendet mes nesh) bëhet duke punuar me sunetin, i cili është sqarues i Kuranit Fisnik.

Pyetja 3. Dikush thotë: Nëse një hadith bie në kundërshtim me një ajet kuranor, atëherë ai hadith refuzohet sado i saktë që të jetë dhe përmendi si shembull hadithin ku thuhet: “I vdekuri do dënohet (në varr) për shkak të vajtimit (nga familja e tij)”[9] dhe u argumentua me fjalën e Aishes në refuzimin e hadithit me ajetin kuranor: “Dhe askush nuk bartë barrën e dikujt tjetër” [Fatir 18]
Pra cila është përgjigja ndaj atij i cili thotë diçka të tillë?
Përgjigje: Refuzimi i këtij hadithi është nga problemet e shumta të refuzimit të sunetit me Kuran dhe tregon njëkohësisht për devijimin e kësaj metode. Kurse përgjigja ndaj hadithit (dhe veçoj me këtë përgjigje atë i cili kapet pas fjalës së Aishes) do jetë si më poshtë:

Së pari: Nga ana studimore e hadithit. Ky hadith nuk mund të refuzohet sipas shkencës së hadithit për dy arsye.

Arsyeja e parë: që ky hadith është transmetuar me zinxhirë të saktë nga Ibën Umeri.

Arsyeja e dytë: Ibën Umeri nuk është i vetmi i cili e ka transmetuar këtë hadith, përkundrazi ka transmetim të ngjashëm nga Umer ibën Hattabi. E megjithatë nuk është vetëm Umeri dhe djali i tij si transmetues të këtij hadithi, por ka transmetim tjetër nga Mugira ibën Shubeh, kjo është që unë kujtoj tani për tani në lidhje me transmetimet e këtij hadithi nga këta tre sahabe në dy Sahihet. Por nëse dikush do merrte përsipër të bënte një studim kërkues të veçantë për këtë hadith patjetër që do gjejë dhe rrugë të tjera. Të tre këto transmetime janë me zinxhirë të saktë prandaj nuk mund të refuzohen për shkak të pretendimit se gjoja bien në kundërshtim me Kuranin Fisnik.

Së dyti: Nga aspekti i shpjegimit të këtij hadithi. Këtë hadith e kanë shpjeguar dijetarët me dy shpjegime:

Shpjegimi i parë: Ky hadith ka të bëjë me atë të vdekur, i cili kur ishte gjallë e dinte se familja e tij do bënin këto lloj gjërash të ndaluara pas vdekjes së tij, e megjithatë nuk i ka këshilluar e as nuk i ka porositur që të mos e vajtojnë, duke ua bërë të qartë se ky vajtim bëhet shkak për dënimin e të vdekurit në varr. Në hadith me fjalën “i vdekuri” (në formën e shquar) nuk është për qëllim përfshirja e çdo te vdekuri, pra nuk ka për qëllim që çdo i vdekur do dënohet për shkak të vajtimit nga familja, por është për qëllim ai i vdekur i cili nuk i këshillon familjarët që të mos bëjnë gjëra të ndaluara pas vdekjes së tij. Ky është që dënohet për shkak të vajtimit të familjes, ndërsa ai i cili e kryen obligimin e tij duke i këshilluar dhe porositur që të mos e vajtojnë e të mos bëjnë veprime të ndaluara të cilat bëhen zakonisht në raste të tilla, ky person nuk dënohet, ndërsa nëse nuk këshillon e porosit atëherë dënohet. Ky është sqarimi sipas të cilit duhet ta kuptojmë këtë hadith, sqarim ky i bërë nga shumë dijetarë të mëdhenj e të njohur si Neueuiu e të tjerë.

Pas këtij detajimi u bë e qartë se nuk ka kundërthënie mes këtij hadithi dhe ajetit kuranor ku thuhet: “Dhe askush nuk bart barrën e dikujt tjetër” [Enam 164].

Do kishte kundërthënie nëse fjala: “i vdekuri” në hadith do kuptohej si gjithëpërfshirës, pra që çdo i vdekur do dënohet, në këtë rast do kishte kundërthënie dhe përplasje mes ajetit dhe hadithit, mirëpo pasi që njohëm kuptimin e mëparshëm nuk ngelet vend për përplasje dhe kundërthënie sepse ai i cili dënohet në varr, do dënohet për shkak të moskryerjes së obligimit që kishte për të këshilluar dhe porositur. Ky është shpjegimi i parë në lidhje me këtë hadith për të hedhur poshtë kundërthënien e paqenë.

Shpjegimi i dytë: Eshtë ai që ka përmendur shejhul Islam Ibën Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!) në një nga librat e tij se: “Nuk është për qëllim dënimi në varr e as dënimi në ahiret, por keqardhja dhe mërzitja që ndjen i vdekuri, pra kur i vdekuri dëgjon vajtimin e familjes së tij për të, mërzitet dhe i vjen keq për pikëllimin e tyre”. Kështu thotë shejhul Islam Ibn Tejmijeh, dhe sikur kjo fjalë të jetë e qëlluar do e eliminonte keqkuptimin e ngritur. Por unë them se ky shpjegim bie ndesh me dy të vërteta (realitete) ndaj nuk na ngelet veçse t’i mbështetemi kuptimit të parë të hadithit.

E vërteta e parë me të cilën bie ndesh fjala e shejhul Islamit është: Në hadithin e Mugira ibën Shubes të cilin e përmenda më herët ka një shtesë e cila qartëson se me dënimin nuk është për qëllim keqardhja. Por dënimi i cili shkon nëpër mendje kur dëgjon këtë fjalë, pra dënimi me zjarr përveç nëse e fal Allahu siç thuhet qartë në Fjalën e Tij: “Me të vërtetë Allahu nuk fal që t’i përshkruhet Atij shok dhe ia fal kujt të dojë çdo gjë tjetër përveç shirkut” [Nisa 48]. Në transmetimin e Mugiras thuhet: “I vdekuri do dënohet ditën e Gjykimit për shkak të vajtimit nga familja e tij”, ky është i qartë se i vdekuri do dënohet Ditën e Gjykimit për shkak të vajtimit nga familja dhe jo në varr, siç e komentoi Ibën Tejmijeh me mërzi e keqardhje.

E vërteta e dytë është se: Pasi që vdes, i vdekuri nuk ndjen asgjë nga ajo çfarë ndodh rreth tij qofshin të mira apo të këqija, siç është e vërtetuar kjo në argumentet e Kuranit dhe Sunetit përveç në disa raste të veçanta të cilat janë përmendur në disa hadithe për një situatë të caktuar apo për persona të caktuar të cilëve Allahu ua bëri të mundshme të dëgjojnë diçka, si mundim dhe vuajtje për ta. Si shembull i llojit të parë është hadithi të cilin e transmeton Buhariu në Sahihun e tij nga Enes bin Malik se ai tha: Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kur robi vendoset në varrin e tij dhe kthehen përcjellësit e xhenazes së tij dhe ai e dëgjon trokitjen (zhurmën) e këpucëve të tyre, atëherë i vijnë dy engjëj…”[10]. Në këtë hadith të saktë u vërtetua një lloj dëgjimi i veçantë që i ndodh të vdekurit kur ai varroset dhe largohen njerëzit nga ai. Pra në kohën që dy engjëjt e ulin atë dhe i rikthehet shpirti, në këtë gjendje dëgjon trokitjen e këpucëve por normalisht nuk është për qëllim që kur u kthehen të vdekurve shpirtrat e tyre vazhdojnë të dëgjojnë gjatë gjithë kohës trokitjen e këpucëve sa herë që dikush kalon pranë varrit të tyre, jo nuk është ashtu. Ajo është vetëm një gjendje e veçantë dhe një lloj dëgjimi i veçantë në kohën kur i rikthehet shpirti. Kështu që, nëse do ecnim me mendimin e Ibën Tejmijes në shpjegimin e hadithit atëherë do e zgjeronim konceptin e ndjeshmërisë së të vdekurit të asaj çfarë ndodh rreth tij, qoftë gjatë përgatitjes së xhenazes, para se të varroset po ashtu dhe pas vendosjes në varr. E gjithë kjo sjell si pasojë që i vdekuri të dëgjojë vajtimin e të gjallëve për të, gjë kjo e cila ka nevojë për argument dhe një argument i tillë nuk ekziston.. Kjo ishte së pari.

Ndërsa së dyti: Kemi disa tekste nga Kurani dhe Suneti i saktë të cilat vërtetojnë se të vdekurit nuk dëgjojnë dhe ky është një studim i gjatë në vetvete, por unë do përmend vetëm një hadith me të cilin do e përfundoj edhe përgjigjen e kësaj pyetjeje. Bëhet fjalë për fjalën e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!): “Me të vërtetë Allahu ka engjëj të cilët shëtisin nëpër tokë dhe më komunikojnë mua salavatet e umetit tim“[11] Fjala e tij: “shëtitës” d.mt.h. që sillen nëpër mexhlise dhe sa herë që një musliman çon salavate për Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) aty gjendet një melek i caktuar për komunikimin e këtij salavati tek Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!). Duke u nisur nga kjo, po të ishte që të vdekurit dëgjojnë atëherë do ishte Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) i vdekuri më i meritueshëm për të dëgjuar, për vetë pozitën që gëzon tek Allahu dhe për veçoritë me të cilat është dalluar ndaj profetëve të tjerë dhe ndaj gjithë njerëzimit. Pra nëse ndonjë i vdekur do dëgjonte ai do ishte Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!). Dhe nëse Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) do dëgjonte diçka pas vdekjes së tij do dëgjonte salavatet e umetit të tij. Nga këtu kuptojmë gabimin madje dalaletin (humbjen) e atyre të cilët u kërkojnë ndihmë të vdekurve, jo vetëm Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!), por edhe njerëzve të tjerë veç tij, qofshin ata profetër apo njerëz të devotshëm, të mirë. Kjo sepse edhe sikur t’i luteshin Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) nuk do t’i dëgjonte, siç është e shprehur qartë në Kuran: “Ata të cilëve po u luteni përveç Allahut nuk janë gjë tjetër veçse robër si ju” [Araf 194] dhe: “Edhe nëse u luteni atyre(të vdekurve) nuk e dëgjojnë lutjen tuaj…”[Fatir 14] deri në fund të ajetit.

Pra, të vdekurit nuk dëgjojnë asgjë përveç asaj që është transmetuar me argument për një gjendje të veçantë (siç e përmendëm më lart) e cila është dëgjimi i trokitjes së këpucëve, me kaq mbaron dhe përgjigja e kësaj pyetjeje.
Pyetja 4. Nëse është magnetofoni ndezur duke kënduar Kuran dhe disa të pranishëm nuk po e dëgjojnë për shkak se janë të zënë me bisedën e tyre, çfarë gjykimi ka mosdëgjimi i tyre dhe a merr gjynah ndonjëri nga të pranishmit apo ai i cili e ka ndezur magnetofonin?

Përgjigje: Përgjigjja e kësaj çështjeje ndryshon në varësi të mexhlisit në të cilin po këndohet Kuran nga magnetofoni. Nëse ky mexhlis është mexhlis diturie, dhikri dhe lexim Kurani atëherë është detyrë që në këtë situatë të dëgjohet plotësisht dhe kush nuk e bën diçka të tillë është gjynahqar, sepse ka kundërshtuar Fjalën e Allahut të Lartësuar: “Dhe kur të lexohet Kurani dëgjojeni atë dhe heshtni ashtu që të mëshiroheni” [A’raf 204].

Ndërsa nëse nuk është mexhlis diturie, dhikri apo lexim Kurani por është mexhlis i zakonshëm, si p.sh.: një person që po punon në shtëpi apo po studion, apo thjesht po lexon, në këto raste nuk lejohet të ndizet magnetofoni dhe t’i ngrihet zëri ashtu që të arrijë tek anëtarët e tjerë që gjenden në shtëpi apo mexhlis, sepse ata në këtë lloj situate nuk janë të obliguar ta dëgjojnë sepse nuk janë mbledhur për të dëgjuar Kuran dhe në këtë rast do jetë përgjegjës ai i cili ia ngriti zërin magnetofonit duke bërë që të arrijë zëri tek të tjerët, dhe kjo është vënie në siklet që u bën atyre duke ua imponuar që të dëgjojnë Kuran megjithëse ata nuk janë të përgatitur për diçka të tillë.

Mund të japim një shembull përafrues: Dikush nga ne po kalon në rrugë dhe dëgjon Kuran të cilin e ka ndezur shitësi i bulmetit apo shitësi i specave, apo ai i cili shet kaseta, pra zëri i Kuranit ka pushtuar rrugën dhe ngado që të shkosh do e dëgjosh. Pra a mund të themi se të gjithë ata që po kalojnë në atë rrugë, secili në punën e tij, janë të obliguar që të heshtin dhe ta dëgjojnë këtë Kuran i cili po lexohet jo në vendin dhe kohën e tij të duhur? Sigurisht që jo, sepse përgjegjës është ai i cili po i vë njerëzit në siklet dhe ua imponon dëgjimin e Kuranit qoftë për qëllime tregtare apo tërheqjen e vëmendjes së njerëzve ( tek malli që tregton) e të tjera nga interesat materiale. Këta njerëz nga njëra anë po e përdorin Kuranin thjeshtë si zë të bukur, siç është transmetuar kjo në hadith[12], dhe nga ana tjetër po i shkëmbejnë ajetet e Allahut me diçka të pavlerë nga dynjaja, me një lloj metode të re të ndryshme nga metoda e çifutëve dhe të krishterëve, për të cilët Allahu tha në këtë ajet: “Ata i shkëmbyen ajetet e Allahut për një vlerë të pakët” [Teube 9].

vijon pjesa e dyte inshaAll-llah..
Ue salAllahu ue seleme ue bareke ala nebijina Muhamed ue alihi ue sahbihi ue tabiine lehum bi ihsanin ila jeumi din, uel hamdulilahi Rabil alemin.

Autor
Dijetari dhe muhadithi i kohës
Imam Muhamed Nasirudin el Albani

(Allahu e mëshiroftë!)

Përktheu: Shuajb Rexha Ebu Duxhanah

Ate dite kur me s’do jeme!

Ate dite kur me s’do jeme!


Ate dite kur me s’do jeme,
vlera ime ndoshta do tu bije ndermend,
por e gjitha me do merre fund,
ngase trupi ime me eshte ber cung!


Me sdo mund te kthehem prap,
as edhe per nje te vetmin cast,
ngase shpirti qe me eshte dhene amanet,
fillon ti kthehet Zotit te vet.

E ti mos qaj oj nene dhe baba,
as ti e cmuara ime grua,
as ju femijet e mi te dashure,
e ju te gjithe qe aq fort u dua.

As mallkime ju lutem mos beni,
edhe floket mos i shkarravisni,
as zi per mua mos mbani,
as te piklluar mos qendroni.

Kjo mua aspak dobi s’me sjelle,
dhe shperblime nga ajo aspak s’me rrjedhe,
as gjynahet nuk mi largon,
perveq hidherimin tek Zoti mund ta shton.

Per kete ju beni kujdes,
dhe kufinjet e Zotit mos kaloni,
ngase caktimi i Tij keshtu ka qene,
sot te jeme une e neser ndoshta,  ti  je ne rend.

Por kthehuni ka Zoti dhe beni dua,
ashtu siq Pejgamberi alejhiselam na tha,
qe kur dikush jete te nderron.
“Inna lilahi ue inna ilejhi raxhiunn” me thone.

Dhe ju thoni:
“All-llahumme exhirnij fij musijbeti uaklif lij khajren minha”
qe sunnetin ta pasoni ,
e ndoshta All-llahu me me te mire u se mua u begaton.

Dhe ju te dashur mos harroni,
kur une tanime kam vdekur,
me vorrimin te shpejtoni,
dhe askend qe eshte large mos e shqetesoni.

Por para kesaj u lutem shume,
te pyesni farefise e shoqeri,
nese dikujt borgj i kam mbet,
i’a ktheni ato nese keni mundesi sa me shpejt.

Dhe me pastrime ju shpejtoni,
njerezit me te besueshem me ate pune i ngarkoni,
nese ime shoqe kete nuk mund,
zgjedhne me te devotshmin nga ju ,kesaj pune ti jep fund.

Dhe nga misku ne uje me vendoni,
dua qe trupin me misk ta keme,
qe as krimbat te mos i largoj,
e as melaiket te mos i rendoj.

Ne qefine ju me fusni,
dhe ate me pasurin time blene,
ngase Pejgamberi alejhiselam keshtu ka urdheruar,
sa me pak njerezit per ti ngushtuar.

Mos me leni shume te pa vorrosur te  pres,
deri te vine njerezit nga te gjitha anet,
por veproni sipas sunetit,
qe me shpejt ne vorre t’me qoni.

Dhe nga Kibla te me ktheni,
se keshtu na meson suneti,
asgje mos vendosni ne mes trupit time dhe tokes,
nga e cila u krijova dhe ne te do tretem.

Tutje atje kur me Dhe t’me mbuloni,
mos harroni mbi mua lutje te qoni,
te flisni per mua vetem fjale te mira,
ngase keshtu me plotesohet deshira.

E per kete do deshmojne melaiket,
tek Zoti ime dhe i tyre;
„Se njerezit ne toke o All-llah mire per te po flasin ,
per Meshire mbi te ata po therrasin.“

Le te jete kjo ndarje per ju meditim,
qe te permiresoni vetet si per fillime,
se kaq shpejt jeta perfundon,
te ndan nga te dashurit pergjithemon.

Ndersa une me vete gje jo nuk mora,
perveq veprave te mia qe i kame bere,
me te cilat kerkoje shpetime,
tek Zoti yt qe eshte Zoti ime.

Detyrat e juaja eshte qe te keni durime,
e kur per mua keni mallengjime,
ngritni duart nga Zoti i gjithe keti krijime,
qe te leshoje Meshire mbi trupin dhe shpirtin time.

Ju jeten tuaj ne kete bote vazhdone,
me zemer te lidhur per Zotin pergjithmone,
me shume namaze e vepra t’mira ,
qe do ju duhen ne dite te veshtira.

Une ketu do pyes per ju,
kur te njofshmit tuaj kam me i taku,
per hallin tuaj shume do brengosem,
jeni prej besimdrejteve apo jeni vremosur.

U porosis qe Kuranin dhe Sunetin ta pasoni,
sipas seleful salih ato ti kuptoni,
Bidateve e mekateve sa me large ju qendroni,
se si Firauni mund te perfundoni!

E tash me falni se kame shume pune ketu,
me pret pergjigjesia per ate qe kam vepru,
ndoshta denimi me ben me u harru,
Lutja juaj ndoshta ate gjendje mund me ma largu.

Ndoshta All-llahu do me Meshiroj,
me Xhenete te larta t’me furnizoj,
Atje ku eshte shoqeria me e mire,
pjese te saj dua te jeni dhe ju me gjithe deshire.

Autor: H. el Albani.

Shfaqje të shirkut në teuhidin rrububije

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ue ala alihi ue sel-lem.
Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, ç`do shpikje është bid’at dhe ç`do bid’at është lajthitje, e ç`do lajthitje të çon në zjarr.

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotit.

Shfaqje të shirkut në teuhidin rrububije


Me të vërtetë falënderimet i takojnë Allahut, vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I lutemi Allahut të na ruajë prej të keqes së punëve dhe vetveteve tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush ta humbasë dhe atë që e humbet nuk ka kush ta udhëzojë përveç Tij. Dëshmoj e deklaroj se nuk meriton të adhurohet veçse Allahu dhe dëshmoj e deklaroj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

O vëllezër, robër të Allahut!
Folëm në xhumanë e kaluar për teuhidin rrububije, dhe thamë : Është detyrë për muslimanin të besojë me bindje të plotë se Allahu është Krijuesi i çdo gjëje, Ai është Mbreti dhe Rregulluesi i gjithçkaje, Ai është Furnizuesi, Dhënësi i jetës dhe Marrësi i saj. Ai është që drejton të gjitha çështjet e njerëzve dhe të gjitha ato kthehen tek Ai. Ky besim duhet të jetë i ngulitur në zemër, që edhe nëse njeriu vdes, të jetë besimtar i këtyre pikave. Dhe kemi thënë të xhumanë e kaluar se shumë prej njerëzve bëjnë shirk në këtë lloj të teuhidit, madje për këtë sollëm edhe shembuj, siç edhe Allahu i Madhëruar thotë në Kuran : “Dhe shumica e tyre nuk besojnë në Allahun veçse duke i bërë atij ortak (në adhurim)” [Jusuf : 106]

Vëllezër muslimanë!

Për shkak se shirku është murtajë për atë që e punon, si në dynja ashtu edhe në ahiret, vendosëm – që me lejen e Allahut – edhe këtë xhuma të flasim për disa shfaqje të shirkut në teuhidin rrububije, për të tërhequr vërejtjen me qëllim që njerëzit të mos bien në to, edhe pse shumë prej tyre kanë rënë, veç atyre që ka mëshiruar Allahu.

Robër të Allahut!
Prej veprave që konsiderohen shirk në këtë lloj të teuhidit është : “Falli, besëtytnitë dhe frika nga tersllëku”
Ky është një zakon i trashëguar që nga injoranca para Islamit. Njerëzit e asaj kohe, kur dikush prej tyre donte të nisej për udhëtim apo për kryerjen e ndonjë pune të rëndësishme dhe shikonte ndonjë zog që fluturonte nga ana e djathtë duke shkuar në të majtë, kthehej nga rruga e tij i mbushur me pesimizëm, ndërsa kur dilte dhe shikonte që ndonjë zog fluturonte nga ana e majtë duke shkuar në të djathtë, atëherë, vazhdonte punën e tij plot optimizëm. Pastaj u dërgua Profeti {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} me këtë fe të madhe, me këtë dritë të qartë, tek njerëzit të cilët përpëliteshin në errësirat e injorancës, për ti hedhur poshtë këto besëtytni, dhe për tu sqaruar atyre se këto gjëra nga të cilat bëheshin pesimistë nuk posedojnë as dëm e as dobi kundrejt tyre. Ai u sqaroi njerëzve se falli është shirk duke thënë : “Falli është shirk, falli është shirk, e nuk ka prej nesh njeri veçse, por Allahu e largon atë me mbështetjen tek Ai” [Ebu Daudi : 2/158, Sahiha : 430] Dhe thotë : “(Pa lejen e Allahut) Nuk ka : Ngjitje te sëmundjes (nga i sëmuri tek i shëndetshmi), as zogjte nuk kane ndikim, e as kukuvajka, e as muaji Sefer nuk sjell tersëllëk” [Muslimi : 2222]
Dhe thotë : “Nuk është prej nesh ai që hedh fall apo i hidhet atij, as ai që bën magji apo i bëhet atij (me dëshirën e tij)” [Sahihul Xhami’ : 5435]

Dikush mund të pyesë; Pse falli apo pesimizmi i shkaktuar prej tij është shirk?
Themi; sepse ai që ka hedhur fall apo është bërë pesimist për atë shkak beson në zemrën e tij se kjo gjë nga e cila u bë pesimist është në gjendje të bëjë dëm, prandaj kjo bie ndesh me bazat e teuhidit dhe me bazat e besimit. Besimtari besnik, i sinqertë dhe njësues, e di se ajo fatkeqësi që mund ti ketë rënë nuk mund të mos e godiste, dhe çfarë nuk i ka rënë nuk mund ta godiste! Madje e di se çdo gjë është në Dorën e Allahut të Madhëruar. Prandaj është detyrë për çdo musliman që nëse niset për kryerjen e një vepre dhe i ndodh diçka që e bën pesimist, atëherë le ta vazhdojë punën duke ju mbështetur Allahut dhe të mos kthehet prapa, sepse nëse kthehet atëherë ka bërë shirk.

Falli dhe pesimizmi kundërshtojnë mbështetjen tek Allahu i Madhëruar dhe punimin me shkaqet.

Shumë njerëz kur dëgjojnë ndonjë qen që leh me vajtim besojnë se ai lajmëron për dikë që do të vdesë! Madje shumë të tjerë besojnë se nëse kukumjaçka qëndron afër ndonjë shtëpie dhe këndon, atëherë dikush nga ata do të vdesë, dhe kjo i bën ti mbulojë ata stresi dhe pesimizmi për jetën! Ky është besim i kotë dhe i shtrembër. E nëse këta njerëz do të besonin se çdo çështje është në Dorën e Allahut dhe gjithçka kthehet tek Ai, nuk do të bëheshin pesimistë e as do të stresoheshin, prandaj Profeti {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} ka thënë :

“Ai njeri që falli (besëtytnia) e kthen nga realizimi i punës së tij, ka bërë shirk.

I thanë : – E si dëmshpërblehet kjo?

Tha : Le të thotë : – O Allah, nuk ka mirësi veç mirësive të Tua dhe nuk ka gjë që ndodh veçse me lejen Tënde, e nuk meriton të adhurohet askush përveç Teje!” [Ahmedi : 2/220, Sahiha : 1065, Sahihul Xhami’ : 6214]

Vëllezër muslimanë!
Jo vetëm që falli dhe tersllëku janë shirk, por ato janë edhe moral i keq prej moraleve të mushrikëve, mohuesve dhe armiqve të të Dërguarve të Zotit. Nëse lexojmë Kuranin do të shohim se si mushrikët e Mekës u bënë pesimistë dhe e quajtën tersllëk dërgesën e Profetit {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} në mesin e tyre. Për këtë na lajmëron Allahu i Madhëruar në Fjalën e Tij : “Nëse atyre u jepet ndonjë mirësi, thonë se kjo është nga Allahu, e nëse i godet ndonjë e keqe thonë se kjo është për shkakun tënd! Thuaj : – Të gjitha janë nga Allahu! Por, ç’është me ata njerëz që gati nuk kuptojnë asgjë?!” [Nisa : 78]

Gjithashtu populli i Profetit Salih {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} i thanë atij : “Thanë : – Ne ndjejmë tersllëk nga ti dhe nga ata që janë me ty. Tha : – Ndjellja e tersllëkut tuaj është tek Allahu {do të llogaritet nga Ai}, por ju jeni njerëz që ngatërroheni” [Neml : 47]

Edhe banorët e fshatit që përmendet në suren Jasin iu drejtuan të Dërguarve të Zotit tek ata duke u thënë : “Thanë : – Ne parandiejmë fatkeqësi për shkakun tuaj, prandaj nëse nuk tërhiqeni, atëherë do t’iu gurëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të hidhur prej nesh” [Jasin : 18]


Pra, falli dhe parandjenja e tersllëkut janë shirk dhe moral i ulët!

Vëllezër besimtarë!


Prej veprave të tjera që konsiderohen shirk janë “Rukjet, hajmalitë dhe nuskat”

Thotë Profeti {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} : “S’ka dyshim se rukjet, hajmalitë dhe nuskat janë shirk” [Sahihul Xhami’ : 1632]

Çfarë janë rukjet?

Ato janë këndimet dhe fryrjet që i bëhen një të sëmuri. Një pjesë e tyre lejohet në sheriat, ndërsa një pjesë tjetër konsiderohet shirk. I Dërguari i Allahut {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të}ka thënë : “Nuk ka gjë nëse bëhet rukje, që nuk përmban brenda saj shirk” [Muslimi : 2200]

Madje është theksuar se Xhibrili {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} i ka bërë rukje Profetit {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} dhe Profeti u ka bërë Sahabëve, e edhe Sahabët i kanë bërë rukje njëri-tjetrit. Për këto arsye dijetarët janë të mendimit unanim se rukja lejohet por duhet të përmbushë tre kushte, siç e ka përmendur këtë Imam Neueuiju dhe të tjerë përveç tij. Prandaj tregohuni të vëmendshëm o robër të Allahut, sepse në këtë kohë ka shumë njerëz që këto punë i kanë kthyer në biznes. Ata kanë marrë emër mes njerëzve për këto vepra, madje ndoshta edhe i dëgjon se si mburren dhe thonë paturpësisht : – Unë fryj, unë nxjerr xhinët, unë shëroj etj! Nuk e di ky i mjerë se ky është lavdërim i vetes, ndërsa Allahu thotë : “Dhe mos i lavdëroni vetvetet” E nuk është turp nëse gabon, por turp është të qëndrosh kokëfortë në gabim.

Vëllezër muslimanë!


Rukja e lejuar duhet të përmbushë tre kushte :

Kushti i parë : Të jetë me Fjalët e Allahut [pra të ketë pjesë të Kuranit] si Fatihaja, ajeti kursi, dy suret e fundit. Nëse është kështu atëherë lejohet t’i bësh rukje vetvetes dhe të tjerëve sepse Kurani është Fjala e Allahut dhe në të ka shërim për besimtarët.

Kushti i dytë : Të jetë në gjuhën arabe të qartë dhe me fjalë që kuptohen, sepse çfarëdo qoftë ndryshe, me fjalë jo të qarta, me shkrime apo vizatime që nuk kuptohen, duhet ditur se këto janë prej veprimeve të magjistarëve dhe fallxhorëve të cilat nuk lejohen.
Në Sunet ka transmetime që e theksojnë këtë veprim ; është saktësuar se Xhibrili {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} ka ardhur tek i Dërguari i Allahut dhe e ka pyetur : – O Muhamed, a po ankohesh? Tha – Po. Atëherë Xhibrili, për ti bërë rukje Profetit {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} dhe për të mësuar ne se si të veprojmë në këto raste tha: “Me emrin e Allahut të bëj rukje, nga çdo gjë që të shqetëson apo të dëmton, nga e keqja e çdo shpirti apo syri ziliqar. Allahu të shëroftë! Me emrin e Allahut të bëj rukje” [Muslimi : 2187]

Mësoni o robër të Allahut, sepse e kemi lënë fenë tonë dhe marrim mësim nga televizioni! Sa prej nesh e dinë këtë dua, që me të ti bëjë rukje vetes dhe fëmijëve të tij, në vend që të shkojë tek fallxhorët dhe magjistarët?! Secili bën kujdes që të shtojë kanalet e televizorit në shtëpi, ndërsa për të mësuar fenë, jo! Por s’ka ndryshim e fuqi për ndryshim veçse nga Allahu!

Është theksuar se Profeti {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} u ka bërë rukje Hasanit dhe Husejnit [Allahu qoftë i kënaqur me të dy] dhe ka thënë : “U mbroj juve me Fjalët e plota të Allahut nga çdo shejtan dhe cytje e tij, dhe nga çdo sy i keq” [Buhari : 4/191]


Si mundet dikush prej nesh ti bëjë rukje vetvetes?

Thotë {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} : “Kur ndokush nga ju ndjen dhembje në trupin e tij, atëherë le të vendosi dorën mbi vendin që ndjen dhimbje e pastaj të thotë : “” tre herë. Pastaj të thotë “Mbrohem me Allahun dhe me Fuqinë e Tij nga e keqja që ndjej dhe që ruhem prej saj” shtatë herë. [Muslimi : 2202]


Pra, çdo njeri mundet ti bëjë rukje vetes, sepse Ai që bën dobi dhe që shëron, është Allahu. Prandaj nuk ka nevojë që të dalë dikush prej nesh e të posaçërojë veten e tij për rukje, sepse Profeti {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} na ka mësuar se si çdokush nga ne mund ti bëjë rukje vetvetes dhe fëmijëve të tij. Ndërsa kur të kërkohet, apo kur shikon dikë që është sëmurë, nuk ka problem nëse i bën atij rukje, pa ta kërkuar ai, por këtë gjë duhet ta bësh me sinqeritet për Allahun dhe shpërblimin ta presësh për në botën tjetër.

Kushti i tretë : Të besojë si ai që bën rukjen ashtu edhe ai që i bëhet rukja se rukja në vetvete nuk është shëruese, sepse Shëruesi është Allahu, ndërsa rukja është sebep ashtu si ilaçet. Allahu është Shëruesi, ndërsa ilaçet janë sebepi, po kështu edhe rukja është sebep, sepse përfundimi është në Dorën e Allahut!

Shirk konsiderohen edhe hajmalitë :
Hajmali quhen ato që u lidhen fëmijëve, që vendosen në makina, nëpër shtëpitë e njerëzve apo kafshët e tyre dhe që janë të ndryshme si : dorë, sy, këpucë, hudhër, patkua, brirë, flamur, kukulla etj etj.
Thotë Profeti {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të}: “Ai që lidh një hajmali ka bërë shirk” [Sahihul Xhami’ : 6270]

Pra ai që var një këpucë ka bërë shirk, ai që var një hudhër në makinë apo në shtëpi, ka bërë shirk! Sa ka prej grave që mbartin me vete hajmali?! Ndërsa tregohet për një grua se sa herë që lindte i vdisnin fëmijët, dhe injorantët i thanë : – Shko tek filani –magjistar- që të të bëjë një hajmali për të mos vdekur fëmijët! Atëherë shkoi dhe ai i bëri një hajmali të cilën ia vari fëmijës së sapolindur. Allahu i Madhëruar kishte caktuar për këtë fëmijë që të mos vdiste, ndërsa nëna besonte se jeta ishte e varur nga hajmalia, nëse e hiqte prej tij ai do të vdiste menjëherë! Besim i shtrembër dhe shirk. E nëse kjo grua vdes me këtë besim, nuk mund të shpëtojë kurrë, sepse ajo beson se magjistari dhe hajmalia janë posedues të dëmit dhe dobisë!

Po ashtu shirk konsiderohen edhe nuskat :
Nuskat janë një lloj prej llojeve të magjisë që gjenden shumë mes njerëzve, e që i përgatisin ato magjistarët dhe fallxhorët.
Nëse një grua mendon se burri i saj nuk e do, nxiton për tek magjistarët me qëllim që ti përgatisin diçka, që duke e varur atë, ajo do të fitojë dashurinë e burrit të sajë!

Ndërsa Profeti {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} ka thënë : “S’ka dyshim se rukjet, hajmalitë dhe nuskat janë shirk” [Sahihul Xhami’ : 1632]
Dhe thotë : “Ai që var apo lidh diçka, mbështetet tek ajo” [Sahihut Tirmidhij : 2074]

Sqaruam se falli është shirk, ashtu edhe rukjet, hajmalitë dhe nuskat janë shirk.


Shirku, o robër të Allahut, është errësirë mbi errësirë, murtajë e keqe si në dynja ashtu edhe në ahiret. Ai është gjynahu më i madh; ka thënë Profeti {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} “A t’iu tregoj për gjynahun më të madh? T’i bësh shirk Allahut, mosrespektimi i prindërve dhe fjala e gënjeshtërt”[Sahihul Xhami’ : 2625]

Shirku është gjynahu më i tmerrshëm ; Ibnu Mes’udi ka pyetur Profetin {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} se : – Cili është gjynahu më i tmerrshëm? Iu përgjigj : – t’i bësh Allahut ortak, duke ditur se Ai të ka krijuar!” [Buhari ]

Pra, ti bësh shirk Allahut edhe pse e di që vetëm Ai të ka krijuar.


Shirku shkatërron veprat. Dikush përpiqet gjatë gjithë jetës së tij për vepra të mira, derisa mund ti ketë ato sa malet, por kur vjen Ditën e Gjykimit nuk gjen aspak shpërblim për to tek Allahu për shkak se ka qenë mushrik.

Ka thënë Allahu i Madhëruar : “Ne paraqitëm veprat që ata punuan dhe i bëmë ato hi e pluhur” [Furkan : 23]
Dhe ka thënë : “Edhe sikur ata (Profetët) të bënin shirk, atëherë do tu shkatërroheshin veprat e tyre” [EnAmë : 88]
Dhe ka thënë : “Dhe të është shpallur ty, e edhe atyre para teje se : “Nëse i bën shok (Allahut), veprat e tua do të asgjësohen dhe ti do të jesh prej të humburve” [Zumer : 65]

Shirku nuk falet veçse me pendim të sinqertë ; ka thënë i Madhëruari : “Është e vërtetë se Allahu nuk fal (mëkatin) që ti bëhet shok Atij, e veç këtij mëkati, të tjerat ia fal atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok Allahut, ai ka humbur në një humbje të madhe” [Nisa : 116]


Shirku ja bën haram xhenetin atij që e vepron, madje e fut atë në zjarr. Thotë i Madhëruari : “Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë : “Allahu është Mesihu biri i Merjemes” e vetë Mesihu tha : “O beni israil, adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shokë, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk do të ketë ndihmës “ [Maide : 72]

Ai që posedon dëmin dhe dobinë është Allahu, prandaj besimtari që mbart besim të pastër dhe është njësues, jeton një jetë të qetë dhe të rehatshme. Thotë Profeti {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të}: “Është e habitshme çështja e besimtarit, ajo gjithmonë është në të mirën e tij, dhe nuk është kështu për askënd tjetër veç tij. Nëse atë e godet ndonjë e mirë, ai falënderon, dhe kjo është më mirë për të, e nëse e godet ndonjë e keqe, atëherë ai duron, e edhe kjo është më mirë për të”[Muslimi : 2999]

Dhe i ka thënë {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} Ibnu Abasit {Allahu qoftë i kënaqur me të} : “O djalosh! Unë po të mësoj disa fjalë; Ruaje Allahun që të të ruajë Ai ty, ruaje Allahun që ta gjesh Atë pranë! Kur të lutesh lutju Allahut, e kur të kërkosh ndihmë, kërkoi Atij, dhe dije se sikur gjithë umeti të bashkohet me qëllim që të të bëjnë dobi, nuk do të të bëjnë veçse aq sa Allahu ka caktuar për ty! Madje edhe nëse të gjithë ata bashkohen për të të dëmtuar, nuk do të munden veçse aq sa Allahu ka caktuar kundër teje. Penat janë ngritur dhe fletët janë tharë” [Tirmidhiu : Hasen Sahih].


O Allah, ne të kërkojmë dije të dobishme, punë të pranueshme, zemra të frikësuara, gjuhë që të përmendin dhe trupa që durojnë ndaj sprovave!

Marrë nga libri me hutbe i shejhut të nderuar
Salih bin Taha Abdul Uahid ( Ebu Islam)
Nxënës i shejh Albanit Allahu e mëshiroftë.

“El Akidetu Euelen”
1/84-90

Përktheu:
Mirandi Shehaj

Ta njohim iblisin

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
„O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!“ (Ali Imran: 102)
„O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.“ (En-Nisa:1)
„O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.“ (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ue ala alihi ue sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr.

Ta njohim iblisin

Emri i tij: Iblis

Feja: Kafir, Fasik. Thotë Allahu “Vërtet shejtani (Iblisi) qe kafir ndaj Zotit të tij” (El-isra:27)

Miqët e tij: Kafirat. Thotë Allahu “Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besuan” (El-A’raf:27).

Shokët e tij: Të distancuarit nga adhurimi i Allahut. Thotë Allahu “Atij që shmanget nga Këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani), Ne do t’ia caktojmë një djall (shejtan), që do t’i bëhet shok i pandashëm” (Zuhruf:36).

Vëllezërit e tij: Teprimtarët në shpenzime. Thotë Allahu “Teprimtarët me të vërtetë janë vëllezërit e shejtanve…” (EL-Isra:27).

Përfundimi i tij dhe i pasuesve të tij: Xhehennemi. Thotë Allahu “Për Zotin tënd! Ne do t’i tubojmë ata dhe djajtë, pastaj do t’i sjellim të gjunjëzuar rreth Xhehenemit!” (Merjem:68).

Metodat e mashtrimit: Vesveset, shpresat e kota, tekat dhe dyshimet. Thotë Allahu “Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime”. (En-nisa:120).

Vendqëndrimi i tij: Mes diellit dhe hijes. “Ka ndaluar Pejgamberi alejissalatu vesselam nga të qëndruarit në një vend mes diellit dhe hijes duke thënë se: “Është vendqëndrimi i Shejtanit”. (Transmeton Ahmedi me sened sahih:14874).

Vendngritja e flamurit të tij: Tregjet. Pejgamberi alejisselam ka thënë: “Mundësisht kursesi mos u bo i pari që hyn në treg (kur hapet) dhe as i fundi (kur mbyllet), sepse këtu qëndron beteja e shejtanit dhe ngritja e flamurit të tij” (Muslimi:4489).

Vendstrehimi: Vendet të cilat nuk përmendet Allahu.

Ushqimi: Çdo ushqim dhe pije që nuk përmendet Allahu para ngrënies apo pirjes.Thotë Muhammedi alejhissalatu vesselam: “Nëse njeriu kur të hynë në shtëpin e tij dhe kur ta haj ushqimin e tij përmend Allahun, shejtani do të thotë: Nuk ka vendstrehim as ushqim për ju (d.m.th iu drejtohet me këto fjalë shejtanve tjerë)”. Muslimi (3762).

Premtimet e tij: Varfëria. Thotë Allahu “Djalli ju premton me skamje e varfëri…” (El-bekareh:268).

Urdhërat e tij: Amoraliteti dhe çdo e keqe tjetër. Thotë Allahu “Kush ndjek gjurmët e djallit, do të nxitet nga ai të bëjë amoralitet dhe vepra të këqija…” (En-nur:21).

Kohëzgjatja e ndikimit të tij: Deri në ditën e gjykimit. Thotë Allahu “Zoti tha: “Sigurisht që do të të jepet afat. Deri në një ditë të caktuar” (El-hixhr:37-38)

Rezultati i të miqësuarit me të: Devijimi i qartë dhe dëshpërimi në dy botrat. Thotë Allahu:…Ata janë pala e djallit; në të vërtetë, pala e djallit janë humbësit” (El-muxhadeleh:19).

Pushteti i tij: Kafirat, mushrikët dhe mëkatarët. Thotë Allahu: “Pushteti i djallit është vetëm mbi ata, që i binden atij dhe adhurojnë zota të tjerë veç Allahut” (En-nahl:100).

Rezultati i dinakëris së tij: I dobët. Thotë Allahu: “… vërtet, dinakëria e djallit është e dobët!” (En-nisa:76).

Rezultati i respetimit të tij: Mashtrim i qartë. Thotë Allahu “Në të vërtetë, shejtani gjithmonë për njeriun ka qenë mashtrues” (El-furkan:29).

Gjërat që e pengojnë atë: Ezani dhe namazi. Pejgamberi alejhissalatu vesselam ka thënë: “Kur të thirret Ezani, shejtani ikën (nga ndëgjimi i tij)…”(Buhariu dhe Muslimi).

Thirrjet devijuese të tij: Këngët dhe muzika. Pejgamberi alejhissalatu vesselam ka thënë: “Cingërimat (muzikore) dhe këngët janë thirrjet e shejtanit”. (Ahmedi me sened sahih:8428).

Cak i devijimit: Të gjithë njerëzit pa dallim. Thotë Allahu “Ai (shejtani)tha: “Betohem në madhërinë Tënde se unë do t’i mashtroj ata të gjithë.” (Sad:82).

Pas gjithë këtyre mashtrimeve, kurthave, cytjeve të tija djallëzore iblisi i mallkuar prap se prap detyrohet të pranoi qëllimin e krijimit të tij mashtrues që e posedon para gjithë njerëzve dhe distancimin e plotë të tij ndaj gjithë atyre që kan pasuar, duke iu drejtuar atyre me këto fjalë:

“Dhe, kur të marrë fund puna, shejtani do të thotë: “Vërtet, Allahu ju dha një premtim të vërtetë. Edhe unë(iblisi) ju premtova, por ju mashtrova. Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju. Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj e as ju nuk jeni shpëtimtarët e mi. Unë (iblisi)tani e mohoj që më bëtë ortak me Allahun (në adhurim). Vërtet, keqbërësit do të kenë një denim të dhembshëm” (Ibrahim:22).

Andaj ti o musliman dhe muslimane që Allahu iu ka nderuar me islam dhe iman, a nuk ka ardhur koha të vetdijsoheni njëherë e përgjithmon se rruga e vetme e shpëtimit, udhezimit, lumturis, kënaqësis është në adhurimin e Allahut tënd dhe pasimit të dërguarit të Tij Muhammedit alejisselam.

Pendohu nga mëkatet sa më shpejt që është e mundur, sepse e keqja e vdekjes është e tillë që vie befas, nuk të pret për asgjë, mjaft për Zotin më me kryeneçësi, padituri dhe arsyetime boshe, koha për të pranuar këshillat e Allahut dhe të Muhammedit alejisselam moti ka ardhur dhe ka shkuar.

Vallahi nuk ka mundësi të udhëzohesh, pa u interesuar për udhëzim. Interesohu pak të lutem, do të vëresh se si menjëher do ta kesh Allahun afër, i gëzuar për interesimin tënd për udhëzim dhe pendim.

Falenderimet e pandërprera qofshin Allahut pastaj të dërguarit të tij që na treguan se kush është armiku yn më i madh dhe çfarë cilësish posedon ai.

Historia ka vërtetuar se strategjia më e sukseshme për të triumfuar kundër armikut është kur njeriu posedon njohuri mbi qëllimet e tij, dobësit e tij,…. Pra tani ty veç tu mundësua të posedosh një strategji pak a shumë të përgjithsme për ta përdorur kundër shejtanit të mallkuar dhe të triumfosh përgjithmon ndaj tij.

Fjala ime përfundimtare është: Qoftë Allahu gjithmonë në ndihmë dhe përkrahjen tuaj. AMIN.

Përgaditi:
Revista: El-iman, nr:120

Përktheu:
Abdulmelik-Besfort Maxhuni.

Jordani-Zerka
20.12.2009.

Mbrojtja e Pejgamberit salallahu alejhi ua selam

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ue ala alihi ue sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr.

Mbrojtja e Pejgamberit salallahu   alejhi ua selam


Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Lavdërimi i takon Allahut, përfundim i mire është për të devotshmit dhe s’ka armiqësi vetëm se ndaj zullumqarëve. E lavdëroj dhe e falenderoj Zotin tim. Tek Ai pendohem dhe tek Ai kërkoj falje.
Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një të vetëm e të pa shok, Ndihmuesi i të dërguarve dhe i vetmi që i poshtëron jobesimtarët.
Dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. I dërguar mëshirë për gjithë botërat. O Zot lëvdatë, shpëtim e begati jepi robit dhe të dërguarit tënd, te zgjedhurit mes më te mirëve ndër njerëzve, pejgamberit ton Muhamedit salallahu alejhi ue selam, familjes dhe te  gjithë shokëve te tij.E më pas:
Frikësojuni Allahut  duke i zbatuar urdhëresat dhe duke u larguar  nga ndalesat. Kush i frikësohet Allahut, Allahu e mbron prej shereve dhe shkatërrimeve.
O Muslimanë: Feja juaj të cilën Allahu e ka pëlqyer për ju, bazohet mbi dy parime madhore.

Parimi i parë: Të mos Adhurojmë Askënd përveç Allahut një të vetëm. Pra te mos  adhurojmë me Allahun dikë tjetër e as që të marim dikë prej krijesave për ta adhuruar me Të.

Allahu i lartësuar thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit): “Elif lam ra. Ky është libër që ajetet e tij janë te shtjelluara me përsosmëri nga i Urti Gjithgjykues, i Mirënjohuri, që të mos Adhuroni askënd përveç Allahut. Vërtet unë jam dërguar prej Tij tek ju këshillues dhe përgëzues”

I Lartësuari thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit): “O ju njerëz Adhurojeni Allahun, Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve dhe ata qe ishin para jush, kështu që të jeni të devotshëm. Ai që për ju tokën e bëri të përshtatshme për qëndrim dhe qiellin kulm ku prej reve e zbret shiun për t’ju dhëne furnizim prej frutave të shumta, pra mos i vini Allahut të adhuruar  duke qen se ju e dini (pra ju e pranoni që Allahu është Krijuesi i vetëm, e si valle adhuroni me Të dikë tjetër).”

Transmetohet se Muadhi thotë: Tha i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selam: “A e di të drejtën e Allahut që ka mbi robërit dhe të drejtën e robërve që kanë  tek Allahu ? I thashë: Allahu dhe i dërguari e dinë. Tha: E drejta e Allahut mbi robërit është që ta adhurojnë atë duke mos i shoqëruar Atij askënd, ndërsa e drejta e robërve tek Allahu është që të mos e dënoj atë qe nuk i përshkuan Atij askënd ne Adhurim.” (Buhariu dhe Muslimi)

Ajetet dhe hadithet për këtë  janë të shumta.
Adhurimi i Allahut bëhet duke u afruar me zbatim të farzeve , detyrave te pëlqyerave dhe me largim nga të ndaluarat e të urryerat, me shpresë për tu shpërblyer dhe frikë nga dënimi. Njerëzit në adhurimin e Allahut janë gradë-gradë, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar në hadithin kudsij të cilin e transmeton Pejgamberi  salallahu alejhi ue selam nga Zoti i tij:

“Kush e armiqëson mikun tim i kam shpallur luftë atij. Dhe nuk afrohet robi tek Unë me diçka që është më e dashur për Mua se sa ajo që unë ia kam bërë detyrë atij. E vazhdon robi të më afrohet me punë te pëlqyeshme derisa ta dua atë. E pasi ta dua atë  do të jem dëgjimi i tij që ai dëgjon, shikimi i tij që ai shikon, dora e tij  me të cilën merr dhe këmba e tij me te cilën ecën. E nëse me lutet Mua do t’i jap atij dhe nëse me kërkon ndihmë do ta ndihmoj.” E transmeton Buhariu nga hadithi i Ebu Hurejres.

Kuptimi i fjalës së Tij: e pasi ta dua atë jam dëgjimi i tij që ai dëgjon, e shikimi i tij që ai shikon, dora e tij me të cilën merr  dhe këmba e tij me  cilën ai ecën” do të thotë që Allahu i Lartësuar e ruan atë nga gjynahet duke e mundësuar që  ti bindet detyrave të Tij,e nëse bie në gjynah ia mundëson pendimin. Daud et-Taj thotë:
”Nata dhe dita janë etapa ku njerëzit kalojnë kohë pas kohë, derisa t’u vije fundi i udhëtimit të tyre. Nëse mundesh të furnizohesh me anë të kësaj bëje një gjë të tillë, sepse udhëtimit se shpejti do ti vijë fundi. Por çështja është më  e shpejtë se kaq, pra merr, furnizohu gjatë udhëtimit tënd  e vepro çka është detyrë për ty, sepse ajo ndoshta të befason.”
Furnizimi bëhet duke u afruar tek Allahu me bindje ndaj Tij dhe largim nga harami .
Beker el-Muzeni thotë: “Nëse kërkon që namazi yt të të bëj dobi thuaj: S’ka tek unë gjendje më të mire se ç’po falem”
Hasan el-Basri thotë: Vazhdon dita dhe nata të përshpejtojë për të marr jetë duke e afruar exhelin. Larg kanë shoqëruar Nuhun , Adin, Themudin dhe shumë breza mes tyre derisa u kthyen tek Zoti i tyre me punët që vepruan. Dita dhe nata janë bërë të reja e nuk plaken prej asaj që kalon, përkundrazi janë në pritje të atyre që kanë mbetur e që u ra ajo që i zuri të parët e tyre”.

O mysliman: Me të vërtet adhurimi me të cilin  afrohet robi te Zoti i tij janë punët e zemrës dhe të gjymtyrëve të cilat i ligjëroi Allahu i Lartësuar.  Si duaja – lutja e cila është prej punëve te zemrës që shprehet me gojë duke iu lutur Allahut të Lartësuar për nevojat që kemi. E nuk lejohet që ky adhurim t‘i dedikohet dikujt tjetër veç Allahut .Thotë I Lartësuari (përkthimi i kuptimit të ajetit):

“Me të vërtetë xhamitë janë vetëm për Allahun e mos lusni me Allahun dikë tjetër”.

Lutjet dhe nevojat nuk u drejtohen njerëzve të vdekur të cilët nuk zotërojnë për vete dhe e as për të tjerët dëm dhe  dobi. Lutja është adhurim që i dedikohet vetëm Allahut të Lartësuar I cili ka krenarinë dhe madhështinë e plotë absolute. Po ashtu frika , shpresa, mbështetja, kërkimi i ndihmës e i mbrojtjes, kurbani, zotimi e lloje të tjera prej adhurimeve nuk duhen të jen vetëm se për Allahun, Zotin e të gjithë botrave. Kush ia kushton këto adhurime dikujt tjetër vetëm se i ka bërë shok Zotit të tij.

I Lartësuari thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit): “Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij askënd.”
I Lartësuari thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit): “Pra kush shpreson  takimin e Zotit të tij le të veproj te mira e në adhurimin e Zotit të tij të mos përziej askënd.”

Thotë I Lartësuari (përkthimi i kuptimit të ajetit): “E kush lut të adhuruar tjetër me Allahun duke mos pasur argument për të,  ai ka për tu  gjykuar tek Zoti i tij. Ai nuk i shpëton jobesimtarët.”
Sinqeriteti është i domosdoshëm në adhurimin e Allahut të lartësuar.

Thotë Allahu (përkthimi i kuptimit të ajetit): “ Thuaj: Jam i urdhëruar të adhuroj Allahun sinqerisht në fe të drejtë.”

Dhe parimi i dytë prej dy parimeve bazë ku rreth tyre bazohet e gjithë feja është:

Adhurimi i Allahut sipas asaj që  ka ligjëruar i dërguari i Allahut Muhamedi salallahu alejhi ua selam me sinqeritet për të. Thotë i Lartësuari :” Çka t’ju japi i dërguari merreni  dhe çka t’ju ndaloj lëreni”.Thotë I Lartësuari: “Nëse jeni që e doni Allahun më ndiqni mua t’ju dojë Allahu e t’ju falë gjynahet tuaja. Allahu është Mëkatfalësi , Mëshirëbërësi”. Allahu e ka mbyllur çdo rrugë përveç rrugës së pasimit të pejgamberit Muhamed salallahu alejhi ua selam. Allahu e ka bërë të ndaluar xhenetin për këdo që kërkon rrugë tjetër veç udhëzimit të tij, sunetit të tij salallahu  alejhi ua selam . Perjgamberi salallahu alejhi ua selam thotë: Te gjithë ju do të hyni në xhenet përveç atij që refuzon. Thanë: e kush refuzon o i dërguar i Allahut ? Tha: Kush më bindet mua do të hyj në xhenet e kush më kundërshton ka refuzuar.”
Çdo gjë që nuk është në përputhje me sunetin e tij i refuzohet robit dhe dënohet vepruesi i tij, ashtu siç thotë i Lartësuari: (përkthimi i kuptimit të ajetit)

“A të ka ardhur ty ndodhia e mbulimit. Dita ku fytyra do të poshtërohen. Punuan të rraskapitur. Ata do të hidhen në zjarrin e nxehtë , flakërues. Do t’u jepet për të pirë nga burimi që vlon.”

Për shkak se ata nuk ishin në pasueshmëri të udhëzimit të Pejgamberit salallahu  alejhi ua selam. Çdo rrugë e cila nuk është sipas udhëzimit të Pejgamberit salallahu  alejhi ua selam ajo është bidat dhe humbje.

I Lartësuari thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit) “Pastaj Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë. Pra ndiqe atë dhe mos paso dëshirat e atyre që nuk dinë. Ata në të vërtetë nuk mund të të bëjnë dobi ty për asgjë tek Allahu. Zullumqarët janë miq të njeri-tjetrit, kurse Allahu është miku i të devotshmëve.”

Dhe   Pejgamberi salallahu  alejhi ua selam ka thëne: Kush shpik në çështjen tonë diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar” (Buhariu dhe Muslimi). Dhe në një transmetim të Muslimit thotë: “ Kush vepron një punë e cila nuk është sipas çështjes sonë, ajo është e refuzuar.” Disa prej selefeve thonë : “Nëse sheh dikë që ecën mbi ujë s’është asgjë gjersa të shohësh te ai pasimin e sunetit”.Gjithashtu kanë thënë: “Nëse e sheh që fluturon në qiell të mos mashtrohesh me të derisa të shohësh tek ai pasimin që i bën sunetit të Pejgamberit salallahu  alejhi ua selam”.

Allahu e ka shfuqizuar çdo sheriat te mëparshëm me sheriatin e   Pejgamberit salallahu  alejhi ua selam. Allahu i dha atij më të mirën që s’iu është dhëne asnjë pejgamberi para tij. E dërgoi tek mbar njerëzit dhe xhindet. I Madhëruari thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit)

“Thuaj: O njerëz unë jam i dërguari i Allahut tek të gjithë ju.”
I shpalli atij ligjet më të mira, e përsosi atë ne krijim dhe e ka lavdëruar atë për moralin e lartë. Thotë i Lartësuari: (përkthimi i kuptimit të ajetit)

“Dhe vërtet ti je në shkallën e lartë të moralit”.

Allahu e ka mbrojtur atë me një mbrojtje të madhe për së gjalli dhe pas vdekjes,ka mbrojtur fenë e tij prej devijimit dhe ndryshimit. E ka ndihmuar me një ndihme të plotë. E ka ngritur mbi çdokënd që e ka sulmuar e armiqësuar.Ai ka bërë që nënshtrimi dhe poshtërimi të bjerë mbi këdo që e kundërshton apo e urren urdhërin dhe fenë e tij.

Askush s’mundet  ta cënoj të dërguarin, bujarin, zotëriun e njerëzve, Muhamedin salallahu  alejhi ua selam, veçse ka për të bërë Allahu të shijoj prej poshtërimit, ndëshkimit, përçmimit dhe dënimit gjë të cilën e ka bere mësim për këdo që ka mend e i frikësohet  dënimit te dhimbshëm.

Ku është Ebu Xhehli, Ebu Lehebi, Ubej ibn Halef? Ku janë të parët e kurejshëve  dhe paria arabe mizore, te cilët e armiqësuan të zgjedhurin ndër njerëzve. Muhamedin salallahu  alejhi ua selam. Ku janë Hujej ibn Ahtab, Keab ibn Eshref dhe Keab ibn Esed?
Ku është Kisra, mbreti persian?  Ku është Herakli i madhi i romakëve? Ku është Musejleme dhe Esued el-Ansi? Ku janë ata që i ndezën luftërat në vende të shumta, kohë pas kohe, për të shfarosur fenë e Muhamedit salallahu  alejhi ua selam, sunetin e tij, dhe për të zhdukur umetin e tij nga faqja e dheut?!!! Ku janë këta armiq të Muhamedit ?!!!

Allahu I Madhëruar i ka mbledhur në koshin e hedhur të historisë. Historia e tyre u shkrua në ndotje, pisllëk, sherr e neveri. Harresa i ka mbuluar në përjetësi. E nëse përmenden nuk ndodh vetëm se si kujtim i jetës se  keqe  që ata kaluan. Kushdo që e ndjek  rrugën e tyre, Duke u armiqësuar me Muhamedin,zotëriun e njerëzve, e duke e luftuar fenë e tij do të bjer mbi të ligji i Allahut me ndëshkime të dhimbshme në këtë jetë dhe në tjetrën. Allahu i Lartësuar thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit)

“ Ligji i Allahut për ta që kaluan më pare. Nuk gjen ndryshim tek ligji i Allahut”.

E thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit)

Ky është ligj i Allahut që e vendosi mbi robërit e Tij. Kanë dështuar në të jobesimtarët”.

Pejgamberit Muhamed salallahu  alejhi ua selam  i është mbrojtur trupi i tij për se gjalli dhe pas vdekjes. Allahu thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit)

“ O i dërguar kumto çka të është zbritur ty prej Zotit tënd e nëse nuk e bën, se ke kumtuar shpalljen e tij. E Allahu ka për të të mbrojtur ty prej njerëzve”.

Pra do të mbroj ty që të mos të të prek askush, dhe gjithashtu nga çdo e keqe, është e ruajtur feja e tij, nuk ndryshon e as devijohet deri në ditën e Gjykimit.
I Madhëruari thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit)

“ Ne jemi që ta zbritëm ty Përkujtimin dhe Ne do ta mbrojmë Atë .”

Dhe thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit)
“ Nëse ju nuk e ndihmoni, atë  e ka ndihmuar Allahu kur e nxorën jobesimtarët. I dyti prej atyre dyve që ishin në shpellë  i thotë shokut të tij: Mos u trishto se me të vërtet Allahu është me ne”.

A vallë nuk marrin mësim këta e  bënë këtë gjynah të madh, të cilët u tallen me të nderuarin e njerëzve në revistat e pakontrolluara. A nuk po marrin mësim këta të mashtruar prej atyre që u tallen më parë e duke iu vënë pejgamberit salallahu  alejhi ua selam  , që si pasojë i zuri ndëshkimi  i Allahut. Tallja që u shkruajt në ato gazeta me zotëriun tonë është krim që se mbartin malet. Ky krim i bërë me ato karikatura e fjale duke u tallur me Pejgamberin  vihet në dukje për çka vijon:

E para: Tallja dhe përbuzja me  Pejgamberin salallahu  alejhi ua selam  është tallje dhe përbuzje me Zotin e gjithësisë. Kjo gjë prek ne Sundimin e Tij, sepse Ai e dërgoi atë dhe e përkrahu me mrekulli dhe argumente. Allahu ka gjykuar në librin e Tij se nuk ka dallim mes talljes me Allahun dhe  të asaj me të Dërguarin  salallahu  alejhi ua selam. I Lartëmadhëruari thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit)

“Frikësohen hipokritët se mos zbret  ndonjë sure për ta, e ju nxjerr hapur ç`ka mbajnë në zemra. Thuaju: Vazhdoni të talleni, por pa dyshim Allahu do ta nxjerr c`ka ju po i frikësoheni. E nëse i pyet do te thonë: Ne vetëm thjesht për shaka dhe lojë. Thuaju: A me Allahun, me ajetet e Tij dhe me të Dërguarin e Tij po talleni. Mos u justifikoni, keni mohuar pasi besuat”.

Transmetohet se shkaku i zbritjes së ajetit është se disa  që besuan në Allahun  thanë gjatë betejës së tebukut: Nuk kemi parë si këta lexuesit tanë të dhëne për të mbushur barqet e të frikësuar në betejë. Patën për qëllim të dërguarin salallahu  alejhi ua selam  dhe shokët e tij. Ata nuk përmendën me gjuhët e tyre tallje me Allahun, por Allahu gjykoi në kur`an që një gjë e tille me të dërguarin është tallje me Zotin e botërave. Shkuan të justifikohen tek i dërguari i Allahut salallahu  alejhi ua selam  se nuk kishin për qellim veçse te shtynin rrugën me ato fjalë. E pra mohuan pasi kishin besuar. Dhe këta mendjelehtë thonë: Qëllimi me këto karikatura tallëse është aprovim i demokracisë. I shkurtoftë Allahu gjuhët e tyre, duart ua paralizoftë dhe i poshtëroftë. A kështu ju thotë demokracia ?

Ne argumentohemi në Kur`an për çdo gjykim sepse është e vërteta që s’ka dyshim në të, pavarësisht se jobesimtarët dyshojnë në të. Le të vijnë qoftë edhe me një sure( e ngjashme me Kur`anin) që të përmbaj dhjetë fjalë ashtu siç thuhet në Kur`an (përkthimi i kuptimit të ajetit):
“E nëse jeni në dyshim rreth asaj që i zbritëm robit Tonë , sillni qoftë një sure të ngjashme, dhe thirrni dëshmitarët tuaj përveç Allahut nëse jeni të sinqertë”.

Surja më e shkurtër në Kur`anin Famëlart përmban dhjetë fjalë.    Le të vijnë me një sure të ngjashme me Kur`anin. E nëse jo, le ta marrin vesh se ata në të vërtetë janë jobesimtarë në atë çka Allahu ia zbriti pejgamberit  salallahu  alejhi ua selam.

Allahu thotë: (përkthimi i kuptimit të ajetit)

“E nëse nuk ju përgjigjen juve, dijeni  se kjo u zbrit me dijen e Allahut që s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij. A jeni mysliman”.

E dyta: Tallja dhe përbuzja me Pejgamberin salallahu  alejhi ua selam por dhe me këdo prej të dërguarve të tjerë para tij është shpallje armiqësie dhe luftë  me Allahun.
Allahu në librin e Tij ka shpallur se kush armiqëson melek prej melaikeve apo të dërguar prej të dërguarve është armik i Allahut.

Allahu thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit):
“Kush është armik i Allahut, i melaikeve të Tij, i të dërguarve të Tij, Xhibrilit dhe i Mikailit Allahu është armik i mohuesve.”

Ka dështuar dhe humbur kushdo që Allahu është armik për të. Zoti zemërohet nëse cënohen të dërguarit e Tij.

E Treta: Tallja dhe përbuzja e Pejgamberit Muhammed salallahu  alejhi ua selam  është tallje, përbuzje dhe armiqësi  me Musain, Isain, Ibrahimin, Nuhun dhe të gjithë pejgamberët, sepse Allahu thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit):

“Populli i Nuhut i përgënjeshtroi të dërguarit”.

dhe thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit):

“Dhe Adi i përgënjeshtroi të dërguarit”.

Përsëri I Madhëruari thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit):

“Dhe Themudi i përgënjeshtroi te dërguarit”.

Ajetet Kuranore rreth kësaj janë të shumta. Pra nëse një popull e përgënjështron pejgamberin e tij ka përgënjeshtruar të gjithë pejgamberët. Kjo për arsye se çdo pejgamber erdhi me të vërteten prej Zotit kështu që përgënjeshtrimi i kësaj të vërtete apo të një pjesë të saj është mohim i qartë dhe armiqësi me Allahun. Është armiqësi me pejgamberët dhe të dërguarit. Allahu thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit):

“ Sigurisht ata të cilët mohojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij e që kërkojnë të bëjnë dallime mes besimit në Allahun dhe në të dërguarit e Tij duke thënë: Ne i besojmë disa prej tyre por mohojmë të tjerët, në mënyrë që të marrin një rrugë të ndërmjetme. Këta në të vërtet janë jobesimtar dhe për mohuesit Ne kemi përgatitur ndëshkim poshtërues.”

Çudi ! Si valle ranë dakord ata të mashtruar në ato shtete për çka nxorën në gazeta! Si vallë u pajtuan rreth kësaj tallje me Pejgamberin Muhammed salallahu  alejhi ua selam  dhe nuk e frenuan njeri-tjetrin nga ky krim i shëmtuar ! A nuk gjëndet në mesin e tyre një njeri i mençur. S`kanë një që llogjikon ! Kjo tallje nuk harrohet kurrë se tashmë ajo është e shënuar. Duhet shkruar rreth saj, rreth ndytësis që përmban. I ftojmë të gjithë vendet islame, dijetarët, pakicat islame dhe të gjithë muslimanët që të mbrojnë  Pejgamberin  salallahu  alejhi ua selam  me ç`ka kanë mundësi. Të vihet ky mizor para përgjegjësisë, e të ndalohet nga kjo padrejtësi duke u argumentuar për të drejtat që kanë myslimanët që ndër to është pacënueshmëria e pozitës së të dërguarit Muhammed  salallahu  alejhi ua selam dhe e të gjithë pejgamberëve të tjerë. Të bëhet e qartë nëpërmjet ligjeratave dhe medias rrezikshmëria e kësaj rruge të poshtër. Ne mënyrë që të mos befasohemi në të ardhmen me dikë që i ka trutë e gomarit, apo mendjen e shejtanit që mendon të ndjek këtë rrugë tê fëlliqur.
Allahu i Lartësuar thotë (përkthimi i kuptimit të ajetit):

“ Ata që i kundërvihen Allahut dhe të dërguarit të Tij, do të jenë me më të poshtëruarit. Allahu e ka shkruar : Nuk ka dyshim se Unë dhe të dërguarit e Mi do të jemi fitimtar. Me të vërtetë Allahu është Fuqiploti i Gjithëfuqishmi”

Lus allahun të na begatoj me Ku`anin dhe ajetet e tij dhe të na dhuroj mirësi të gjithëve në ndjekjen e rrugës se Pejgamberit   salallahu  alejhi ua selam  dhe fjalës së tij. I kërkoj falje Allahut për vete dhe për ju, e për  mbare muslimanët prej çdo gjynahu.
Kërkojini falje  Atij sepse Ai është Mekatfalësi, Mëshiruesi.

(Pjesa e dyte e hutbes)

Lavdërimi i takon Allahut I Cili i jep krenari atij që i bindet e i frikësohet dhe poshtëron atë që kundërshton urdhërin e Tij e i largohet. Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejt përveç Tij dhe se Pejgamberi ynë është robi dhe i dërguari i Tij, i zgjedhuri nga Zoti i Tij salallahu  alejhi ua selam.

O zoti im lartësoje famën e të dërguarit tënd Muhammedit dhe begati mbi të ço, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi këdo që ndjek udhëzimin e tij me përsosmëri, e me pas:  Frikësojuni Allahut sinqerisht me adhurim e devotshmëri. Përmbajuni fjalës së drejtë të Islamit. I madhëruari thotë: “O ju që keni besuar frikësojuni Allahut duke i përmbushur detyrimet ndaj Tij dhe le të shoh secili njeri ç’farë ka përgatitur për të nesërmen. Kijani frikën Allahut. Allahu është i Mirënjohur për gjithçka që ju bëni”.

O ju njerëz: Llogaritini veprat tuaja para se t`ju llogariten, peshojini ata para se t`ju peshohen. Përgatituni për daljen e madhe përpara Allahut. Dalja juaj është e sigurt sepse Allahut si fshihet asgjë prej asaj që ju keni. Pejgamberi salallahu  alejhi ua selam thotë: “I zgjuar është ai që kërkon llogari vetvetes dhe punon për atë që vjen pas vdekjes, ndërsa i dobët është kur vetja e tij ndjek epshin dhe e mban atë me shpresa.
Dijeni se punët tuaja janë te shënuara në libër që nuk humbet e vogël apo e madhe, vetëm se është e llogaritur dhe secilit prej jush do ti paraqitet puna e tij dhe do ti thuhet lexoje librin tënd, mjafton që në  këtë ditë të jesh gjykues ndaj vetes.

O robër të Allahut: Allahu dhe melaiket e Tij lëvdojnë pejgamberin. “ O ju që keni besuar lutjuni Allaht të çoj lëvdatë dhe mirësi ndaj Pejgamberit.”
Allahumme sal-li ala Muhammedin…. ue barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammed ….

O Zot lartësoje emrin e pejgamberit ton tek më të afërmit e Tu, bëje të përhershme famën e tij.

O Zot dhuroi atij vendin e afërm, ndërmjetësimin, mirësinë , pozitën e lavdëruar të cilën ia ke premtuar .

O Zot ji i kënaqur me shokët e tij, kalifat e drejtë,krijesat udhëzues: Ebu bekrin, Umerin, Uthmanin, Aliun e me të gjithë shokët e tij, tabiinet edhe me këdo që i pason ata me përsosmëri. O Zot me mëshirën Tënde ji i kënaqur me ne.

O Allah ngrije Islamin dhe muslimanët e poshtroje mohimin dhe mohuesit.(jobesimtarët)
O Zot poshtëroi armiqtë e pejgamberit tonë Muhammed salallahu  alejhi ua selam, zbrit mbi ta nënçmimin dhe përuljen.

O Zot e Jotja është  madhështia dhe lavdia, ndihmoje fenë, librin dhe sunnetin e pejgamberit Tënd  Muhammed salallahu  alejhi ua selam.

O Zot na bëj ta kuptojmë fenë.

O Zot na i prano punët e mira dhe na i fal gabimet, na jep përfundim të mirë në punët tona, na mbro nga poshtërimi në ketë botë dhe dënimi në botën tjetër.

O Zot lehtësojë çështjen e çdo muslimani dhe myslimaneje, e çdo besimtari dhe besimtareje me mëshirën tënde o Mëshirues i mëshiruesve.

O Zot bashkoje fjalën e muslimaneve në të vërtetën, përmirësoje gjendjen tonë dhe na jep qetësi dhe siguri në vendin tonë.

O Zot jepi sukses prijësit tonë në atë që  Ti do dhe kënaqesh

O Zot bëje punën e tij për kënaqësinë Tënde, ndihmo me të fenë tënde

O Zot ndihmoje në çështjen e fesë dhe dynjasë.

O Zot dhuroji atij këshilltar të mirë që ia kujtojnë të mirën dhe e ndihmojnë në të.

O Zot bëji punët e prijësve të muslimanëve nga më të mirat për popujt dhe vëndet e tyre .

O Zot  na dhuro të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

O robërit e Allahut: “Allahu urdhëron për drejtësi dhe mirësi, gjithashtu për ndihme e bujari ndaj të afërmve. E ndalon nga e ndyta (në besim, fjalë apo punë), e keqja dhe padrejtësia. Ju porosit dhe ju këshillon në mënyrë që të përkujtoheni. E kur të premtoni, mbajini premtimet e dhëna Allahut. E mos i shkelni premtimet pasi i vërtetuat ato duke qenë se Allahun e bëtë garant tuajin. Allahu e din se çka veproni.”

Përmendeni Allahun e Madhëruar që t’ju përmend juve.
Falenderojeni për mirësitë  e Tij qe t’jua shtoj.
Se  përmendja e Tij është  gjëja më e madhe.
Allahu e di se çka veproni.

Ligjërata e ditës së xhuma e mbajtur nga shejh Ali ibn Abdurrahman el- Hudhejfi, imam në xhaminë  e të Dërguarit të Allahut me datë: 27. 1.2006.

Kryqëzatat, luftëra që sollën pasoja fatale për qytetërimet

         Kryqëzatat, luftëra që sollën pasoja fatale për qytetërimet

Autor: Ahmet Qeriqi


Emri “Kryqëzatë” rrjedh nga fjala “kryq”, të cilin e kishin afishuar në flamujt e tyre pushtues, pjesëmarrësit e shteteve evropiane në këto luftëra gjatë viteve 1096-1270. Këto ndërmarrje luftarake, të njohura në literaturën historike të botës si “Kryqëzata” i ka organizuar Kisha Katolike Romake, me qëllim për ta “çliruar” varrin e Krishtit, në Jerusalem, nga turqit selxhukë dhe dinastitë e mbretërive arabe, të identifikuar në shumicën dërrmuese me fenë islame.
Shkaqet e vërteta të kryqëzatave kanë gjetur mbështetje në tezat e Kishës katolike, e cila ka bërë përpjekje të përgjakshme për të rivendosur sundimin fetar mbi shtetet e Mbretërisë së dikurshme të Perandorisë Romake, kryesisht në shtetet e Lindjes së Mesme.
Fushata u ndërmor me qëllim të rikthimit të territoreve të humbura, por nën maskën e “çlirimit” të Varrit të Krishtit në Jerusalem. Në këto lufta të njohura në historinë botërore kanë marrë pjesë qindra e mijëra të krishterë nga Anglia, Gjermani, Polonia, Franca, Spanja, Italia dhe vende të tjera të Perandorisë Perëndimore. Dominon mendimi i përgjithshëm në historinë botërore se këto kanë qenë luftëra me karakter pushtues, por janë zhvilluar nën maskën e fesë dhe rolit dominues të Kishës Katolike.

Kryqëzata e parë u zhvillua gjatë viteve 1096 deri në vitin 1099.
Në këto luftëra qindra mijëra ushtarë nga Franca, Flandrija dhe Normandija e pushtuan Jerusalemin dhe vendosen despotatet e tyre si dhe të ashtuquajturën “Mbretëri të Jerusalemit”. Ndërkohë në vitin 1099 nga sulmi i furishëm i Mbretërisë së Mosulit, krishterët u thyen dhe pjesa dërrmuese e tyre u shtrëngua të kthehet në Evropë.

Në vitet 1147-49 filloi ekspedita tjetër e krishterëve, Kryqëzata e Dytë, në të cilët ushtarët e krishterë u bashkuan nën udhëheqjen e mbretit të Francës, Luigjit të Shtatë dhe mbretit gjerman Konradit të Tretë. As kjo kryqëzatë nuk dha rezultat, meqë nuk u pushtua dot Palestina as varri i Krishtit në Jerusalem.

Kryqëzata e Tretë u zhvillua në vitet 1189-1192 nën udhëheqjen e mbretit anglez Riçardit të mbiquajtur “Zemërluani”, i njohur si mbreti më i famshëm i Evropës së asaj kohe, Në këtë kryqëzatë kanë marrë pjesë edhe mbreti i Francës Filipi i Dytë, mbreti August dhe Mbreti i Gjermanisë Frederiku i Parë, Barbarosa, pothuajse elita ushtarake e Evropës. Gjatë kësaj kryqëzate mbreti i famshëm gjerman u mbyt në një lumë të Azisë së Vogël, ndërsa Filipi i Dytë i Francës u kthye në atdheun e tij pas një zënke me mbretin anglez, Riçard Zemërluanin. Në këtë kryqëzatë nuk u arrit të merret Jerusalemi as Edesa. Forcat e kryqëzatorëve të Evropës i kishte mundur mbreti i Sirisë dhe Egjiptit, komandanti më i njohur i botës arabe të asaj kohe, Salaudin Ejubiu. Ai u kishte premtuar të krishterëve se do t’ iu falte jetën po qe se dorëzoheshin dhe po qe se largoheshin përgjithmonë nga Palestina dhe vendet arabe. Të krishterët kishin pranuar kushtet, ishin larguar pa pësuar, por nuk e kishin mbajtur fjalën, meqë sërish ishin kthyer dhe sërish i kishin përgjakur myslimanët dhe hebrenjtë.

Kryqëzatën e Katërt ( 1202-1204) e kanë udhëhequr feudalët e Francës nën komandën e Republikës së Venedikut. Gjatë kësaj kryqëzate të inspiruar gjithnjë nga Kisha katolike, u pushtua edhe Konstandinopoja nga katolikët, e cila ishte qendra e Mbretërisë së Bizantit. Ndërkohë është ndërmarrë edhe një kryqëzatë tjetër e quajtur Kryqëzata e fëmijëve. Kjo kryqëzatë u ndërmor meqë Kisha kishte konstatuar “se varri i Krishtit mund të çlirohej vetëm nga gjaku i fëmijëve të mitur, që nuk kanë bërë mëkate”. Në këtë mësymje fanatikësh të çmendur janë vrarë më shumë se 15.000 fëmijë nga Franca, Italia, Austria e vende të tjera të Evropës.

Kryqëzata e Pestë ( 1217-1221) ishte drejtuar kundër Sirisë dhe Egjiptit, e cili e mbante Jerusalemin. Për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme kryqëzatorët, me humbje të konsiderueshme në njerëz dhe pajisje luftarake largohen nga Egjipti.

Kryqëzate e Gjashtë ( 1228-1229) Frederiku i Dytë Hoenshtauf kishte pushtuar sërish Jerusalemin, por në vitin 1244 arabët dëbuan forcat e bashkuara të krishtere të Evropës. Me qëllim për të kthyer sërish nën sundim të Evropës Jerusalemin, prijësit e ushtarëve të krishterë të Evropës ndërmorën edhe një kryqëzatë.

Kryqëzata e Shtatë ( 1248-1254) Këtë kryqëzatë e udhëhoqi mbreti i Francës, Luigji i Nëntë. Gjatë luftimeve mbreti Luigj u zu rob, ndërkohë që francezët blenë me para lirimin e tij.

Kryqëzata e Tetë ( 1270) Edhe këtë kryqëzatë e kishte udhëhequr Luigji i Nëntë i Francës, i cili fillimisht kishte sulmuar në befasi Egjiptin me qëllim që ta pushtonte dhe të bënte më tej drejt Jerusalemit. Mirëpo duke parë se ishte e pamundur të realizonte qëllimet, ai hoqi dorë nga pretendimet dhe u kthye në Francë.

Këto janë rrëfimet e shkurtra për tetë kryqëzatat që kanë zhvilluar vendet e krishtera të Evropës për afër 200 vjet rresht me qëllim për ta pushtuar Palestinën dhe disa vende, të cilat dikur kishin qenë pjesë e Perandorisë Romake dhe që konsideroheshin vende të shenjta të krishterimit. Luftërat që morën qindra mijëra kokë njerëzish përfunduan pa sukses. Jerusalemi nuk u pushtua, por bota islame dhe ajo arabe u bashkua dhe fuqizua.

Dy kryqëzatat e fëmijëve, të harruara, shpeshherë të anashkaluara nga historianët evropianë

Për dy kryqëzata të tjera, meqë realisht ishin ndërmarrë 10 kryqëzata, është shkruar fare pak, me qëllim që ato të harrohen dhe të fshihen nga kujtesa. Është fjala për dy kryqëzatat e fëmijëve në vitet 1202-1204, kur në mënyrën më mizore dhe më çnjerëzore ishin dërguar si mish për top, për ta çliruar varrin e Krishtit, më shumë se 15.000 fëmijë të moshës 16 vjeçare nga Franca, Italia, Gjermania e vende të tjera. Shumë fëmijë të krishterë të Evropës, të cilët i kishte zënë dimri i ashpër kishin mbetur të ngrirë nëpër vendet e ndryshme të Lindjes dhe shumë të tjerë i kishin marrë tregtarët dhe i kishin shitur. Ky është rasti i parë në historinë njerëzore kur janë krijuar formacione ushtarake me fëmijë, meqë Papa kishte siguruar se varrin e Krishtit mund ta çlironin vetëm fëmijët e moshës së mitur, të cilët nuk kishin bërë mëkate. Verbëria dhe fanatizmi fetar me këtë rast kishte arritur kulmin e çmendurisë kolektive të turmave luftënxitëse, që kërkonin me çdo kusht të rikthenin pushtimin në tokat e humbura po ashtu të pushtuara dikur nga barbarët dhe paganët romakë.
Historia e luftërave të kryqëzatave ka vazhduar deri në vitin 1464, edhe me shumë luftëra të tjera, të cilat i ka ndërmarrë Selia e Shenjtë në Vatikan duke ndjekur jo të krishterët apo edhe të krishterët që konsideroheshin fe shtrembër. Të tilla dhe të njohura kanë qenë kryqëzatat kundër albigjenëve në Francë, kundër bogumilëve në Bosnje, kundër husitëve në Panoni dhe kundër heretikëve.
Kisha Katolike Romake ka ndërmarrë dhe ka kryer krimet ndër më të shëmtuarat në tërë historinë e njerëzimit, sidomos në periudhën e Inkuizicionit kur janë ndjekur, vrarë e djegur në turrë të druve miliona kundërshtarë, në mesin e tyre edhe emrat më të shquar të botës përparimtare të renesancës italiane dhe evropiane në përgjithësi. Kjo ndërmarrje antinjerëzore ndodhi përnjëherë par përfundimit të turpshëm të 10 kryqëzatave kur edhe filloi të bjerë në tërësi autoriteti i Papatit dhe i fesë katolike pothuajse në të gjitha shtetet e Evropës, të cilat jo vetëm që kishin humbur luftërat dy qind-vjeçare, por kishin rënë moralisht dhe ekonomikisht.
Në fund të shekullit XII dhe të fillim të shekullit XIII, fillon fushata e egër e ndjekjeve kundër “të pafeve”. Në kongresin e Katërt Luteran, mbajtur në vitin 1215, Papa Inoqenti i Tretë kishte marrë vendim për organizmin dhe realizimin e fushatës së përgjithshme të Kishës Katolike kundër heretikëve, njerëzve që dyshoheshin se kishin tradhtuar fenë. Inkuizicioni u zgjerua edhe në Francë, në Gjermani, Spanjë, Angli, Gjermani, Bosnje dhe vende të tjera, ku kishte dominim Vatikani dhe Kisha katolike. Heretikët digjeshin nëpër turra të druve. Ndër dënimet më të lehta sidomos për ata që pendoheshin ishte konfiskimi i pasurisë, dëbimi nga fshati apo qyteti, rrahjet, prerja e gjymtyrëve të trupit, etj. Kisha ndërmori edhe një fushatë kundër atyre që konsideroheshin mëkatarë, magjistarë dhe kundër shtrigave, që kryesisht ishin gra të veja, burrat e të cilave ishin vrarë nëpër luftëra dhe ato kishin mbetur të jetonin dyerve të botës, duke ushtruar zeje të ndryshme për të mbetur gjallë.

Në literaturën e Renesansës janë shënuar shembujt më drastikë të kësaj çmendurie fetare. Shembuj të kësaj zezone kolektive sjellë Xhordano Bruno, filozofi dhe astronomi që u dogj në turrë të druve, pastaj shembuj të ndjekjeve kishte përjetuar dhe kishte përshkruar në veprat e tij edhe vegimtari, Mishel Nostradamus, Nikolla Kopernik, Galileo Galilei dhe qindra të tjerë. Një vepër që rikthen në kujtesë atë periudhë të çmendur të kishës është edhe “Emri i trëndafilit” roman i Umberto Ekos. “Kodi i Da vinçit” i autorit Dan Braun dhe qindra vepra të tjera të autorëve italianë dhe evropianë.
Kryqëzata kundër popullatës arabe, kundër hebrenjve, myslimanëve u ndërmorën sidomos në Spanjë, ku gjatë kësaj fushate u vranë miliona njerëz vetëm sepse nuk ishin të krishterë dhe spanjollë.

Besa e mbajtur e Salaudin Ejubiut dhe pabesia e prijësve të krishterë

Salaudin Ejubiu ( 1138- 1193) Ishte sundimtar islam i Sirisë dhe Egjiptit. Rrjedh nga një familje e njohur e sulltanëve. Thuhet se ishte me origjinë kurde. Si komandant dhe ushtaraku më i njohur i kohës, Salaudin Ejubiu bashkoi Sirinë, Egjiptin, Mesopotaminë dhe Hexhasin. Ishte komandanti i njohur, që i rrethoi prijësit më të shquar të Evropës së krishterë, në Jerusalem, në vitin 1192. Në kohën kur të krishterët kishin pushtuar Jerusalemin, kishin therë e mbytur pothuajse tërë popullatën islame dhe hebraike. Më pas, kur Salaudini me ushtrinë e tij rrethoi të krishterët në Jerusalem, ata duke mos pasur asnjë rrugëdalje kishin vendosur të mbyteshin të gjithë dhe të mos dorëzoheshin, nga frika se Salaudini me ushtarët e tij do të hakmerrej dhe do t’ i mbyste të gjithë, si shenjë hakmarrjeje për masakrimin e popullatës islame dhe hebraike.
Salaudini kishte ndërprerë luftimet dhe kishte kërkuar dorëzimin pa gjak të Jerusalemit. Të krishterët që nuk prisnin mëshirë, meqë vetë ishin treguar barbarisht të pamëshirshëm, me rastin e pushtimit dhe masakrimit të të gjithë myslimanëve dhe hebraikëve, fillimisht nuk pranuan negociata për dorëzim.
Ai iu dha fjalën e nderit dhe besimin e tij se nuk do të vriste asnjë të krishterë, por ata duhej të largoheshin deri në bregdetin e Mesdheut dhe kurrë më të mos ktheheshin në Palestinë. Të krishterët ishin dorëzuar dhe nuk ishte dëmtuar askush nga dhjetëra mijëra prej tyre. Tregohet se një grua e krishterë nga rrëmuja kishte humbur të birin dhe ushtarët e Ejubiut ishin angazhuar me orë të tëra, derisa e kishin gjetur fëmijën. Ata e kishin ndihmuar gruan të bashkohej me të krishterët, që po largoheshin drejt Evropës.
Komandantët dhe luftëtarët e kryqëzatave, nuk e kishin mbajtur fjalën. Ata ishin kthyer me anijet e tyre në Evropë, por nuk e kishin mbajtur premtimin. Ishin nisur sërish me dhjetëra mijëra ushtarë dhe sërish kishin vrarë, therë e masakruar popullatën arabe, islame dhe hebraike.

Kryqëzata të tjera, më të shfrenuar do të ndodhin shumë kohë më vonë

Si shkas dhe hakmarrje kundër mizorive që kishin ushtruar të krishterët në Palestinë dhe në vendet e lindjes së Mesme, turqit islamë, sapo pushtuan Konstandinopojën në vitin 1453 u vërsulën drejt Evropës për t’i pushtuar vendet e krishtera dhe për të përhapur islamin. Shpata e sulltanëve nuk arriti dot të marrë hak në Itali, Gjermani, Francë, Poloni, Spanjë e Angli, por për 500 vjet sundoi mbi popujt e Ballkanit dhe në disa vende të Evropës qendrore.
Në vitin 1912, shtetet aleate të Evropës dhe Rusia Cariste kishte rifilluar kryqëzatat, kundër Perandorisë Osmane, e cila ishte dobësuar dhe nuk përballonte dot të mbante nën kontroll vendet e pushtuara të Ballkanit.
Prej vitit 1912 deri në vitin 1922, forcat angleze, franceze, bullgare, serbe e greke kishin pushtuar jo vetëm ish viset e Perandorisë në Ballkan por edhe pjesën më të madhe të Turqisë. Nën luftën e shenjtë pansllaviste të Rusisë cariste e cila nxiti dhe ndihmoi popujt sllavë, gjatë Luftërave Ballkanike 1912-1915 u vranë më shumë se 400.000 shqiptarë, turq dhe hebrenj, ndërsa u dëbuan për në Turqi më shumë se një milionë njerëz. Tokat shqiptare, kryqëzatorët e rinj të Evropës dhe carët e Kremlinit ua dhanë serbëve, bullgarëve dhe grekëve, meqë ata nuk e kishin pranuar islamin, ndërsa i ndëshkoi shqiptarët duke i vrarë e masakruar dhe duke ua marrë dy të tretat e territoreve, vetëm sepse në rrethana të caktuara të mbijetesës historike me hir apo pa hir kishin pranuar islamin si fe, por jo edhe sundimin turk, të cilin e kishin luftuar gjatë tërë asaj kohe. Dhe, sundimin turk e kishin luftuat pikërisht shqiptarët, që kishin pranuar islamin, duke filluar nga Skënderbeu, Halil Patrona, Ali Pashë Tepelena e deri të Avdyl Frashëri Haxhi Ymer Prizreni e Ismail Qemali e të tjerë, në mesin e tyre edhe ndonjë shqiptar i krishterë.

Kryekryqëzatori i shekullit XX

Në vitin 1941, Evropa e kontradiktave dhe vendi i kryqëzatave të tmerrshme, dhe jo vetëm ajo, ishte përballur me përbindëshin, aninjeriun, antikrishtin e paralajmëruar për mrekulli nga Nostradamusi i madh, 500 vjet më parë. Adolf Hitleri kishte sulmuar dhe pushtuar një nga një vendet e krishtera të Evropës. Ai kishte sulmuar edhe bashkimin Sovjetik, edhe pse për dy vjet kishte respektuar traktatin për mossulmim. Lufta e Dytë Botërore, nuk u bë për çlirimin e varrit të Krishtit, as për lulëzimin e krishterimit, por erdhi si rezultat i një hakmarrjeje qiellore për të gjitha krimet që kishin kryer shtetet e Evropës dhe Rusia e Stalinit sidomos kundër popujve të robëruar.
Myslimanët e shteteve arabe dhe islame, qëndruan larg kësaj lufte, meqë nuk ishte lufta e tyre. Lufta e Dytë Botërore i kushtoi njerëzimit 50 milionë viktima, qindra miliona të plagosur dhe dëme materiale të pallogaritshme.

Rikthimi i “kryqëzatave” dhe pasojat e paparashikueshme

Këta kapituj të tmerrshëm i historisë na sjellin në kujtesë sa e sa kryqëzata të tjera, që kanë ndërmarrë pushtues të ndryshëm gjatë shekujve. Mjerisht, porosia zezonë e kryqëzatave është rikthyer edhe në botën e sotme, në dy polet e saj ekstreme. Lufta në Irak, në Afganistan, në Pakistan, në Palestinë na riktheu në kujtesë kohën e “Kryqëzatave”, por në një botë shumë më të përparuar dhe me teknikë ushtarake të përsosur. Preteksti për të sulmuar Afganistanin e më pas Irakun, nuk u bë për ta “çliruar” Varrin e Krishtit, por për shkaqe të tjera dhe jo vetëm ekonomike.
Sulmi brutal dhe antinjerëzor kundër myslimanëve, lindi kultin e qëndresës fanatike të tipit të Al-Qaidës, e cila në shtator të vitit 2001 sulmoi vendin e pa sulmuar ndonjëherë, forcën më të madhe të botës, Amerikën, duke i shkaktuar jo vetëm humbje në njerëz por edhe dëm të pariparueshëm në imazhin e saj demokratik dhe përparimtar.
Mizoritë e ushtruara kundër myslimanëve në burgjet e Abu Graibit dhe në Guantanamo, nxjerrin në sipërfaqe damka të zeza të qytetërimit bashkëkohor perëndimor, damka të cilat kemi menduar se i përkasin të kaluarës së kohës së holokaustit, jo për nga përmasa, por gjithsesi për nga metodat çnjerëzore, të ushtruara kundër njeriut, i cili i takon një race dhe një besimi tjetër, fjala e parë e të cilit është All-llah, që nuk do thotë asgjë tjetër, veçse, Zot, përkthyer në të gjitha gjuhët e botës.
Përpjekjet e Mubarak Obamës për të vendosur ura komunikimi mes të krishterëve dhe myslimanëve, mund të rezultojnë si përpjekje të kota, meqë një pjesë e botës krishtere, kryeneçe, kurrë nuk do të pranojë t’i trajtojë myslimanët ashtu sikur ata e meritojnë, por në fytyrat e tyre ajo paragjykon dhe sheh Bin Ladena hakmarrës, muxhahedinë të shpifur dhe vetëvrasës të vërtetë, të cilëve lufta dhe robëria u ka prekur ashtin dhe në kundërsulmet e tyre ata nuk zgjedhim mjet as metodë, por nuk është shënuar qoftë edhe një rast i vetëm kur myslimanët kanë torturuar ushtarë të zënë robër, apo gazetarë, të cilët në shumicë i kanë liruar. Edhe nëse i kanë torturuar e vrarë ushtarët e forcave aleate, nuk janë shënuar barbari çnjerëzore e përbuzëse, të tilla sikur kemi parë në Abu Graib. Bota përparimtare demokratike duhet më mësojë më shumë nga leksionet e historisë, të së kaluarës dhe të tanishmes. Njeriun duhet trajtuar, njeri, jo vetëm duke i mbajtur leksione për të drejtat e liritë e njeriut, as me ndarjen e qytetërimeve mbi baza të paragjykuara si superiore dhe inferiore, por me qasje humane ndaj tij, ndaj njeriut, i cilës do racë, besim, moshë e ngjyrë qoftë ai.

Liretatura e shfrytëzuar dhe e konsultuar:

Enciklopedia e religjioneve të gjalla.
Mozaiku i diturisë-Historia.
Civilizimi islam: Një histori e shkurtër rreth kryqëzatave.
Umberto Ecco: Emri i trëndafilit.
Dan Braun “Kodi i Da Vinçit”
Albavizion: A nuk është kisha katolike përgjegjëse për inkuizicionin, kryqëzatat, dhe pengimin e përparimit të shkencës?
MIsha Gleni “Histori e Ballkanit”
Leon Trocki “Raporte dhe komente nga Luftërat Ballkanike”
Mesohu org. Normanet dhe kryqezatat ne Shqiperi.
Albislam: Lidhjet muslimano krishtere në Europë: e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Tirana City com. Feja shkas për konflikte.
Abedin Rakipi: Kush përfiton nga diabolizimi i islamit.
Kolec Traboini: Mëkati dhe ligështimi i zotave.

Zërat Më të Vjetër të Mëparshëm