Denimi i murtedineve(fe-mohuesve)!

Pyetja:

Te krishteret na thone: Islami eshte e vetmja fe qe ata qe e braktisin ate i denon me vdekje. Si mund tu pergjigjemi atyre?

Pergjigja:

Kjo eshte nje nga karakteristikat e ehlul kitabeve ne pergjithesi dhe e jehudive ne vecanti qe ata fshehin dhe shtremberojne argumentet ne shpalljet e tyre dhe madje me paturpesine e tyre me te madhe fshehin ate qe nuk mund te fshihet me teper se dielli mund te mbulohet me shoshe. U themi atyre: Sillni librin tuaj (Biblen) dhe do tu tregojme se ligji i ndeshkimit me vdekje ndaj murtedineve (atyre qe ndryshojne fene) eshte ligji i perbashket tek te treja fete qe bazohen ne shpalljet e te derguarve te Allahut (feja jehude, kristjane dhe islame).

Ne testamentin e vjeter apo dhjata e vjeter sikurse mund te quhet ndryshe, ne librin Deutronomy apo ligji i perterire thuhet:

6 .Në rast se vëllai yt, bir i nënës sate, biri yt ose bija jote, gruaja që prehet mbi gjirin tënd apo shoku që ti e do si shpirtin tënd të nxit fshehtazi, duke thënë: “Shkojmë t’u shërbejmë perëndive

7 .hyjnive të popujve që ju rrethojnë, që janë pranë apo larg teje, nga një skaj i tokës deri në skajin tjetër të tokës,

8. mos iu nënshtro atij dhe mos e dëgjo; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për të; mos e kurse, mos e fsheh.

9 .Por ti duhet ta vrasësh; dora jote të jetë e para që të ngrihet kundër tij, për ta vrarë; pastaj le të vijë dora e gjithë popullit. Deutronomy (ligji i perterire) 13: 6-9

Po ashtu ne testamentin e ri apo dhjaten e re sikurse quhet ndryshe ne librin e lukes thuhet:

27. Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje!””

Luke 19:27

E si pra qenka vetem feja islame ajo qe e denon murtedin me vdekje?

Falenderimi dhe i tere suksesi i takone vetem All-llahut subhanhu we teAla.

Advertisements

Denimi i Homoseksualeve

Pyetja:

Kristjanet na thone se Islami eshte e vetmja fe qe gjykon per homoseksualet me gjykimin me vdekje. A eshte kjo e sakte?

Pergjigja:

Kjo nuk eshte e sakte. Per te hedhur poshte kete mjafton te citosh ate qe shkruhet ne Levitikus 20:13

Levitiku

“13 Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta”


Falenderimi dhe i tere suksesi qendron me All-llahun subhanhu we teAla.

Pranimi i dhuratave dhe ushqimeve nga Idhujtaret me rastin e festave te tyre!?

Pyetja:

A i lejohet muslimanit që të hajë ushqimet që Njerëzit e Librit apo idhujtarët pregatisin për festat e tyre ose a lejohet të pranosh ushqime të tilla nëse u jepen me rastin e këtyre festave?

Përgjigja:

El-Hamdulilah

Nuk lejohet për muslimanët që të hanë ushqimin e Jehudive, Kristjanëve dhe idhujtarëve që ata pregatisin për festat e tyre, ngase kjo implikon nderimin e tyre dhe kooperimin me ta ne manifestimin e simboleve te tyre dhe propagandimin e bidateve të tyre dhe (shfaqjen e) haresë (dhe gëzimit) në ditët e festave të tyre. Kjo po ashtu mund të drejtojë në më të paktën në marrjen e festave të tyre si festa edhe për ne apo në shkëmbimin e ftesave për ushqim apo në shkëmbimin e dhuratave gjatë festave të secilës palë. Ky është një lloj devijimi dhe shpikje në fe. Është faktuar se Profeti tha: “Kushdo që shton diçka në këtë çështjen tonë ç’ka nuk është prej saj, ajo refuzohet”. Dhe (po ashtu) nuk lejohet tu jepet atyre asgjë me rastin e festave të tyre.

Lexhnah ed-daimeh 22/398

Falenderimi dhe i tere suksesi qendron me All-llahun subhanhu we teAla.

Namazi i natës

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ue ala alihi ue sel-lem.
Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, ç`do shpikje është bid’at dhe ç`do bid’at është lajthitje, e ç`do lajthitje çon në zjarr.

Namazi i natës

Namazi i natës ka një shpërblim të madh nga All-llahu (Subhane ue Teala) ku All-llahu (Subhane ue Teala) e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) që të fali namaz nate dhe tek ky urdhër futen të gjithë besimtarët muslimanë sepse ato janë pasues të Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).

Thotë All-llahu (Subhane ue Teala):
Dhe natën fal namaz shpresoj se Zoti yt do të dërgoj (ringjalli) ty në një pozicion të respektueshëm.

Dhe në një ajet tjetër thotë All-llahu (Subhane ue Teala):
Me të vërtetë të devotshmit do të jenë në Xhennete me burime të kulluara dhe do të marrin prej aty atë që u ka thënë Zoti i tyre. Me të vërtetë ato kanë qenë përpara të sinqertë dhe bujar kanë qenë prej atyre që falshin namaz nate dhe iu luteshin Allahut që t‘i falë ato.

Në një hadith të transmetuar nga Sehlu Ibn Sead (radiall-llahu anhu) i cili ka thënë:
Një ditë erdhi Xhibrili tek Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe i tha:
O Muhammed jeto sa të duash, se ti do të vdesësh, puno ç`farë të duash se ti do të shpërblehesh për të, duaje ke të duash se ti do të ndahesh prej tij dhe dije mirë se krenaria e besimit është namazi i natës.

Edukata e faljes së namazit të natës

1Të bëjë nijet përpara se të flejë, faljen e namazit të natës. Sepse Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Ai i cili shkon tek krevati i tij dhe e bën nijet që të ngrihet dhe të falet natën dhe ai nuk zgjohet nga gjumi i tij derisa të vij sabahu, atij i shkruhet ajo që ka bërë nijet dhe gjumi itj do të jetë sadaka për të nga Zoti i Tij.

Tra: Nesaiu, Ibn Maxhe, e Saktesoi Shejkh Albani.

2Të hapi namazin e natës me dy rekatë të shkurtra, pastaj të fali sa të dëshiroj.
Transmetohet nga Aishja (radiall-llahu anhuma) se:
Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kur u zgjonte të falte namazin e natës, e hapte atë me dy rekatë të lehta.
Tra: Muslimi.

3Të zgjojë familjen e tij.

Transmetohet nga Ebu Hurejre (radiall-llahu anhu) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
All-llahu e mëshiroftë atë burrë i cili zgjohet për t‘u falë dhe zgjon gruan e tij dhe në qoftë se ajo nuk e kundërshton e spërkat atë me ujë në fytyrën e saj, All-llahu e mëshiroftë atë grua e cila zgjohet natën dhe falet dhe e zgjon bashkshortin e saj dhe në qoftë se ai e kundërshton ta spërkasi me ujë në fytyrën e tij.

Tra: Ebu Daudi, e Saktesoi Shejkh Albani.

4Të vonohet pak namazi në qoftë se je përgjumshëm derisa të dali gjumi.

Transmetohet nga Aishja (radiall-llahu anhuma) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Në qoftë se zgjohet ndonjëri prej jush natën dhe lexon Kur‘an me gjuhën e tij dhe s‘din se ç`farë thotë, ai le të shtrihet edhe njëherë.

Tra: Muslimi.

Koha e namazit të natës.

Namazi i natës mund të falet në fillimin e natës në mesin e saj ose në fundin e saj, mjafton që të jetë pas jacisë kurse koha më e pëlqyeshme është 1/3 e fundit të natës.

Transmetohet nga Ebu Hurejre (radiall-llahu anhu) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Zbret All-llahu (Subhane ue Teala) ç`do natë në pjesën e dunjasë në 1/3 e fudit të saj dhe thotë:
Kush më lutet Mua që t‘i përgjigjem atij, kush më kërkon Mua që Unë t‘i jap atij dhe kush pendohet tek Unë t‘a falë atë.

Tra: Bukhariu, Muslimi.

Transmetohet nga Abdullah Ibn Amr se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Agjërimi më i dashur është agjërimi i Daudit dhe namazi më i dashur tek All-llahu s.u.t. është namazi i Daudit:
Flinte ½ e natës dhe falte ½ tjetër dhe agjëronte një ditë po një ditë jo.

Tra:Bukhariu, Muslimi.

Numri i rekatëve të namazit të natës.

Namazi i natës nuk ka ndonjë numër të caktuar rekatësh.
Namaz nate mund të quhet edhe falja e 1 rekati të vetëm pas jacisë.

Transmetohet nga Semure Ibn Xhundu (radiall-llahu anhu) se ka thënë:
Na ka urdhëruar i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) që të falim namazin e natës sa të kemi mundësi dhe ta mbyllim me një rekatë tek.

Tra: Taberani, e Saktesoi Shejkh Albani.

Nga Ibn Abbasi (radiall-llahu anhuma) transmetohet se ka thënë:
Na ka urdhëruar i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) që të falim namaz nate dhe na ka nxitur ne duke na thënë: kujdesuni për namazin e natës dhe falni atë qoftë edhe një rekatë.
Tra: Taberani, e Saktesoi Shejkh Albani.

Namazi i natës gjatë Ramazanit ose namazi i Teravive.

Namazi i teravive është synet për burrat dhe gratë, falet pas jacisë dhe para vitrit. Falet dy e nga dy.
Lejohet të falet edhe pas vitrit por më e mira të falet para tij.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiall-llahu anhu) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Kush fal namaz nate gjatë muajit të Ramazanit me një besim të sinqertë dhe për hirëë të All-llahut s.u.t, duke kërkuar shpërblimin e Tij, atij i falen të gjitha gjynahet që ka bërë më përpara.
Tra: Ebu Daudi, e Saktesoi Shejkh Albani.

Nga Aishja (radiall-llahu anhuma) transmetohet se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).
Fali namazin e teravive në xhami dhe u falën pas tij një numër i konsideruar njerëzish.
Pastaj u fal përsëri natën e dytë dhe njerzit qenë më të shumtë, kurse natën e tretë u grumbulluan njerzit në xhami dhe Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) nuk shkoi, pastaj kur u zgjua tha:
E kam shikuar grumbullimin tuaj dhe nuk më ndaloi gjë tjetër për të ardhur tek ju vetëm se frika që mos t‘ju bëhet obligim.

Tra: Ebu Daudi, Nesaiu, e Saktesoi Shejkh Albani.

Shkëputur nga libri “Fikhus Sunneh”

Të Autorit: Seid Sabik (rahimehull-llah).

Lutja jone e fundit eshte : Falenderimi i takon vetem All-llahut subhanhu ue teAla.

Kur zbresin Melaiket

Kur zbresin Melaiket

Kur zbresin melaiket me fytyra te bardha si dielli
me vehte kane qefine dhe ere te mire prej xhenetit
ulen prane besimtarit aq sa te arrije shikimi
keshtu eshte thene ne hadithin e sakte te Profetit

Prane kokes se tij meleku i vdekjes ulet
me fjale te bukura plot butesi dhe embelsi
o shpirti i mire dhe i kendeshem- thote meleku- ti dil
per ne faljen e mekateve nga Allahu dhe per ne kenaqesine e Tij

Dhe shpirti del lehtë sikurse pika e ujit nga shakulli
meleku i vdekjes e merr me kujdes dhe butesi
ne qiej dhe toke per te meleket dergojne salawate
mos valle, a nuk do që keshtu të trajtohesh edhe ti?!

Meleket e tjere menjehere e marrin dhe e vendosin
ne qefinin fisnik me eren e mire te xhenetit
si misku me i kendeshem ne toke ky shpirt kundermon
nje trajtim i vecante e i caktuar vetem per te drejtit

dhe dyert e qiellit ketij shpirti te gjitha do ti hapen
dhe melaiket e çdo dere luten te ngjitet nga ata
te mirin te gjithe e duan, e respektojne dhe e çmojne
Allahut te Larte i lutemi te na beje nga ata

melaiket e marrin dhe ngjiten me te ne qiell
“Ç’ështe ky shpirt i mire e i kendeshem”, çdo grup melaikesh thote
eshte filani biri i falanit do te thuhet
me emrat me te mire me te cilin u thirr ne kete bote

e kur me te melaiket arrijne ne qiellin e dunja-se
kerkojne qe dera te hapet dhe per ta ajo hapet
vazhdojne ta shoqerojne ate te afruarit e Allahut te çdo qielli
dhe me te ata ngjiten deri tek qielli i shtate

e kur melaiket te arrijne me te ne qiellin e shtate
ai merr vleresimin per besimin, theniet dhe per cdo pune
Allahu i Larte melaikeve ka per tu thene
“Shkruajeni perfundimin e robit Tim ne ilijune!”

“E c’te ben ty te dish se ç’eshte ilijune
perfundimi per ne ilijune eshte i shkruar
kete e deshmojne melaiket
ata qe prane Allahut jane me te afruar!

E keshtu ne ilijun perfundimi tij shkruhet
shperblim per ate qe ne dunja ruhet
per ate qe obligimet e fese i ploteson
dhe nga harami gjithmone larg qendron

e pasi perfundimi tij ne ilijun eshte shkruar
Allahu, melaikeve te Tij do u thote:
“Kthejeni robin Tim perseri ne toke
keshtu atyre Une u kam premtuar

nga toka i krijova, aty do ti kthej
ata nga ajo perseri do i nxjerr!”

O njerez per ringjalljen nuk ka dyshim
ai qe ka mend prej kesaj mesim merr

me pas shpirti tij kthehet prape ne toke
ne trupin e tij ne varrin e ftohte
i vetem ne varr tek ai degjohen
kepucet e miqve te tij tek largohen

atehere dy meleke atij i afrohen
e ata jane qe shume ashper qortojne
e ulin ate dhe prane i rrine
me ashpersi tre pyetje atij i drejtojne

Kush eshte Zoti yt? Feja jote cila eshte?
Kush eshte i derguari yt?-i thuhet
wallahi pergjigjet vetem besimtari do i kujtoje
kjo eshte sprova e fundet qe ai do te kaloje

pergjigjet e tij jane te shkelqyera
fjale madhore dhe shume te vyera
ne varr besimtari do te perforcohet
me pergjigjet e tij s’do te trishtohet

Zoti im eshte Allahu! Feja ime Islami!
I derguari tek une eshte Muhamedi!
Kjo do jete pergjigja e besimtarit
pergjigje e plote dhe pa pike sikleti

I thuhet:- Per keto, çfare prove ke?
Basimtari do te jape pergjigje te re:
Lexova Kur’anin dhe atij i besova
Librin e Allahut, sipas tij veprova

atehere nje pergjigje kumbon nga qielli
si bekim dhe sukses per robin fitimtar
deshmia me e mire dhe me e pranuar
nga vete Allahu per robin e Tij besimtar

“Robi im ka thene te verteten – do thuhet
shtrojini atij nje shtroje te xhenetit
Me rroba prej tij ate ju ta vishni
Dhe hapini atij nje dere prej xhenetit!”

Nga ajo dere i vjen fllad, ere e mire dhe qetesi
varri i zgjerohet sa shikimi i tij
O Allah! Na bej nga persona te tille!
O Allah! Na bej nga robte vepermire!

Pastaj nje burre i bukur i afrohet
me rroba te mira, me ere te kendeshme
atij i thote dhe e pergezon:
Degjoje nje fjale qe te gezon!

Gezohu me miresite e Allahut dhe xhenetet
ne te cilat ka begati te perhereshme.

Kjo eshte dita jote qe te ishte premtuar!”
Eh-ç’lajm i bukur, ç’miresi e pashtereshme!

Besimtari atij me pas i pergjigjet:
Edhe ty Allahu te gezofte me te mire.
Valle kush je ti qe me pergezon?
Paske fytyre qe vjen me te mire.

Ai i pergjigjet: “Jam puna jote e mire
Wallahi une ty te kam njohur te pershpejtuar
ne urdherat e Allahut duke i plotesuar
harameve larg duke ju qendruar
prandaj Allahu te shperbleu me te mire!”

Me pas atij dy dyer do ti hapen
nje dere e xhenetit dhe nje dere e zjarrit
i thuhet- “Ketu je ngase besoje
ne zjarr do te ishe po te kundershtoje!”

E besimtari do thote kur te shohe xhenetin
“O Zoti im! Beje sa me shpejt kjametin!
Tek pasuria dhe familja ime me ço”

por i thuhet per tani ketu ti qendro!

E me pas hadithi fisnik na tregon
per tjetin kur vdes nderkohe qe s’beson
kur nga kjo bote ai po largohet
momentet kur vdekja atij i afrohet

nga qielli i zbresin meleke te vrazhde
me fytyra te zeza dhe teper te ashper
me vehte kane rroba nga zjarri i xhehenemit
te thurura jane, prej leshi te ashper

kur zbresin, atij i rrine larg sa shikimi
tek koka i vjen meleku i vdekjes:
“Dil shpirt i keq!” – ai e urdheron
mjere per te, me c’fare e qorton

“Ne urrejtjen e Allahut dil dhe ne hidherimin e Tij!”
Meleku i vdekjes shpirtin urdheron
nga frika ai shperndahet ne trup me shpejtesi
por meleku i vdekjes e kap me furi

me force e terheq dhe e nxjerr me ashpersi
si helli me degezime nga leshi i lagur kur del
nga ashpersia e daljes se shpirtit nga trupi
i keputen damaret dhe nervat kur del

me pas çdo melek ate e mallkon
ne qiell dhe toke dhe dyert i mbyllen
me kembengulje meleket i luten Allahut
qe ai te mos ngjitet nga ana e tyre

meleku i vdekjes ne dore e merr
e nuk mbetet ne te as sa vezullima e syrit
meleket e marrin dhe e mbeshtjellin
me rroben e ashper te xhehenemit

e nje ere prej tij se ç’kundermon
si era me e keqe mbi faqen e tokes
mjere kujt i ndodh dicka e tille
mjere ai qe nuk i therret kokes

dhe ngjiten me te meleket dhe nxitojne
per ne qiellin e dunijase ate e çojne
çdo grup melekesh prane te cileve kalojne
ç’eshte ky shpirt i keq e i neveritshem-thone

ky eshte filani biri i filanit u thuhet
me emrat me te shemtuar qe thirrej ne kete bote
derisa te arrijne ne qiellin e dunjase
kerkojne tu hapet dera por kjo eshte e kote

vijon hadithi qe me tej te na qartesoje
me pas profeti fjalen e Allahut recitoi
“Dyert e qiellit s’u happen dhe ne xhenet s’do hyne
derisa ne vrimen e gjilperes deveja te kaloje!

Mbani vesh mire dhe thirrini kokes
se Allahu do urdheroje melaiket e Tij:
“Shkruajeni perfundimin e tij ne sixhin
Ne shtresen me te ulet te tokes!”

Pasi perfundimi tij ne sixhin eshte shkruar
Allahu, melaikeve te Tij do u thote:
“Kthejeni robin Tim perseri ne toke
keshtu atyre Une u kam premtuar

nga toka i krijova, aty do ti kthej
ata nga ajo perseri do i nxjerr!”

O njerez, per ringjalljen nuk ka dyshim
ai qe ka mend prej kesaj mesim merr.

Dhe shpirti i tij – vazhdon hadithi
hidhet nga qielli ne trupin e tij
me pas thote hadithi, profeti filloi
qe fjalen e Allahut te recitoje

“Ai qe shirk Allahut i ben
eshte sikur nga qielli te binte
Shpendet ta rrembejne apo era e stuhishme
ta hedhe ate ne vend te larget!”

Me pas shpirti tij kthehet prape ne toke
ne trupin e tij ne varrin e ftohte
i vetem ne varr tek ai degjohen
kepucet e miqve te tij tek largohen

atehere dy meleke atij i afrohen
e ata jane qe shume ashper qortojne
e ulin ate dhe prane i rrine
me ashpersi tre pyetje atij i drejtojne

Kush eshte Zoti yt? – atij i thone
Ah, ah, nuk e di! – pergjigjet ai
Cila eshte feja jote? – melaiket e pyesin
Ah, ah nuk e di! – pergjigjet ai

Ç’thua per te derguarin tek ju?
Por s’mundet ai te shqiptoje emrin e tij
Melaiket i thone atij-Muhamedi?
Ah,ah nuk e di pergjigjet ai!

Degjova te tjeret te thone kete emer
kjo eshte e shumta qe thote ai
i thuhet-“ti nuk e ke njohur te verteten
As Kur’anin nuk e ke lexuar ti!”

Atehere nje ze kumbon nga qielli
gjykim per te dhe i ashper vendim
“Genjen! Pra shtojini shtrese nga zjarri
dhe hapini atij nje dere per ne zjarr”

E nga kjo dere atij me furi i vjen
era perveluese e xhehenemit dhe nxehtesia
I ngushtohet varri sa brinjet e tij nderthuren
O moskokecares valle ku eshte tani pasuria?!

me pas nje burre i vjen qe eshte teper i shemtuar
me rroba te neveriteshme dhe ere te keqe kundermon
i afrohet neglizhuesit ne varr dhe i thote
merre pra ti lajmin qe te hidheron

“Kjo eshte dita jote qe te qe premtuar!”
ky do jete shperblimi per kedo qe s’beson
Ç’perfundim i llahtarshem
Ç’gjendje e mjeruar

E ne frike dhe ankth pergjigjet mohuesi
Edhe ty per te keqen Allahu te lajmerofte
Valle kush je ti? Vertete po me trishton!
Fytyra jote eshte fytyre qe sjell te keqen.

Pergjigjet lajmetari: “Jam puna jote e ndyre
wallahi te kam njohur perhere te shkujdesur
dhe urdherat e Allahut duke i neglizhuar
i gatshem per haramet gjithnje per ti punuar

Prandaj ty Allahu te shperbleu me te keqe
Me denim e ndeshkim!”
Eh ç’gjendje e mjeruar per ata si ky
Sa perfundim i keq, deshtim e poshterim

pastaj nje i verber dhe shurdhmemec eshte caktuar
me zell dhe ashpersi ate per ta ndeshkuar
ne dore seç mban nje te madhe varré
sikur malin ta godiste, do te bente dhé

nje goditje te rende mbi mohuesin leshon
kjo goditje e llahtaresheme trupin ia shkaterron
e ben dhé e pluhur dhe Allahu prape e ri-formon
dhe perseri ndeshkuesi nje goditje leshon

nje britme rrenqethese mohuesi nxjerr
çdo gje e degjon perveç xhineve dhe njerezve.
O i mjeri ti qe Allahun mohon!
O i mjeri ti qe je i dhene pas epsheve!

Me pas atij i hapet nje dere nga zjarri
dhe me nje shtrese prej tij, atij i shtrohet varri
vazhdon te shijoje denimin, vuajtjet dhe sikletin
lutet: “O Zoti im, mos e bej kjametin

dhe kjo qe ai gjen ne varr, s’eshte asgje
edhe pse vuajtje dhe dhimbje e padurueshme
por tortura e plote do ti vije ne ahiret
ndeshkim i llahtarshem, nje tmerr i vertete

O bijte e Ademit, nga dynja-ja mos u mashtroni
plotesoni obligimet dhe larg haramit qendroni
mos jini moskokecares dhe mos neglizhoni ne fe
qe me pas mos thoni: “Ah sikur te kisha qene dhé!”

(Shkruar nga Enes Abdurrahim ibn Abdullah Albani)

Sqarim: Poezia  e shkruar nga vellai eshte bazuar ne argumente te verteta nder to hadithi i mirenjohur i transmetuar nga sahabiu El Berrabil Hasib.

Falenderimi i takon vetem All-llahut subhanhu we teAla.

Rrugëzgjidhja e këtij umeti është?

Rrugëzgjidhja e këtij umeti është? Ti kthehen Allahut


Pyetje:Siç e dimë o shejhu ynë,islami në këto ditë po luftohet në të gjitha anët e globit.Në të njëjtën kohë shohim një mosinteresim nga ana e qeverive(muslimane),pra cili është roli ynë në këtë mes?
A do të jemi gjynahqarë nëse qëndrojmë duarkryq dhe nuk bëjmë asgjë?
Përgjigje:Me të vërtetë falënderimet i përkasin Allahut,Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje.I lutemi Allahut të na ruajë nga të këqijat e veteve dhe punëve tona.Atë që Allahu e udhëzon s`ka kush ta humbë dhe atë që Allahu e humbet s`ka kush ta udhëzojë.Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.E më pas:
Pyetja e shtruar në këtë lloj forme me këto fjalë lë të kuptosh më pak se sa ka për qëllim pyetësi në të vërtetë,ai thotë:nëse qëndrojmë duarkryq dhe nuk bëjmë asgjë! Në të vërtetë ai donte të thoshte:nëse nuk bëjmë asgjë konkrete me vlerë, dhe nuk ka për qëllim:nëse nuk bëjmë asgjë në mënyrë absolute,sepse nuk mund të paramendohet që dikush të thotë :muslimani duhet të jetojë si bagëtitë dhe të mos bëjë asgjë absolutisht! Kjo sepse muslimani është krijuar për një qëllim shumë madhështor,i cili është:adhurimi i Allahut,Një,të Vetëm,të Pashok.Prandaj mos ti shkojë mendja ndonjërit i cili mund të dëgjojë një pyetje të tillë se pyetësi ka për qëllim:nëse nuk bëjmë asnjëlloj gjëje! por qëllimi i tij është:nëse nuk bëjmë diçka të përshtatshme që i përgjigjet këtij aktualiteti i cili i ka rrethuar muslimanët nga të gjitha anët! Me sa duket kjo është që ka për qëllim pyetësi edhe pse diçka e tillë nuk u shpreh në fjalët e tij..

Ne do përgjigjemi në bazë të kësaj që thamë:Me të vërtetë,aktualiteti i thirrjes islame sot nuk ndryshon aspak nga situata në të cilën gjendej thirrja islame në zanafillën e saj,kam për qëllim periudhën mekase.
Të gjithë ne e dimë se ai që kishte marrë përsipër davetin në atë kohë ishte profeti ynë Muhamedi salallahu alejhi ue selem.Ajo që dua të them është se daveti në atë kohë luftohej nga vetë ai popull në të cilin u dërgua Profeti salallahu alejhi ue selem,siç është e qartësuar kjo në Kuranin Fisnik.Më pas,kur daveti filloi të përhapej dhe të zgjerohet rrethi i tij mes fiseve arabe,Profeti salallahu alejhi ue selem urdhëroi që të bëhej hixhret nga Meka në Medine.Tani po sjellim vetëm maja lapsash sepse fillimi i historisë islame dhe i historisë së Profetit salallahu aleji ue selem është e njohur tek shumica inshaAllahu dhe këtu kemi për qëllim të bëjmë një përmbledhje të shkurtër për të arritur tek synimi ynë:përgjigja ndaj pyetjes.Ndaj dhe në vazhdim të fjalës po them:Pasiqë Profeti emigroi dhe e pasuan disa nga sahabët,filloi të vendoste themelet e para për krijimin e shtetit islam në Medine.Në atë kohë u shfaq një armiqësi e re ndaj kësaj thirrjeje,duke pasur parasysh faktin që thirrja islame i ishte afruar epiqendrës së të krishterëve në atë kohë,e cila ishte Siria ku qëndronte Herakli,mbreti i romakëve.Kështuqë lindi një armik i ri i thirjes islame,jo vetëm nga arabët e gadishullit Arabik por dhe nga të krishterët në jug të Gadishullit,pra në Siri.Më pas u shfaq një armik tjetër,ai ishte Persia.Në këtë mënyrë thirrja islame u gjend e luftuar nga të gjitha anët,nga idhujtarët në Gadishullin Arabik,nga çifutët dhe të krishterët në skaj të gadishullit dhe nga persët,të cilët kishin një armiqësi të ashpër me të krishterët,gjë për të cilën na lajmëroi Allahu në fjalën e Tij:“Elif Lam Mim.U mundën romakët.Në tokën më të afërt dhe pas kësaj humbjeje ata do të ngadhënjejnë brenda pak vitesh.Caktimi i çështjeve i përket vetëm Allahut fillim e mbarim.Atë ditë besimtarët(muslimanë) do të gëzohen(për fitoren që u jep Allahu romakëve ndaj persëve)” (Rrum 1-4).

Ajo që nxjerrim nga e gjithë kjo është se:nuk duhet të çuditemi nga ky aktualitet i thirrjes islame që po përjetojmë sot,pra nga fakti që daveti po luftohet nga të gjitha anët,sepse thirrja islame edhe në fillimet e saj luftohej nga të gjitha anët.

Tani shtrohet pyetja e cila kërkon përgjigje:Çfarë duhet të bëjmë?!Si veproi Profeti salallahu alejhi ue selem dhe shokët e tij të nderuar që ishin me të dhe që numri i tyre ishte shumë i vogël në krahasim me numrin e muslimanëve sot,të cilët janë jashtëzakonisht shumë?!


Këtu fillon përgjigj :A mos ndoshta muslimanët u shpallën luftë arabëve që i kishin armiq-pra,popullit të tyre- që në fillimet e davetit?! A mos ndoshta muslimanët u shpallën luftë persëve që në fillim?!Përgjigja:Jo,jo.Në të gjitha këto pyetje përgjigjia është vetëm:Jo.

Pra,çfarë bënë, si vepruan muslimanët?

Ne sot e kemi detyrë të veprojmë ashtu siç vepruan muslimanët e parë,pa asnjëlloj ndryshimi,sepse ajo që po na ndodh neve sot është e njëjta gjë që u ka ndodhur atyre dhe ne duhet ta shërojmë fatkeqësinë tonë me të njëjtën mënyrë që ata shëruan sprovën e tyre.Besoj se u kuptua në mënyrë indirekte përgjigja nga kjo parathënie që bëmë,gjë të cilën do e përforcjmë duke u shprehur qartë në mënyrë direkte,kështu që po them:Ajo që shihet nga kjo rrjedhje historike dhe logjike e ngjarjeve është se Allahu i ndihmoi muslimanët e parë të cilët ishin shumë të paktë në numër në krahasim me kafirat dhe idhujtarët të cilët ishin nga popuj dhe fe të ndryshme,pra Allahu i ndihmoi besimtarët për shkak të besimit të tyre.Kështuqë,ajo gjë e cila ishte ilaçi shërues në atë kohë për ta përballuar armiqësinë e ashpër që kishte rrethuar davetin,ai është i njëjti ilaç,e njëjta kurë që duhet të zbatojnë muslimanët sot që të arrijnë frytet e kërkuara,ashtu siç u realizua suksesi i kësaj kure për brezin e parë.

Siç thuhet në një shprehje popullore:Historia përsërit vetveten.

Më e mirë se kjo shprehje është të themi se :Allahu ka ligje dhe rregulla të pandryshueshme në lidhje me robërit e Tij,në lidhje me universin(gjithësinë) të cilin Ai e krijoi,e përsosi dhe e sistemoi në mënyrë të përkryer:”Ky është ligj i Allahut” :”E nuk do gjesh ndryshim në ligjin e Allahut”.Këto lloj ligjesh,muslimani duhet ti njohë,ti ketë parasysh dhe tua japë hakun ashtu siç u takon,në veçanti këtu bëhet fjalë për ligjet fetare.

Ligjet janë dy llojesh:

-ligje fetare dhe

-ligje universale,të cilat në kohën e sotme quhen:ligje natyrore.

Përsa i përket ligjeve natyrore universale,këto mund ti dijë muslimani dhe kafiri,i miri dhe i keqi.Psh:Çfarë i bën mirë zhvillimit të trupit të njeriut?Ushqimi,pija,ajri i pastër,etj.Nëse njeriu nuk ha nuk pi nuk thith ajër të pastër kjo e çon atë drejt rrezikut të vdekjes,vdekjes trupore organike.Pra,a mund të jetojë nëse nuk i merr parasysh këto ligje natyrore universale?!Përgjigjia do jetë:Jo,:”Ky është ligj i Allahut” :”E nuk do gjesh ndryshim në ligjin e Allahut”.

Siç e thashë dhe më parë,këto lloj ligjesh natyrore mund ti njohë çdo njeri nëpërmjet përvojës jetësore,nuk ka dallim në këtë mes muslimanit dhe kafirit apo të mirit dhe të keqit,mirëpo ajo që na intereson tani është ta dimë se ka gjithashtu dhe ligje fetare,të cilat kush kapet pas tyre arrin tek qëllimet e këtyre ligjeve dhe i shijon frytet e saj.Ndërsa kush nuk i zbaton ato nuk do ti arrijë qëllimet për të cilat u vendosën ligjet fetare,pra e njëjta gjë që thamë dhe në lidhje me ligjet universale të cilat nëse njeriu i zbaton i arrin qëllimet e atyre ligjeve. Po kështu ndodh me ligjet fetare:nëse muslimani kapet pas tyre do i realizohet qëllimi për të cilin u vendosën ato ligje dhe e kundërta.

Besoj se kjo që po them është e kuptueshme,por ndoshta ka nevojë dhe për pak më shumë sqarim për të arritur aty ku duam dhe që këtu fillon përgjigja e asaj pyetjeje të rëndësishme.
Të gjithë ne e lexojmë një ajet nga ajetet e Allahut,bile nganjëherë me këtë ajet zbukurohen mexhliset apo muret e shtepive,bëhet fjalë për ajetin e Allahut:“Nëse ju e ndihmoni Allahun(fenë e Tij) Ai do t’ju ndihmojë juve”.(Muhamed 7).

Korniza të vendosura mbi të cilat shkruhet me shkrim të artë e të bukur,me shkrim rik’ij ose persian!…etj dhe që varen nëpër mure,është për të ardhur keq për gjithë këtë.Me këtë ajet zbukurohen muret! Ndërsa zemrat e muslimanëve janë të boshatisura prej tij,saqë pothuajse nuk po arrijmë ta kuptojmë cili është synimi i këtij ajeti:“Nëse ju e ndihmoni Allahun(fenë e Tij) Ai do t’ju ndihmojë juve”.


Ne e shohim sot botën islame që po përjeton një përçartje,huti dhe stresim,nga e cila nuk po gjen dot rrugëdalje,megjithëse rrugëzgjidhja është e përmendur në shumë ajete kuranore,ndër ato ajete është ajeti i mësipërm.Nëse i përkujtojmë muslimanët me këtë ajet besoj se nuk ka nevojë për shumë shpjegime dhe sqarime,prandaj ka nevojë vetëm që ti përkujtojmë:”Dhe përkujtoi(me Kuran) sepse përkujtimi u bën dobi besimtarëve”(Dharijat 55).

Shpresoj që të gjithë ne e dimë inshaAllahu se fjala e të Lartësuarit:“Nëse ju e ndihmoni Allahun” është fjali kushtore dhe përgjigja e këtij kushti është:“Ai do t’ju ndihmojë juve”.

Siç thuhet në gjuhë psh.

Nëse ha,nëse pi,nëse, nëse….,rezultati:jeton.

Nëse nuk ha,nëse nuk pi………..,rezultati:vdes.

E njëjta mënyrë të shpehuri është dhe në këtë ajet:”nëse ju e ndihmoni Allahun(fenë e Tij) Ai do t’ju ndihmojë juve” dhe siç thonë dijetarët e usul fikhut në zbatimine rrregullit të kuptimit të kundërt:nëse ju nuk e ndihmoni Allahun,Ai nuk do t’u ndihmojë juve,për fat të keq ky është realiteti i muslimanëve sot!!


Sqarimi i këtij ajeti ka ardhur në Sunet dhe në tekste të shumta në sheriat.“Nëse ju e ndihmoni Allahun Ai do t’ju ndihmojë juve” ajo që dihet nga gjithkush është se në këtë ajet Allahu nuk ka për qëllim që ta ndihmojmë ndaj armikut me ushtritë tona,me flotat dhe fuqitë tona materiale.

Jo, me të vërtetë:“Allahu ka fuqi dhe kontroll të plotë mbi të gjitha çështjet” (Jusuf 21),Ai nuk ka nevojë për askënd që ta ndihmojë materialisht.Kjo është diçka mëse e njohur tek të gjithë,kështuqë kuptimi i ajetit është:“Nëse ju e ndihmoni Allahun”dmth:nëse ju i pasoni dhe i zbatoni dispozitat e Tij,kjo është ndihma juaj që i jepni Allahut.

Tani shtrohet pyetja:A e kanë plotësuar muslimanët këtë kusht,këtë detyrë të tyren ashtuqë Allahu tua realizojë muslimanëve ndihmën dhe fitoren?!

Përgjigja e secilit nga ju do jetë:Muslimanët nuk e kanë realizuar ndihmesën e Allahut në pasimin dispozitave të sheriatit.

Me këtë rast dua t’u përkujtoj me diçka e cila gjithashtu është thjesht përkujtim dhe jo mësimdhënie,ose më së pakti nuk është mësimdhënie për disa nga nxënësat e dijes,ai fakt është se:Pjesa dërrmuese e muslimanëve sot e kanë lënë pas dore mësimin e fesë së tyre dhe mësimin e dispozitave fetare.Shumica e muslimanëve nëse njohin diçka nga islami e njohin atë të deformuar,jo siç është islami në të vërtetë,të devijuar nga ajo në të cilën ishte Profeti salallahu alejhi ue selem dhe shokët e tij.Arritja e ndihmës së premtuar nga Allahu bazohet së pari mbi njohjen e islamit me njohje të saktë ashtu siç ka ardhur në Kuran dhe Sunet,pastaj së dyti:të zbatohet ky islam dhe të punohet me të.Përndryshe nëse nuk zbatohet atëherë ajo njohje do jetë dëshpërim për të zotin e saj,siç ka thënë i Lartësuari:”O ju të cilët keni besuar,pse po e thoni atë që vetë nuk e veproni?!Tek Allahu është shumë e urryer ta thoni atë gjë që vetë nuk e veproni”(Saf 2-3),pra ne kemi nevojë ta njohim dhe mësojmë islamin dhe ta zbatojmë atë.

Siç e thashë më lart,ajo që dëshiroj të rikujtoj këtu është se:shumica e muslimanëve sot e kanë bërë zakon që t’ia hedhin të gjitha fajet dhe qortimet udhëheqësave dhe prijësave të tyre.Megjithë poshtërimin dhe nënçmimin që i ka pushtuar shumicën e muslimanëve,përsëri për fat të keq ata nuk e ndihmojnë fenë e tyre dhe as nuk i ndihmojnë muslimanët që po poshtërohen nga kafirat më të mëdhenj,qofshin ata nga çifutët,të krishterët apo të tjerë.

Ky është zakoni mbizotërues tek muslimanët sot: t’i hidhet i gjithë faji udhëheqësave!! E vërteta në fakt është se ky faj dhe ky qortim i drejtohet të gjithë umetit pa përjashtim,udhëheqësave dhe popullit të thjeshtë.E jo vetëm kaq por ekziston një kategori tjetër e atyre qortuesve që qortojnë vetëm udhëheqësit për shkak se nuk zbatojnë dispozitat e fesë së tyre-edhe pse kanë të drejtë në këtë pjesë të qortimit-por ata kanë gabuar duke kundërshtuar fjalën e Allahut:“Nëse ju e ndihmoni Allahun Ai do t’ju ndihmojë juve”,pra kam për qëllim këta muslimanë të cilët qortojnë vetëm udhëheqësit,në një kohë që ata vetë kanë rënë ndesh me dispozitat e islamit,sepse rruga që ata po ndjekin për ndryshimin e kësaj gjendjeje të mjerueshme që i ka rrethuar muslimanët,bie në kundërshtim me rrugën e Profetit salallahu alejhi ue selem.

Kjo sepse ata qortues ;

1)së pari shpallën konsiderimin kafira të prijësave muslimanë dhe 2)së dyti shpallën obligueshmërinë e rebelimit kundra tyre.

Kjo çon në krijimin e fitneve shkatërruese mes muslimanëve duke i përçarë mes veti.

Ka nga ata qortues që i përmenda më lart që mendojnë se ndryshimi i kësaj situate të mjerueshme që i ka goditur muslimanët mund të arrihet nëpërmjet rebelimit ndaj prijësave.Më pas çështja nuk ngelet e izoluar vetëm në këtë problem por vjen duke u zgjeruar,duke u zgjeruar derisa zhvendoset përçarja tek vetë ata muslimanë duke bërë që të harrohen prijësat dhe të lihen mënjanë,larg asaj që po ndodh.Përçarja nisi fillimisht me ekstremizmin e disa islamikëve në mënyrën se si ata donin ta kuronin këtë aktualitet të dhimbshëm duke menduar se duhet patjetër t’u shpallet luftë prijësave muslimanë ashtuqë të përmirësohet situata,më pas çështja kaloi në armiqësimin e këtyre muslimanëve me pjesën tjetër të muslimanëve të cilët nuk e shohin si të saktë idenë se kurimi i këtij i këtij aktualiteti të dhimbshëm mund të bëhet duke u rebeluar ndaj prijësave-edhe pse shumë nga këta prijësa e meritojnë rebelimin ndaj tyre për shkak se ata nuk gjykojnë me ligjet që Allahu ka zbritur-por:A mund të jetë rrugëzgjidhje pretendimi i këtyre njerëzve të cilët thonë se mënyra e zhdukjes së këtij poshtërimi që i ka goditur muslimanët,është që të fillojmë me gjykimin dhe marrjen në përgjegjesi të prijësave në vendet islame?!Edhe pse disa prej tyre konsiderohen muslimanë vetëm në aspektin gjeografik,siç thuhet në kohën e sotme!

Në përgjigje të kësaj ne themi:Jo.

Për një gjë nuk ka dyshim:Qëndrimi i armiqve të vjetër të islamit të cilët janë çifutët dhe të krishterët si dhe ateistët jashtë vendeve islame është më i ashpër dhe shumë më i dëmshëm pa asnjëlloj dyshimi se sa ç’bëjnë disa nga prijësat e muslimanëve,të cilët nuk i përgjigjen dëshirës së muslimanëve për të gjykuar mes tyre me ligjin e Allahut.Cfarë mund të bëjë ajo pjesë e muslimanëve të cilët shpallën obligueshmërinë e luftimit kundra prijësave muslimanë?!Çfarë mund të bëjnë ata nëse supozojmë se rebelimi kundra prijësave do ishte detyrë më parësore se sa rregullimi dhe përmirësimi i vetveteve tona,që në fakt kjo e dyta është rrugëzgjidhja me të cilën filloi Profeti salallahu alejhi ue selem?!

Unë them:Ata nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë!! Dhe realiteti që po përjetojmë është argumenti më i qartë për këtë.Duke qenë se rruga që ata ndjekin për shërimin e situatës është të fillohet me luftimin e prijësave muslimanë kjo nuk ka sjellur asnjëlloj fryti të dobishëm siç shpresonin ata.Kjo sepse -siç e thashë më lart-problemi nuk qëndron vetëm tek prijësat por edhe tek populli i thjeshtë gjithashtu.Pra të gjithë e kanë detyrë që të përmirësojnë vetvetet e tyre.Çështja se si përmirësohet vetja është një studim më vete që e kemi sqaruar shpeshherë.
Tani të gjithë muslimanët janë dakort se ata ndodhen në një gjendje që nuk është për t’ua pasur lakmi,përkundrazi po përjetojnë një poshtërim dhe nënçmim që nuk është parë ndonjëherë në islam.

Atëherë nga duhet t’ia fillojmë?!

A t’ia fillojmë me luftimin e prijësave të cilët po gjykojnë mes muslimanëve me ligje të tjera përveç ligjit të Allahut?!Apo t’ia fillojmë me luftimin e të gjithë kafirave kudo qofshin?!Apo duhet t’ia fillojmë me përmirësimin e veteve tona,duke luftuar dhe mposhtur atë pjesë të vetvetes e cila urdhëron për të këqija?!!

Kjo e fundit duhet të jetë pikënisja jonë,sepse Profeti salallahu alejhi ue selem e fillloi thirrjen e tij në islam me përmirësimin e shpirtrave të muslimanëve të cilëve u bënte davet në atë fillim të islamit.

Daveti filloi në Meke pastaj u zhvendos në Medine pastaj filluan luftërat me kafirat dhe siç e thamë dhe më parë:Historia përsërit vetveten.Muslimanët tani e kanë detyrë që ta ndihmojnë Allahun ashtuqë të arrijnë tek shërimi i këtij aktualiteti të dhimbshëm dhe jo të merren vetëm me kurimin e një aspekti të caktuar i cili nuk jep fryte-gjithmonë bëhet fjalë nëse ia arrijnë pretendimit të tyre që ta realizojnë atë-,cili na qenka ky aspekt?

Luftimi i prijësave të cilët gjykojnë me ligj tjetër veç ligjit të Allahut.Këtu ka nevojë për një meditim të shkurtër:Është e pamundur sot që të luftohen këta prijësa.Kjo sepse nëse bëhet fjalë për të luftuar prijësa që janë kafira,njësoj si çifutët dhe të krishterët,a mos ndoshta muslimanët sot kanë mundësi për t’i luftuar çifutët dhe të krishterët?!

Përgjigja do jetë:Jo.

Pra situata jonë pa asnjëlloj dyshimi është e njëjtë me gjendjen në të cilën ndodheshin muslimanët e parë në periudhën mekase,ishin të shtypur,të përçmuar,të luftuar,të torturuar.

Pse?

Sepse ishin të dobët,nuk kishin forcë tjetër përveç besimit që kishte zënë vend në zemrat e tyre për shkak të pasimit që i bënë thirrjes së profetit të tyre Muhamedit salallahu alejhi e selem.Ky pasim i tyre së bashku me durimin që bënin ndaj lëndimeve dhe sprovave,ishte shkaku që solli frytet e shpresuara,të cilat po kërkojmë ti arrijmë dhe ne sot.

Cila është rruga dhe mënyra për arritjen e këtyre fryteve?

Është po ajo rrugë që ndoqi Profeti salallahu alejhi ue selem dhe shokët e tij të nderuar.Pra,muslimanët sot nuk kanë mundësi ti luftojnë kafirat,të çdo lloji qofshin ata,atëherë çfarë duhet të bëjnë?!

Ata duhet ti besojnë Allahut dhe Profetit të Tij me vërtetësi të plotë por muslimanët sot janë siç ka thënë Zoti i botërave:“Shumica e njerëzve janë që nuk dinë”,muslimanët sot janë muslimanë me emër,nuk janë muslimanë të vërtetë.

Besoj se arrini ta kuptoni me mua cili është qëllimi i këtij mohimi të mësipërm?

Po u rikujtoj fjalën e Allahut:“Është e sigurtë se besimtarët janë të shpëtuar,ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së tyre dhe ata të cilët i shmangen të kotës(fjalë qoftë apo vepër)dhe ata të cilët e japin zekatin rregullisht dhe ata të cilët i ruajnë organet e tyre(nga marrëdhëniet e paligjshme) me përjashtim ndaj grave të tyre dhe robëreshave që i kanë në pronësi,për këto nuk janë të qortuar.Ndërsa kush kërkon diçka tjetër përtej kësaj të tillët janë që kanë shkelur kufijtë”(Muminun 1-8), ata që i kanë shkelur kufijtë dmth:janë zullumqarë.

Nëse marrim parasysh vetëm këto cilësi që u përmendën në këto ajete dhe i lëmë për momentin ajetet e tjera në të cilat përmenden cilësi të tjera të besimtarëve,veç këtyre për të cilat po flasim tani edhe pse që të gjitha kanë të njëjtin qëllim:të zbatohet islami.

Pra kush i realizon këto cilësi të përmendura në ajetet e mësipërme,ata për të cilët ka thënë Allahu në fund të atyre ajeteve:“Këta janë besimtarët e vërtetë”,pra a jemi ne besimtarë të vërtetë?!

Përgjigja:Jo.

Kështuqë o vëllezërit tanë,mos u çorodisni,mos rrini injorantë por përkujtohuni dhe mësoni ashtuqë ta njihni cila është sëmundja juaj e më pas ta dini cili është ilaçi që u duhet ju.

Muslimanët e sotëm nuk janë muslimanë të vërtetë sepse besimi i vërtetë sjell si pasojë zbatimin e të vërtetës.

Psh,cilësia e parë në këto ajete:“Është e sigurtë se besimtarët janë të shpëtuar,ata të cilët janë të përulur(të frikësuar) dhe të kujdesshëm gjatë faljes së tyre”,ne që falemi a jemi të frikësuar dhe të përulur në namazin tonë?!Unë këtu nuk po flas për një person,as dy,as dhjetë,njëqind apo dyqind,njëmijë apo dymijë,………jo,po flas për muslimanët në përgjithësi ose së paku për ata muslimanë të cilët pyesin se cila është zgjidhja e kësaj që i ka goditur muslimanët sot.Në të njëjtën kohë nuk kam për qëllim ata muslimanë të shkujdesur gjynahqarë të cilët nuk i kushtojnë rëndësi përfundimit të tyre në Ahiret por u intereson vetëm realizimi i epsheve të tyre dhe mbushja e barkut!Jo,unë po flas për muslimanët që falen,a janë këta që falen të pajisur me cilësitë e lartpërmendura në fillim të sures Muminun?

Përgjigja:Nëse i vlerësojmë në grup si umet:jo,nuk është ashtu.

Pra siç thotë poeti: Shpreson të shpëtosh edhe pse nuk i ke ndjekur rrugët e shpëtimit
Dije se anija nuk lundron në të thatë

Patjetër duhet ti bëjmë sebepet të cilat janë pjesë e zbatimit të ligjeve fetare dhe atyre universale,ashtuqë Zoti ynë të na e largojë këtë përçmim që na ka pushtuar të gjithëve.Unë përmenda këtu vetëm disa nga cilësitë e besimtarëve të përmendura në fillim të kësaj sureje por duke mos harruar se në hadithet profetike me të cilat gjithmonë i përkujtojmë vëllezërit tanë,janë përmendur cilësi të cilat na rikujtojnë me gjendjen e keqe në të cilën kanë rënë muslimanët sot.

Sikur muslimanët t’ia përkujtonin vetvetes gjendjen e keqe në të cilën ndodhen do ishte turp për ta të pyesnin:Pse na ka goditur ky poshtërim?!

Ky poshtërim i ka goditur sepse po tregohen të shkujdesur ndaj shkeljeve që ata i bëjnë dispozitave të fesë së Allahut.Marrim si shembull nga ato hadithe,fjalën e Profetit salallahu alejhi ue selem:“Nëse bëni shitblerje me i’neh(lloj shitblerje e ndaluar që përmban në vetvete kamatë) dhe të jepeni pas bishtave të lopëve(blegtorisë) dhe të mashtroheni pas bujqësisë dhe ta lini xhihadin në rrugë të Allahut atëherë Allahu do lëshojë mbi ju poshtërim dhe nuk e largon atë prej jush derisa t’i ktheheni fesë tuaj”.

Rreth këtij hadithi kam folur shumë dhe jashtëzakonisht shumë,në raste të ndryshme por kësaj rradhe do ndalem vetëm tek fjala e tij salallahu alejhi ue selem:“Kur të bëni shtiblerje me i’neh..”,el i’neh është një lloj marrëdhënie tregtare me kamatë,nuk do hyj në sqarime dhe hollësi të mëtejshme rreth saj.

A mos ndoshta dikush nga ju nuk e di se muslimanët sot praktikojnë mes tyre lloje të ndryshme kamate?!

Ja ku i kemi bankat e kamatës të cilat kanë zënë vend dhe lëshuar rrënjë në të gjitha vendet islame dhe njihen ligjërisht në të gjitha shtetet islame! Do i rikthehem një pike të mëparshme duke thënë se:praktikimi i kamatës nuk bëhet vetëm nga udhëheqësit por përkundrazi dhe nga vetë populli sepse populli i thjeshtë janë ata që kryejnë marrëdhënie bankare me këto banka.Janë ky popull i thjeshtë që nëse debaton me ta dhe u thua:Kamata(rribaja) është haram,nuk ta pranojnë fjalën,megjithë rrezikshmërinë e kësaj vepre siç ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem:“Një dirhem kamate që e ha personi duke e ditur se është nga kamata është më e rëndë tek Allahu se sa të bëjë zina 36 herë”[1].

Nëse e pyet ndonjërin nga ata:o vëllai im,pse po merresh me kamatë?Do të të thojë.S’kam çfarë të bëj,dua të jetoj!!Pra çështja nuk ka të bëjë vetëm me prijësat por përkundrazi para se të ketë të bëjë me prijësat ka të bëjë me popullin e thjeshtë.Ky lloj populli në të vërtetë e meriton të ketë këta lloj prijësash.Këta udhëheqësa nuk na kanë zbritur nga planeti Mars por kanë mbirë nga mesi ynë.Nëse duam përmirësimin e gjendjeve tona kjo nuk mund të arrihet duke u shpallur luftë guerrilase prijësave tanë dhe duke harruar vetet tona,në një kohë që jemi vetë ne pjesë e thelbit të atij problemi i cili ka shkaktuar këtë aktualitet sot në botën islame.Prandaj i këshillojmë muslimanët që ti kthehen fesë së tyre dhe ti praktikojnë ato çfarë dinë nga feja e tyre:“E atë ditë besimtarët do gëzohen me ndihmën dhe fitoren që sjell Allahu”(Rrum 4-5).
Të gjitha problemet që kemi sot dhe për të cilat ngrihen disa të rinj duke thënë:çfarë duhet të bëjmë?qofshin ato probleme që kanë të bëjnë me fatkeqësinë që ka goditur botën islame dhe botën arabe,kjo fatkeqësi është:pushtimi i Palestinës nga çifutët,apo problemet që kanë të bëjnë me luftën që po bëjnë të krishterët me muslimanët në Eritre,Somali,Bosnje-Hercegovinë,..etj nga vendet islame me probleme që tashmë dihen.Të gjitha këto probleme nuk mund të zgjidhen thjesht me ndjenja të zjarrta por zgjidhen dhe shërohen me dituri dhe punë:“Dhe thuaju:Punoni.Allahu do ti shohë punët tuaja dhe i Dërguari i Tij e edhe besimtarët.Pastaj ju do të ktheheni(do të silleni) tek i GjithëDituri,Njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes,e Ai do t’u njoftojë ju me veprat që keni punuar”(Teube 105)


“Dhe thuaju:Punoni(veproni)” tani le të ndalemi tek kjo pikë:Të punuarit me islamin në mejdanin e sotëm islamik ka marrë forma dhe mënyra të shumta, në varësi të grupacioneve dhe sekteve të shumëllojshme.
Që të themi të vërtetën,ekzistenca e këtyre grupacioneve është pjesë e problemit që po përjeton bota islame,duke bërë që ky problem të ketë përmasa më të mëdha se sa ç’mendojnë disa.
Disa mendojnë se problemi është vetëm pushtimi i Palestinës nga çifutët dhe luftimi që po i bëjnë kafirat shumë vendeve islame dhe banorëve të tyre,ashtu siç e thashë më lart.Ndërsa ne themi se problemi sot është më i madh se kaq,ai problem është përçarja e muslimanëve,ndarja e tyre në grupacione dhe parti duke rënë në kundërshtim me fjalën e Allahut:”Dhe mos u bëni nga idhujtarët tëcilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe ku çdo grup i gëzohet idesë së vet”(Rrum 31-32).

Grupacionet bashkohore islame janë në kundërshtim me njëra tjetrën në lidhje me mënyrën se si duhet ta zgjidhim atë problem nga i cili vuajnë të gjitha grupacionet islame,bëhet fjalë për problemin e poshtërimit i cili i ka pushtuar të gjithë,pra cila është rrugëzgjidhja për ti dhënë fund këtij nënçmimi?!

Ka disa ide të parashtruara si alternativa:
Mënyra e parë dhe e vetmja që është e mirë,që s’ka të ngjashme me të dhe tek e cila gjithmonë i thërrasim muslimanët,është:të kuptuarit e islamit me kuptim të saktë e të vërtetë,praktikimi i tij dhe edukimi i muslimanëve sipas këtij islami të pastër,kjo është rruga e Profetit salallahu alejhi ue selem.

E kemi përmendur shpesh dhe do e themi gjithmonë se:Profeti salallahu aljhi ue selem e filloi me shokët e tij duke i ftuar që ti besojnë Allahut dhe të Dërguarit të Tij,ua mësoi atyre dispozitat e islamit dhe i urdhëroi që ti praktikojnë ato.

Sahabët u ankuan tek Profeti salallahu alejhi ue selem për padrejtësitë dhe torturat që po hasnin nga kurejshët dhe ai i porositi që të bëjnë durim dhe se ky është ligji i Allahut i pandryshueshëm mes krijesave të Tij:të luftohet e vërteta nga e kota dhe të luftohen besimtarët nga idhujtarët.Kjo ishte mënyra e parë për shërimin e këtij realiteti,pra nëpërmjet dijes së dobishme dhe punëve të mira.
Ekzistojnë lëvizje aktiviste dhe rryma të tjera të cilat që të gjitha kanë një faktor të përbashkët,ai është:rënia ndesh me rrugën e parë dhe të vetme të saktë që s’ka tjetër veç saj.Këto lëvizje dhe rryma që të gjitha thonë:Lëreni mënjanë tani për tani domosdoshmërinë e të kuptuarit të saktë të islamit dhe domosdoshmërinë e të punuarit me të.Tani për tani kemi diçka më të rëndësishme se sa kjo:duhet të bashkohemi dhe të bëhemi njësh në luftë kundra kafirave!!

Subhanallah,e si mund t’i luftojmë kafirat duke qenë se ne jemi të paarmatosur?!Çdo njeri që ka sadopak logjikë e kupton se nëse dikush është i paarmatosur nga ana materiale nuk mund të luftojë dhe t’i bëjë ballë armikut të tij të armatosur,i cili nuk ka vetëm një armë përkundrazi posedon armë të shumta.Nëse në këtë lloj gjendjeje i paarmatosuri dëshiron ta luftojë armikun e tij të armatosur,çfarë duhet ti themi këtij personi?Luftoje dhe pse je i paarmatosur apo armatosu fillimisht pastaj lufto?Përgjigja në të cilën ska dyshim do jetë:armatosu pastaj lufto.Kjo përsa i përket anës materiale,ndërsa përsa i përket anës shpirtërore çështja është dhe më e rëndësishme.Nëse duam ti luftojmë kafirat nuk do mundemi ti luftojmë kurrë ata duke lënë islamin mënjanë,sepse kjo bie në kundërshtim me atë çfarë i ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i tij besimtarët në ajete të shumta.Prej tyre psh fjala e Allahut:“Pasha kohën.Me të vërtetë të gjithë njerëzit janë në humbje,përveç atyre që kanë besuar,kanë bërë vepra të mira,e kanë këshilluar njëri tjetrin për t’iu përmbajtur të vërtetës dhe e kanë këshilluar njëri tjetrin që të bëjnë durim”(Asr 1-3)


“Me te vërtetë të gjithë njerëzit janë në humbje” ne tani padyshim jemi në humbje,pse?

Sepse nuk e kemi vënë në zbatim përjashtimin që Allahu bëri duke thënë:“përveç atyre që besuan,bënë vepra të mira,këshilluan njëri tjetrin për t’iu përmbajtur të vërtetës dhe porositën njëri tjetrin që të bëjnë durim”.


Ne themi:I kemi besuar Allahut dhe të dërguarit të Tij por kur ne i thërrasim ata muslimanë hizbijinë të cilët janë tubuar rreth diçkaje që bie në kundërshtim me thirrjen e vërtetë,që ti kthehen Kuranit dhe Sunetit,ata thonë:Le ta lemë mënjanë këtë çështje për momentin,çështja më e rëndësishme tani për tani është ti luftojmë kafirat.Atëherë ne u themi:A ti luftojmë me armë apo pa armë?!
Lufta ka nevojë patjetër për dy lloje armësh,

arma e parë:
Arma moralo-shpirtërore,ndërsa ata thonë:lëreni mënjanë armën shpirtërore dhe kapuni pas armës materiale.
Së dyti:Nuk kemi as armë materiale,sepse është bërë e pamundur duke pasur parasysh rrethanat të cilat na janë imponuar në këtë kohë,jo vetëm nga kafirat të cilët nga kanë rrethuar nga të gjitha anët por dhe nga disa prijësa që na udhëheqin.Pra,ne sot nuk përgatitemi dot me armatimet materiale të nevojshme,nuk e bëjmë dot diçka të tillë edhe pse kjo nuk përputhet me dëshirat tona.Themi:Duam të luftojmë duke qenë të armatosur materialisht,gjë e cila nuk është e mundur.Atëherë ngelet në duart tona arma shpirtërore:“Dije se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut”(Muhamed 19),pra dituria dhe zbatimi i kësaj diturie me aq sa të kemi mundësi.Kjo për të cilën ata shprehen fare lirshëm duke thënë:Lëreni mënjanë,kjo është gjëja e vetme që kemi mundësi ta bëjmë,e megjithatë ata na porosisin që ta lemë mënjanë.

Ndërkohë ata thonë:duhet të luftojmë,megjithëse kjo është diçka jashtë mundësive tona.E me çfarë të luftojmë?!Pra kështu i humbasim të dy llojet e armatimeve,arma shpirtërore nuk na bën punë sipas tyre,ta lemë për më vonë sepse nuk e ka kohën tani!Po ashtu armatimin material nuk e posedojmë kështuqë ngelëm të dobët dhe të boshatisur nga të dyja llojet e armëve,si në atë shpirtërore ashtu dhe në atë materiale.
Nëse kthehemi dhe njëherë tek periudha e parë dhe e shndritshme,tek koha e Profetit salallahu alejhi ue selem:A kishte armatim material?

Përgjigja:Jo.

Pyetja:Cili ishte pra çelësi i fitores?Armatimi material apo armatimi shpirtëror?

Përgjigja:S’ka dyshim se fitorja ishte nëpërmjet armatimitshpirtëror,të cilës iu dha përparësi në davet siç thuhet në ajetin kuranor:“Dije se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut”.

Para së gjithash duhet të njihet islami pastaj duhet të praktikohet ky islam sipas mundësive që kemi,psh:kemi mundësi që të mësojmë akiden e saktë dhe tua mësojmë atë të tjerëve.Kemi mundësi ti mësojmë ibadetet dhe dispozitat islame,ta njohim moralin islam.E pra,megjithëse këto kemi mundësi ti bëjmë, shumica e muslimanëve së bashku me grupacionet dhe partitë që u përkasin vazhdojnë tu kthejnë shpinën dhe ti lenë pas dore.E pas gjithë kësaj ata guxojnë dhe ngrenë zërat e tyre duke thënë:duam xhihad!

Si mund të bëjmë xhihad përderisa jemi të boshatisur përbrenda nga armatimi i parë(shpirtëror) plus që nuk e posedojmë as llojin e dytë të armatimit(atë material)?!

Edhe sikur të ekzistonte sot një grup muslimanësh të vërtetë të bashkuar rreth islamit të saktë dhe që e praktikojnë atë ashtu siç duhet përsëri ngelet çështja që nuk posedojnë armatim material.Atëherë këtyre personave u drejtohet urdhëri i Allahut në ajetin e mirënjohur:“Dhe përgatituni kundër tyre gjithë fuqitë që keni mundësi,bashkë me kalorësinë ashtuqë ta frikësoni armikun e Allahut dhe armikun tuaj” (Enfal 60).

Pra nëse e zotërojmë armën e parë shpirtërore atëherë jemi të urdhëruar që të përgatitemi nga ana materiale.A mund të luftojmë nëse nuk posedojmë përgatitje materiale?

Përgjigja:Jo,sepse ne nuk e kemi praktikuar këtë ajet i cili na urdhëron që të përgatitemi materialisht.

Atëherë pra ç’është me ne sot që duam të luftojmë megjithëse jemi të falimentuar në të dyja llojet e armatimit,shpirtëror dhe material?!Armatimit material nuk ia kemi mundësitë tani për tani kurse armatimi shpirtëror është diçka që kemi mundësi ta bëjmë.Kështuqë:”Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësive të tij” dhe:”Kijeni frikë Allahun me sa të keni mundësi”.

Ajo për të cilën kemi mundësi tani është:dituria e dobishme dhe punët e mira.
Ndoshta e zgjata përgjigjen më shumë seç duhej andaj po e përmbledh me pak fjalë duke thënë:Problemi i muslimanëve nuk është vetëm çështja e Palestinës.O vëllezërit tanë,për fat të keq ndër devijimet e shumta që i kanë goditur muslimanët sot është fakti se veprat e tyre bien ndesh me diturinë e tyre.Psh kur flitet për islamin,për atdheun islam thuhet:Të gjitha shtetet islame janë atdhe për çdo musliman,pa pasur dallim mes atij që është arab apo jo-arab,nuk ka dallim mes saudianit,jordanezit,egjiptianit,etj por në realitet në praktikën e përditshme këto ekzistojnë edhe tek disa të ashtuquajtur”islamik”.Psh i shohim disa thirrësa që i kushtojnë rëndësi të madhe Palestinës dhe nuk u intereson se çfarë u ndodh muslimanëve në vende të tjera!Psh:Kur ishte lufta mes afganëve muslimanë kundra sovjetikëve dhe përkrahësve të tyre vendas komunistë,kishte në atë kohë një apo disa parti islamike që nuk u interesonte kjo luftë që po zhvillohej mes afganëve dhe komunistëve,pse?

Sepse ata nuk janë psh sirianë apo egjiptianë,etj.

Pra problemi nuk është i kufizuar vetëm në Palestinë por ka përfshirë shtete të shumta islame.Si duhet ta shërojmë dhe ta zgjidhim këtë problem të përgjithshëm?!

Duke u bazuar në dy llojet e forcave:shpirtërore dhe materiale.

Me cilën nga këto dyja duhet t’ia fillojmë?

Para së gjithash duhet t’ia fillojmë me atë e cila është më e rëndësishmja,sidomos kur kjo gjëja më e rëndësishme është njëkohësisht dhe më e lehta,pra armatimi shpirtëror:kuptimi i islamit me kuptim të saktë dhe praktikimi i tij në mënyrë të saktë ashtu siç duhet,pastaj vjen çështja e armatimit material nëse është e mundur.

Ndërsa sot me keqardhjen më të madhe:armët me të cilat luftuan muslimanët në Afganistan kundra komunistëve,a ishin armë islame?!

Përgjigja:Jo,ishin armë perëndimore.

Pra ne nga ana e armatimit material jemi shumë larg,jemi të nënshtruar ndaj të tjerëve.Nëse duam sot që të luftojmë dhe jemi të fortë nga ana shpirtërore dhe duam të luftojmë me armë materiale,ne e kemi të nevojshme që ti sjellim këto armë nga jashtë,qoftë duke i blerë apo në formë dhurate apo duke i shkëmbyer me diçka tjetër!Siç e dini politika perëndimore sot po ecën sipas asaj fjalës popullore ku thuhet:Më kruaj mua që të të kruaj unë ty,dmth shtetet sot nuk ti shesin më armët thjesht me çmim në dorë por kërkojnë patjetër të heqësh dorë nga disa gjëra ose tu japësh ca të drejta mbi vetveten.
A je i gatshëm o popull musliman që të heqësh dorë nga disa gjëra dhe të pranosh kushte ashtuqë të të jepen armë për të cilat do paguash dhe çmimin e blerjes?!

Pra o vëllezërit tanë,çështja nuk është ashtu siç mund të paramendohet:thjesht ndjenja të zjarrta të rinisë dhe revolta si flluska sapuni të cilat”fryhen dhe plasin” në tokën tonë,e nuk sjellin asnjëlloj ndikimi pozitiv,në mënyrë absolute.
Së fundi them:“Dhe thuaju:Punoni.Allahu do ti shohë veprat tuaja dhe i Dërguari i Tij e edhe besimtarët,pastaj ju do të ktheheni tek i GjithëDituri,Njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes,e Ai do tu njoftojë ju me veprat që keni punuar”,por dua të përsëris se:puna nuk sjell dobi veçse nëse është e shoqëruar me dijen e dobishme dhe dija e dobishme është ajo dije në të cilën thuhet:Allahu ka thënë,Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë,sahabët kanë thënë,siç e ka përmendur këtë Ibn Kajjimi në fjalën e tij:
Dituria është :Allahu ka thënë,Profeti ka thënë,sahabët kanë thënë,e jo me hamendje e përçartje.|


Fatkeqësia e botës islame sot është diçka më e rrezikshme se sa pushtimi i Palestinës nga çifutët.
Fatkeqësia e botës islame sot është:se ata e kanë humbur rrugën e drejtë dhe nuk e kanë njohur islamin e vërtetë me të cilin realizohet dhe arrihet lumturia në këtë botë dhe Ahiret.
Nëse muslimanët(e vërtetë)jetojnë në vështirësi,të përçmuar,të shtypur nga kafirat dhe idhujtarët,luftohen,kryqëzohen dhe vdesin,s’ka dyshim se kanë vdekur të lumtur edhe pse gjatë jetës së kësaj dunjaje jetuan si të shtypur dhe të nënçmuar.
Ndërsa ai musliman që jeton i nderuar në këtë dunja dhe duke qenë larg kuptimit të vërtetë të islamit,ky person do vdesë fatkeq,i mjerë edhe pse mund të duket i lumtur në dunja në pamje të jashtme.
Pra,Allahu ju bekoftë:rrugëzgjidhja është:“Kthehuni tek Allahu”(Dharijat 50).
Kuptojeni mirë atë që Allahu ka thënë dhe atë që i Dërguari i Allahut ka thënë,punoni me atë që Allahu ka thënë dhe me atë që Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë.
Me kaq po e mbyll përgjigjen e kësaj pyetjeje.

Titulli i ligjëratës në origjinal:Devaul ummeti : el firaru ilAllah
Dijetari dhe muhadithi:Muhamed Nasiruddin Albani
Përktheu:Shuajb Rexha,Ebu Duxhanah
Medine Sheval 1426

[1] *Sh.p:në hadithe është përdorur shprehja.ngrënie kamate,sepse kjo është origjina që i shtyn njerëzit në shtimin e pasurisë dhe sepse ngrënia është ndër gjërat kryesore të jetës së njeriut por kjo shprehje ka si qëllim ndalimin në mënyrë absolute nga kamata,nga marrja dhe dhënia e saj.

Lutja jone e fundit eshte: Falenderimi i takon vetem All-llahut subhanehu we teAla.

Si ta kujtojme kete dhjetevjeçar

Si ta kujtojme kete dhjetevjeçar

Nga Emanuele Severino (Filozof italian)
Laicizmi dhe Penelopa

Në dhjetëvjeçarin që mbyllet është rritur ndjeshëm presioni i popujve të varfër mbi ata të pasur. Nuk është fjala vetëm për zhvendosje të masës së njerëzve kushtëzuar prej nevojës më të parë për të mbijetuar. Në fakt njeriu e ka interpretuar gjithkaherë vuajtjen e vet. Mënyra se si ai vuan trupërisht dhe shpirtërisht dhe se sa i prirur është të dalë prej kësaj gjendjeje varen nga ajo çka ai beson se është, nga mënyra si e interpreton jetën e tij. “Kultura” është mbi të gjitha ky besim. Me sa dimë, në këtë besim kanë qenë që në fillim të pranishme perënditë. Njeriu beson se është një qenie në rrezik dhe në marrëdhënie me fuqi të mistershme, të cilat mund ta ndihmojnë ose t’ia shtypin kokën. Kuptimi që ka “kultura” është i lidhur me atë të “kultivimit” dhe “kultit”. Domethënë se presioni i të varfërve mbi të pasurit është një fenomen dukshëm kulturor. Pjesa më e madhe e imigracionit është islamike. Aty kulti i të varfërve është i ndryshëm nga ai kristian, nën të cilin, së paku formalisht, grupohen vendet e pasura. Pas Bashkimit Sovjetik është Islami ai që ka marrë në duar timonin e interpretimit të vuajtjeve dhe urisë së të varfërve.

Porse, në këtë dhjetëvjeçar të fundit ndjehet – megjithëqë jo në format dramatike të protestës islamike kundër Perëndimit – edhe një energji e rinovuar e Kishës katolike. Bëhet fjalë për një fenomen të dyfishtë sepse, nga njëra anë, Kisha nuk mund të mos shohë tek Islami një aleat kundër ateizmit të modernitetit dhe, nga ana tjetër, ajo s’mund të mos e ndiejë që Islami është edhe kundërshtari, religjioziteti i besimtarëve të të cilit është shumë më i thellë se ai i atyre kristianë (a nuk është Kisha ajo që thotë se “Europa është toka e misioneve”?) . Aq (i thellë, shën i përkth.) sa të ushqejë atë fondamentalizë m që e bind individin të flijojë jetën e tij për triumfin e kauzës.

A do të mund të pohonim pra se tensioni i dyfishtë mes Islamit dhe Krishtërimit është fenomeni kulturor që kushtëzon “më shumë” fizionominë e këtij dhjetëvjeçari të fundit? Do të kish qenë një pohim i pavend. Në mos tjetër sepse moderniteti, kundër të cilit Krishtërimi dhe Islami janë aleatë, ekziston.

Në këtë dhjetëvjeçar, kultura e madhe moderne – filozofike, shkencore, artistike – nuk ka bërë përpara. Në kuptimin që edhe këtu, teknika, e cila është e papërfytyrueshme pa kulturën moderne, nga njëra anë vërtet që e çudit botën, sidomos në fushën e bio-inxhinierive, por nga ana tjetër kjo po procedon pa u ruajtur nga krahët, domethënë pa ditur si të mbrohet nga kritikat e traditës perëndimore që e akuzojnë se po dhunon kufij të padhunueshëm.

Teknika: gjigand që prek qiellin, por që mbetet e paaftë të bashkëbisedojë me ata që i thonë se qielli s’duhet prekur.

Dua të them që çfarë mundet ta bëjë gjigandin të aftë për të folur është maja më e skajshme e modernitetit, ose më mirë ajo esenca, përgjithësisht e fshehur, e filozofisë së kohës sonë në gjendje të vërtetojë mosekzistencë n e gjërave të padhunueshme dhe që e legjitimon gjigandin të prekë qiellin. Ajo esencë është si harku i Odisesë, që asnjëri prej mëtonjësve nuk është në gjendje ta tendosë. Nga njëra anë, në këtë dhjetëvjeçarin tonë, forca e verbër e teknikës; nga ana tjetër, ato vështrimet e pafuqishme të laicizmit bashkëkohor, që kështu siç e ka nisur s’do të mundet kurrë ta posedojë Penelopën, domethënë të sundojë botën. Duke ia lënë ende edhe për shumë kohë skenën në dorë ndërgjegjes fetare.

Marrë nga “Il Sole 24 Ore”, 20 dhjetor 2009 – N. 350

Përktheu: Finis Terre

Zërat Më të Vjetër të Mëparshëm